Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Zonja “Marlboro”

| E diele, 31.03.2019, 06:42 PM |


Zonja “Malboro”

Nga Albert Z. ZHOLI

Vila në periferi të Athinës ishte e rrethuar me mure të lartë, e më një portë rrëshqitëse elektrike. Brenda mureve një kopësht me gjithëlloj pemësh e lulesh. Vila ngrihej katër kate me ballkone të gjelbëruar e me dritare, dyer të veshur me xhama dritëthithës ngjyrë gjethe portokalli,. ë të dy anët e ndërtesës ishin vendosur dy kolibe ngjyrë limoni, ku ngrinin veshët e mprehtë dy qenë leshataorë. Në të djathtë shtrihej e futej thellë një garazh, ku një djaloshi veshur me kominoshe, pastronte pesë makinat “Mercedes –Benx” ku në plan të parë ndriçonin një ngjyrë bardhë e një ngjyrë mente…

Derën qëndrore e hapi një vajzë e veshur me përparëse e kordele të bardhë. Lindita e ndoqi pas vajzën me të bardha e u gjend në një sallon të madh, me kolltuqe të rëndë e shandanë, që ndriçonin edhe të pandezur, me qylyma persianë, ku këmba fshihej e dukej, mes luleve ngjyrëndezura e me muret mbushur me piktura klasike, të bëra e të stërbëra me mijëra herë që nga jeta e piktorëve. Në një nga kolltuqet e rëndë afër oxhakut, ishte ulur Zonja e shtëpisë. Këmbët i kish rënduar mbi njëra-tjetrën dhe një fustan i gjatë i kish fshehur gjithë bukuritë e tyre. Tymoste me përtaci cigare “ Malboro”, duke e hedhur cigaren nga njëra dorë tek tjetra, sikur gishtat e ngarkuar, me s’dihet sa unaza diamanti, të mos e duronin dot edhe atë send tymues. Lindita u afrua e ndrojtur. Gjithë ai luks i rëndë, me në krye Zonjën “Malboro” iu duk si në përrallat e Njëmijë e një Netëve .

-Mirdita !- e përshëndeti ajo greqisht.

-Mirdita!-ia ktheu zonja, duke lëshuar një shëllungë tymi të bardhë, nga goja, e duke i shëtitur sytë nga koka tek këmbët e Linditës. Lindita kishte një bukuri tërheqëse. Sapo e kish festuar 25 –vjetorin e jetës dhe një-vjetorin e martesës. Fëmijë nuk kishte. Dukej më tepër vajzë se nuse.

Zonja po ia fuste sytë e saj ku të mundëte: Në sy e në buzët gjysmë të çelura, në vrimat e veshit, e në qafën e bardhë e të shëndetëshme, në gjoksin e hedhur e në frymëmarrjen e ndruajtur, pastaj i ndaloi tek shuplakat e duarve dhe foli:

-E dini mirë greqishten ?-Dhe zëri i saj u bë i fortë e ngacmues.

-Jo shumë mirë. Po mësoj çdo ditë me medodikë dhe fjalor. Di të komunikoj mirë në anglisht dhe italisht.

-Si? Anglisht dhe italisht? Ku i ke mësuar?—Dhe zonja lëvizi të ndenjurat e trasha në kolltuk, bëri ndërrimin e këmbëve mbi këmbë dhe lëshoi bishtin e cigares në një tavolinë argjendi.

-Në universitet – foli më kurajoze Lindita, kam mbaruar shkollën e lartë për ekonomiste me erzultare shkëlqyeshëm. Zonja e shtëpisë shfaqi një qeshje ironike në fytyrë, duke përdorur vetëm sytë dhe buzët. Duke lëvizur muskujt e faqeve të tulta foli:

-Universitetet shqiptare nuk pijnë ujë në Evropë – dhe lëvizi gishtat e dorës së majtë sikur donte t’i shlodhte nga pesha e të florinjtave, apo t’i tregonte shërbëtores me universitete se para gishtave të saj nuk kishte vlerë shkolla e lartë …Ata florinj në gishta vlenin sa disa universitete, Por përsëri pyeti, si për t’u siguruar, për ç’kish dëgjuar.

-Dhe sa vjet shkollë keni kështu ??

-Gjashtëmbëdhjetë dhe një vit pasuniversitar, gjithsej shtatëmbëdhjetë – ia numëroi Lindita, për të lënë zonjën të shtypte trurin në llogaritje.

Makinën larëse dini ta përdorni?-pyeti përsëri Zonja –

-Po!- u përgjigj shkurt Lindita.

-Po fshesën me korent – pyeti përsëri Zonja, sikur donte që një nga pyetjet e saj të dilte mbi dijet e shqiptares së ditur.

-Po, di ta përdor edhe fshesën elektrike – u përgjigj përsëri shkurt Lindita .

-Gjëra të tilla kishit në vendin tuaj ?

-Makinë larëse, gati, ka çdo familje. Unë kam patur edhe fshesë elektrike – e sqaroi Lindita, duke ndenjur, ashtu, në këmbë, si në provimet e shkollës.

-Po këtu ç’ke mësuar?-pyeti përsëri Zonja, duke pritur përgjigjen që donte.

-Edhe këtu kam mësuar shumë gjëra, në radhë të parë si të punoj në shtëpi zonjash e si t’i respektoj Zonjat…Ky ishte fati im!

Zonja qeshi për herë të parë me faqet e tulëta dhe u ngrit nga kolltuku për ti treguar punët që do bënte. Me vete mërmëriste shkolla apo paraja? Paraja apo shkolla? Po të mos kesh paranë.....