E premte, 29.03.2024, 02:11 PM (GMT)

Mendime

Nue Oroshi: Kosova në prag të vendimit për zgjedhje por a do të bëhet zgjidhja!

E shtune, 30.03.2019, 09:03 AM


Kosova në prag të vendimit për zgjedhje por a do të bëhet zgjidhja!

Nga Nue Oroshi

Përqarjet mbrenda koalicionit qeverisës PAN si duket dalëngadalë po vijnë në kulmin e tyre. Lufta e mbrendshme brenda Qeverisë së Kosovës në mesin e koalicionit Qeverisës e ka arritur pikën kulmore të vlimit.Nga dita në ditë dalin në pah përqarjet politike mbrenda partive që po e qeverisin Kosovën. Marrja me vetvetën e partive politike në Kosovë është duke i kushtuar shumë shtrenjët qytetarit të  Kosovës.Shpesh herë e kam thënë edhe në shkrimet e mëparshme dhe po e përserisë edhe tani se në Kosovë duhet të ndërrohet mentaliteti qeverisës.Fatkeqësisht se tash e shumë vite vëtem ndërrohen emrat e kryeminstrave dhe ministrave por mbetët i njëjti mentalitet qeverisës.

Zgjedhjet mund të mbahën në mes të shtatorit dhe nëntorit të këtij viti por mbetët një dilemë Hamletiane se a do të kemi zgjidhje?! E për të pasur zgjidhje pas zgjedhjeve atëherë 80% e këtyre politikaneve në Kosovë nuk duhet të jenë as deputet e as kryeministra dhe ministra. Me një fjalë nuk duhët bërë riciklimi i politikaneve të vjetër përveç atyre që vërtetë e kanë ruajtur vetveten dhe nuk janë korruptuar dhe kriminalizuar.E sa do të jenë në gjendje partitë politike që të reformohën për një kohë kaq të shpejtë kjo është e pamundur në këto rrethana politike kur të tillët janë në krye të partive politike dhe kanë funksione paralele shtetërore qoftë atë në qeverisje qoftë të tjerët në opozitë.

Dalja e një projekti të ri politikë dhe shpërndarja me të shpejtë në këto rrethana kur janë të bllokuara dhe të kapura mjetët e informimimit  ku partitë politike janë në gjëndje të shpërndajnë miliona euro në fushata të shtrenjta elektorale dhe që ky projekt politik për disa muaj të arrin të dalë si forcë reale politike është vërtetë e pamundur.

Edhe sistemi zgjedhor në Kosovë është shumë i mbrapshtë.Ky sistem zgjedhor i jep mundësi liderit politik që përmes listës të zgjedh të preferuarit e tyre kurse në anën tjetër e fut në një mjegull edhe votuesin.Më mirë do të ishte se nëse është e mundur në aspektin kohor që të bëhet ndryshimi i sistemit zgjedhor,ku parlamenti i Kosovës nga 120 deputet sa ka Kosova të krijohen 60 zona elektorale ku 60 deputet të zgjidhën drejpërdrejtë kurse 60 të tjerë përmes listave në proporcion me përqindjen që marrin partitë politike në zgjedhje duke i shtuar edhe faktin e heqjës se 20 vendeve të partive minoritare.

Zgjedhja e drejtpërdrejtë dhe nëpër zona elektorale do ta forcon përgjegjësinë e deputetit të zonës për faktin se është dalur nga një zonë e caktuar dhe e ka obligim që të mbron interesat e zonës prej nga është votuar.Minoriteve duhet të iu bëhet vëtem një lehtsim politik. Atyre duhet të iu hiqet pragu zgjedhor prej 5% që në proporcion me përqindjen e popullsisë që kanë në Kosovë duhet të jenë përafersisht 5 apo 6 deputet të minoriteteve në Parlamentin e Kosovës.

Edhe Diaspora e Kosovës duhet të ketë përfaqësuesit e vet në Parlamentin e Kosovës.Shkuarja në zgjedhje pa një ligj të ri zgjedhor dhe pa një ligjë të ri që ju ndalon rikandidimin e zgjedhjën të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër janë të lidhur me korrupsionin,kriminalitetin dhe fitimin e pasurisë në mënyrë jashtëligjore, nuk sjellë asgjë tjetër përveç  ndërrimin e emrave dhe mbiemrave të, kryeministrit dhe ministrave.

E derisa partitë politike po mirrën me vetveten në një rreth vicioz që nuk ka të ndalur tash e njëzet vjet me radhë Kosova fatkeqësisht është duke u zbrazur  nga  dita në ditë.Kjo është një fatkeqësi kombëtare që askush nuk e ka pritur.Të gjithë presim që në Kosovë të ndryshohet skena politike.

Por a do të mundet që ky ndryshim të vjen vetëm me mbajtjën e zgjedhjeve dhe a do të sjellin këto zgjedhje një zgjidhje është një pikpyetje shumë e madhe.Prandaj zgjedhjet dhe zgjidhja e problemit qeverisës që nënkupton ndryshimin e mentalitetit qeverisës që është tash e gati njëzet vjet në Kosovë janë dy botra dhe një mur i madh që i ndan. A mendojnë këta lider politikë në Kosovë se duhet të zëvëndësohen ndonjëherë apo ju ka ngulitur thellë mentaliteti komunistë se në momentin që mërr  një postë politikë duhet të mbetët deri në vdekje aty.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora