E marte, 31.03.2020, 07:21 AM (GMT+1)

Komente

Atdhe Geci: Ribashkimi i Shqipërisë vullnet e pandalshëm

E shtune, 30.03.2019, 10:00 AM


RIBASHKIMI I ÇAMËRISË SHQIPËRISË ËSHTË VULLNET I PANDALSHËM I POPULLIT SHQIPTAR

Shqipëria deri në Prevezë është gjeografia e plotë e Shqipërisë. Këtë gejografi shqiptarët përjetësisht duhet ta plotësojnë dhe ta mbrojnë. Krahina e Çamërisë prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë tokë shqiptare e marrë pa të drejtë nga Greqia në Konferencën e Londrës të vitit 1912 dhe të Protokollit të Firencës të vitit 1913 është thelbi i krizës në marrëdhëniet Shqipëri Greqi. E vërteta është arrë e fortë s´thyhet me asgjë, as me vrasje e krime. Liria është indi i qenies së qytetërimit shqiptar. Liri për Çamërinë do të thotë më shumë të drejta, më shumë begati, më shumë jetë krijuese dhe më shumë jetë njerëzore. Pa liri, pa tërësinë territoriale të atdheut edhe në atë pjesë të Shqipërisë, pa sovranitetin e plotë të saj, problemin midis Shqipërisë dhe Greqisë për Çamërinë mund ta quajmë thembër të Akilit. Përgjakja e Çamërisë ma shumë s´e një shekull, përgjakja e Iliriadës, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, përgjakja e Ulqinit dhe e Mollës së kuqe, le shumë për të dëshiruar në marrëdhëniet e mira me fqinjët tanë. Liria është tejdukshmëri e origjinës, tejdukshmëri e kohës, tejdukshmëri e vlerave. Të qënit vetëm shqiptar në këtë çast historik, nuk është i mjaftueshëm. Shqiptarët e qytetëruar duan të jenë zot të tokës, të detit dhe të qiellit të tyre. Çamët dhe arvanitë në Greqi përbëjnë 67 % të popullsisë, me mbi 4 milion banor. Çamët dhe arvanitët nuk jemi 300 mijë banor siç thotë greku, por jemi shumë milion shqiptarë, më thotë një nënë çame e mbijetuar nga gjenocidi grekë, me rastin e  Shpalljes së Pavarësisë së Çamërisë me 30 tetor 2016. Prandaj, ribashkimi i Çamërisë Shqipërisë është vullnet i pandalshëm i popullit shqiptar. Qeveria e Republikës së Shqipërisë, dhe ajo e Kosovës nuk duhet ta luajnë strucin por duhet ta ngrejnë zërin ndërkombëtarisht që Çamëria Shqipërisë t´i kthehet sa më parë. Teritori i Çamërisë, Greqisë i është dhënë në shërbim, me të ashtuquajturin, Protokoll i Firencës i 16 dhjetorit të vitit 1913. Greqia ende i paguan 2 % tatim Fondit të Parisit qëra për teritorin  e Çamërisë. Prandaj, i kujtojmë Greqisë dhe mbajtësve të Ligjit të Luftës me Shqipërinë, se Shqipëria dhe Atdheu ynë, janë vend i vogël për të falë një sipërfaqe të tokës aq të madhe, sa Çamëria.

Atdhe Geci – Dortmund, 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT