E marte, 19.03.2024, 09:44 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Si shkoi për lesh Sanxhaku u Novi Pazarit?

E marte, 02.04.2019, 06:37 PM


Si shkoi për lesh Sanxhaku u Novi Pazarit?

Shkruan Fahri Xharra

„Fushata sërbe kundër Kosovës, një sfidë primitive kundër çdo morali. Serbia jo vetëm ka detyrim ta njohë Kosovën, por duhej të ishte ndër shtetet e para që ta kryente këtë akt. Serbia ka bërë krime në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte akti i parë i heqjes dorë nga doktrina që i polli këto krime. Mosnjohja e Kosovës do të thotë një shpallje publike se Serbia nuk heq dorë nga një e kaluar që s’e nderon. Në rastin e Kosovës është edhe më keq. Mosnjohja e Kosovës është mospranimi i lirisë së një populli tjetër, e kjo do të thotë mospranimi i ekzistencës së tij. Me këtë shpallje, me këtë përkëdhelje të krimit të vet, Serbia synon të hyjë në Evropë. Ajo është inkurajuar nga disa rrethana, e ndër to është heshtja për këto krime. Heshtja për të vërtetën është gjithmonë e keqe” ( Ismail Kadare)

Pra, heshtja për të vërtën është gjithmonëe keqe.

Kur jemi te Novi Pazari dhe shkuarja për lesh e atij regjoni shqiptarësh, ne heshtëm. Sa lehtë është sot të themi që kemi heshtur.Kur ishte kohe kemi heshtur. Po, kemi heshtur sepse nuk  kishim gojë, nuk kishim dije, nuk kishim asnjë mundësi që të ngrisim kokën, të themi diçka të madhe për tokat që humbisnin. O Zot, sa e pa mëshirëshme ishte historia me ne !

"Sot ka shumë egërsi në gadishullin ballkanik, ka shumë ankth e sidomos ka shumë marrëzi. Por siç ndodh shpesh, kur pikërisht midis shtjellës së keqe shfaqet drita, të jeni të sigurt se atje dicka e mire e pret ditën e vet për t’u shfaqur. E ndër shenjat e mira që sigurojnë për këtë vizion shpresë, është dashuria për Evropën.".... dashurinë për Europen e ben vetem shkollimi i drejt.

Jo vetëm Novi Pazari (i tërë Sanxhaku ) por edhe ne, ne nuk kishim dritë. Dielli ishte i fshehur atje pas shtatë bjeshkëve, dhe drita e tij nuk na arrinte dot.

Shikoni foton e më poshtme, burimi i së cilës është nga Novi Pazari. Ata ende, siç janë të humbur me krenari e postojnë këtë kujtim që iu mbylli sytë përgjithmonë.  Fotogarfia titullohet “ Muslimanske verske shkolle” –Shkollat fetare muslimane. Po kush ishin ata musliman? – Shqiptarët dhe pikë.

“Në shekullin 19-të në Novi  Pazar dhe në rrethin e tij ishin 12 mejtepe (shkolla fetare ) me mbi 594 nxënës, nga të cilët një të tretën e bënin gratë- kështu shkruan në foton e më sipërme. Çdo kënd i qytetit e kishte një mejtep…aty “Kurani “ mësohej përmendësh”. Në Novi Pazar kishteedhe medrese.

Po shkollla shqipe? Jo.  Shkollim të rregullt kishte vetëm pë ata pak serb që ishin.

E shikoni pra, se pse Sanxhaku humbi ? Mungesa e e shkollave.

“"Një komb është i gjallë, në lulen e jetës kur ka leteraturën e tij. Pra jeton populli gjerman sepse jeton libri i shkruar gjermane, jeton populli francez dhe ai italian sepse si njëri ashtu edhe tjetri e kanë librin e tyre të shkruar . Në të kundërtën quhet i vdekur ai komb që nuk ka librat e tij. Në të vërtetë gjuha e shqiptarëve të Azisë, të Greqisë, të Turqisë, dhe të Italisë, egziston vetëm në formën orale dhe nuk na ka lejuar që të na vijnë deri në ditët tona dokumente të shkruara, kështu që ky popull duke mos pasur libra të shkruat, gjuha e tij po shuhet. Ndër shqiptarët e Italisë në kohë të ndryshme dolën mendje të shëndetshëme dhe të forta. Ata shkruan poezi të bukura në gjuhën e tyre, këngë të bukura, shkruan, monografi, madje shkruan edhe epope, përkthyen Biblën, por shkrimet e tyre patën jetën e asaj luleje që në agim e deri në mesditë i jep kënaqësi me aromën e saj gjithkujt që i afrohet, pastaj thahet sepse askush nuk kujdeset për të, kështu që në darkë askush më nuk i afrohet” -shkruan profesori Stanislao Marchianò në librin e tij “Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese”

E vazhdojmë me Novi Pazarin, përveq mungesës së dijes ishte edhe varfëria e skajshme që mbretëronte andej pari.

Ja komenti në boshnjakisht : Fotografija koju je uslikao li?ni fotograf Adolfa Hitlera.. Novi Pazar, septembar 1942. godine.. Kako se živjelo u tom vaktu u Novom Pazaru, svjedo?i i ova fotografija koju je uslikao li?ni fotograf Adolfa Hitlera, Heinrich Hoffmann borave?i u našoj ?aršiji.. Podatak da je on boravio u Novom Pazaru gotovo da nije poznat. A bio je. Septembra 1942. godine, kada je boravio u Sandžaku (Prijepolje i Novi Pazar) nekoliko dana.

Osim što je bio li?ni fotograf Hitlera, Hoffmann je bio i njegov blizak prijatelj i šef propagande.. Na fotografiji su prijatelji Rušo Z. i Ahmo D. Nažalost prezimena nisu u potpunosti navedena.. (izvor: Stari Dedo )

Pra, kështu i gjeti fashizmi këta varfnjak.

“Shqiptarët po të mundnin në tërësinë e tyre të bashkohen, natyrisht do të formonin një komb të shklëlqyer; por fatkeqësishtë ndarë e të shpërndar, në vënde të ndryshme të botës, dhe ç’farë është akoma më keq janë në mosmarrëveshje midis tyre, ata nuk kanë formuar një komb dhe nuk mund të kenë librin e tyre të shkruar ‘ (Marrë nga libri Studi filologici svolti con la lingua pelasgo-albanese i profesorit Stanislao Marchianò )

Ndoshta  e thash atë që edhe sot na mundon. Vetëm  një pyetje e kam ; Cili regjion shqiptar e ka radhën e Sanxhakut ? Mos o zot !

Fahri  Xharra, 20.03.19

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora