E premte, 29.03.2024, 08:47 AM (GMT)

Kulturë

Zymer Mehani: Poemë për Ukshin Hotin

E merkure, 27.03.2019, 06:57 PM


Zymer Mehani

PLOT SHKËLQIM TË DËLIRË

(Poemë për Ukshin Hotin)

Sikur të të përcillnim

Për rrugën

Në të errëtën natë

Do të mendonim

Se ndoshta të ka ikur

Ai treni i gjatë

Se të pengoi shiu

Do të mendonim

Dhe dëbora e ftohtë

Furtuna rebele

E Stuhia kryeneçe

A suferina me akull

Murlani i përflakur

Por, ty o trim e burrë

Gjak i kombit tim

Asgjë s’të ndali kurrë

Ty, o Shqipe mali

Gjithnjë n’fluturim

Ndoshta do të kthehesh

Nesër, pasnesër, një ditë

Me lindjen e diellit

Me bardhësinë e qiellit

Mu në agim, në mesditë

A në mesnatë, ti o trim

Bashkë me vesën

Plot shkëlqim të dëlirë

Ti që më shumë e deshe ditën

Sepse natën shihje jo mirë

Sikur të të përcillnim për rrugë

Për ty do të thoshnim:

-Do të kthehet i munguari

Apo do të na dërgojë letër

Panoramë, telegram a lajm

Siç është zakon te ne

Për vizitë të largët

Nga pritja e së cilës

Dridhet trupi e dejt

E pëlcet dhe guri krejt

Do të thoshnim ne

Se kthehesh nesër

Apo pasnesër

Pas tri ditësh

Pesë ditësh

Dy javësh

Një muaji

E ne po të presim

Me vite

E po u ktheve ti

Ne do t’i kishim njohur

Dhe hapat e tu

Pulsin e zemrës sate

Dhe do të bërtisnim

-Qenka kthyer

E nga zëri ynë

Të kumbojë

Ushtojë

E uturojë

Breg edhe luginë

Lumë edhe zallinë

Sikur të ishte

Kjo ndarje

Për një ditë

Një javë

Një muaj

A një vit

Zemra do të garonte

Me të ditës peshë

Dhe bezdisjen

Do ta qetësonte vetë

Sikur të ishte kjo...

Sikur të ishte ajo...

Kështu

E ashtu...

Do të luftonim me pikëllimin

Do ta mundnim shqetësimin

Për ty o trim i rrallë

Që u trete

Në një mëngjes të dieleje

E s’dihet yti fat

Armiku t’bëri lak

Ti s’i pate hak

Ti ishe Flamur

Ti ishe bajrak

Nga ty

U frikua armiku

Tradhtari

Dhe i ligu

Leqe të kurdisën

Vallë ku të degëdisën

Pas shpine ta punuan

Bënë sikur t’liruan

Nga burgu famëkeq

Na mashtruan keq

Gjithmonë

Kështu kanë bërë

Me trima të tërë

Se për pabesi

Ata në botë janë të parë

Janë të njohur tradhtarë

Të mjerë e qyqarë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora