E enjte, 28.03.2024, 08:08 AM (GMT)

Kulturë

Sotir Athanasi: Stafetë e dhimbshme e një dashurie parisjene (3)

E merkure, 27.03.2019, 07:00 PM


SOTIR ATHANASI

STAFETË E DHIMBSHME E NJË  DASHURIE PARISJENE (3)

Për ‘të merrte të tjera vlera qenia ose jo e... mamasë së francezes në det. Fakti që biseda ishte bërë në thellësi të tij, madje dhjetë- pesëmbëdhjetë metra, shtoi kësaj dhe erën që frynte e, megjithatë, poeti e dëgjonte, madje në ëndërr a gjysmë i përgjumur, s’mund të shpërfillej, absolutisht.

- Është për t’u habitur! - tha poeti, duke mos qenë në gjendje të jepte ndonjë shpjegim dhe ta kthente në humor të gjithë dyshimin që s’qe aspak lajthitje: - Ende më duket vetja sikur jam në ëndërr. Që të bindem për të kundërtën, domethënë që s’jeni fantazmë se e tillë u shfaqët në jetën time, ndonëse jeni një peri prej vërteti, bëmëni një favor ju lutem!

- Me kënaqësi, zotëri. Se e ndiej që duhet t’Ju dëmshpërblej prishjen e gjumit.

- Të gjumit?! Aspak, zonjushë e bukur.

- Po të kujt?

- Të ëndrrës, po. Pafundësisht, po. Deri në iracionalitet, po. Po dhe po.

- Ashtu? - dhe përgjigjja e saj qe tejet shpotitëse, - pse ç’po ju bënte partnerja juaj në gjumë?

- dhe fizikania ia shkeli një grimë syrin ashtu si... midis shokësh.

-Asgjë, zonjushë binjake e asaj që m’u shfaq në gjumë. Absolutisht asgjë dhe... absolutisht shumë.

Ajo qeshi me këtë rrëmujë logjike e, madje edhe prishjemendje të çastit.

- Mirë, zotëri. Këtë, tashmë e kuptuam. Më tutje?

Po. Ndonëse e kam të vështirë të flas kaq me ngut për të.

- Pse? Keni frikë?

- Absolutisht jo!

- Atëherë ç’keni?

- S’di nga t’ia filloj.

Ajo buzëqeshi dhe sërish i shkeli syrin në konfidencë.

- Nga të doni. Vetëm nga koha, jo. As për ujin e detit të mos pyesni. Lëreni natyrën!

- E shihni që jeni më shumë se binjake me të?

- Jo, pse?

-”Se pikërisht këtë pyetje prej budallai i bëra: Si ishte uji, Perëndeshë?

Tjetra u shkri së qeshuri. Në të dyja faqet formoheshin gropa.

- E shihni? Ju keni veti të përbashkëta, sa edhe të kundërta, me dyjaren tuaj. Ma larguat atë që doja të shprehja. Kurse nga ajo, dëgjoja edhe ato që asaj i vinin në mendje, por nuk donte t’i thoshte.

-”Ashtu?! - u bë serioze francezja, - në ç’mënyrë?

- Fare thjesht. Ajo e vërtiste atë shall mëndafshi të cilin, siç po më duket, jua paska dhënë juve, aq shumë ngjan dhe, me të dhe  . ... tejçonte porosi, por edhe... biseda.

Francezja dëgjonte e përqendruar. Tek ajo, që deri tani gjithçka fliste për një qëndrim të përkorë e disi thumbues, befas ngriu dhe iu zu fryma. Karremi, me sa duket, ishte hedhur nga poeti dhe i kishte mbetur në grykë.

- Kurse ju, zonjushë e nderuar, e keni shndërruar në një fund krejtësisht të panevojshëm për linjat tuaja femërore, për të cilat deti dhe më pas edhe unë, si pirat i tij, siç edhe keni menduar për mua, do të ndihesha keq.

- Më falni një minutë, përpara se të kaloni më tutje në argumentet tuaja disi të çuditshme.

- Pse?

- Sepse unë nuk ju quajta pirat, - protestoi butë ajo.

-cPo, zonjushë e nderuar. Se jua ngriu formimi juaj, gjë që s’ju pengon asgjë ta shkrini dhe ta thoni.

- Është plotësisht e vërtetë. Por njeriu...

Dhe poeti nuk e la ta vazhdonte shprehjen. Se, në mos ngaqë ishte ende nën ‘rrezen e ëndrrës’,

nga përvoja e tij idhnake, nuk duhej ta lejonte francezen të shprehejsi në ‘botën e lirë’. Tjetra përpara saj, qe hyjneshë dhe e vetëkontrollonte gjuhën. Prandaj ai s’mund të pajtohej me biseda që mbartnin gjasa keqkuptimesh. Mendimi i francezes formulohej pak a shumë kështu: Njeriu

nuk gjykohet për atë çka ai mendon, as për atë që ai shpreh. Por për atë që ai vepron.Domosdo, francezja nuk e dinte që në këtë rërë, ku kishte shkelur dhe hidhte e priste e shpenguar kalambure, edhe kokrrizat kishin veshë dhe akuzonin se robi, jo vetëm që

dënohej për çka mendonte me vetëdije, por edhe për atë që ashtu i kishte thënë rradakja e gjyshit të tij dikur, a e një pinjolli të sojit të vet të largët. Këtu francezja dallonte mjaft nga e ngjashmja e saj në ëndërr, e cila qe e kujdesshme me vetëpërmbajtjen bisedore si të kishte zbritur në bazë një punonjëse e lartë e Agjitpropit. Parë nga ky kënd hyjnesha ishte më Tokësore, kurse francezja ngjante tejet më Qiellore dhe poeti këtë ndërkëmbyeshmëri e kuptonte. Kjo qe dhe arsyeja që nxitoi të këmbëngulë, kësaj here, jo nga naiviteti, por nga instinkti vetëmbrojtës.

- Zonjushë e bukur, ju lutem silleni atë shall të mëndafshtë në formë ovale siç edhe po e bënit, dhjetë a pesëmbëdhjetë hapa brenda detit.

- Është urdhër, zotëri?

- Ç’thoni kështu, bukuroshe?! - dhe pas një grime: - Mendoni se e kam atë kurajë sa t’ia lejoj

vetes të urdhëroj një krijesë si ju për një veprim jashtëvullnetor, a për një kapricio?

- Në mos qoftë kjo e dyta, çfarë është? Dëshirë?

Ai tundi kryet sa majtas-djathtas:

- Më shumë?

Ai sërisht tundi kryet në mëdyshje.

- Mbase kënaqësi?

Më dyshja e tij kësaj here anon te nga hezitimi.

- Mbase mirakëndje?

Ai s’foli, por përveshi buzët.

- Edhe për këtë s’jeni i bindur?

Ai për të tretën herë tundi kryet, me të cilën as e mbështeste, por as edhe e kundërshtonte. Veçse,

për të dy pluskonte diçka e fshehtë. Diç e panjohur lodronte e kjo s’kishte të bënte aspak me çmbëshjelljen e linjave të poshtme nga ai shall mëndafshi edhe pse tek ai shall, diç mistike fshihej. Jo nën të.

Mbase mbi të. Për poetin, ajo ngjante me porosinë që spartanet u dorëzonin shpatën djemve të nisur për luftë, me porosinë: “I etas, i epitas”, siç thuhej në qoftë se e mbante mirë mend. Por, për francezen ende s’e dimë. Vështrimi i saj zhbirues diç studionte, nga që ajo e fshihte qëllimin me ëmbëlsinë e buzëqeshjes. - Ta sjell si dallgë?

- Po, zonjushë.

Dhe ajo, pa ia ndarë shikimin, hoqi karficën, me të cilën sa e kishte ngecur atë shall mëndafshi

dhe e vendosi mbi flokët në ballë. Me dorën e djathtë e pruri pëlhurën e ibërshimtë të kapur në një kind me një hark mbi krye, në atë mënyrë që pjesa tjetër dhe sidomos kindi, të formonte dallgë e atë

diagramë

sipas së cilës, vërtetohej Ekuacioni Maxwell

(Dora lëviz përpara valës, domethënë pararendëse e së ardhmes. Lënda që ecën mbrapsht në kohë).

- Kështu? - tha ajo dhe i ndriti buzëqeshja. Për poetin kishte marrë një pozë vizatimore dhe disi

të ngrirë që e shkrinte e mbase edhe e ëmbël- sonte buzëqeshja, e cila i kalonte caqet e portretit të saj oval, sepse tentonte të shndërrohej në aureolë.

Po. Mbase këtë donte francezja. Se qe fizikane dhe e kuptonte fare mirë se ç’kishte ndodhur te

ky djalosh. Ai s’e kishte fare mendjen të shihte vithet e saj e as kofshët e drejta sensuale e aq më pak vendin e tretë, mbuluar me gjethe fiku. Këtë përfundim ajo e nxori sapo lëvizi me një lojcakëri koreografike dhe vështrimi i poetit ishte përqëndruar te valëvitja e shallit të saj të ndritshëm. Sigurisht, jo për të matur vrullin e as dendurinë e këtij shkëlqimi, sa përkëdhës po aq dhe farfuritës. E as për të parë gropëzat në faqe. ‘Shqisa e gjashtë’ i qe shfaqur në ëndërr dhe ai e kishte kapur bisedën e saj me të ëmën dhjetë hapa në brendësi të detit. Kjo qe për fizikanen:

jashtëzakonshme.

- Si dukem tani? - pyeti tek vazhdonte të mbante të njëjtën pozë, por nga një kënd i kithët. Tejet ngacmues.

- Si nga Normandia, zbrazi nëntë germa si për një ylber të veçantë, se kishte dy ngjyra më shumë,

të cilat ishin dy sytë e tij që shprehnin vendosmëri.

- Kjo është fantastike. Përveç që është abstrakte dhe konkrete në të njëjtën kohë. Si është e

mundur që i keni rënë në të? Mos vallë jeni falltar e mbase edhe iluzionist?

Poeti s’foli. Atë çast, u afrua peshkatari dhe dy të rinjtë u mënjanuan ca, që ai të bënte punën

e vet me varkën a lopatat e së cilës i futi nën të. Rregulloi edhe diç tjetër dhe, si e ktheu barkën brinjazi, për kullim, u largua.

- Në shqip iluzionisti (i skenës) . . . [Ajo tundi kryet që ta miratonte].

- quhet ndriçimtar.

Ajo sërish lëvizi kokën. Poeti vazhdoi:-Sa mund të jetë ky peshkatar iluzionist, aq kam gjasë

dhe unë të jem prestigjiator apo mashtrues.

Absolutisht fallxhor.

Tjetra, ndërsa dëgjonte, merrej me flokët e saj: t’i shkriftonte e t’i praronte që, çuditërisht ngjanin me të hyjneshës si fijet e mëndafshta nga i njëjti shkul. Si rrallëherë ajo e kryente këtë veprim duke u ndier tejet e mikluar nga vështrimi i poetit, që ia hovëzonte trupin. Duhet të pranojmë se e lidhur kjo me idenë që, te tjetri qe shfaqur ajo për të cilën dhe kishte studiuar madje, eksperimentuar laboratorëve, për vite e vite studimi në gjurmët e pararendësve të saj, qe konkretizimi i ideales.

Poeti, nga ana e tij, vërejti se ai trupi i brishtë femëror, s’kishte vetëm flokët e hijshëm e as portretin tërheqës me tipare disi tinzare, por sidomos vështrimin që harmonizonte buzëqeshjen e cila sikur lodronte: midis habisë dhe vëmendjes. Se kjo e fundit shndërrohej në vëzhgim dhe për sytë e poetit, një gjasë e tillë është karakteristike e piktorëve ose njerëzve të shkencës. Ndryshe s’mund të shpjegoheshin shigjetat e atij vështrimi zhbirues.

Nga ana e saj, francezja nga Normandia, gjykimin për tjetrin e kishte kaluar në tri përkufizime.

Në fillim ‘pirat’. Më pas ‘misterioz’ dhe së fundi ‘falltar’. Tani ajo i kishte hedhur poshtë të tria këto përcaktime. Por mbase diç tjetër ai duhet të ish. Po çfarë?Kjo, sigurisht, mbetej për t’u parë. Vajza fizicjene, ashtu siç nuk ngutej në nxjerrjen epërfundi- meve apo sintezës, nuk kishte pse ngutej edhe për të kundërtën. Aq më pak të rrëmbehej dhe kurrsesi t’i binte shkurt analizës së dukurisë. Mëdyshja e saj qëndronte në atë që: a, e zotëronte ky frëngjishtfolës shqisën e gjashtë, apo ishte krejtësisht i pavetëdijshëm për të?

Dhe atomistja e grimcave, ato çaste do të donte pa masë të kishte studiuar për psikologji pak më shumë se disa seminare të shkëputura. Gjë kjo, që i përkiste padyshim së ardhmes. Tani, tek e shihte këtë djalosh, gjykonte se ai, me atë naivitet në të folur, vështirë se dinte e aq më pak ndiente, se ç’kishte arritur në një gjumë ‘hyjnor’‘ do ta quante ajo plot admirim për këtë fat të zbritur nga yjet. Për të ishte  klasifikuar si mëkat mendimi i njohur, jo vetëm në rrethet akademiko -shkencore, por edhe të fushave të tjera, fakti se shumë njerëz largo- hen nga kjo botë, pa i kuptuar aftësitë e tyre. Dhe me këtë gjasë asaj iu ndërmend rasti tipik i një komediografi. Ky përmendej më shumë për të argumentuar atë, kur talenti shfaqet si dhunti natyrore; ku elementët e shqisës

së gjashtë zbulohen pak përpara se njeriu të lërë përfundi- misht këtë botë. Autori pa një komedi të tërë në gjumë, të cilën e shkroi për tri ditë dhe jetoi vetëm tre muaj pas vënies në skenë të saj brenda një sezoni. Krejt ndryshe kishte ndodhur me Fernandelin,

i cili merrej me financë dhe se u desh të pushohej nga puna që të provonte aktrimin dhe të arrinte krenajën e tij. Njeriun që kam përballë në këtë kategori e rendis.

Dhe akademistja kishte të drejtë kur thoshte se duhej të studionte më shumë psikologji. Sepse gabohej për njeriun përballë. Ai qe poet dhe ishte, më se i vetëdijshëm për të. Sa i përket ‘shqisës së gjashtë’ s’u linte asgjë mangët autorëve që trajtonin këtë dukuri në libra të veçantë, paçka se për të, vështrimii francezes, tek shtrydhte krifën, me gjasë, mund të përkufizohej në atë që folkloristët do të thoshin:

Shihe, shihe dreqin! Qënkërka shumë I lezetshme.! Apo:

mjaft I kënd - shëm,  qënkërka!

Poeti, si të përgjonte saktësisht këtë çast, si një djalë çapkën me pistoletë uji, e

“qëllon” për ta “azgjësuar”

- Mopasani, zonjushë e bukur, ka lindur në Etret, qyteti juaj i fëmijërisë. Kështu?

- Ekzakt!

- Ai: Zonjushë e shkencës, e kam mirë?

- Ekzakt!

- Se mund të ishit edhe e artit, pikturës apo skulpturës. E kam mirë?

- Mbase.

- Jo, mbase, por ekzakt. Dhe e dini pse?

- Ju, do ma thoni, - pohoi francezja, jo se nuk e dinte, por i pëlqente një vërtetim siç ndodh me sintezën e një burimi tjetër studimi.

- Mirë atëherë, dijeni se si shkencëtarët, piktorët dhe…..

Vazhdon në Pjesën e (4)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora