E premte, 19.04.2024, 11:09 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Humbja e dashurisë ndaj atdheut

E hene, 25.03.2019, 04:23 PM


KRIZA E SHTETIT, HUMBJA E DASHURISË NDAJ ATDHEUT, NACIONALIZMIT DHE REALITETI I ASAJ QË NDODH

Nga Afrim Caka

Shqiptarët e Dardanisë luftojnë prej ekzistencës e saj. Qëllimi i propagandës morale, luftarake e politike duhet të ishte fuqizimi i shpirtit luftarak në atë betej dhe dhënia e ndihmës deri në Bashkimin e Trojeve Shqiptare. Po kur populli ynë në Dardani luftonë për ekzistencën e saj, kur kërkon përgjigje - pyetje “Të jesh a të mos jesh?”. Sigurisht, këtë qështje nuk kemi pse ta diskutojme me Hashima, Xhavita e Vesela dhe me as shkije e shkina të Serbisë, sepse pikërishtë këta janë shpikësit modern të kësaj arome coptimimesh territoresh shqiptare. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi fraksioni i PDK-së i elementit drenicak nuk mund të konsiderohej më si mbështetje kur ishin në rrezik çështjet kombëtare. Të shikoje këtë proces shkatërrimi progresiv ishte përvojë e vërtet tragjike dhe, në të njejtën kohë, fakti se ai numer aq i madh deputetësh ecte verbërisht midis shenjave të dukshme të shpërbërjes, tregonte se presidenti dhe Veseli e kishin vendosur shkatërrimin e Dardanisë.

Të dashur miq, u mbushën njëmbëdhjetë vjet që kur e shpallëm Pavarësinë. Ndoshta për këtë përiudhë të gjatë kohe, ne, thjesht, kemi humbur diçka të qartë e të dukshme? Prirja e harresës si fenomen te populli ynë i “robëruar” dhe pritja për të harruar përseri, si dhe besimi në harresa dhe krijimi i vakuumeve nga mosveprimi i harresës së gjatë, ku çojnë krye pseudopresidenti dhe pseudokryeparlamentari dhe kategoritë e shëmtuara të partisë së tyre, janë kurdoher në interes të huajve dhe pushtuesve dhe me interes për t’u trajtuar... Të tillë janë. Gojën e kanë plot ATDHE e demokraci, brenda në shpirt janë maskara. Këta politikan duhet nxjerrë jashtë ligjit. Kjo është tragjedia e jonë më e madhja, që se kuptuam akoma! Për më tepër, janë karakteristika vetëm të një  grupi të vogël politikanësh, apo më mirë, racash, dhe vlera e tyre varet nga masa e harresës me të cilën burojnë nga ndjenja e korrupsionit të tyre të fundit. Idealet kombëtare dhe harresa zhduken nga koka nëse zhduken këto raca “mbeturinash e kancerogjene”, të cilat janë krijuesit dhe mbajtëset e standarteve të tyre familjare të sëmura.  ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ? ?

Ne kemi humbur diçka të qartë e të dukshme gjatë dy dekadave, prandaj fati ynë nuk ka ndonjë kuptim të veçantë - kemi humbur nacionalizmin, dashurinë ndajë atdheut? Nga ana tjetër, mjafton vetëm një minutë për të kuptuar vetveten dhe të vërtetën. Por, papritur, në sferën e errët e të thellë të INTUITËS sonë, ne diçka duhet kujtuar. Ne kemi ndierë diçka të re apo, thjesht, u kujtuam për diçka të harruar prej kohësh? Dua t’ju kujtoj edhe një herë kuptimin e fjalës “mëkat”. Islami politik e ka gjymtuar bukurin e kësaj fjale, saqë është pothuajse, e pamundur të përdorët më, meqenëse të gjitha kuptimet që i janë dhënë kësaj fjale, janë ngulur fort në mendjen e shqiptarëve. Por në të vërtet, fjala “mëkat”, thjesht, do të thotë i harruar. Në këtë kuptim që e përdorim ne. I vetmi mëkat i yni është se kemi harruar veten dhe kthjellimi ynë i vetëm do të vijë, kur të kujtohemi, përseri, për atdheun, flamurin kuq e zi, nacionalizmin dhe për veten. Ne ndoshta që edhe në të ardhmen do ta humbim. Koha nuk na ndihmon dot. Përkundrazi, sa më gjatë të humbësh, aq më e lartë është mundësia që do të humbim përshkakë harresës... Shpesh, kur vrasim mendjen të gjejmë arsyen e mosarsyes, përse ky popull e sheh dhe e voton këtë president dhe kryekuvendarin e maskuar të Dardanisë e pastaj thonë se nuk kemi parë gjë, pra, kur kërkojmë shkaqet e thella të kësaj ngatërrese intelektuale, e zhbirojmë përseri nga ana psikike, filozofike, fetare etj., etj., harrojmë të bëjmë një pyetje të vogël: mos i njihni miljoneret nga Drenica?

Dikush mund të na thotë, natyrisht, se të gjithë e dimë, e ndiejmë, e shohim se kështu nuk bën, mirpo ja, kaq janë mundësit tona politike, kurse, nga ana tjetër, mund të shtojë me të drejtë ky oponent në të dyja anët e kufirit, askush ose pothuajse askush nuk po tregon se çka dhe si më tutje? Dihet se kusht i domosdoshëm për shërimin e sëmundjes është diagnoza e sakt e saj. Pastaj vjenë terapia, që është shumë herë një proces i gjatë dhe i mundimshëm. Disa intelektual kanë shfaqur disa ide dhe janë marrë disa iniciativa, të cilat kanë për qëllim ta lëkundin sadopak detin e vdekur të realitetit politik të harbutërve kosovali, por më kot. Pa sukses.  Po qe se shprehemi në mënyrë pak a shumë paradoksalë, përmes një oksimoroni që s’është pjellë e fanazisë sime, por e realitetit tonë tragjik, ne kemi shënuar në këto vite zenitin e rënies. E, megjithatë, bëjmë gjumë të rahatshëm, ndërgjegjen e kemi të qetë, nuk njohin fare ndjenjen e përgjegjësis dhe ndodh, madje, që edhe i thurim himne politikës sonë të presidentit dhe kryeparlamentarit të urtë e paqësor që po jepin rezulltate kolosale!!!

Natyrisht që më shqetësonin masat gjysmake që merreshin gjatë këtyre viteve, por nuk e mendoja kurrë se rrjedhojat përfundimtare mund të ishin aq shkatërrimtare sot. Po atëhere, ç’duhej bërë?  Të rrasje në burg drejtuesit e PDK-së, t’i përndiqen nga drejtësia e të shpëtojmë popullin prej tyre? Duheshin ndërrmarrë masa të rrepta ligjore për ta zhdukur të keqën që nga rrënjët. Kjo parti duhet ndaluar me ligj dhe politika shtetërore të sillej në vete edhe me ndihmen e ligjeve, po të dilte nevoja, duke ditur se ekzistenca e vetë kombit është në fije të perit. Sigurisht që ky sugjerim mund të lindte pyetja: “A është e mundur çrrënjosja e ideve me forcën e ligjit? A mund të “sulmohet” botëkuptimi i një partie politike me forcë ligjore. Në këtë kohë, i sillja pareshtur vërdallë nëpër mendje këto pyetje. Duke studiuar raste analoge të ilustruara nga historia shqiptare, sidomos ato të lindura nga rrethanat politike e fetare, mbërrita në përfundim thelbësor: Idetë dhe sistemimet filozofike si dhe lëvizjet e ngritura nga shqiptarë të dyshimtë mbi themele të caktuara korruptive e antikombëtare, të vërteta apo jo, nuk mund të thyhen kurrë me forcë, pas një faze të caktuar, përveç një rasti - që kjo forcë të jetë në shërbim të një ideje apo botkuptimi të ri, që të digjet me një flakë të re guximtarësh intelektualësh!

Përdorimi i forcës pa mbështetjen morale të bazuar tek populli, nuk mund të sjellë kurrë shkatërrimin e një ideje apo të ndalojë përhapjen e saj deri sa të dalë dikush aq i gatshëm dhe i aftë sa të shfarosë mbështetësit e fundit të kësaj harrese dhe të fshijë çdo traditë që mund të lërë pas saj. Sepse kjo përputhet edhe me sundimin e një drejtësie të lartë sepse brezi i fikacakëve dhe të korruptuarve që politiken Dardane e kanë shndërruar në derrhane e sherrhane dhe derrave të shtrirë kolltuqeve u drejrohen me emrin zotëri deputetë e zotëri president - nuk kanë të drejtë ta gëzoj lirinë. Kush është skllav nuk mund të ketë nder, sepse ky nder shumë shpejt do të shndërrohet në objekt të përbuzjes së përgjithshme. Kjo ishte edhe origjina e vërtet e tyre. Rrugët mëse të jashtëzakonshme e jetës së tyre kanë treguar se si idetë e harresës dhe të mbrapshta, të përhapura se si ide miljonerësh, mund të çojnë në programe politike nënshtruese, të çmendura dhe në tragjedi me përmasa kombëtare.

Ndërsa presidenti i Dardanisë mbanë qëndrim subjektiv (që ka të bëjë me njeriun që niset nga dëshira vetjake, servilizmi, përkulja, nënshtrimi politik dhe jo nga faktet dhe nga gjendja e vërtetë) ndaj popullit të tij dhe një qëndrim objektiv vetëm kundrejt Serbisë dhe islamit politik, ndërsa kryeparlamentari Veseli shfaqë qëndrim subjektiv (që ndikohet nga ndonjë paramendim i huajë) ndaj islamit radikal dhe mbetej objektiv për ndarjen e Mitrovicës, ?akorrit, Debëlldes, Gylenistëve... Bëhet fjalë për një dukuri që, për fatin tonë të keq, mund të vërehet e pandryshuar në mijëra raste. Ky shkrim duhet lexuar që t’i hiqet velloja e misterit që na ka rrethuar, për të parandaluar ekstremizmin fetar dhe tradhtitë politike të çdo lloji. Është një paralajmërim për brezat e rinj që çmenduri të tilla politike të mos përsëriten më kurrë në trojet shqiptare. Pa dyshim që bëhet fjalë për një karakteristikë të trasheguar nga Ali Shukriu e Sinan Hasani, por është diçka që nuk do shumë kohë të brejë organet jetësore të pothuajse çdo institucioni, vaçanërisht të institucioneve të shtetit dhe atyre me synime idealiste.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora