Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Libri të fton në 'galerinë' e dijeve

| E hene, 25.03.2019, 04:06 PM |


Libri është porta e cila të fton në ‘’galerinë’’ e dijeve….!

Nga Xhevahir Cirongu

Të kesh një libër me vete, pra në xhep, në shtëpi apo aq më mirë ta kesh si pasuri në raftin e bibliotekës personale, jo vetëm pasuron dijet që merr prej tij duke e lexuar atë; por  edhe prej tij ke fituar një pasuri të pazvëndësueshme  e cila mbetet në breza. Tek libri çdo shkrimtar lë historitë njerëzore të kohës së vet që e jeton atë, plus rrëfimet e treguara nga të tjerët, por  edhe copëza jetësore  e ju jep frymë e jetë pavdekësie të radhitura gur mbi gur që lëshojnë zjarr e dritë për gjatë rrjedhave të ngjarjeve në librat që shkruajnë. Si rrjedhojë e një pune sa të lodhshme e fisnike, autorët e librave me shkrimet e tyre lënë  thesaret  e vlerave të dijes e kulturës për gjithë shoqërinë njerëzore në shekuj.  Tek librat lexuesit do gjejnë në ‘’galerinë’’ e librave thesaret e diturisë. Pa këto dije s’do të kishte zhvillim e civilizim shoqëria njerëzore. Libri është miku më i mirë dhe i afërtë që të ndodhet në çdo kohë e rrethanë, të këshillon e na fal dije!Le të njihemi shkurtimisht me dy autorë shkrimtarë të cilët kanë dalë me botimet e tyre para lexuesve që e adhurojnë librin.

Studuesi, historian e publicisti  Meçan Kodhel Hoxha:

Pas një telefonate nga miku e shkrimtari Meçan Hoxha, i cili më ftoi për një kafe tek shtëpia e tj, unë nuk refuzova, por mbas dy ditësh shkova atje.Me atë mikëpritjen karakteristike gramshiote dhe bisedave sa miqësore, po aq edhe  historike e letrare e ngrohën atmosferën e bisedave të asaj ditë të ftohtë  të muajit shkurt. Rrjedha e bisedave mori udhën e saj drejt vendlindjes së shkrimtarit.Dikush trokiti në derën e mikut Meçan ! – Eja, hyr brenda se kemi edhe një mik tjetër  këtu. Si u prezantuam, Meçani nuk vonoj e merr dy libra ‘’kontribute letrare’’ dhe ‘’Gramshi në jetën time’’ ai kishte bërë këtë dediktim ’’Xhevahirit, poetit dhe shokut tim të mrekullueshëm’’.Me shumë respekt , firma!’’. E falnderova nga zemra për këto dy dhurata të shtrenjta  që më dhuroi miku Meçan.

E bëra këtë parantezë, sepse  miku jonë i lertave, M. Hoxha, di të fali dashuri e respekt tek miqtë e letrave, por edhe atë pjesë të shpirtit të tij, fjalën e shkruar aq bukur e me tharm historik, patriotik, publicistik e letrar.Aurori ka ditur të përzgjedhë në mesin e shumë shkrimeve të tij të botuara në vite,ashtu si bleta lulet, dhe vendos  nektarin e shpirti në librin me tiull ‘’Gramshi në jetën time’’,(citojmë se ky është i 9 libër i botuar deri më tani nga autori).Libri ka 418 faqe ,i shoqëruar edhe me fotot përkatëse, të cilat i japin kolor këtij botim dinjitoz. Në faqen 176 të këtj libri autori M. Hoxha shkruan se ‘’Atdhetaria është një ndjenjë që s’plaket e nuk vdes kurrë!...’’.  Duke u referuar tek kjo frazë e shkrimtarit,më shumë se një libër është e do të mbetet një dokument i gjallë si për të djeshmen,të sotmen, por edhe për  të nesrmen e brzave psardhës. Libri i autorit M. Hoxha, është  një përmbledhje  sa studiuese po aq analitiko- historike e mendimit kualitetative që ka ngritur lartë vlerat atdhetare ,patriotike e kulturore të Gramshit e Gramshiotëve për gjatë rrjedhave të historisë të kësaj treve. Lexuesi përveç  njohjes me shkrimet historike e kulturore të vendlindjes së autorit, do njihet edhe me ngjarjet e trevave të tjera të Shqipërisë që kanë lidhje patriotike e historike me trevat e Gramshit .Tërheqëse  është midis të tjerave  edhe fotografia e bërë në vitin 1986 te kulla e Mic Sokolit, si dhe shkrimet për  Çamërinë kosovën, etj. Për kontributet ndaj historiografisë e kulturës sonë kombëtare, intelektuali z. Meçan Hoxha ka marrë disa vlerësime.Ne shkëputëm  vetëm dy prej tyre. Me vendim të Këshillit Bashkiak Gramsh Nr. 14, datë 27.02.2008,i jep titullin ‘’Qytetar Nderi’’ me këtë motivacion: ‘’Qytetar i denjë i Gramshit, historian e publicist i pasionuar në paqyrimin dhe përcjelljen e vlerave tona historike e kulturore, duke dhënë një ndihmesë të veçantë në përjetësimin e tyre’’. Nga Bashkia Durrës në vitin 2013 merr Mirënjohje e Qytetit me këtë motivacion: ‘’Për ndihmesën e shquar si publicist, studiues e veprimtar shoqëror’’. Por, autorin në fjalë lexuesi do ta gjejë edhe  poet. Te poezia ‘’Burimi im’’ ne shkëputëm këto vargje:

‘’Një burim me ujë t’kulluar,

Pash ku s’pari hodha sytë,

Dhe tani që jam i moshuar

Them:si ai s’ka asnjë të dytë’’….

Pra, autori i këtij libri  është  i lidhur  aq ngushtë me vendlindjen e tij  fshatin Kukur, saqë  etjen e mallit për  Gramshin e gramshiotët , bashkë me ëndrrat ai shuan  etjen e moshës dhe u jep jetë me ujët e burimit!

Gramshi është një  gonxhe trëndafil  që rri përherë  i çelur  mes malesh buzë lumit Devoll bashkë me historinë e kulturën e tij të lashtë, por  edhe libri ‘’Gramshi në jetën time’’  të autorit Meçan Hoxha  lartësohet  edhe më shumë si mali Tomorr . Lotin e syrit për vendlindjen  Meçani  e mban të fshehur brenda shpirtit, dhe  atë lotdhimbje e dashuri, lexuesi në tërësi e gramshiotët  në veçanti,do i gjejnë  të shkruara tek ky libër me shumë vlera historike, por bashkë me  këto vlera udhëton edhe emri i shkrimtarit  M. Hoxha. Na mbetet për  ti thënë, shëndet, suksese  e Jetë  mikut  tonë Meçan!

Autori Bajram Halil Gashi, del para dashamirsëve të librit me librin të titulluar ‘’Ah.., Shqipëri mos thuaj mbarova!’’, Ky libër i kushtohet legjendës së foklorit shqiptar Dervish Shaqja,Demush Neziri dhe Grupit Kosovar. Është një libër, i cili  qysh në titullin e tij lexuesin e bën për vete dhe e fton në ‘’sofrën’’  e tij për ta shfletuar  flet pas flete duke i shkuar leximit deri në fund. Autori ka botuar dy libra deri më tani.Në vitin 2013 boton librin’’ NJË SHEKULL NË UDHËN E DIJES’’, kushtuar 100 –vjetorit të shkollës së parë shqipe në Shënavlash. Por, Bajram Gashin e ngacmonte prej vitesh ajo ndjenjë e brendshme e cila i bënte thirrjen sublime me bardhësinë e shpirtit si plisat e bardhë mbi krye të ulej e shkruante diçka edhe pë ikonën rapsodike të folklorit shqiptar për Dervish Shaqen. Me një përkushtim e devotshmëri si mësues  ka punuar në disa fshatra të rrerthit Kavajë e të Durrësit. Sot ai është në pension, por si një ‘’zog’’ shtegëtar ai grumbulloi e shkroj tegime, episode, rrëfenja historike,bisedat jetësore rreth odave të miqve , si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.  Libri ka 360 faqe duke u shoqëruar edhe me foto ku së bashku  me stilin e portretizimeve të ngjarjeve për gjatë rrjedheve historike, autori ka ngritur me të vërtet ‘’sklupturë’’ do ta quaja  pa frik për grupin rapsodik floklorik kosovar  me në qendër kryemadhështorin  emblëm  Dervish Shaqen.

Vetë titulli’’Ah, SHQIPËRI, MOS THUAJ MBAROVA!’’  botuar në ‘’Mileniumi i ri’’është treguesi më domethënës ku shkrimtari Bajram Gashi  tregon sakrificat, vuajtjet,por edhe atdhedashurinë e madhe të bjë e bijave kosovare që luftuanë e sakrifikuan edhe me jetën e tyre për  bashkimin e trojeve shqiptare. Edhe kënga e Dervish Shaqes  me ‘’Grupin Kosovar’’  të rapsodëve të Rrashbullit ishin këngë barot lirie! Grupi folklorik i rapsodëve të Rrashbullit mori përmasa  jo vetëm në Shqipëri, kosovë, e trojet e tjera shqiptare, por edhe më gjerë. Ndaj , jehona e tyre dëgjohen sot e do të dëgjohen e këndohen në shekuj. Bajram Gashi me orgjinë është nga fshati Prigodë i Komunës së Istogut, por vendlindja e tij është Shënavlashi, fshat i rrethit  Durrësit. Ka lindur në vitin 1946, ka kryer arsimin e lartë për gjuhë - letërsi. Ne sollëm disa episode të shkurtra, sa për njohje,sepse lexuesi  kur të njihet me librin do zbulojë  dalë-ngadalë madhështinë historifolklorike atdhetare e liridashëse nëpërmjet këngëve e të veprimtarisë kushtuar Dervish Shaqes dhe Demush Nezirit.Libri ka  gjithësej 15 kapituj. Intervistat e portretizuara në këtë libër janë të shumta, ku autori Bajram Gashi  na i përshkruan me një lirikë të bukur  sa historike po aq artistike letrare. Ne shkëputëm  këto rreshta të Ali Gecit i cili midis të tjerash thotë:’’ …Ai mbajti ndezur, një gjysmë shekulli eshkën  në zemrat e djalërisë shqiptare.Me dhimbje i këndoi Kosovës së serbizuar, por gjithmonë ishte optimist si rilindësi Naim:’’Ditë të mira, paskëtej vijnë’’. Dervishi ‘’U dogj si qiriri’’ i Naimit. Ai sakrifikoi jetën e tij, të cilën e projektoi në këngë e vargje, siç përmendet:

‘’Kur ta kthyem Kosovë shpinën,

E lam ‘’bar’’e gjetëm dimër’’.

Ai i këndoi Kosovës, dhe Shqipërisë, Prevezës dhe Çamërisë, siç shprehet tek kënga e Ahmet Delsë:

‘’T’u shqiptart,kush t’ka than’me hi?!

A e din’, që k’tu i than’Shqipëri?!’’. (fq.268,Gashi Bajram)

Njerëzit e artit kanë vetëm  JETË!

Autorit të librit na mbetet për ti thënë  shëndet e suksese  me të tjerë libra në të ardhmen!

***

Durrës dt.19 Mars 2019