E diele, 02.10.2022, 11:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Konferencë shkencore - “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera”

E diele, 24.03.2019, 12:31 PM


Konferencë shkencore : “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera”

Nga Sevdail Hyseni

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë, të cilën e drejton prof. Xhemaledin Salihu, organizon konferencën e radhës shkencore me tematikë: “Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve të tjera”.

Konferenca do të mbahet, më 2 maj 2019, në Medvegjë, në të njëjtën kohë, kur do të mbahen takimet tradicionale të medvegjasëve, të vendlindjes për Ditën e 1 Majit, festës ndërkombëtare të punëtorëve.

Pjesëmarrës në Konferencë janë studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Lugina e Preshevës, diaspora, etj.

Qëllimi i Konferencës është shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i veshjes shqiptare të Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare, ndërsa  synimi i Konferencës është botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/. Medvegja dhe viset të tjera kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e cila nuk është hulumtuar, studiuar , trajtuar e shqyrtuar shkencërisht sa duhet.

Andaj, qëllimi kryesor i saj është që në suaza të mundësisë, ajo të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe shqyrtohet me metoda shkencore, pastaj për ta përmbledhur në një libër për publikun, për të arriturat,  sidomos të Medvegjës dhe viseve tjera në këtë lëmi, të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore.

Veshja shqiptare në Medvegjë dhe viseve të tjera, pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.

Bëhet e ditur se është caktuar Bordi i Konferencës, në përbërje të albanologeve Dr. Rovena Vata dhe Dr. Naile Imami, pastaj studiues të tjerë si profesor Xhemaledin Salihu, Muharrem Salihu, biznesmen dhe Rrahman Hyseniu, shkrimtar.

Vlen të ceket se Këshilli organizativ, ka paraparë kohën e paraqitjes së punimeve deri në 20 faqe për Konferencë, të dorëzohen deri më 20 prill 2019, ndërsa koha e referimit në konferencë nuk duhet të kaloj më shumë se 10 minuta. Hartimi, publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet,  më 25 prill 2019, njofton Këshilli Organizativ i Shoqatës për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora