E premte, 29.03.2024, 02:12 PM (GMT)

Kulturë

Ilir Seci: Çiftelia është e të parëve tanë

E diele, 24.03.2019, 05:50 PM


Çiftelia është e të parëve tanë

shkruan Ilir Seci

Kujtesë për ata që medoemos duen me na e lidhë çiftelinë me osmanët – kjo grafikë bashkangjitun ketij shkrimi asht marrë nga libri i Eduard DODWELL, - "Një turne klasik dhe topografik nëpër Greqi, gjatë viteve 1801, 1805 dhe 1806, vol. ?" - publikue në Londër nga "Rodwell dhe Martin" në vitin 1819. (DODWELL, Edward. A classical and topographical Tour through Greece, during the Years 1801, 1805, and 1806, vol. ?, London, Rodwell and Martin, 1819.)

Studiuesi anglez Dodwell ka vizatue Stelën e vorrit të Filokratit të njoftun antik, (greqisht: ??????????), data e vdekjes së tij nuk dihet saktësisht, hera e fundit që emni i tij përmendet në shkrime asht në vitin 340 para Krishtit. Filokrati ka mbetë i përmendun në histori si nji politikan i lashtë grek nga Athina, si njeriu që negocioi Paqen e Filokratit me Filipin II të Maqedonisë, mbasi Filipi shkatërroi qytetin e Olynthos në vitin 348 para Krishtit.

Greket e lashtë nuk e pëlqyen paqen që nënshkroi Filokrati prandaj ai u ndoq penalisht në vitin 343 para Krishtit, u detyrua te arratisej dhe për këtë arsye nuk dihet saktë data e vdekjes. Steleja e vorrit të tij siç asht vizatue nga Dodwell gjindej në Athine dhe dallohet kjartazi se çfarë instrumenti mban në dorë. Ne traditën antike te dekunit ia kanë gdhendë ne stele te vorrit gjanat qe ka pasë ma fort për zemër sa rrnoi..

Çiftelia si instrument ende përdoret sot nga shqiptaret të cilët nuk e lëshuen nga dora këtë instrument asnjiherë gjatë shekujve dhe që  ishte në duert e shqiptarëve shumë kohë para ardhjes së osmaneve në Ballkan. Në foton tjetër asht artisti Gezim Pershqefa, artist i apasionuem mbas këtij instrumenti, nji nga instrumentistët e sotëm që mbajnë gjallë dhe e perçojnë këtë traditë tonën…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora