E shtune, 20.04.2024, 07:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Google prezanton celularin “gPhone”

E premte, 26.09.2008, 09:39 PM


Sistemi më i madh i kërkimit në botë, Google, ka prezantuar në Nju Jork telefonin e tij celular “gPhone”. Bëhet fjalë për telefonin i cili do të funksionojë me sistemin operativ të kodit të hapur-Android. Celularin e Google, që nga mesi i muajit tetor do ta prezantojë për shitje T-Mobile, filiali amerikan i operatorit telekomunikues gjerman Deutsche Telekom. gPhone është punuar në teknologjinë e gjeneratës së tretë (3G), përmban sistem për pozicionim global GPS, lidhje wireless EDGE, Bluetooth e Wi-Fi, si dhe një varg të gjerë funksionesh të ndryshme.
gPhone mendohet që në tregun amerikan të kushtojë 199 dollarë, ndërsa në atë europian rreth 200 euro me parapagim dyvjeçar, që vlen po ashtu edhe për tregun e SHBA-ve. Ky është një kombinim i telefonit celular dhe kompjuterit të xhepit dhe pritet të mundësojë qasje në shërbimet e njohura të Google, siç janë Search, Gmail, Calendar, Picasa, Bloger, Maps apo qasje në shërbimin për video YouTube, por edhe një numër tjetër të madh aplikacionesh të cilat do t’i zhvillojë Google apo ndonjë kompani tjetër.

Japoni, celular që hap dyert e automjetit

Një telefon i ri celular japonez, automatikisht do të hapë dyert e automjeteve të pronarëve të tyre dhe drejtuesit e automjeteve do të mund të ndezin motorin pa përdorur çelësin. Telefoni është produkt i kompanisë “Sharp Corp” dhe gjatë përpunimit të tij është përdorur teknologjia të cilën më herët e ka zhvilluar kompania Nissan Motor. Kjo teknologji e cila është emëruar “Çelësi inteligjent” i mundëson drejtuesit që të hyjë në automjet dhe të ndezë motorin pa pasur nevojë të përdorë çelësin. Sistemi i ashtuquajtur i ndjeshmërisë, me të cilin, siç porosisin nga Nissan, janë pajisur mbi një milion automjete në Japoni, mundëson këto veprime “të çuditshme”. Në fakt, kur çelësi përkatës është në afërsi, sistemi “e ndjen” praninë e tij dhe automatikisht hap dyert, dhe pasi futet çelësi në brendësinë e automjetit ndizet edhe motori. Telefoni japonez është bazuar pikërisht në teknologjinë e përmendur, dhe ky sistem do të mund të punojë në rrjetin e operatorit më të madh të telefonisë mobile në Japoni NTT DoCoMo Inc. Nga kompania Sharp shprehen se telefoni dhe teknologjia do të paraqiten në konferencën e madhe të teknologjive CEATEC, mbajtja e së cilës është paralajmëruar për javën e ardhshme në Japoni. Paraqitja e “telefonit magjistar” në treg pritet të ndodhë në pranverën e vitit 2009.

“Apple Macbook Air”, laptopi ultra i hollë nga Samsung

Ashtu si pothuajse çdo prodhues tjetër i laptopëve të kohëve të fundit, edhe Samsung ka prezantuar laptopin më të hollë në botë i cili është quajtur “Apple Macbook Air”. Versioni më i vogël me emrin X360 njihet prej kohësh dhe tani erdhi rradha e prodhimit më të madh X460. Edhe pse ekziston një probem për emërtimet, vetë pajisja nuk është aspak e pakuptimtë. Ekrani me diagonale 14.1 inç dhe rezolucion 1.280 x 800 piksel është vendosur në mbështjellësen e hollë 1.2 inç (3 centimetra) dhe ka peshë 1.8 kilogram. Brenda tij gjendet procesori Centrino 2 nga Intel, deri në 4 GB të memorie punuese, DVD Writer, kartela grafike e NVIDIA-s GeForce Go 9200M GS si dhe disku i fortë me kapacitet deri në 320 GB. Nuk duhet të harrohet as Wi-Fi, përgjithësisht, një kombinim interesant i mundësive, madhësisë dhe peshës e cila për asgjë nuk do të jetë e para, por shumëkujt do t’i pëlqejë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora