E premte, 19.04.2024, 10:44 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Pse Adem Demaçi ishte kundër “Rambujesë“?

E shtune, 23.03.2019, 11:15 AM


Pse Adem Demaçi ishte kundër “Rambujesë“?

Shkruan Fahri Xharra

Që njëzet vjet nuk kam mundur ta kuptoj se pse Adem Demaçi ishte kundër nënshkrimit të dokumenteve të Konferencës së Rambujes. Kam lundruar tituj të ndrysheme në të gjitha  shkrimet e mundshme që të flitej  për  refuzimin kategorik të Z. Demaçi , që t`i lejohej pales shqiptare të Kosovës që të nëshkruhej një marreveshje e tillë e cila si e dimë e solli bobardimin e Serbisë dhe më vonë krijimin e shtetit të dytë shqiptar.

Në gazetë franceze Libertion , shkrimtari Ismail Kadare kishte deklaruar : “Ismaïl Kadaré: «Mon peuple est en voie d'extermination»” – “ Populli im është në rrugën e zhdukjes “ (3 Prill 1999 ).

“Europa dhe Amerika ishte ngritur në këmbë.Me disa përjashtime të gjithë e donin bombardimin e Beogradit – kushti ishte që të nënshkruhej “Rambujeja” nga shqiptarët, serbët nuk e nënshkruanin. Ishte shansi jetik për shqiptarët – dhe ashtu doli “ (fxh )

“ New York Times “ i datës 25 Shkurti 1999  shkruante , që shqiptarët nën ndikimin e Adem  Demaçit, nuk po binden :“The guerrillas, together with Mr. Rugova's influential political party and a third Kosovo movement, announced today that they would form a joint provisional government. But key rebels rejected this, casting familiar doubts over the future.

These doubts were stirred by Adem Demaci, 63, self-styled political spokesman for the Kosovo Liberation Army, who refused to attend the Rambouillet talks. He has strongly criticized the agreement and said tonight that the provisional government would have no legitimacy.”

Krahu i Luftes kerkonte referndum, duke llogaritur në shumicën 90 % shqiptare. NYT  shkruante se një referendum është anatemë për Millosheviqin, dhe jo i favorizuar nga Perëndimi. (A referendum is anathema to Mr. Milosevic, and not favored by the West, either. )

Ngjarjet u zhvilluan dhe ne e pamë driten e lirisë . Pyetja ime mbetet e pa qartë në çka bazohejAem Demaçi i cili e nervozonte tërë diplomacinë euro-amerikane me kundërshtinë e tij ?

Shtypi shqiptar,  më vonë pas  luftes shkruante : “Adem Demaçi, për 45 minuta kundërshtoi të gjithë arsyetimin e Zonjës Albright se i duhej nënshkrimi i shqiptarëve që të niste bombardimi i Serbisë. Demaçi nuk ndryshoi qëndrim as kur Zonja Albright i tha se pas kundërshtimit shqiptarët e Kosovës do të mbeteshin vetëm dhe Amerika e “Demaçi si përgjigje ndaj këtyre fjalëve, seç llomotiti për ushtrinë e tij që ishte gati në Kosovë dhe se ia vlente të vdisnin edhe 30 mijë vetë, që gjërat të shkonin ashtu siç duhej. A thua vërtet nuk e dinte Demaçi se në mungesë të ndërhyrjes së NATO-s, nuk do të ndryshonte asgjë as edhe nëse vriteshin edhe 30 mijë shqiptarë të tjerë, ndonëse qëkurse kishte nisur lufta në 1998 e deri në shkurt 1999 nuk ishin vrarë 30 mijë?!”, NATO nuk do të merreshin më me ta”

Kurse në   “ Gazeten Observer  “, Çfarë i kishte thënë Adem Demaçi sekretares amerikame

Albright “26/07/2018 ) lexoja : “Nëpër histori: si e përshkruan Madeleine Albright, sekretarja e atëhershme amerikane e punëve të jashtme, bisedën telefonike me Adem Demaçin gjatë negociatave të delegacionit kosovar në Rambouillet, në dimër të vitit 1999. Detajet janë shkëputur nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoir”, Miramax Books, 2003.”

Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar, njëri prej atyre që i bënin presion Thaçit ta ruante qëndrimin më të ashpër të mundshëm. I telefonova në Slloveni ku ndodhej dhe i kërkova ta nxiste Thaçin që ta mbështeste qëndrimin tonë.

Demaçi u përgjigj se nuk mund të pajtohej me gjithçka dhe se donte të takohej personalisht me mua; më sugjeroi që të shkoja në Slloveni dhe të bisedoja me të. I thashë: “Ka dy javë që palët po bisedojnë. Edhe fare pak orë kanë mbetur që të skadojë afati i fundit.”

Mund të takohem me ju në të ardhmen, por tani ju duhet t’i jepni Thaçit miratimin tuaj. Në rast se nuk e bëni këtë, dështimi do t’ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e thjeshtë do të vriten.

Demaçi tha: “Ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi. Nëse është e nevojshme të vdesin edhe tridhjetë mijë shqiptarë, le të vdesin, por ne nuk do t’i dorëzojmë armët vetëm mbi bazën e premtimeve. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë.

Iu përgjigja: “Propozimi im nuk do të thotë që ju të hiqni dorë nga ëndrra juaj. Mos e lini t’ju ikë nga dora ky shans për paqe. I thoni Thaçit se e mbështetni atë. Demaçi ma priti: “Është e pamundshme”.

E mbylla telefonin me një ndjenjë pështirosjeje. Kjo bisedë telefonike kishte qenë për mua një nga bisedat më rrëqethëse që kisha pasur ndonjëherë në jetën time. Pavarësisht nga Demaçi, presioni ynë më në fund pati sukses.”

Referencat e shkrimeve ku e kam kërkuar përgjegjen time se pse Adem Demaçi  ishte aq i “fortë” në qëndrimin e tij që të mos nënshkruhej “Rambujeja”- https://1997-2001.state.gov/statements/1999/990223.html , - https://telegrafi.com/biseda-e-demacit-albrightin-nese-per-lirine-duhet-te-vdesin-30-mije-shqiptare-le-te-vdesin/, https://www.liberation.fr/tribune/1999/04/03/ismail-kadare-mon-peuple-est-en-voie-d-extermination_270288,  - http://www.diplomacia.dk/anglisht/anglisht.php - https://www.wienerzeitung.at/weltpolitik/371735_Demaci-legt-UCK-Funktion-nieder.html- http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/286388.stm - https://www.nytimes.com/1999/02/25/world/diplomat-vs-rebels.html- https://www.wienerzeitung.at/weltpolitik/371735_Demaci-legt-UCK-Funktion-nieder.html- http://www.washingtonpost.com/wp-srv/inatl/longterm/balkans/stories/disarray022499.htm?noredirect=on- https://www.gazetaobserver.com/cfare-i-kishte-thene-adem-demaci-sekretares-amerikame-albright/ - https://journals.openedition.org/balkanologie/2202 --https://www.monde-diplomatique.fr/carnet/1999-02-06-rambouillet  --https://topkadare.com/2018/03/15/ditari-per-kosoven/

Edhe sot  nuk e kam përgjegjën e duhur .

Fahri Xharra,27.02.19

Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora