Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Rruga e gabuar dhe pasojat e harbutizmit politik

| E shtune, 23.03.2019, 11:34 AM |


RRUGA E GABUAR DHE PASOJAT E HARBUTIZMIT POLITIKË

Nga Afrim Caka

Rruga e tyre është e njohur. Gjatë dy dekadave të fundit, në të kundërt të modelit perëndimor, kanë ecur drejt krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit. Vrasësit e shtetit janë kopeja e ujqërve politikë që udhëheqin zhvatjetë në Dardani. Përdorimi i ligjit si armë politike e shtrembëron idenë e barazisë para ligjit.  Siç ka thënë me të drejtë Dimiter Rostovski i shenjtë: “Krimi politik ushqehet me lek e shijohet gjak!”... Një shtetë nuk e kalbë një ministër apo një president. Ministri e kapë një cop mish dhe ikën. Shtetin e kalbë një muri krimbash e vemiesh... Te cilat janë ato që e grryejnë nga brenda gjakun tonë e ne nuk vemë re dot nga amullia!!!

?farë domethënieje ka mbështetja tek ideja e kombit të moçëm? Edhe pse në Dardaninë e pas luftës, nacionalizmi etnik shqiptar nuk mbijetoi nën lustrën e jashtme të partisë më të korruptuar në Dardani PDK. Konkretisht, çfarë mbijetoi dhe çfarë u rigjallërua? Krimi politik, korrupsioni dhe fondamentalizmi islamik! A ka pasur nacionalizëm dhe pse u humbi ideja e kombit më të vjetër në Gadishullin Ilirik dhe pse mbijetuan tradhtarët e spiunët të paprekur prej kohëve të mëparshme dhe të pasë luftës. Apo ishim një komb “paramodern”, që kishte rënë në gjumë, sipas, sipas shprehjes nacionaliste, vetëm e vetëm për t’u rizgjuar “nga puthjet e tradhtisë” në atmosferën marramendëse të viteve të krimit politik dhe të korrupsionit?

A duhet të pyesim: “A bëhet fjalë vërtet për rindezje dhe ringjallje të krimit politik”? Ndoshta jemi mashtruar, nga flakët e tadhëtisë?  Mirpo,  a mund dhe pse nuk mbështet ideja kombit të moçëm? Pse nuk e mbrojmë mendimin historik të kombit, në njëfarë kuptimi, ka qenë aty, po i njejti edhe në këtë kohë moderne të kësaj demokracie të brishtë? A mund të pretendojmë se kombi ynë është pasardhësi në vijë të drejtë Pellazgo-Ilire që nga lashtësia, d.m.th. kombi shqiptarë është në thelb identikë më Pellazgët, ose në këtë bashkësi jemi paraardhësit e vërtetë të Pellazgëve.

Nga një këndvështrim i tillë sygjeron se “moderniteti i kombit tonë”, me gjithë jopërparimin e tij nacionalistë dhe kulturor, ka ndikuar mbi strukturat bazë të mos vetëdijësimit të shqiptarit; përkundrazi, është korrupsioni, tradhëtia e zhvatjetë ata që në këto raste udhëheqin apo shkaktojnë atë që e quajmë “modernitet” duke u hapur rrugë krijimeve të reja, ku kombi ynë e përcakton atë në mënyrën e tij të pavetdijëshme. Përshembull, kombi nëndinastinë e hajdutëve, nuk lavdojnë po ato tipare të atdheut, popullit, historisë, gjuhës dhe prishja e karakterit janë shkaqet e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimit antike Iliro – Dardanë, pasi kombet nuk u shkatrrua kurr nga lufta, por nga humbja e fuqive rezistuese e mendore.

Dhe kjo brezin tonë e bën brez tragjik, por edhe brez johistorik. ?’është edhe më keq, u bënë përpjekje nga presidenti dhe kryeparlamentari i parlamentit që edhe institucionet të viheshin në shërbim të tyre dhe të këtij anatemimi kundër shqiptar. Prirje të tilla dhe gjykime aprioristike, vetëm dyngjyrëshe Hashim e Kadri, janë prirje që mbizotërojnë në mesin tonë. Apo, mund të jetë kjo mundësi kompleks i krijuar nga dominimi i huaj, për shkak të varësisë së tyre ose nga interesat që do të mund t’i përmbushnin lehtë mendimin e tyre... Gjithnjë e më shumë kam përshtypjen se harbutët politikë, si politikanë kopukësh të nevojshëm për të nesërmen dhe për të pasnesërmen, janë gjendur gjithmonë në trojet tona, dhe i është dashur gjithmonë të gjendet, në kundërshti me të sotmen e kombit – armiku i ynë çdo herë ishte mendimi i djeshëm dhe i sotëm. Deri këtu të gjithë këta ithtarë të jashtëzakonshëm të korrupsionit, të cilët quhen ministra e presidenta dhe rrallë herë ndiejnë veten miq të zhvatjeve, por që më shumë  janë të çmendur, me pikpyetje të rrezikshme.

Amtarizmi i simbolizimit politik është veçanarisht i rëndësishëm për kombin për të dëshmuar pazëvendësueshmërinë e vlerave të lashtësisë, kulturës dhe historisë. Ngjarje, heronj dhe skena të caktuara kthehen nga nacionalistët në ikona kombëtare. Ikonë kombëtare mund të jetë figura e Pirros, Aleksandrit, Teutës, Sylejmanit, Abdylit, Ademit ose një mbreti si Skënderbeu, një erë si Epoka e Skëndërbeut dhe e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kurrsesi në ikona harbutësh të PDK-së!

Faza e tjetër e degjenirimit arenën e tradhtisë. Ajo përfshin dy procese: depolitizimin dhe pastrimin kulturor e mendor të shqiptarëve. Siç e përmendëm më sipër, disa simbole, ngjarje, heronj dhe monumente të së shkuarës ishin veshur me pustime të reja nga bandatë politike. Epoka të së shkuarës shqiptare mund të politizohen në menyrë të ngjashme dhe kuptimi i tyre transformohet  nga hajdutët politik të korruptuar. Kështu, era e vetëdijës kombëtare u shndërrua në epoka të errta duke mos e lënë kombin që të mbështjellët sot me madhështi heroike duke u kthyer në epokën e robërisë dhe të lavdisë kombëtare shqiptare. Të duash armiqtë e tu? Besoj se kjo është kuptuar mirë. Sot vërtetohet në nëj mijë mënyra, qoftë në përpjestim të vogël qoftë në përpjestime të mëdh, dhe nganjëherë madje ndodhë edhe diçka më e lartë dhe më e tmerrëshme – ne jemi mësuar të përçmojmë atdheun duke vjedhur e shkatërruar, kur dashurojmë, dhe pikërishtë kur i parapëlqejmë armiqtë shekullorë. Por e gjithë kjo është e qëllimëshme, pa zhurmë, pa bujë, me atë turp dhe atë fshehtë të së keqës pa asnjë moral dhe asnjë konformizëm. Këta kopuk në mënyrë të pashmangëshme do të bëhen mashtruesit tanë instiktivë dhe do të na fyejnë, edhe duke ngelur “miqtë” tanë. Lum ata që harrojnë sepse do të arrijnë t’ia dalin mbanë edhe me turpin dhe marrëzitë e tyre.