E premte, 29.03.2024, 08:10 AM (GMT)

Speciale

Vladimir Haxhiraj: Qendrat arkeologjike dhe qytetërimi antik & mesjetar në trevën e Vlorës

E merkure, 20.03.2019, 08:28 PM


Qendrat arkeologjike dhe qytetërimi antik & mesjetar në trevën e Vlorës

Temë studimi

Nga Vladimir Haxhiraj

Kur flasim me gjuhën e fakteve arkeologjike, përftojmë një histori reale kombëtare

“Madhështia e një populli nuk matet nga numri i banorëve, ashtu si

madhështia e një njeriu, nuk matet nga gjatësia e shtatit.”  Viktor Hygo

Për të shkruar një histori të vërtetë të kombit më të lashtë jo vetëm në kontinent, por dhe më gjerë, është e domosdoshme pavarësia politike e institucioneve  studimore dhe veçanërisht paanshmëria partiake e studiuesëve. Në fushën e albanologjisë domosdoshmëri është mosndërhyrja e politikës.

Vo: Victor Frobin,Je sais tout”, 15 qershor, 1913 (-Vivra*,-“Elitat e mohuara,krenari kombëtare”-studim, Nacional, Tiranë.2019, f.19 ):“Shqipëria dekania e racave, dhe më e vogla e shteteve,(Kombi, 05.06.2012), artikull i ilustruar,botuar në revistën franceze “Je sais tout”, më, 15 qershor, 1913: Shqipëria e vogël, Dekania e racave, por shumë e re në arenën politike botërore dhe e njohur pak, ose aspak për botën e zhvilluar.”- mendoj se autori, i cili ngulmon qysh 105 vite më parë, ka shumë të drejtë. Historia e kombit tonë është e gjymtuar, e mohuar dhe e tjetërsuar, sepse e kanë shkruar kronistë, studiues, historianë të huaj, si dhe pushtuesit. Që historia të jetë reale duhet të shkruhet sipas fakteve, ngjarjeve, vendngjarjeve,  datave dhe personave që kanë qenë aktor dhe faktor në epokat historike, sipas të cilave shqiptari mbron autoktoninë e kombit. Nocioni “komb” përfshin territorin brenda kufijëve të të cilit jeton një racë që ka gjuhën e tij dhe traditat  e trashëguara ndër breza.

Po ndalem tek gjuha, si tipari kryesor i kombit. Gjuha shqipe është e vetmja që u ka mbijetuar 21 qytetërimeve, krahas gjuhëve të vdekura si: Sanskritishte, Arabishte e vjetër, latine, greqishte e vjetër dhe gjuha e galëve në Spanjë apo gjuha rumune e vjetër. Janë të shumtë autorët që i kanë dhënë vlerat e duhura dhe e mbrojnë gjuhën shqipe, si: *Sami Frashëri: -“ Shqipëtarët flasin një nga gjuhët më antike dhe më të bukura të botës. Gjuhët e ngjashme me shqipen janë... gjuhë të vdekura, kurse gjuha jonë jeton e flitet si në kohën e pellasgëve.”; *NerminVlora Falaski: “Mes gjuhës shqipe deshifrohen gjuhët e lashta të botës; *Dhimitër PilikaPellazgët, origjina jonë e mohuar” : “10 mijë vjet histori: nga pellazgët tek shqiptarët”;*Aref Mathieu, Profesor në Sorbonë, thotë: “Gjuha shqipe është trashëguesja  e pellazgjishtes së vjetër. Dialekti geg i veriut mbetet një “fosil i gjallë”.*Pindari i ka quajtur pellazgët ‘paraselenit’, ‘parahënor”, domethënë që janë shfaqur para daljes së Hënës në kupën e qiellit. -Gaius Plinius Secundus, i njohur si Plini Plaku (23-79 e.re.), natyralisti romak në vitin 77 (pas Erës së Re) botoi 37 vëllime, të titulluar Naturalis Historiae” (Historia e Natyrës). Plini Plaku, në vëllimin VII, shkruan : Ilirët (arbërit) kanë krijuar të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyre e morën nga ilirët”. Ka shumë dokumente që flasin për lashtësinë e gjuhës shqipe, që faktojnë ekzistencën e pellazgo-ilirëve, e cila flitet edhe sot, natyrisht e evoluar. Po përqëndrohem tek arkeologjia..

Qendrat arkeologjike dhe qytetërimi antik &mesjetar në trevën e Vlorës.

Duke nisur nga malësia e Kurveleshit e deri në gjirin e Vlorës shtrihet lugina që quhet“Lumi i Vlorës”, e cila, nga Buronjat e Kuçit e deri në det vjen duke u zgjeruar. Shtrihet në të dyja anët e lumit Shushicë, ku pozita gjeografike dhe klima mesdhetare, i japin prodhimtari të lartë. Kushtet e favorshme kanë bërë që, qysh në fillimet e jetës, banorët ndërtuan qytezat në këtë luginë.Treva e Vlorës njihet jo vetëm për luftërat e zhvilluara në periudha të ndryshme historike, qysh nga antikiteti e deri në kohët moderne, por dhe për larminë e monumenteve të kulturës që gjenden në gjithë territorin e saj. Përgjatë luginës së Lumit Shushicë  gjen  kudo kulturë dhe qytetërim të hershëm. Në fund të bregut të Dashit derdhet Lumi i Shushicës në Vjosë. Armeni është kalaja e parë pranë grykderdhjes së lumit.

*Qyteza e Armenit është ndërtuar rreth shek. III-pr.er.re, ku janë gjetur objekte shumë të pasura. Karshi qytezës së Armenit ndodhet një tumë ilire( kodërvarrezë) me objekte ilire pothuaj të zbuluara sheshit dhe shtëpitë përreth saj janë ndërtuar me gurët e sarkofagëve (varreve) bashkë me vazot e bukura ilire.

Në të djathtë të luginës së lumit Shushicë, mbi një shkëmb të bardhë është qendra arkeologjike.

*Kalaja e Mavrovës, e cila njihet me emrin antik Olimpia.

*Shpella e Velçës,( në P.të Malit të Gribës),është vendbanim antik,  ku janë zbuluar gjurmë të periudhës së neolitit(vegla guri, qeramik e pikturuar). Shpella duket si një sy i madh që shikon të gjithë rrjedhën e lumit Shushicë. Kjo është me dy kate. Kati i sipërm, sipas arkeologëve, dihej se ka qenë i pabanuar. Po koha vërtetoi të kundërtën. Në fundin e plehut organik në katin e sipërm, në thellësinë 1 metër, u gjetën ushta dhe vazo prehistorike.Për të shkuar në vendin e quajtur “Kurorë “ (kurora e malit) ka një rrugë qorre që me këmbë duhen 3 orë. Ndaj udhëtimi bëhet me kafshë. Përkarshi saj gjëndet qyteti ilir Amantia.

*Amantia, qyteti antik, që njihet si qyteza më e vjetër dhe kalaja më e lashtë ilire. Po të gërmosh edhe me shkop do të gjesh monedha dhe objekte qeramike shumë të bukura. Ky qytet kishte edhe punishten e monedhës së tij. Rreth qytezës ndodhet teatri në gjendje të mirë. qyteti Amantia në fshatin Ploçë, i njohur për stadiumin e tij. Kanina, Olimpia Mavrovë, (Qyteza) Armen, Amantia etj, janë dëshmi të zhvillimit ekonomik dhe kulturor të antikitetit.

Ç’vlera arkeologjike ka Amantia?  Në pllajën e Lëmit të Peçit është tempulli i Afroditës (i shek. III pr er.re. Rindërtimi e shtresa me mozaik i takojnë shek. II.er.re. Këtë pllajë e ngroh dielli nga mëngjesi deri në muzg. (vo:Skënder Anamali,Iliria): Perëndia që i faleshin  Amantët në antikitet, ishte Hyu i Dodonës, Zeusi. Porse monumentet dhe monedhat e gjetura aty,( një pllakë e vogël guri, gjetjet e relieveve të zbuluara në Amantia) flasin për kultet që janë respektuar në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Perëndia së cilës i faleshin amantët ka qenë kulti i Afroditës. Në kohët e hershme hyu dodonas,Zeusi është i shprehur në prerjet e monedhës. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve, pyjeve dhe kullotave.

Në anën tjetër të lumit, mbi fshatin Lepenicë, ndodhet Shpella e Shkruar. Kjo shpellë ka disa vizatime me ngjyrë gjaku. Vizatimet janë silueta njerëzish të veçuar dhe shpeshherë të grupuara. Gjysma e shpellës nuk ‘lexohet’ pasi është dëmtuar nga koha dhe njerëzit. Kjo shpellë është nga më të rrallat e Ballkanit për vlerat e saj prehistorike. Kur kalon urën mesjetare të Bratit, të çon  Kalanë e Cerjes. Objekte prej bronzi gjenden rreth kalasë. Mozaiku i Mesaplikut,(shek. IV-pr.e.r), ku figurë kryesore është profili i një burri që mban në kokë një mbulojë me bisht të ngjashëm me qylafin e bardhë që përdoret edhe sot në Labëri. i gjetur në afërsi të Cerjes, që pasuron Muzeun kombëtar. E bukur ka qenë edhe*Kalaja e Boderit,ku legjenda thotë: njerëzit ndërtuan enkas një kodër për të ndërtuar aty kalanë.

Trashëgimia e ndërtimeve popullore të zonës përfshin,– rreth 80 objekte. Ndërtimet e periudhës së antikitetit, përfshin Kaninën themeluar 3600-3700 vite më parë e cila është e vetmja qendër urbane që ka vazhdimësi jete qysh nga themelimi. Koha e ndërtimit të kalasë dhe e Kaninës si qendër urbane, janë binjake. Në jug të gjirit të  Vlorës është qyteti i gurtë mbi shkëmb, ORIKU antik i shek.Vl p.e.r, porti i fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër. Përmendet nga autorë antik të shek, V p.e.r, si port i rëndësishem i Adriatikut.E përdorën romakët në luftërat kunder ilirëve e maqedonëve, si dhe në luftën civile midis Çezarit dhe Pompeut. Në shek. lll p.e.r, preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shek. ll pr.e.re, u dëmtua nga një tërmet i rëndë. U rindërtua dhe fortifikua në shek. V-Vl. Gjatë Bizantit dhe në Mesjetë njihet me emrin “JERIKO”.Në shek. e Vll pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit. Fshati Dukat: vendbanim i vjetër ilir që në vitin 220(shek.III- p.e.r ).Në Dukat është zbuluar një varrezë ilire e mijëvjecarit të lll p.e.r .Në vitin 48 të erës së re Jul Cezari kërkoi ndihmë për të sulmuar Pompeun. Gjurmë vendbanimi të lashtë janë gjetur ne rrëzëmalitn e Lungarës mbi burimet e Izvorit (në Tragjas),në  kodrën e quajtur Qyteza e Sofës, ku janë disa tuma ilire.Ruhen rrënoja ndërtimesh të shek. lV-ll p.e.r. Ky fshat, si qendër e fortifikuar,  njihej me emrat Tregas,Dragjat,Tregasaj, i cili në antikitet lidhej me Orikun. Fshati Radhimë i vendosur në shpatin perëndimor të malit të Lungarës , përmendet si vendbanim i lashtë qysh në shek.lll – ll p.e.r.

Në Mesjetën e hershme kultura ilire  e trashëguar nuk u asimilua nga pushtuesit e shumtë, por ajo ruajti e forcoi dukuritë etnike të kombësisë. Madje këto tipare të fizionomisë kombëtare u ruajtën dhe gjatë pushtimit osman, kemi ndërtimin e një sërë fortifikimesh, si ajo e Gjon Boçarit në fshatin Tragjas, e njohur edhe si Periudha e pashallëqeve të mëdha shqiptare. Kullat e Dervish Aliut në Dukat, veçanërisht me Ali pashë Tepelenën, përmendim kalanë e Porto Palermos, e ndërtuar nga mjeshtër e arkitektë shqiptarë, ku vihet re njohja e artit bashkëkohor ushtarak dhe teknika e lartë e ndërtimit.

Banesa fshatare e rrethit të Vlorës, paraqet një shumëllojshmëri në tipat dhe variantet, që ndahen në banesë të zonës së Bregut të detit dhe të Labërisë. Dallohen banesat në Kaninë, Himarë, Mavrovë, Armen, Kocul, Smokthinë etje.  Mjeshtrit ilir njihen për teknikë të lartë ndërtimi. Një fragment ndërtimi gjejmë të fiksuar në stelën e gjetur në fushën e Peshkëpisë. Për artin e lartë të ndërtimit flasin rrënojat e vendburimeve antike si qyteti ilir i Amantias, Kaninës. Fragmentet e zbuluara në Triport( Laguna e Nartës) që duhet të ketë qenë Aulona antike.  Për veshjen antike ilire gjejmë të dhëna në dy stelat e gjetura në Lumin e Vlorës. Njëra e zbuluar në Mesaplik e tjetra në Drashovicë, pasqyrojnë veshjen e grave në shekujt e parë të erës sonë. Stela “nënë e bijë”e gjetur në Drashovicë, për vlerat që ajo mbart është bërë objekt studimi nga specialist arkeolog e etnograf. Kjo trevë dallohet edhe për mullnjtë.

Mullinjtë e bluarjes – një trashëgimi e lashtësisë që po humbet. Në fshatrat me burime ujore si, Armeni, Velça, Smokthina, Bolena, Dukati, Vranishti, Dhërmiu etj, kanë patur mulli. Si mulliri i kaminave në Velçë dhe ai i Saliko Dalanit apo i DerajveSmokthinë.

Lind pyetja:Përse nuk kërkohet “Vajza e Vlorës”ose “Vajza Aulanase”?!

Në Muzeun historik të qytetit të Vlorës, në qendër të Vlorës, njihesh dhe me një vizatim ku është riprodhuar një truproje e kashtë. Natyrshëm çdo vizitori i lind pyetja se “Pse vetëm vizatimi? Ku është truproja e lashtë? Thuhet se skulpura është vjedhur nga italianët. Skulptura “Vajza e Vlorës” është gjetur në këtë qytet dhe është e punuar në gur gëlqeror nga të gurores së Kaninës. Është e lartë 87 centimetra, i mungon koka që ka qenë një pjesë e veçantë dhe krahu i djathtë. Ajo konsiderohet një kryevepër e mjeshtërve ilir dhe është i pari dokument që tregon veshjen e vajzave aulonase. E dhëna e fundit për vendndodhjen e kësaj skulpture ka qenë në vitet ’80 kur një shtetas holandez i shkruante muzeut të Vlorës se një skulpturë me mbishkrimin “Vajza aulonase” e kishte parë në një ekspozitë të zhvilluar në Francë. Kjo vepër arti antik ishte pjesë e një koleksioni japonez. Përse nuk kërkohet zyrtarisht që skulptura të gjendet e t’i kthehet shtetit shqiptar? Kështu Vlora do të ketë simbolin e saj të trashëgimisë të kulturës antike.

Kanina, qyteti iliro-arbëror ku kemi vazhdimësi jete që nga antikiteti e deri sot

“Këtë mrekulli mbi gjithë  mrekullitë e botës, nga ku sundohet toka dhe deti, dua ta kem timen!” Jul Qesari-v.49.pr.e.re)

Në luginën e Shushicës, në këmbët e malit Shashicë është qyteti i lashtë- Kanina.Fatkeqsisht mungojnë faktet e shkruara për shkëlqimin e jetës së saj. Vo:Pauzania, i pari që e përmend Kaninën. Në një mbishkrim të tij, të gjetur në Olympia, thuhet.“Ata pasi pushtuan Abantidën (Thesproti-Çamëri), me ndihmën e Perëndive,qëndruan këtu në Thronion”...Ai flet për Kaninën: “qyteti antik i Thronionit që gjëndet përballë maleve Keraunia (Karaburun).Pauzania shkruan: “Apollonasit rreth gjysmës së parë të shek.V pr.er.r, pushtuan, plaçkitën qytetet e Abantisë dhe Thronionin.Me të dhjetën e plaçkës së grabitur, ngritën një monument të madh skulpture në Olympia (Mavrovë si shenjë falënderimi për fitoren.”- kjo dëshmon se qyteti përballë Karaburunit, ishte Kanina.

Vo: Straboni, “Gjeografia’’,shek. I- pr.er.re, kur flet për Ilirinë, shkruan se: “Ky vend i ngohtë dhe frytdhënës është plot me ullishta dhe vreshta’’.- dy degë të pemtarisë,që Iliria e sidomos Kanina i ka traditë.

Kanina u ndërtua mbi një qendër të vjetër banimi para (shek.VII. pr.e.re). Fortesa mori formë në shek. III pr.e.re.Ajo ka një sipërfaqe prej 3625 ha. Vo:Perandori Justiniani I -lindi rreth vitit 482 në Tauresium, një fshat në Iliri. Xhaxhai i tij Perandori Justin I, ishte një truprojë që arriti në fron pas vdekjes së Anastasit në vitin 518. Justiniani që mbretërori nga viti 527 deri në vitin 565 konsiderohet si një nga perandorët më të rëndësishëm bizantinë dhe romakë. Justiniani e rindërtoi kalanë e Kaninës në shek.VI e.re, si pika më dominuese në gjirin e Vlorës, e pagëzuar, ‘Ballkoni i Vlorës”. Akropoli arrin  në kuotën e 398 m. Pamja nga kjo fortesë qiellore është mbresëlënëse, e jashtëzakonshme e mistike.

Kanina, si e gjithë Iliria ka njohur të gjitha pushtimet, duke nisur nga Persët, shek IV-pr.er.re),të cilët i ndoqi Aleksandri i Madh. (334, pr.er.re).Pas maqedonsve Iliria u bë fushë betejash për romakët.Ushtria ka sjell dëme të pallogritshme në Iliri. Në Durrës dhe Orikum u bë lufta civile mes Qezarit dhe Pompeut (v.49 e.s). Ngulimet barbare (shek V-VII),shkatërruan qytete që e humbën shkëlqimin, si Apollonia, Butrinti, Adrianopoli, Bylisi, Glavinica. vo:Ana Komnena, flet për luftërat e të atit, perandorit Aleks, kundër ushtrive normane shek.XI ( Guiskardit dhe të të birit Boemundit). Më 1081, ushtria normane e Guiskardit, u nis nga Brindizi  e Otranto drejt Durrësit. Boemundi me ushtrinë zbarkoi në Vlorë. Pushtoi Vlorën, Kaninën e Jerikon (Orikumin). Kurse i ati me ushtri u nis drejt Korfuzit. Vo:Goffredus Malaterra: shkruan se, Guiskardi niset prej Italisë,pushton Jerikon,Vlorën, Kaninën dhe mbërrin deri në Korfuz,pasi u shpërbë Perandoria Bizantine. Për rëndësinë historike të qyteteve jugor të Ilirisë:Kaninë, Orik,Bylis dhe Butrint flet“Kënga e Rolandit”,(më e vjetra e letërsisë franceze), ku vërehet qëndresa heroike e popullsisë ndaj pushtimit norman.

Në Mesjetë(shek.IX- X) Kanina radhitet si qendër e rëndësishme kishtare dhe administrative. Të dhëna mbi këtë qytet gjenden qysh nga sundimi i perandorit Vasili i II-të(976-1025),ku një doc.v.1019, thotë, se ai sundon 17 peshkopata, ku vetëm ajo e Kaninës dhe e Gllavinicës janë brenda Kaonisë,ku  shërbenin 40 klerikë dhe 30 parikë. Madje dhe sot në Kaninë ruhen emra si:Kisha e Bardhë (Qishbardhë), Kisha e Kallogjerit, e Parashqevisë, e Baba Gjerçerit, e Kocaqit,e Hamzarajt, Maja e Kishës (ku është gjetur mbishkrimi :(Joan Komneni, peshkopi i Kaninës dhe i të gjithë ilirëve.)Madje dhe kish e Marmiroit (Orik) ishte nën juridiksionin e Kaninës.

Vo:Doc v.1043: Kanina bie nën sundimin bullgar. Mbreti Boris kishte vënë Klementin si kryepeshkop që mbikqyrte Kaninën e Orikumin. Pas shek.XI, Kanina me Vlorën gjenden në burimet bizantine.

Vo.Shqiptari i Italisë 28-9-2011”Venediku në Shqipëri”: 1154, gjeografi arab Idrizi e përkufizon si “culfus Venetiarum”. Ana Komnena i akuzon kolonët venedikas të Durrësit, se në v.1081 ua kishin dorëzuar qytetin normanëve të Robert Guiskardit. Diçka mjaft e çuditshme ...flota venedikase ishte përfshirë në një betejë të tmerrshme detare kundër normanëve pikërisht në ujërat e Durrësit. Një ditë në fundshek.XIV-Arbëria bashkë me të gjithë, edhe Kanina u zgjua Venedikase. Kudo në çdo kështjellë valvitej Flamuri i Shën Markut të Venedikut.

Vo. Anzhuinët dhe Arbëria: Në shek. XIII(1205) Kanina ra nën sundimin napoletan,të Karli i I Anzhu, i cili krijoi (Mbretërinë e ArbërisëAnzhuine (1272-1286),kur qytete shqiptare, si Drishti, Deja, Shasi, Prizreni, Lezha, Kruja, Berati, Kanina etj, bënë një hap të rëndësishëm drejt kthimit të tyre nga kështjella me fizionomi ushtarake, në qendra urbane të zhvilluara. Ndërkohë në Arbëri ushtronin pushtet disa familje, shpesh në konflikt me njëra-tjetrën, si,Skurra, Vrana-Arianiti, Blinishti, Topia, etj. Njohja e një sovrani të huaj u pa si një mjet për të qetësuar grindjet mes tyre. Më 1285 anzhuinët braktisën Durrësin, Vlorën dhe Kaninën .Në vitet 1296-1341 në kështjellë sundonte një oficer bizantin.Pas vdekjes së Perandorit Bizantin, Andronik, Kaninën e sulmuan serbët më 1341. Thuhet se më pas cari ia besoi Vlorën dhe Kaninën, despotit Joan Komneni. Një dok. i gjetur më( 16 prill 1350- Raguzë), shkruar në italisht dhe një tjetër në gusht, ku thuhet se J.Komneni është i plotfuqishëm i Kaninës dhe Beratit, për të cilat flitet më1370 për peshkopatat Berat,Kaninë dhe Vlorë. Më 1345, me pushtimin e Vlorës dhe Kaninës nga serbët, sundimi bizantin në Shqipëri, i vendosur 9,5 shekuj më parë, mori fund .Në këtë mënyrë kështjella kaloi dorë më dorë.Një dok i shek XIV nënshkruhet nga qefaliu i Kaninës,Branilo Kastrioti. Në v.1372 zot i Kaninès u bë Balsha i II.Pas vrasjes së tij,sundimi i saj i kaloi gruas së tij Komnenës dhe bijës së tyre, Rugjinë. Pozita e saj si nyje strategjike,e lidhur me tokën dhe detin e bëri një nga qendrat më të rëndësishme të kohës, ndaj lakmohej nga perëndimorët,lindorët dhe veriorët. Më pas Gjergj Arianiti i rikthehet principatës së stërgjyshit David Vrana-Arianiti, duke u bërë zot jo vetëm i saj, por me një shtrirje që niste nga Dibra,Shpati i Elbasanit, Mallakastra, Vlorë, Himar  dhe deri në Golem të Gjirokastrës. Në Golem ndodhet varri i Gjergjit të Madh. Golemasit thonë se është i princ Arianitit. Madje Gj.Arianiti ishte edhe zot i Manastirit. Me David Vrana-Arianitin lindi aristokracia feudale në Ballkan . Në vitet 1417 e 1418, turqit pushtuan kështjellat e Gjirokastrës,  Beratit, Kaninës etj

Disa të dhëna Arkologjike:

Pozita gjeografike e Kaninës dhe lartësia 375-399 m.mbi nivelin e detit, e kanë shndërruar në një pikë me vlera strategjike këtë trevë ilire. Janë këto arsyet që Kanina ka jo vetëm vazhdimësi jete krahas qyteteve bashkëkohës të saj, por dhe do të jetojë. Kërkimet e para në kështjellë i kanë bërë të hujat në shek.XIX-XX. I pari që gërmoi në muret e Kaninës ka qenë anglezi William Martin Leake, fill.shek XIX, thotë : “Kalaja është ndërtuar mbi një vendbanim helenik.”- Kjo hipotezë rrëzohet se kur Kanina ishte qendër urbane e zhvilluar, grekët nuk ishin vendosur në Atikë. Pastaj bazamenti i kalasë antike është autentik ilir.

Pas Likut, Kaninën e vizitoi J.G.Hahni, i cili e krahason planin e kështjellës me atë të Akrokorinthit.

Johann Georg von Hahn-1811-1869- (Studime shqiptare)-1854,”Hahni argumenton për herë të parë nga një pikëpamje multidisiplinare (historike, gjuhësore, etnografike, etj.), autoktoninë e shqiptarëve, prejardhjen ilire të shqiptarëve e prejardhjen e shqipes nga ilirishtja... ilirët formojnë një degë të veçantë e të rëndësishme të lashtësisë.”  Kurse E. Isamberti mbështeti të dhënat e dy të parëve. Në fillim shek.XX- kalanë e vizitoi Karl Patch(K.Paçi), flet për dy fragmente guri me mbishkrime, ku pas deshifrimit, Paçi thotë se është gur varri i një prelati. Austrohungarezi Konstantin Josef Jireçek (1854 -1918), flet për një mur të tërthortë, të ndarë në dy pjesë me gurë të bardhë të pagdhendur në formë paralelopipedi.(fragment arkeologjik ilir), pasi në Kaninë është gurorja e cila i ka gurët shumë të bardhë. Ai shton dhe praninë e një kulle sahati, pa fushën dhe akrepat, me çekiç dhe me këmbanë.

Vo:Jireçek e M. Shuflai, ngulmojnë për antikitetin e hershëm e Kaninës. si një qendër e lënë pas dore.

Vo:D.Komata, “Qyteti Iliro Arbëror i Kaninës”, f.17-24) Në një xhep në thellësinë 4,5 m, janë gjetur material qeramike të periudhës (para-protourbane, shek. XI-VIII- pr.er,re), shumë gjetje të tjera i përkasin shoqërisë patriarkale. Ka qenë qendër banimi para krijimit të qytetit.

Vo:Prof.dr.Musili, “Qytetërimi prehistorik i ShqipërisëMilano-1940, f.279-310,(kryetari i fundit i misionit arkeologjik në Shqipëri ): Janë gjetur fragmente enësh qeramike, si parete, buzë,vegje, i përkasin epokës së bronzit të vonët, mijëvjeçari II,pr.er.re)që janë të një kohe me gjetjet në  Gajtan të Shkodrës, Shurdhah, Maliq.

Vo:Hasan Ceka, “Iliria”-D.Komata (f.26) :Përsa i përket Arkitekturës, muri ilir i zbuluar, ka gjatësi 40 m. dhe lartësi 1,5 m) ndjek relievin e kodrës, ka ruajtur këmishën e brendshme.Kanë pasur bazë 2 rreshta gurësh të mëdhenj, ose blloqe të gjatë 35-38-80 cm. Më të mëdhenjtë arrijnë 1,5 m. Janë tipike ilire, të papunuar, të palidhur, forma katrore ose trapezoide të vendosur mbi taban shtufor. Mbi ta është një rresht tullash. Muri ilir i Kaninës  nga teknika e ndërtimit ngjason me muret e shumë qyteteve antike të vendit, si:Amantia, Plloça, Klosi(Fier), Berati, Irmaj (Gramsh), Lekli(Tepelenë),Selca e poshtme.

Vo: Apollon Baçe: D.Komata,f.29- pjesë të murit ilir në Kaninë i përkasin (shek V-IV pr.er.re), ku gurët janë të punuar në punishte.Në themelet e mureve iu gjetën shumë objekte arkeologjike të kësaj periudhe, kryesisht qeramik , enë pijesh(kupa, poçe) me ornamente ose vetëm me vernik të zi. Kjo tregon se elementët e qytetërimit kishin lindur në shek.V. pr.er.re: Pjesë muri të antikitetit të vonët janë gjetur në anën Jugore. Kurse pak më tej këtij muri, ndryshon teknika e ndërtimit, ku ndërthuret ndërtimi me gurë e tulla, me trashësi 2 m. Këtë teknik e gjejmë në kështjellat e Durrësit, Paleokastrës,Elbasanit, Kanina. Mesjeta e hershme(shek.X-XII)-muri është ndërtuar me gurë mesatar të papunuar dhe blloqe të ripërdorura, të lidhur me llaç dhe janë përforcuar me trarë tërthorë e gjatësorë. Në pikën jug-lindje veri- perëndim, është gjetur një mur i tillë i gjatë 129 m dhe i gjerë 1,80m, i lartë 3m, u gjet dhe një portë sekrete, 1m e gjerë dhe 2,75 m e gjatë që përdorej për daljen e njerëzve në kohë rreziku. Muri rrethues i përket shek. XIII-XIV, i mbajtur mirë, është 5-9 m i lartë dhe 1,30m-1,65 m i trashë. Në pjesën e sipërme në disa vende ruhen frëngjitë. Në faqen jugore, nga jashtë,  në mur është gjetur një gur i murosur (18 x16 cm) që ka një mbishkrim arab” Lavdi qoftë”. Kurse Porta e murit jugor ruhet shumë mirë. Në mur, nga 18 kulla, kanë ngelur nëntë (9), me tri forma të ndryshme. Aty janë gjetur fragmente (enë qeramike) me zmalt.

Vo:Procopi, Lib.4. “Ilirët dhe Iliria të autorit antikë” D.Komata. f.37: këtu flitet se brenda kalasë në të gjitha pikat janë gjetur mure ndërtesash . Megjithëse janë të dëmtuara, krijojnë idenë mbi trajtën e banesave të kësaj qendre të lashtë. Gjurmë Banesash prehistorike të gjetura në Kaninë i takojnë (shek. IV-I pr.er.re.) Themeli i mureve antikë, janë 2 rreshta pllaka guri të sheshtë i papunuar, vendosur mbi shtuf si taban, të lidhur me baltë. Pastaj vazhdon me tulla katrore të plota 47x47x7, të lidhura. Janë gjetur fragmenrte sovaje me përbërje balte, rëre dhe me thupra. Këto janë shtëpitë e thjeshta ose kasollet. Mes tyre janë gjetur fragmente kalldrëmi. Në verilindje u gërmuan 3 kuadrate , ku gjetën 11 mure me nivele të ndryshme, të cilat bashkë me murin rrethues krijojnë një mjedis katërkëndësh këndrejtë, me përmasa (5,70 m x 2,70 m), ndërtuar me gur të vegjël, të lidhur me llaç e gëlqere. Në ndërtimin e banesave vihet re një plan urbanistik, që lejon lëvizjen e lirë të banorëve dhe mjeteve të transportit (qerreve).Kudo është gjetur hi dhe copa qymyri.  Janë gjetur segmente kalldrëmi deri 4m gjatësi e 1,55-190m gjerësi.Kështjella ka pasur sistem kanalesh . Është gjetur 6 m kanal,me drejtim veii-jug, ndërtuar me pllaka guri të puthitura mirë, të lidhur mes tyre me baltë.Sipas burimeve bizantine thuhet: Në fillimet e sundimit bizantin, (ndoshta pas rindërtimit të Kaninës nga Justiniani), është ndërtuar një Xhami dhe një Manastir brenda akropolit të Kështjellëss antimke. Deri në fillim të shek.XXI. kanë qenë Sterat e ujit të pishëm, që mblidhnin nga reshjet atmosferike, si dhe hamëmet(banja) me avull.Mushja bëhej përmes kanaleve të bërë me gurë ose tubave qeramikë.Në kohë të Androniku- II- Paleolog, V.1307, & Evlia Çelebiu, mes të tjerave dëshmon për ekzistencën e një çisterne të lashtë. Në murin verior u gjet grykëderdhja e kanalit, që i takojnë mesjetës së hershme.Si material ndërtimi: Janë gjetur gurë të mëdhnj, të papunuar, gurë të vegjël, veçanërisht tjegulla e tulla me baltë të pjekur me gjurmë purtekash që i takojnë shek.( IV-III-pr.er.re). Të shumta në numr janë gjetur enë përdorimi shtëpijak, me ose pa vernik, si tava, tenxhere,tase, amfora, pjata e pjatanca, kupa, broka, kapakë, kana uji me 2 vegjë,që i përkasin periudhës qytetare ilire të shek V-IV pr.er.re. Brumi i tyre është i pastër, i pjekur mirë, prej rëre ose mikes (përzierje) në ngjyrë okër, bezhë apo kafe e çelët.Janë gjetur dy kupa gjysmësferike, me fund unazor, të veshur krejt me vernik.kurse brenda zbukurohen me ngjyrë vishnje, me ornamente vijëzash horizontale të bëra me gërvishtje. Janë gjetur objekte kozmetike një  kapak me katër ndarje dhe pjesë që bëjnë gjysmën e objektit qëndron mbi 4 këmbë.Janë gjetur kandila me trup cilindrik, sqepar (shek.III.pr.er.re). Mes gjetjeve është një vulë me trup ploçak vezak,4cm e gjatë dhe me dorezë.Janë gjetur 150 copë pesha që përshkohen nga një brimë ku futej filli për peshkim dhe shumë rrotulla boshti për tjerrje. Janë punuar me baltë shamot, të pjekura mirë. Këto gjetje enësh dhe mjete pune tregojnë nivelin e lartë qytetar të Kaninës që nga  antikiteti i hershëm e në vazhdim. Qeramika e antikitetit të vonët(shek IV-VI.er.re, janë gjetur enë pije,kotruve, vazo,enë kuzhine dhe vorba. Qeramika mesjetare dallohet për një kualitet të lartë, cilësor, ku veçohet qeramika e smaltuar. Në Kaninë vend të veçantë zenë enët dekorative të tryezës me qeramikë të smaltuar.Interes paraqet një pjatë në trajtë gjysmësfere,ku është pikturuar një shpend grabitqar(skifter me sqep të hapur) konturet janë me smalt ngjyrë blu,i ndërthurur me shirita smalti ngjyrë kafe që duket si i zënë në rrjetë.Ose janë gjetur, pjatë e smaltuar, e cekët, e madhe, frutjerë apo pjatë e thellë, punuar artistikisht bukur dhe ilustruar me  luspat e peshkut. Në këto gjetje elgante ka të pikturuara peshq, kokë njeriu, kafshë lule, pemë, dragua. -vo:Skënder Anamali, “Mozaikët e linit”-Iliria-F.339: Në një gjetje është vizatuar një figurë e ngjashme me bletën në ngjyrë kafe të errët. Një vizatim i tillë  është ndeshur në mozaikun e bazilikës paleokristiane të Linit( Pogradec).Janë gjetur kana të ndryshme, kotruve, filxhan,vegje etj. Këto enë të smaltuara  ndeshen dhe në Italinë Jugore dhe në qytetet  grykës së Vjosës, Devollit dhe Shkumbinit, Rumani, Bullgari, Thrakë etj. Gjetje të kësaj natyre në Kaninë tregojnë për marrëdhëniet e saj me qytete dhe vende me zhvillim qytetar.Në shek XV-XIX, ngjyrat më të zakonshme të smaltit janë kafja, e gjelbra në ulli,e verdha,kremi, pikturuar me motive të rrumbullakta në buzët. Disa gjetje me punime manjolike,mendohet se janë të importuara. Gjetjet metalike gjenden në gjithë territorin, shumica e të cilave janë prej hekuri dhe më pak prej bronzi. Janë gjetur mjete pune, pajime ndërtimi për shtëpi,  pajime personale si stoli dhe armë, thuajse të oksiduara. Disa nga gjetjet: Mokrra( 4 copë), unazë punuar me rrahje, drapër, turjela, thika, varëse, tokëza, rrathë, byzylyk, rruaza me brum qelqi,unazë me gurë qelqi. Vlen të përmendet një unazë prej pete, mbi të cilën është pikturuar shqiponja me dy krerë.Enët e Qelqit të gjetura në Kaninë i përkasin (shekXII-XV), të cilat mund të jenë importuar nga Venediku. Monedhat janë gjetur 43 copë. Nuk ka asnjë të dhënë që mund të ketë pasur monedhën e saj. Varret si dëshmi identiteti; janë gjetur 15 varre. Veshja e gruas Kaniniote, ishte  fustan i gjatë deri te syri i këmbës, kadife vishnje ose jeshile e errët, qëndisur nga fundi, mëngët  dhe rreth dekoltes, me fije ari ose ergjëndi. Një jelek të zi puthitur pas belit, përpara qëndisur me dega ulliri, kurse në shpinë shqiponja me fije të arta. Në kokë mbante një kurorë me degën e ullirit, simbol i drurit të jetës.Kanina ishte qendra më fisnike e gjithë gadishullit Ballkan. Rol luanin marrëdhëniet e fisnikëve me botën e jashtme, se tregtinë deri më 1944 e bënin me Italinë. Jeta në familje bëhej si në kryeqendrat e Evropës. Kjo fisnikëri e trashëguar nga shekujt u ruajt deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Përsëri familjet me emër të Kaninës e ruajnë këtë virtyt, paçka se u përndoqën nga trojet e të parëve.

Kanina, qyteti antiko-mesjetar arriti një zhvillim e lulëzim të madh në shek X/XI- XV, si një qytet mesjetar në çdo këndvështrim. Ajo dallohet si qendër strategjike dhe qendër ekonomike- tregtare e kulturore që transportonte brenda dhe jashtë vendit, ulli, vaj ulliri, mjaltë, prodhime blegtorale e bujqësore. Ms një shikimi historik , Kanina që nga krijimi si qendër urbane, ka qenë nën sulmet e pushtuesëve. Duke nisur nga persët, maqedonasit, romakët, bizantinët, normanët, barbarët,Anzhuinët, bullgarët, serbët, venecianët, Turqit, Luftërat Ballkanike, Lufta e Vlorës, Lufta e Parë dhe e dytë Botërore, plus rreziku shovinist nga të dy fqinjët verior dhe jugor, i ka qëndruar mbi kokë. Përsa i përket identifikimit të rrënojave të Kaninës, ka studiues të huaj dhe vendas që thonë të vërtetën, si- Bomo, Hamond, H.Ceka, S. Anamali, që duke u mbështetur në thënien e Pauzanias,janë shprehur se ajo është “Thronioni” i lashtë  që qëndron krenare përballë maleve Keraune. Bomoja krahasoi pozitën gjeografike të Amantias, Orikut, Apolonias, dhe përforcoi mendimin, edhe me një fragment qeramike të (shek VII- VI pr.er.re) të gjetur në truallin e kështjellës antike. E vërteta për Kaninën është lënë në harresë. Ndaj duhet të gërmohet sa më shumë,për t’i dhënë  vlerat dhe meritat reale të mohuara një qyteti me vlera të veçanta.

Vo: “Libro d’oro della Nobilt? Mediterranea”:-“Libri i Artë i Familjeve Fisnike të Mesdheut” ku janë përfshirë Gjergj Arianit Komneni( Madhështori) dhe i biri, Kostandini, Protonoter i Papës, i cili shmangu luftën mes Francës dhe Romës në shek XV-XVI. Të dy Arianitët, babë e bir, dallohen si diplomatë të shquar që nderonin Arbërinë. Ata ruajtën identitetin e principatës (stemën e tyre).



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Vebi Xhemaili: Roli i gazetës Zani i Sharrit dhe kontributi i saj në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar Fatbardha Demi: Dëshmitari dardan i Manastirit të Deçanit Vebi Xhemaili: Krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - Kundër Kryengritjes së Ilindenit' Vebi Xhemaili: Fillimi i demonstratave në Tetovë dhe grisja e flamurit kombëtar Joe DioGuardi: Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Shok me të mëdhenjtë e më të mëdhenjëve Avzi Mustafa: Rreth mbiemrit dhe vdekjes së Josif Bagerit Lutfi Alia: Flamuri i dinastisë Kastrioti Lutfi Alia: Flamuri apo flamujt e Gjergj Kastriotit? Fotaq Andrea: Shqiptarët, një popull poet Lutfi Alia: Himariotët në Regjimentin Maqedono-Ilir të Mbretërisë së Napolit (2) Lutfi Alia: Himariotët në Regjimentin Maqedono-Ilir të Mbretërisë së Napolit (1) Lutfi Alia: Kongresi II i Fakultetit të Mjekësisë Dentare - Tiranë Skënder Blakaj: Kontributi shqiptar i Papë Albanit, përfshirë kryeveprën “Illyricum Sacrum” dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu Frrok Kristaj: Lezha - vend i shenjtë i shtetësisë shqiptare Nikë Gashaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920 Vildan Sharra: Historia hyjnore e dardanëve Fotaq Andrea: Medaljoni varëse kameo me portretin e Skënderbeut, vepra e parë artistike për Heroin Kombëtar Lutfi Alia: Kongresi X i Pneumologjisë shqiptaro-kosovare Fotaq Andrea: Enigma e shpatës së tretë “ensis” të Skënderbeut, e më tej... Fotaq Andrea: Sekretet e vulës sekrete të Skënderbeut... e më tej

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora