E enjte, 28.03.2024, 05:09 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Konferencë shkencore: Veshja shqiptare e Medvegjës dhe viseve tjera, 2 maj 2019

E marte, 19.03.2019, 06:00 PM


N  J  O  F  T  I  M

Shoqata për Trashëgimi dhe  Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në  Preshevë

O R G A N I Z O N

Konferencë shkencore : “VESHJA SHQIPTARE E MEDVEGJËS DHE VISEVE TJERA”

Koha dhe vendi i mbajtjes:  2 maj 2019, Medvegjë

Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat : Shqipëri, Kosovë, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi, Itali, Lugina e Preshevës, diaspora, etj.

Koha e paraqitjes së temës/abstrakti/ dhe punimi për Konferencë dorëzohet deri më 20 prill 2019.

Tema e punimit : 8 deri 20 faqe, në rradhorin 12 /Times neë Roman/.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 25 prill 2019.

Kontakti:

1.Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 87 71 423

E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin_s@hotmail.com,

xhemaledin47@gmail,

2.Rrahman Hyseni, 044 240 713  e-mail: rrahman-hyseni@hotmail.com

Qëllimi i Konferencës: Shqyrtimi dhe trajtimi shkencor i veshjes shqiptare të Medvegjës dhe viseve të tjera shqiptare.

Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/. Medvegja dhe viset të tjera kanë një pasuri të bollshme të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e cila nuk është hulumtuar, studiuar , trajtuar e shqyrtuar shkencorisht sa duhet.

Andaj qëllimi kryesor i saj është që në suaza të mundësisë, ajo të hulumtohet, studiohet, trajtohet dhe shqyrtohet me metoda shkencore, pastaj për ta përmbledhur në një libër për publikun, për të arriturat,  sidomos të Medvegjës dhe viseve tjera në këtë lëmi, të trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore.

Veshja shqiptare në Medvegjë dhe viseve të tjera, pjesë e trashëgimisë kulturore jomateriale shpirtërore, e përcjellë brez pas brezi, është krijuar në shekuj e në vijimësi nga bashkësitë dhe grupet në funksion të mjedisit të tyre dhe u jep atyre ndjenjën e identitetit dhe vazhdimësisë, duke ndihmuar kështu për promovimin e respektit për diversitetin kulturor dhe të krijimtarisë tradicionale njerëzore.

BORDI i Konferencës:

1.Dr. Rovena Vata, albanologe

2.Dr. Naile Imami, albanologe

3.Xhemaledin Salihu, profesor dhe studiues

4. Muharrem Salihu, biznesmen

5.Rrahman Hyseniu, shkrimtar

Këshilli organizativ: Këshilli drejtues i SHTKK-së

Preshevë, mars 2019

Kryetar i SHTKK-së,                                   

Xhemaledin Salihu, profesor

VËREJTJE :

1.Studiusit - pjesëmarrës ne Konferencë marrin pjesë edhe në Manifestimin : Takimet e Vendlindjes në Tupallë të Medvegjës,  më 1 Maj 2019, me fillim në ora 12.

2.Studiuesit nga Shqipëria, Maqedonia dhe anëtarët e Këshillit organizativ duhet të takohen në Preshevë me 1 maj 2019, në ora 8, kur edhe bëhet nisja me autobus për në Medvegjë, për të arritur në Manifestimin : Takimet e Vendlindjes në Medvegjë, më 1 maj 2019, në ora 12, për t’i përcjellur si studiues.

3.Studiuesit-pjesëmarrës dhe anëtarët e Këshillit organizativ mbesin në Medvegjë, ku është siguruar vendosja e tyre, deri të nesërmen, më 2 maj 2019, për në  Konferencë.

4.Në kuadër të Konferencës do të organizohen edhe aktivitete përcjellëse kulturore.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora