E shtune, 03.12.2022, 02:33 AM (GMT)

Kulturë

Nuredin Lushaj: Miku ynë i dashur, Prof Murat Gecaj

E marte, 19.03.2019, 07:37 PM


Respekt, në përvjetorin e lindjes:

MIKU YNË I DASHUR, BASHKËKRAHINAS, PROF. MURAT GECAJ…

Nga Nuredin S. Lushaj, mësues veteran e botues

Në Malësinë e Gjakovës (Tropojë), që nga çlirimi e deri më sot, ka arritur mbi 1.000 numri i intelentualëve me me arsim të lartë, të profesioneve të  ndryshme. Nga këta, mbi 100 kanë grada e tituj shkencorë. Ata janë janë krenaria e krahinës sonë, por dhe e Kombit Shqiptar. Për secilin prej tyre, meriton të shkruhet nga një monografi-historike-letrare.

Këtu nuk po zgjatem më tepër, po dëshiroj t’u flas lexuesve , sigurisht  shkurtimisht, për mikun tim, Murat Gecaj: Profesorin e nderuar, i cili njihet shumë mirë, si brenda dhe jashtë Atdheut për vlerat e tij: si njeri, si publicist, si shkencëtar dhe me tërë të mirat, që i ka një intelektual.

Është lindur në Bujan të rrethit tonë,  në një familje të nderuar atdhetare, përkrahëse e “Heroit të Popullit” Bajram Curri. U rrit me shumë mundime, se mbeti jetim  pa nënë, që në moshën 4-5 vjeçare. Ishte i shkathët dhe që në fillim u dalluan tiparet e mira, si  i  zgjuar, i shkathët, punëtor, shumë i dashur me shokët e tij të moshës dhe i respektuar me familjarët dhe tërë njerëzit e rritur.

Babai i tij, Zef Marash Gecaj, argat(çipçi) në tokat e të tjerëve, bëri sakrifica  të mëdha për shkollimin e Muratit të vogël. Kështu, ai arriti  të bëhet jo vetëm një kuadër i lartë, me tëra cilësitë e mira, por me punën e tij të panderprerë e të saktë.  Mbaroi degën gjuhë letërsi-shqipe në Universitetin e Tiranës, me temë për dialektologjinë, “E folmja e Krasniqes”. Më vonë, me punë të palodhur, mori gradën “Doktor i shkencave” dhe titullin “Prof.asc.”  Për këto e të tjera, tashmë, ai njihet gjerësisht  jo vetëm në Shqipëri e trojet tjera amtare të Ballkanit, por dhe në shtete të Europës, në Amerikë e më larg. Theksoj se, kudo që ka jetuar e shërbyer ai, është karakterizuar nga ndershmëria, ndërgjegja e pstër, në punë e shoqëri.

Prof. Murat Gecaj ka lënë vetëm gjurmë të mira, të cilat janë shembull i shkëlqyer  për shoqërinë tone, në mbarë Kombin tonë shqiptar. 17 veprat e tij, që ka botuar, dhjetara studime e qindra e mijëra shkrime të tij, lexohen “me një frymë”. Sepse janë të pastra, në shërbim të çdo bashkatdhetari dhe emigrantëve, që s’ka vend të botës, ku nuk derdhet   djersa e gjaku i shqiptarit, për të mbijetuar në këto kohëra të vështira për njerëzimin.

Unë e kam njohur, për herë të parë, në vitin 1965, Murat Gecajn. Ai kishte ardhur me punë, nga Tirana, në qytetin “B.Curri” dhe shërbente sekretar në Komitetin e Rinisë së Rrethit dhe pastaj kryeinspektor i kulturës. Ndërsa unë isha mësues i ri në shkollën 8-vjeçare të fshatit Lekurtaj.  Nga ajo kohë dhe deri më sot, më mbajti afër, duke më ndihmuar, qoftë nga ana metodike dhe ajo shkencore,

I kam lexuar qindra shkrime me emrin e tij, në gazetat tona, si para dhe pas vitit 1990. Theksoj se gjithnjë është dashamir e të ndihmon pa u lodhur, me fjalën e tij të thjeshtë.  Më ka nxitur, herë pas here, që unë të shkruaj dhe t’i shërbejmë kështu Atdheut, me mundësitë tona.  “Sepse i jemi borxhlinj vendit tonë, brezave paraardhës e atyre pasardhës…”-shprehet Prof. Murat Gecaj, Janë me dhjetëra, miq bashkëkrahinas, të cilët ai i ka ndihmuar shjpirtërisht e konkretisht, pa para ose ndonjë interes tjetër, siç veprondn ndonjeri?! Prandaj them me bindje, se për këtë koleg e mik tonin, mund të shkruhet një vepër e tërë, sepse e meriton një gjë të tillë.

Përveç  librave të botuar, ku vend me rëndësi zë edhe Malësia e Gjakovës (Tropoja), pra vendlindja e tij,  ka të gatshëm për botim edhe të tjerë. Por dihen vështirësitë financiare, pasi për asnjë nga këta libra nuk ka marrë ndihmë nga shteti?!

Ja, përsëri erdhi marsi, që na sjell pranverën. Dhe, në këtë stinë të bukur Prof.Murat Gecaj fston ditëlindjen e tij, I rrethuar nga familjarë, kolegë e miq, të cilët e kanë takuar gjatë verës, kur kanë ardhur nga shumë shtete të botës dhe kanë dëgjuar që ai ka ankesa shëndetësore. Për jetën e vperimtrinë e gjatë të tij, janë botuar dhe dy libra jetëshkrimorë: “Ëndrrat ‘e grisura’ të jetës sime”(Tiranë, 2010) e “Gjurmë, nëpër udhë…”(Tiranë, 2018).

…Në mbyllje të kërij shkrimi të shkurtër e modest, i urojmë nga zemra kolegut e mikut tonë të dashur, Prof.Murat Gecaj:

-Jetë sa më të gjatë,  fatbarrdhësi e krijimtari, gëzime e lumturi, vetjake e familjare!

Tiranë, mars 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora