E premte, 29.03.2024, 07:00 AM (GMT)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Përsëri për punësimet

E marte, 19.03.2019, 07:55 PM


Përsëri për punësimet

Nga Blerim Rrecaj

Të ngacmon diç që dëgjon. Të vërtitet titulli "Përsëri për punësimet"... Dhe fillon diç mendon. Më pas dhe fjali nis të thurësh. Dhe ja çfarë hedh hidhur në fletë, edhe pa qenë nevoja që të hapet goja edhe pse thuhet se goja flet e flet kur shpirti ka siklet. Njëra nga temat për të cilat pëshpërisim, flasim e bërtasim, shtyhemi e përzihemi si peshqit në fërtele është e drejta e punës dhe punësimeve. Një temë për të cilën mund e kryesisht flitet në vazhdimësi, duke e anashkaluar ndonjëherë me tema tjera po kaq të mëdha, e riaktualizuar kur t'u duhet partnerëve të përbashkuar koalicionistë të pasluftës, krahësh, ngjyrash e ndërrures kahjesh prej kameleonistësh. Gishta drejtuar njëri tjetrit, me fjalët: e ke punësu ti, e ke punësu ti. Ndalu, i thua vetes. Ti mund të vazhdosh, por edhe ky përkujtimth është i tepërt, njashtu si konferencat e raportimet mediale ku gatuajnë petulla me ujë krerë pozitarësh të opozitosur dhe opozitarë të pozitosur e të nderuarit këshilldhënësit ambasadorë.

Dhe temat që janë me rëndësi si kjo, mjegullohen, turbullohen, ri-aktualizohen duke u vërtitur në vorbullën e një pusi të pafund faktorësh, aktorësh e pa-fajtorësh. Sa keq edhe shumica e të punësuarve punojnë pa vullnet dhe kore zërash jehojnë duke shqiptuar frazën e mirënjohur: "Një vizë po e pres!"

Pse të mos e tregojmë një barcaletë që sipas të gjitha gjasave është dhe e vërtetë. Flitej se një mashtrues, një dallavergji, kish blerë një diplomë e punonte sa për të marrë një rrogë, në një shtëpi publike shëndeti, para lufte, dhe pacientëve që kontrollonte, si receta vetëm andola u shkruante të merrnin, (barna të lehta për kokëdhembje) dhe miqve të tij u thonte në mirëbesim, këto lloj barnash as nuk bëjnë mirë e as keq, kështu që pa merak po i shkruaj për çdo pacient. Lule e dritë ky shembull paralufte më atë që po ndodh tash, sigurisht duke i ikur përgjithësimeve e pa u rënë pa të drejtë atyre që nuk e meritojnë këtë. Edhe pse përditë po na prish ky sistem dallaverxhinjësh. Vendi ynë vazhdon të jetë mbushur me plagë pune, punësimesh e papunësish, e sigurisht duhet një trajtim të thellë e as që bëhet fjalë për recetë andolash...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora