E premte, 19.04.2024, 12:20 AM (GMT+1)

Kulturë

Kush asht “Paul Tedeschini” ?!?!

E shtune, 27.09.2008, 11:48 AM


 

Disa prej jush mund te thone se ai ka lind ne Shkoder dhe e njohim nepermjet shkrimeve qe ban neper gazeta, shkrime qe natyrisht dikujt i pelqejne e dikujt jo.


Por ai per te cilin due te shkruej sot asht krejt nji tjeter, asht ai Paul Tedeschini kanadezi me origjine italiane i njohtun ne boten kulturore botnore. Ai asht i famshem si aktor (ACTRA), kinematografie (SOCAN), muzikant, kompozitor dhe ingjinjer.


Paul Tedeschini (ai kanadezi e jo ai shkodrani) me larmine e profesionalitetit te vet si ingjinjer dhe muzikant njikohesisht, ka krijue “mixing music” per filma, per televisor, per teater dhe valle qysh nga viti 1988 ne nji kohe qe ai Paul Tedeschini qe njihni ju (ai shkodrani), vuente nen diktaturen e xhahilave injorant osman-komunist ne burgun e madh “Albania”.


Paul Tedeschini (ai kanadezi) ka jetue 16 vitet e fundit ne Toronto, ndersa tashti ai zhvillon aktivitetin e vet sa ne Toronto aqe edhe ne Vancouver Island, gjithnji ne Kanada.


Aktiviteti i tij per teatrin perfshin nji projekt per “National Arts Center”, per “Randolph Academy For The Performing Arts”, per “Theatre Passe Muraille”, “Buddies In Bad Times Theatre”, “The Theatre Centre and Summerworks Theatre Festival”.


Ne projektet e tij perfshihen edhe filma per TV, per CBC TV dhe Radio, “Discovery Channel”, TVO, GreenPeace, Oxfam dhe IBM Canada.
Ne kete moment ai po punon per mixin e zanit solist ne nji CD te ri, per Cardboard Star, si dhe per prodhimin dhe perzjerjen (mixing) te nji CD per Banden muzikore te Tororntos “La Belle Vasi”.


Ne foton e dyte Paul Tedeschini (shkodrani)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora