E enjte, 24.09.2020, 12:36 PM (GMT+1)

Komente

Nue Oroshi: Serbët nuk i kanë parë dhe nuk i shohin asnjëherë shqiptarët si qenie njerëzore

E diele, 17.03.2019, 01:43 PM


Serbët nuk i kanë parë dhe nuk i shohin asnjëherë shqiptarët si qenie njerëzore që duhet jetuar por si një popull që duhet zhdukur

Nga Nue Oroshi

Besa në traditën shqiptare ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm.Edhe familjet që kanë qenë në gjak përmes ndërmjetësuesit apo ndonjë miku familjarë të dyanshëm i kanë dhënë besë njëri - tjetrit për t´i kryer punët e shtëpisë, për të mos vdekur e tërë familja.

Por përveç bëses në traditën shqiptare është edhe një fjalë e urtë popullore:“Besnik banu por Besë të pabesit mos i zën. “ Kurse sa i përket Serbisë ata asnjëherë nuk  kanë pasur Besë.Lufta e tyre gjithmonë ka qenë e përlyer qoftë në luftë frontale ku kanë kryer masakra të papapara,qoftë në luftë diplomatike ku kanë shfrytzuar metodat më të ulta njerëzore për ta degraduar dhe lëshuar poshtë çështjen shqiptare në përgjithësi.Se si kanë vepruar në të kaluarën Serbia për të degraduarë në çdo aspekt shqiptarët përveç masakrimeve që kanë bërë nëpër shekuj ku edhe janë quajtur shqiptarë vrasës siç është rasti me kriminelët serb Thoma Preluboviqin në Mesjetë apo Sllobodan Millosheviqin në Kohën e re.Krimineli Thoma Preluboviqi në Mesjetë i vriste dhe i masakronte fëmijet shqiptarë dhe ashtu të vrarë ia dërgonte  Gjin Bua Shpatës princit të Principatës së Artës për ta provokuar luftën.

Në bazë të një dëshmije të hershme në një rast kur pritëj të vinte një delegacion i botës perëndimore për ta shikuar gjendjën reale të shqiptareve, konceptuesit e planeve serbe për shkatërrimin e shqiptarëve kishin lënë disa qindra shqiptarë tri ditë pa ngrënë asgjë. Pas tri ditëve i nxjerrin njerëzit e uritur përjashta ju përgatisin ushqime të llojllojshme dhe ata nga uria që kishin merrnin vrapin për të ngrënë sa ma shpejtë.Në anën tjetër delegacioneve ndërkombtare ju thonin:“Shikoni se çfarë populli janë shqiptarët!“

Edhe sot ajo propagandë serbo-ruse është prezent që çdo gjë që është shqiptare ta shikojnë si një njollë të zezë dhe asnjëherë mos të ketë bardhësi mbrenda.Kërcnimet, ulerimat dhe vringëllimat e udhëheqësve serbë se do ta sulmojnë edhe me luftë Kosovën ne nuk duhet shikuar si befasi.Ata janë kriminelët e të djeshmës të cilët janë munduar që ta luajnë lojën e paqës,por në fakt kur të ndodh ndonjë veprim politikë që atyre nuk do t´iu konvenon ata i shtrengojnë dhëmbët dhe kërcnohën.

Kërcnimet serbe nuk duhet marrë me lehtësi.Ato kërcnime e kanë përkrahjen direkte edhe të Rusisë.Prandaj elita politike shqiptare dhe idealistët shqiptarë nuk duhet të flejnë në gjumë.

Përkundër faktit që kemi trupat e Nato-së në Kosovë si mburojë e fortë kundër pansllavizmit, shqiptarët duhet të fillojnë edhe përgatitjet e tyre që të kenë edhe ushtarët e tyre që për çdo rast të jenë në gjendje gadishmërie për ta mbrojtur Kosovën.

Meqense Kosova e përbënë kufirin ku bëhet kryqëzimi dhe ballafaqimi në mes të Perëndimit dhe Lindjes çdo gjë mund  të jetë e hapur dhe e mundshme.Këmbëngulja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për mosheqje të taksës, mallrave serbe nuk duhet të kuptohet vetëm si një këmbëngulje e aspektit ekonomik.

Por kjo është qartë një çështje politike për t´u mbrojtur kufiri i Kosovës.E për mbrojtjen e kufirit të Kosovës na takon që ta japim kontributin tonë të gjithë shqiptarët kudo ku gjindemi. Ky kufi është kufi i cili ndan vijat kufitare në mes të Perëndimit dhe Lindjës.

Edhe politika amerikane nuk është fort ngusht për taksat që iu bëhën Serbisë. Kjo politikë dëshiron që njëherë e përgjithmon të vendosët kufiri sa ma i thellë në mes të Perëndimit dhe Lindjes. Fatkeqësia është se shpesheherë politikanët shqiptarë nuk i patëm në krye të detyrës si burrështetas gjatë shumë periudhava historike,por shpesheherë e luajtën rolin e bubrrecit e besa edhe të turrecit,duke marrë turr dhe shkatërruar çdo gjë që iu delë përpara dhe që është shqiptare dhe duke e zgjatur kokën dhe shtrirë qafën nga çdo propozim që vjen nga jashtë.

E ne shqiptarët e kemi pasur dhe e kemi çdo herë një fjalë popullore:”Lisin e lartë më së shumti e qajnë pykat e veta.”Fatkeqësisht kësi lloj pykash patëm shumë gjatë historisë sonë të dhimshme dhe krenare dhe këto pyka kanë hyrë thellë edhe sot në trupin e shëndoshë të shqiptarisë.Prandaj duhet gjithmonë të kemi kujdes se serbi është shumë i pabesë,për faktin se serbët nuk i kanë parë dhe nuk i shohin asnjëherë shqiptarët si qenie njerëzore që duhet jetuar,por si një popull që duhet zhdukur.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora