E diele, 17.11.2019, 08:33 AM (GMT)

Kulturë » Muzikë

Bexhet Jagodini & Vehbi Haziri: Xhevit Sadiku - Bilbili i i këngës burimore kërçovare

E diele, 17.03.2019, 12:51 PM


KËNGËTARI  KËRÇOVAR XHEVIT SADIKU

Bilbili i  i këngës burimore kërçovare

Nga Bexhet Jagodini & Vehbi Haziri

Kënga rrënjore kërçovare paraqet element konstitutiv i kulturës mbarkombëtare shqiptare, si edhe paraqet një nga shtyllat e këtij trungu. Këtë e karakterizojnë shumë komponenta të saj, të cilët i krijuan këngëtarët e mishëruar me baltën dhe shkëmbinjtë e këtyre trojeve shqiptare. Ishin të shumtë ata kolosë që ndërtuan dhe lanë gjurmë të pashlyshme në këtë oazë shumë të veçantë nga të gjitha trojet e tjera etnike.

Aty rreth kilometrit të 15 të, në pjesën veriore të qytetit të Kërçovës rrënzë malit të Ujmirit, shtrihet fshati  Tuhin.Vendbanim rural me një numër të konsiderueshëm këngëtarësh të burimit të oazës kulturore kërçovare . Këtë e thotë edhe vetë prezenca e shumë këngëtarëve në të kaluarën, por edhe sot që  kontribuan me këngët e tyre për ruajtjen dhe avancimin e këtij melosi kaq të lashtë e relikt.

Ai që i takoi plejadës së krijuesve dhe ruajtjes së këtij melosi, ishte bilbili i këngës burimore kërçovare Xhevit Sadiku , popullsia vendase e njeh si Xheviti Stafe . Rrjedh nga familja Stafe ,i lindur në vitin 1926 në po të njëjtin fshat dhe ngelet gjithmonë i pavdekshëm në kulturën shqiptare, ndonëse ndërroi jetë në vitin 2018.Gati me përkushtim e një jete të tërë, me një aktivitet intenziv, rreth 50 vite në interpretimin, ruajtjen dhe avancimin e këngës së rrallë e të bukur kërçovare.

Ishte edhe me gjen trashëgimie  familjare të këngës ,ku e rrënjosi nga gjyshërit e tij. Kënga në  familjen e legjendës ishte pjesë e jetës së tyre, ishte shoqëruesi më i theksuar në çdo hap e aktivitet.  Në të kënduar i ndihmonin edhe vllezërit e tij, por në mungesë të  tyre kënga shumëzërshe kërçovare plotësohej me zërat e motrave të tij, kështu që ajo dukej përsëri polifonike .

Legjenda e Tuhinit, këndoi në grup polifonik , me tre apo katër veta thatë, pa shoqërim të instrumenteve, këmbë kryq, në formë rrethore sidomos në odat shqiptare. Në këtë melos të repertuarit të këtij këngëtari mbizotëroi i theksuar elementi i diafonisë së mjaltëzuar shumëngjyrëshe që kënaqte shpirtërisht prezentatorin, por edhe ato tash në mediat elektronike.

Këndoi me këngëtarët e çmuar të oazës Kërçovare si: Ferat Kaleshi –Lati, Murat Murati ,Hajdar Jusufi, Ali Ollomani, Imer Ollomani,nga të cilët edhe absorboi mjeshtrinë e mjaltëzimit të këngës. e më pastaj edhe me Vehbi Haziri ,Imer Dervishi-Llokaçi, Rexhep Zenku, Sabri Berikova, Remzi Arsllani e tj.

Më tepër kishte dëshirë të jetë këngëtar nisës, por sipas nevojës edhe mbajtës. Në të dyja rolet ishte artist i vërtetë, pasi ishte tepër intonant, mjeshtër i vërtetë, i dinte që të gjitha mekamet ashtu në origjinalitet, pa mos i ndryshuar ato, me kthesa të ëmbëla dhe emocionuese, ishte me zë lirik, ritmik, dinte ku duhet majltëzuar kënga dhe sa të zgjasë ajo, nuk e tepronte....... ,,Konoku grejeshte në kom t’u fkat, hajde Xhevit hajde, bjeri Xhevit bjeri , hiçe hiçe, eee mos u plaksh, kënofsh se qofsh, njer në found ama, mos e nal”....shprehet bashkëkëngëtari Vehbi Haziri.

Këngët që i këndoi ai i absorboi nga Kamerr Bllaca, Hatem Berikova, Hajdar Jusufi, Ali e Imer Ollomani e tjerë.(Intervistë-Olloman Ollomani). Në reperuarin e tij kishte një numër të konsideruereshëm të këngëve burimore, të cilat numëronin rreth 50 të .Por këngët që i flenin në shpirt ishin: ,,Dylber Angjelina”; ,,A çysh ke bilbil”; ,,A moj Mine mos na shejt vine”; ,,Dy tre ditë përpara Bajromit”; ,,Çeremija”, ,,Sadin Selmoni”; ,,Kalosh Doni”, ,,Osmon Boshnjokut”; ,,Baftiar nji sey arsllon” ;,, Mol më mol nona po shkon “; ,, Në mol t’ Korabit na u bo nomi”... etj.(Intervistë-Remzi Arsllani,këngëtar)

Këndoi në të gjitha vendbanimet  rurale nga të katër anët  e qytetit të Kërçovës , ku ai i kapërcei kufijtë administrativ të saj dhe ua rrezatoi burimin lashtërisht edhe banorëve të viseve të pjesës jugore të Gostivarit si në Tërrnovë, Padalisht, Strajon, në qytetin e Gostivarit madje Tetovë , Dibër , fshatërat shqiptare të Prilepit etj. Në qytetet jashtë kërçovare ai nuk ekishte lehtë që të këthehet në shtëpi, kështu shprehet një vendas i tij,,, kour ai aqe shkonte të kënojë për nji not, ai aqe rrejnte  dhet not, se ata aqe nuk e lishonjin të vijë në Kërçovë” (Info-Vebi.Haziri, këngëtar), .

Në fonotekat private të shumë adhuruesve të këngës rrënjore kërçovare gjendet një numër i konsideruar disqesh përplot me këngë të këngëtarit e bilbilit Kërçovar Xhevit Sadikut shoqëruar me këngëtarët tjerë, inçizuar në mënyrën private ,por ky këngëtar inçizoi edhe për radio Shkupin dhe Radio Telivizionin e Kosovës, ku madje ishte edhe mysafyr në Dokumentarin,, Rrënjët Tona” të udhëhequr nga Shkurte Fejza.

Ishte i pashëm dhe pedant, kurbetçi i dalluar, human i theksuar, autoritar,i dashur në midiset shoqërore, dhe para se gjithash - artistit  i vulosur.

Në intervistën dhënë autorit nga vetë bilbili i këngës burimore kërçovare Xhevit Sadiku porositi ,që kjo pasuri kaq e madhe e me vlerë kolosale të ruhet me xhelozinë më të madhe dhe të përcillet gjeneratë pas gjenerate duke e bër ate gjithmonë të pranishme në folklorin mbarkombëtar shqiptar. (Bexhet Jagodinit më dt; 03-02-2011) . Ai madje më tutje u shpreh ,, kojgën ta runi si seyjt e ballit, ene atë ta boni histori”,  ishte porosia e legjendës dhe bilbilit të këngës burimore kërçovare.

Kërçovë , 13-12-2018



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT