E enjte, 17.10.2019, 11:56 AM (GMT+1)

Aktualitet

Sevdail Hyseni: Mbrojtja e identitetit kombëtar – afirmimi i traditës dhe kulturës shqiptare

E diele, 17.03.2019, 01:30 PM


Shoqata Atdhetare “Dheu i Shèjt” nga Lezha

Mbrojtja e identitetit kombëtar – afirmimi i traditës dhe kulturës shqiptare

Nga Sevdail Hyseni

Në hapësirat e etnikumit shqiptar, duke llogaritur edhe diasporën veprojnë shoqata me karakter kulturorë, që kanë për mision ruajtjen, zhvillimin dhe afirmimin e vlerave tona shoqërore e kombëtare.

Në mesin e këtyre shoqatave jopartiake, joqeveritare e jofitimprurëse është Shoqata Atdhetare “Dheu i Shèjt”, me seli në Lezhë, vendlindja e heroit kombëtar Skënderbeu, i cili u vu në ballë të Kuvendit të Lezhës, në vitin 1444, krijoi Besëlidhjen e Lezhës dhe shtetin e parë të pavarur shqiptar.  Kjo shoqatë me karakter kombëtar ka për synim të ndihmojë në shumë aspekte shqiptarët kudo që ndodhen nëpër botë dhe të kultivojë identitetin e tyre kombëtar aty ku vërehet se ky identitet është i rrezikuar të zhduket, sidomos gjuhën dhe historinë kombëtare.

“Dheu i Shèjt”, koj shoqatë me taban kombëtar, mbron me fanatizmin më të madh figurat e shquara historike të kombit shqiptar kundër manipulime te historianëve. “Burrat e Nderit”, ashtu siç emërtohet kryesia e shoqatës dymbëdhjetë anëtarëshe, janë veprimtarë të devotshëm për t’i çuar në vend idealet e shoqatës.

Sipas rregullave dhe parimeve të Shoqatës “Dheu i Shèjt”, çdo anëtar i shoqatës kudo që ndodhet, si brenda atdheut dhe jashtë në diasporë, duhet të marrë mbështetje maksimale juridike e ekonomike në raste nevoje dhe fatkeqësish. Gjithashtu, çdo anëtar i shoqatës që padrejtësisht ndihet “jetim” prej mungesës së interesimit nga ana e shtetit shqiptar do të ketë përkrahje aktive nga shoqata, e cila duhet të marrë në mbrojtje dinjitetin e tij.

Kodet zakonore

Duke marrë në konsideratë kodet zakonore të shqiptarëve, shoqata duhet të mbrojë gratë dhe fëmijët e ngujuar padrejtësisht për arsye gjakmarrjeje, deri në marrjen e masës së përjashtimit (leçitjes) ndaj individëve apo familjeve që aplikojnë këtë pseudozakon çnjerëzor. Por, Shoqata nuk përkrah në mënyrë të njëanshme apo të padrejtë asnjë anëtar për hir të faktit se është anëtar i saj apo duke u nisur nga përkatësia fetare, krahinore, ideologjike, etj. Për shoqatën është drejtësia dielli ndriçues kur merr përsipër të shqyrtojë çdo ankesë konkrete që vjen në adresën e shoqatës. Kjo shoqatë duhet të angazhohet për mbrojtjen dhe garantimin e lirive të shqiptarëve kudo që ndodhen nëpër botë.

Shoqata Atdhetare “Dheu i Shèjt”, ka bashkëpunim reciprok me faktorët shqiptarë që kanë për qëllim zhvillimin e shqiptarëve si popull dhe afirmimin e traditës dhe kulturës së tyre. Po ashtu, kjo shoqatë, ka bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shoqatat dhe organizatat që merren seriozisht me zgjidhjen e konflikteve dhe pajtimin e gjaqeve, ngritjen e nivelit të jetesës dhe arsimimit.

Atdhetarizmi

Vlen të ceket se “Dheu i Shèjt”, është një shoqatë atdhetare, që i konsideron vëllezër të një gjaku të gjithë besimtarët që në ideal, para çdo gjëje kanë Atdheun. Diskriminimi i shqiptarëve mes tyre, duke u nisur nga besimet e tyre fetare është i pabazuar, pasi të gjitha fetë monoteiste janë të ardhura nga vende të tjera të botës, ndërsa origjina jonë ka qenë e lidhur me politeizmin pellazgo-ilir.

Duke u nisur nga këto parime, rregulla dhe synime “Dheu i Shèjt” e konsideron “popull mik”, secilën nga ato bashkësi që kërkojnë miqësi me të, ndërsa “popull vëlla” nuk mund të konsiderojë asnjë nga ata popuj që kanë sulmuar apo pushtuar trojet shqiptare.

Në këtë drejtim “Dheu i Shèjt”, kërkon që pakicat etnike brenda territorit të Shqipërisë të respektojnë traditat dhe zakonet e vendit e të mos bëjnë propagandë antishqiptare, në të kundërt janë të lirë të largohen në atdheun e tyre. Po ashtu, kjo shoqatë atdhetare kërkon që brenda territorit të Shqipërisë, të mos lejohen ndërtimet monumentale që përfaqësojnë simbole të kombeve të tjera. Flamujt e një kombi tjetër mund të valëviten vetëm pranë ambasadave e institucioneve të përcaktuara, ndërsa në festime, protesta e të tjera, duhet të lejohen vetëm për 24 orë, më tepër se kaq për shoqatën përbën shkelje dhe provokacion ndaj dinjitetit kombëtar.

Vizionet

Shoqata Atdhetare “Dheu i Shèjt”, në programin e saj jep vizione se si do të dukeshin varrezat kolektive të joshqiptarëve në territorin e Republikës së Shqipërisë, pastaj nuk lejon prishjen dhe keqpërdorimin e pasurive, si dhe me përkushtim të madh kjo shoqatë i jep hapësirë bashkëpunimit me shoqata të tjera me origjinë nga trojet shqiptare e më gjerë për çështje që kanë të bëjnë me interesat e përbashkëta për kombin shqiptar.




(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT