E shtune, 20.04.2024, 01:04 PM (GMT+1)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Vendime e Jaltës dhe shqiptarët

E shtune, 16.03.2019, 12:00 PM


Vendime e Jaltës dhe shqiptarët

Shkruan Fahri Xharra

Jam i sigurt që i njihni që tri figurat historike të Luftës së Dytë Botërore, në të dy fotografitë e mësipërme. I publikova me një shkas, për temën që do e trajtoj sot. Jo për luftën e shteteve të tyre kundëe nacizmit dhe fashizmit , por për një vendim të tyre të Konferencës së Jaltes (4 - 11 shkurt 1945). Më 4 shkurt të vitit 1945 u takuan tre liderët e fuqive aleate në luftën kundër Gjermanisë naziste: Franklin D. Roosevelt (SHBA), Winston Churchill (Britania e Madhe) dhe Joseph Stalin (BRSS). Ata u mblodhën në Jaltë të Bashkimit të atëhershëm Sovjetik në gadishullin e Krimesë. Takimi i "Tre të mëdhejve" kishte të bënte me ndarjen e Gjermanisë pas kapitullimit dhe me krijimin e një rendi të ri të pasluftës në Evropë. Por jo vetëm ndarja e Gjermanisë, kishte diçka më shumë që doemos na intereson neve e që është folur shumë pak nga ne.

Kosova si Kosovë e përplasur herë nga  veriu e herë nga jugu, e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga Perëndimi , nuk e ka gjetur qetësinë e saj me decenje. Të  “harrojmë” periudhen turke kur ishte “ Vilajeti i Kosoves” rëndësia e të cilit është vetëm në emrin e saj, sepse si i tillë tregonte që aty banon shqiptarët në tokat e tyre – një fakt dhe dokument i pa mohuar kurrë, të kalojmë në kohen e zaptimit serb nga viti 1912 e deri sot Kosova nuk e kishte dhe ende nuk e ka qetësinë e saj.

Të përsëris,  e rrahur nga lindja dhe e përqafuar nga perëndimi por kurrësesi të del nga kthetrat e  e lakmive dhe sabotimeve të shtetësisë së saj.

Çdo kush që mendon se me ate ka filluar historia është në gabim të rëndë. Edhe Skënderbeu në perkrenaren e tij  karakteristike tregonte pa kurrëfarë apetitesh megalomane dhe të  “mburrej”  që historia ka filliar me te.. Ai e  adhuronte Pirron dhe Aleksandrin e Madh, dhe kjo tregon se sa i përsour që ishte duke mos thënë që lirinërine ua solla unë, por e gjeta në mesin e juaj.

Janë disa periudha të historisë së Kosoves  jo fort të largëta nga e sotmja të  cilat mund të spjegohen drejt vetëm nga ata që i kanë përjetuar vet dhe janë edhe sot dëshmitar të asaj kohe. Unë mund të flas lirisht për kohën që prej vitit 1968 e deri më sot, fatbardhësisht që i kam  “prekur ‘ me duar të mia. Vetëm atëherë kur të bindemi që ne jemi vazhdues te vegjël te çështjes së madhe shqiptare, atëherë e kemi më lehtë të balalfaqohemi me të vërteten e tanishme si dhe me  atë historike.

” Konferencën e Bujanit” .  Bujani si një vend- pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike. Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës. Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj [2].

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, pikërisht për t'i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ -it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së). Pse po e citoj dhe me plotë përgjegjësi po e përmendi Konferencën e Bujanit ? Edhe pse vendimet e saja u sabotuan, fryti i kësaj konferenceje ishte i madh në mënyrë indirekte tek shqiptarët  e të gjitha viseve shqiptare në ish Jugosllavi , përkundër asaj që mbetem nën Jugosllavi.

Kohëve të fundit po shkruhet me të madhe për Çamerinë, për shpifjet greke,  për fatin e çamëve, masakrat, dëbimin e tyre nga tokat e tyre .  Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar se “çamët janë kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”.  Të shfletojmë historinë.  A ishte kush bashkëpunëtorë më i madh i fashizmit, se sa vet Greqia ?

Automatikisht lindë pyetja :  “Pse në kohën e Bujanit nuk u organizue një konferencë si e  Bujanit  edhe për Çamerinë ?.  E di kush përgjegjen ? Pse mungoi vullneti i dikujt  përmbajtjen e një mbledhjeje të tillë?  .

E kemi edhe anën tjetër : ” Në shkurt të vitit 1943 u krijua çeta "Çamëria" dhe pak më vonë batalioni "Çamëria", i cili zhvilloi në shtator 1943 betejën e famshme të Konispolit kundër gjermanëve, që zgjati 55 ditë. Ajo betejë u shqua për pjesëmarrjen e gjerë të popullsisë së Çamërisë, të Delvinës dhe të minoritetit pa dallim kombësie e shtresash shoqërore. Në mars të këtij viti u krijua formacioni i parë mikst shqiptaro-grek. Ai luftoi me trimëri kundër gjermanëve dhe zervistëve në Mallun, në Revani, në Theojefira, në Pleshavicë, në malin Kacidhjar e gjetkë. “ Lexoje edhe :” 660 çamët që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore  nga Armand JONUZI, Erion HABILAJ )

Batalioni partizan “ Çamëria    u shpërbe me dhunën e vetë partizanëve të Shqiperiisë. Kush dha urdhër dhe ku ishte qëllimi ? ( https://www.cameriaime.com/ceta-cameria-dhe-pabesia-e-enver-hoxhes/)

Të kaloj në thelbin e këtij shkrimi :  A e keni ditur që  Çerçili,  Ruzvellti dhe Stalini në Krime , morën vendim unanim në fund të 1944 dhe shkurt 1945 në Krime se: "Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t` i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende që kërkohet" ?

Ne asnjë herë nuk e kemi shfaqur publikisht se sa e tmerrshme për ne kishte me qenë sikur mos t`i kishim pasë edhe lëvizjet dhe rezistencën partizane në Kosovë.

Nëse e marrim si pikënisje këshillën e poetit të madh gjerman J. V Gëte, se: “nëse duam ta portretizojmë në mënyrë objektive profilin e një figure historike ose “ një periudheje historike (fxh )” , atëherë veprimtaria e tij nuk duhet të shkëputet nga konteksti i gjerë politik, shoqëror dhe kulturor i kohës”. ( Azdren Shala ). Dhe ky mësim aq shumë vlen në rastin konkret.

Pse jam edhe me partizanët, e  edhe me ballistët e Kosovës !? Problemi qëndron tek figura e  partizanëve! Fatkeqësisht, për raportin e tyre me Luftën e Dytë Botërore, ka bërë që shumica e shqiptarëve t`i anatemojnë vazhdimisht, pas asnjë të drejtë. Epitete të tilla si titistë, proserb, tradhtar e deri në kriminel, janë pa vend dhe në të njëjtën kohë tregojnë cektësinë e mendimit dhe studimit në publicistiken dhe shkencën shqiptare.

"Ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazifashizmin, u lejohet qeverive respektive që t` i shfarosin, shpërngulin ose deportojnë në ato vende që kërkohet" ( vendim i Konferencës së Jaltës (4 - 11 shkurt 1945. “

O zot, çdo të ndodhte me shqiptarët e ish Jugosllavisë ?

Fahri Xharra,11.03.19

Gjakovë



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora