E marte, 16.04.2024, 08:25 AM (GMT+1)

Kulturë

Luan Kalana: Realitet shqiptar - mozaik jetësor

E shtune, 16.03.2019, 11:21 AM


REALITET SHQIPTAR-mozaik jetesor (ese -skica-poezi)

I-ese-PROFETI I ZEMERUAR.

-Te lutem,po te gjenden ,o njeri i bekuar ,me fal Miresi:

1-Me dhuro nje Fjale te mencur ,te mbull gojet e liga ,se po helmojne njerezine me gebjeshra si perbindesha .

…i kane futur ne armiqesi ,per Kariken e Mbretit, po grinden vellau me vellaun,rezik te hane njeri tjetrin si kanibale…!

2-Me fal nje kafshate Buke,t’ua shperndaj femijve therime,se po vdesin urije!

3-Me jep nje gote Uje, t’ia jap me pikatore gjese se gjalle dhe bimeve se po thahen mbi dhe !

4-Me jep nje ilac,melem per plage,te sherojme njeresit se po vdesin te gjalle.

5-Me fal nje shami dore,te fshij lotet e nenave,qe rane bijte e tyre per Liri e Demokraci.

1-Me dhuro nje Fjale te mencur ,te mbull gojet e liga ,se po helmojne njerezine me gebjeshra si perbindesha .

…I kane futur ne armiqesi ,per Kariken e Mbretit, po grinden vellau me vellaun,rezik te hane njeri tjetrin si kanibale…!

Me kenaqesi e zemersi ia dhurova.Ai u largua ,u zhduk si era,duke leshuar dy fjale me embelsi.

-Pac uraten !

P.s.-E mesova me vone ,nuk ishte lypes ,ishte profet.Po belane e pesova nga mesazhet ne box,njeri me thoshte se c’jane keto enderra qe po na shet,nuk te kane lezet…e te tjera .Por jane realitet or derdimen,nejse,…Disa me kurreshtje me kerkonin qe cfare Fjale te mencur i the :

-I thashe c’me erdhi ndermend ,”o zot na mbroj ,nga gojet e liga !

II-skica LIBRAT E SHENJTE -ABETARJA-KURANI-BIBLA

“Na ushqejnë shpirtin, na shërojnë plagët”-populli.

prolog -“Kush është rritur me gjysh e gjyshe në familje nga ne, mbesat dhe nipërit, i mban mend si të gjalla mbresat dhe kujtimet për këta kolosë historie, që ishin aq të dashur edhe të mençur, paçka se ne i shikonim me një sy përçmues, ngaqë qenë të moshuar, si të paditur, por ata mbetën një

trashëgimi e pasur dhe e çmuar shpirtërore e kulturore, libra të gjallë diturish, me përvojëtë papërshkruar njerëzore. Ata ruanin dhe fshihnin shumë sekrete të jetës së tyre që ne i mësuam vonë.

Midis tyre ishin librat magjikë që na thoshin neve, pra “librat e shenjtë ” siç i quanin ata dhe

që i patën udhërrëfyes. Ne na mbanin në prehër, na ledhatonin, na tregonin përralla, histori dhe

rrëfime nga “librat e shenjtë”, duke na këshilluar si të sillemi në jetë. Disa thënie të tyre janë pishtar përvoje për ne.

1-KURANI

Gjyshja ishte besimtare e mençur dhe trimëreshë, zonjë mbi zonjat. Deri sa u rrita, kam

fjetur me gjyshen, më zinte gjumi me përrallat e saj dhe me rrëfime nga libri magjik i saj. Herë pas

here ajo na i përsëriste fjalët duke përmendur fjalë, na mësonte, na rrëfente dhe vazhdonte

papushim duke na këshilluar, ishte gojëmjaltë, melhem për plagë. Nejse.

“Librat e shenjtë, – thoshte ghyshja, – i kanë shkruajtur shenjtorët, profetët, ato na mësojnë

shumë gjëra për jetën, të mos shkelim në dërrasë të kalbur, na hapin rrugët e dritaret e dijes, na

shërojne plagët.”

Na sillte si shembull emrin e Nënë Terezës, shenjtorjen e njerëzimt. Po cilat ishin sekretet

e saj? Ajo nuk na i tregoi kurrë; këto i mësuam e na i tregoi nëna kur gjyshja ndërroi jetë, kur shkoi

në qiell, siç na thanë atëherë. Në dhomën e saj gjyshja kishte sëndyqin e saj të nusërisë, ku kishte

ruajtur pajën e saj, veshjen e nuses gjatë ceremonisë së martesës. Herë pas here e hapte, por e

mbyllte derën e dhomës, po ne e kishim parë fshehurazi nga vrima e çelësit. Kur u rritëm, nëna na

mblodhi tek sëndyqi i gjyshes dhe na tregoi të fshehtat e tij duke shpalosur teshat e shumta që

kishte brenda. Mbresa na la fustani i nusërisë, i bardhë, prej mëndafshi, i qëndisur me penjë ar. Në

fund të sëndyqit ishte velloja e fustanit dhe një libër i mbështjellë. U befasuam dhe kërcyem

përpjetë nga gëzimi. Ja, më në fund do të shihnim librin magjik, “librin e shenjtë.” Nëna e hapi

vellon me kujdes, se ishte një copë e hollë. Në kapak lexuam “Kurani.”

2-BIBLA

Një shoqja ime e dhomës në kolegj mbante gjithnjë me vete në çantën e librave Biblën. Na

i lexonte, me kërkesën tonë, me zë disa paragrafë të saj. Ajo na i përsëriste se duhet t’i ndjesh si

poezinë që t’i kuptosh. Me kalimin e kohës filluam ta lexojmë edhe ne, por me një këndvështrim

tjetër, jo si libër fetar, por si histori reale njerëzore.

“Librat e shenjtë na ushqejnë e pastrojnë shpirtin, na shërojnë plagët, na mësojnë për të

mirë në jetë, – theksonte shoqja. – Prandaj unë i lexoj dhe rilexoj, me këshillat e tyre na mësojnë si

të mbijetojmë në vuajtje e vështirësi.”

Nuk e harrojmë shoqen tonë të dashur dhe Biblën e saj, si udhërrëfyese në jetën tonë.

“Bibla”, kështu i thërrasim shoqes sonë me krenari, se ajo na dhuroi një libër në jetë si

bashkudhëtare moderne e paharruar për jetë.

3-ABETARJA SHQIP.

Gjyshi ishte jo vetëm i shkolluar jashtë vendit, por dhe i zgjuar nga natyra. Ishte mësonjës,

hapi shkollën e parë shqipe në fshat dhe punoi jurist në gjykatë deri sa doli në pension. Një nga

sekretet e tij, që ai quante thesar personal, ishte një valixhe e vjetër prej kartoni, me ca çelësa si

susta, që e kish sjellë nga Franca ku ishte student. Po çfarë fshihte në valixhe?!

Kur u rritëm dhe ai ishte mplakur, na mblodhi mbesa e nipër dhe na i tregoi ato: flamurin

shqiptar të shpalljes së Pavarësisë nga Isamil Qemali me një histori interesante: e kishin ngritur në

dritare kur qenë në Paris. Midis tyre, mbështjellë me disa shami dore, një libër i vjetër.

“Ky është libri ynë i shenjtë për ne shqiptarët” – na tha. E mori, e puthi dhe na i vuri në

ballë, sikur na pagëzoi me të. Pastaj na tha: “Lexojeni.” E lexuam me kureshtje, të gjithë me një

zë: “Abetare shqip.” Në kapak kishte flamurin me shqipen dykrenare, sipër kapakut emri i

Kostandin Kristoforidhit.

Gjyshi duke u përlotur vazhdoi: “Është gjuha e nënës, ta mësojmë e ta flasim bukur

shqipen. Dhe të mos harrojmë ngado që të jemi të shpërndarë në botë. Këtu është shkruajtur me

gjak gjuha jonë. Le ta ruajmë atë si sytë e ballit!”

-Zoti i bekofte !

III-poezi MOSHE E THYER

Sa ishim te vegjel fluturonim me gezim te te shikonim,

Kur u rritem ti ikje me te katra,nxitonim te takonim,

S’te pame nje here fytyren,mosha jone e magjishme,

Per ditelindje ne erresire mblidheshin te kendonim,

Te ndisnim qiri si shenjteri,deshira te gjithe te uronin.

Vitet ikin,ngarkuar mbi supe, s’na pyete nje here:

-Sa vjec jeni,a u lodhet,a mbaheni te forte …?!

Si marathonomak ne jete s’ndalojme duke te enderuar,

Nuk pyesim,per ty,packa se rudhat e thinjat na tradhetojne,

Dikush s’te pelqen,e shemtuar…per Ne je zonje e fisnikeruar.

Vitet te kane harruar ,nuk te mplakin,

Sa ke nergji ne jete, je moshe e rinuar,

Moshe je artitmetike ,ekuacion pa vlere,

S’na mposht me vitet, Njeriu e plak mendja,

Moshe e perjteshme, ti na ke tradhetuar !

-Oj Moshe tinzare,a e di kur lindi Shqiperia ?!

-Heret,te paret popuj,kur vendi quhej gadishlli Ilirik,

Me sakte e di Historia,me vite ,karta me fakte,

Ishte nje popull i lashte,trojet thirreshin pellazge-ilire,

-Fole sa viite eshte Shqiperia?! -Sa Mosha e kesaj Toke!

Luan Kalana-Florida SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora