E marte, 26.03.2019, 12:37 PM (GMT)

Komente

Klajd Kapinova: Radikalja komuniste Alexandria Ocasio-Cortez - Kapitalizmi në SHBA është mbeturinë

E enjte, 14.03.2019, 07:16 PM


Radikalja komuniste Alexandria Ocasio-Cortez: Kapitalizmi në SHBA është mbeturinë – (Garbage)

AOC: Roland Reagan ishte racist!!!

Nga Klajd Kapinova

Para disa ditëve portorikanja e ekstremit të majtë, me prirje të mirëfilltë komuniste, genjeshtarja kongresistja AOC, ka rrejtë dhe manipuluar publikun (për të qenë në qendër të medias pa reputacion të majtë FAKE NEWS), se Presidenti republikan Roland Reagan ka qenë racist!!!

Shqiptarët e mençur dhe të urtë, thonë një shprehje, që tregon zgjuarësinë e tyre: “Basi, si kujtusi”. Në këtë rast ajo është raciste dhe mendon se të gjithë janë si ajo.

AOC urren hapur dhe pa dorashka çdo gjë me vlerë dhe progresiste, që kanë bërë deri tani për të mirën e SHBA përfaqsuesit e lartë republikanë.

Sëmundja e urretjes, që i vlon në shpirt AOC ndaj republikanëve po shprehet në çdo takim të thjeshtë, që ajo po bën me njerez të ndryshëm.

Por nga ana e tjetër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i medias dhe analistëve, duke pohuar të vërtetën me fakte historike, se republikani i sukshëm Reagan nuk ishte racist.

Gazetarët bashkëautorë Craig Shirley & Mark Weinberg, të cilët shkruajnë për të përdishmen Washington Examiner, më 12 Mars 2019, përmes një editoriali, kanë përgënjeshtruar shpifjen dashakeqe të saj.

Ndër të tjera, analistët theksojnë se pretendimi i saj se Reagani, se gjoja "vuri përballë" njerëzit punëtorë të bardhë kundër minoriteteve në mënyrë, që "të shanin të gjithë amerikanët e klasës punëtore", veçanërisht afrikano-amerikanët dhe hispanikët, është një rrenë 100% e pastër dhe e keqe.

Sikur Ocasio-Cortez të shqetësohej të bënte detyrat e shtëpisë, ajo do të kishte gjetur ndryshe pretendimin e saj.

Dhe faktet janë kryeneçe. Kur Reagan ishte guvernator i Kalifornisë, ai emëroi më shumë afrikano-amerikanë në pozita qeveritare sesa çdo ekzekutiv i mëparshëm i shtetit.

Në fushatën presidenciale të vitit 1980, Reagan u miratua nga udhëheqësit me ngjyrë të të Drejtave Civile Ralph Abernathy, Charles Evers dhe Hosea Williams.

Ishte pikërisht Reagan, i cili, nënshkroi projekt-ligjin, që ktheu ditëlindjen e Dr Martin Luther King Jr. në një festë zyrtare kombëtare të SHBA. (Martin Luther King Jr. Day)

Unë si shtetas amerikanë, kam punuar disa herë në ditët festave dhe jam paguar dyfish e gjysëm, mbasi dita e Dr. Martin Luther King Jr. është National Holiday, (Festë Kombëtare), ditë pushimi për të gjithë amerikanët pavarësisht nga raca dhe shteti, ku jetojnë e punojnë.

Në Amerikë, në vitet '50 dhe '60, një nga krizat më të rëndësishme me të cilat përballeheshim ishte diskriminimi racial. Njeriu, fjalët dhe veprat e të cilit krijuan kombin tonë në thellësitë e shpirtit të saj, ishte Dr Martin Luther King Jr ... Tani kombi ynë ka vendosur të nderojë Dr Martin Luther King Jr, duke lënë mënjanë një ditë çdo vit për ta kujtuar atë dhe për shkakun e duhur për të cilin ai qëndronte. Ne kemi bërë përparime historike që kur Rosa Parks refuzoi të shkonte në anën e pasme të autobusit. Si një popull demokratik, ne mund të krenohemi me dijeninë se ne amerikanët kemi njohur një padrejtësi të rëndë dhe kemi marrë masa për ta korrigjuar atë. Dhe duhet të kujtojmë se në shumë vende, njerëzit si Dr King nuk kanë kurrë mundësi të flasin fare. ... Por gjurmët e fanatizmit ende e bëjnë Amerikën. Pra, çdo vit në ditën e Martin Luther King, le të kujtojmë jo vetëm Dr. Kingun, por ripërtërisim veten tek Urdhërimet që ai besonte dhe kërkonte të jetonim çdo ditë.” – theksojnë bashkëautorët Shirley & Ëeinberg.

Presidenti Reagan caktoi të parin afrikano-amerikan, Colin Powell (u emerua si Sekretar i Shtetit edhe në kohën e presidentit George W. Bush), si këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe Lauro Cavazos, si një hispanik i parë, në një post kabineti si Sekretar i Arsimit.

Në vitin 1980, kandidati Reagan mori mbi 43% të votës hispanike. Por presidenti nuk u mjaftua me kaq. Ai bëri shumë gjëra pozitive. Reagan, mbështeti shtetësinë për Porto Rikon.

Administrata Reagan shkurtoi taksat dhe krijoi më shumë se 18 milion vende pune dhe nisi një periudhë 26-vjeçare të rritjes ekonomike. Larg nga të qenit një forcë ndarëse, Reagan u largua nga zyra me mbështetjen e 70% të popullit amerikan në përgjithësi dhe 41% të afrikano-amerikanëve në mënyrë specifike.

Ai ishte presidenti më unifikues, që nga koha e shkurtër e presidentit democrat John F. Kennedy. Demokratët në senat dhe kongres, kanë qenë gjithnjë pengesë për programet e zhvillimit, që ai ndërmori në zonat e prapambetura.

A nuk po ndodh e njëjta gjë sot, me Presidentin patriot Donald J. Trump, ku, shumë kundëramerikanë në kongres dhe senat (sikurse është komunistja e thekur AOC), po përpiqen t’a pengojnë dhe bllokojnë gjithnjë me urretje patetike tash 2 vjet zbatimin e platformes dhe premtimet ndaj elektoratit amerikanë, për t’a bërë SHBA të shkëlqyer, nën moton kuptimplote: America First…

Gjatë kohës së presidencës së tij të suksesshme 8-vjeçare Reagan kurrë nuk ka gjykuar askënd mbi bazën e ngjyrës së lëkurës, sepse ai u ngrit në Shtëpinë e Bardhë (Ovale), për t’i trajtuar të gjithë njësoj si amerikanë.

Babai i tij, Jack, refuzoi të lejonte djalin e tij të shihte "Lindjen e një kombi" për shkak të përmbajtjes raciste, edhe pse ishte një nga filmat më të preferuar të Woodrow Wilson. Reagan mbajti atë ndjenjë të barazisë racore në zemrën e tij, gjatë gjithë jetës së tij.

AOC dhe binjakët e saj të majtë shqiptarë në New York

Kam shumë vite që jetoj dhe punoj në Atdheun e dytë në shtetin e New York-ut. Kam parë dhe dëgjuar shumë gjëra pozitive dhe negative, por kam heshtur dhe ruajtur qetësinë, duke i ruajtur thellë në kujtesën time.

Kur fillova të punoj në gazetën shqiptaro amerikanë ILLYRIA (themeluar nga bisnesmeni Hajdar Bajraktari) në gazetën më ra në sy gjatë punës në zyre, se shqiptarët janë shumë kompleks në sjelljet dhe veprimet, që bëjnë brenda komunitetit të tyre dhe jashtë saj.

Shumë persona të ardhur nga Shqipëria, që dikur kanë pasur pozitë dhe pushtet në kohën e diktaturës dhe diktarit Enver Hoxha, sot kanë arritur të bëhen shtetas amerikanë. Edhe pse kanë ardhur këtu, shumë prej tyre pak kanë ndryshuar nga karakteri dhe mentaliteti i vjetër i kohës së Dullës.

Për bindjet politike, ata janë regjistruar si demokrat, meqenëse pikëpamjet e majta të dikurshme në Shqipëri janë të njëjta me ato që gjetën këtu në SHBA. Tek partia e majtë e Obamës dhe Hilarit, ata kanë gjetur kënaqsi dhe prehje shpirtërore.

Në shumë raste kur shkoja për të shkruar tema të ndryshme për komunitetin tonë në terren, këto tipa të shkathët ishin në krye të tavolinave dhe shpesh luanin rolin e menaxherit të aktiviteteve, që zhvilloheshin në restorantet e Bronx-it dhe rallë në Manhattan.

Për t’a bërë atmosferën më tërheqëse dhe joshëse për të pranishmit, ku shumica nuk dinin pse kishin ardhur, habiteshin kur shihnin se në sallë hynin politikanë të lartë nga Shtëpia e Bardhë, senatorët amerikanë, presidentët demokratë si Clinton me gruan Hilarin, Obama, Ollbrajt, governatorët etj.

Pjesëmarrësit harronin mezet dhe verën e kuqe në tavolinë dhe shtyheshin se kush të paguante $500-5.000 për të bërë një foto me miqët special të ftuar nga organizatërt, që më së shumti këtë e bënin për të bërë ca dollarë më shumë, se sa për atdhedashurinë, që su hante barku për atë punë aspak.

Këto foto edhe sot gjendet në rrjetet sociale edhe pse ato tashmë janë të vjetra, sikurse ish politikanët e majtë tashmë në pencion. Në gazetat dhe website sheh po të njëtit fytyra, që ekspozojnë me mburrje foto dhe fryhen si gjelat mbi pleh, duke thënë se është takuar me këtë apo atë president, kongresist, senator apo guvernator të këtij apo atij shteti. Dhe kur e pyet se për çfarë “biseduat”, ai si naiv ngre supet dhe shton se nuk i kujtohen fjalët…

Edhe gazetat e komunitetit tonë janë bërë monotone, të kthyer si kopje rutinë të gazetave online në vendlindje. E thënë shkurt dhe saktë: sot kemi gazeta për gazetë apo website për website. Aty sheh me shumë shkrime të stërbotuara të autorëve (miq të editorit) nga Shqipëria dhe Kosova se sa nga intelektualët që jetojnë në SHBA.

Nëse dikush kritikon një politikan të majtë në OKB dhe politikën kundëramerikane të ish bijve dhe bijave të numeklaturës së kuqe komuniste, ai që fshikullon nuk ka shanse t’a shoh shkrimin e tij (shqetësimin si shqiptar), në faqet e gazetave të “komunitetit” tonë.

AOC, është një kongresiete komuniste e ekstremit të majtë dhe një kundërsemitiste e dalluar me deklaratat e saj të papërgjeshme kundër Izraelit dhe pro palestinezëve të Hamasit, sikurse Shqipëria dhe tuqeliu erdoganist Rama-zani.

Po e njëjta gjë ndodh edhe me Shqipërinë dhe diplomacinë e saj në SHBA dhe botë. Ata vazhdimisht promovojnë kulturën dhe vlerat e majta socialiste, duke imituar me ose pa vetëdije AOC. Shqipëria disa herë ka votuar kundër SHBA dhe Izraelit, qysh pas Luftës së Dytë Botërore kur themelohet Selia e OKB traditë të cilën e vijojnë edhe sot…

AOC dhe Shqipëria janë në rezonancë me njera-tjetrën!?

Gazetarët dhe bashkëpunëtorët e tyre me ose pa pagesë pothuajse në çdo të përkoshme javore kritikojnë me fjalë apo shprehje foklorike komunizmin imagjinar në Shqipëri dhe i buzeqeshin me servilizëm socializmit ekstrem të Partisë Demokratike Amerikane në shtetin blu të New York-ut.

Atyre nuk u intereson të shkruajnë për shqetësimet e mprehta të komunitetit këtu, sikurse janë: papunësia, sistemi, taksat e larta dhe politika e keqe e PD socialiste amerikane në shtetin e NY apo edhe në shtetet e tjera, ku sundojnë të majtët ekstrem.

Edhe ndonjë shqiptar, që përfaqson vetën në Albani, asnjëherë nuk flet dhe shkruan deklarata në rrjetet sociale për uljen e taksave të bashkëatdhetarëve të vet, por shajnë dhe mallkojnë presidentin Trump pse na i uli taksat federale në masën 20-40%, uli papunësinë etj.

Në shtetin e New York-ut governatorët dhe kryetarët e bashkisë, qe janë ndërruar cdo katër vjet, fatkeqsisht gjithnjë kanë qenë dhe janë demokratë apo socialistë ekstrem.

Ato nuk na i ulin taksat, por na i mbajnë ato të larta, sepse duan të mbajnë me benefice, pjesën e madhe të komunitetit afrikano-amerikanë, ispanjik, që nuk duan të punojnë dhe kanë shumë femijë… Ato gjatë verës poshtë pallateve tona këndojnë, duke tymosur marijuanë gjithë natën me autoporlante makinash dhe ditën vazhdojnë avazin e qefit në plazhet dhe pishinat e NYC…

Në New York ka 1.500.000 përfituesa të beneficeve, sikurse thuhet shqip qylxhi (sa gjysma e popullsisë së Shqipërise ose e gjithë popullsia e Kosovës), që marrin ndihmë nga shteti kapitalist dhe përkrahin AOC për t’a kthyer SHBA në shtet komunist dhe socialist...

Por ndodh edhe e kundërta në shtete ku drejtojnë qeveritë e përfaqsuesve republikanë, ku, shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje përfitojnë shumë dollarë nga ulja e taksave të shtetit përkatës dhe nga federalja.

Kujtojmë, se Obama që mbahet sot nga sondazhet e ndryshme si presidenti më i dobët, në të gjithë historinë e presidentëve të SHBA e rriti shumë numërin e nxjerëzve parasite dhe “punëdashës”, për të marrë ndihmë maksimale nga shteti në 20.000.000 vetë, ndërsa bisnesmeni i suksesshëm Trump e shkurtoi në 15.0000.000, duke nxjerrë jashtë kësaj asistence mbi 5.000.000 dembela stambolli… Dhe për këtë gjë Trumpi shahet dhe mallkohet nga AOC dhe shokët e saj shqiptarë ne Albani e gjetkë.

Edhe pse nuk ngre asnjë peshë vota e tyre në Bronx shumë shqiptarë kanë votuar për AOC. Hajde merri vesht shqiptarët “kapitalistë” këtu në New York!

Kjo komuniste e Che Guevarës, dje deklaroi, se: “SHBA është PLEH...!!!

AOC nuk di asgjë për votuesit e saj shqiptaro amerikanë, ku, komunizmi në Shqipëri vrau e preu sa deshti në emer të pushtetit dhe politikës idiote… Ajo nuk ka lexuar asgjë për komunizmin e zi në Kinën e Mao Ce Dunit, i cili vrau dhe preu mbi 60.000.000 njerëz te pafajshëm.

Në Kinën e Maos, i hidhnin fëmijët e gjirit lart në ajër dhe ushtarët vampirt e sadst i therrnin me bajoneta dhe pastaj i pjeknin e i hanin... A vërtetë shqiptarëve në SHBA u pëlqen komunizmi i Maos apo Fidel Kastros, Modoros se Venezueles apo AOC së Bronx-it!!!!???

AOC: besimi katolik është DREQI i saj!!!

Ajo është portorikane (1989), e lindur në lagjen Parkchester e njohur me inicialet AOC. Ajo ka familjen në Porto Rico, ku gjyshi i saj jetonte në një shtëpi pleqsh para se të vdiste pas Uraganit Maria.

Pas vdekjes së babait të Ocasio-Cortez (2008), nëna dhe gjyshja e saj u zhvendosën në Florida për shkak të vështirësive financiare. Ajo identifikon vetën si katolike dhe e përshkroi besimin e saj me DREQIN e saj!!!

Ka vite që ajo është antare e PD, si një politikane komuniste me ide ekstremiste të majtë në SHBA, aktiviste zhurmëmadhe, që urren me fanatizëm kapitalizmin e suksesshëm këtu.

AOC është diplomuar në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe ekonomike në Universitetin e Boston-it (2011). Studentja egoiste shërbeu si praktikante në zyrën e imigracionit, gjatë vitit të fundit të mandatit të senatorit amerikan Ted Kennedy.

Para se të kandidonte për Kongresin, ajo shërbeu si drejtore edukative për Institutin Kombëtar Hispanik.

Ajo u zgjodh si kongresiste në Dhomën e Përfaqsuesve të SHBA-së, duke përfaqsuar rrethin e 14-të New York-ut, që nga 3 janari 2019. Ajo ka marrë votat e zgjedhësve të shumë shqiptaro amerikanë, që përfshin pjesën lindore të Bronx-sit dhe pjesët e Queens-it në veri të qytetit në New York-ut.

Më 26 qershor 2018, AOC mundi kryetarin e Grupit Demokratik Joe Crowley, në zgjedhjet primare (paraprake) afatmesme (2018), ku mori 57.13% e votave (15.897) dhe 42.5% që mori rivali Joe Crowley (11.761).

New York-u nga të gjithë njihet si shtet ekstremist demokrat (socialist). AOC fitoi lehtë ndaj republikanit Anthony Pappas në zgjedhjet e përgjithshme më 6 nëntor 2018. Ajo në moshën 29 vjeçare po shërben në Kongresin e Shteteve të Bashkuara si antare e Socialistëve të Amerikës.

Ajo fitoi zgjedhjet me 78% të votave (110,318) nga 14% që mori republikani Pappas (17,762).

Zoti Pappas, jeton në Astoria (Queens NY), dhe është profesor i ekonomisë në Universitetin e shën Gjonit. Ai bëri një fushatë të dobët, i bindur se nuk mund të fitonte, për faktin sepse shteti i New York-kut tradicionalisht është blu dhe përkrah PD. Demokratët e regjistruar në shtetin e madh të NewYork-ut janë më shumë se republikanët, pothuajse 6 me 1. (New York Post)

Mos të harrojmë se në këtë regjistrim përfshihen edhe 95% e shqiptarëve, që janë të njohur si socialist edhe pse ato kanë ardhur nga vendet e diktaturës komuniste.

AOC u miratua nga socialisti Barack Hysen Obama

Absurdi arriti kulimin, kur ajo foli në konferencën e Netroots Nation në gusht 2018 dhe u quajt "yll i padiskutueshëm i konventës". Që nga shkurti i vitit 2019, portorikanja ka 3.1 milionë ndjekës të Twitter, më shumë Nancy Pelosi kryedemokrate e Kongresit.

Sot idetë e saj radikale kanë mbështetjen deri tani të 100 kongresitë “demokratë”, që i janë bashkuar me zemër AOC, kundër sistemit të sukseshëm kapitalist në SHBA.

Në Kongresin dhe Senatin e SHBA shumë antarë të saj janë të pasur dhe 95% e tyre janë të gjithë demokratë. Kështu p.sh. kryesocialistja Nensi Pelosi ka një shtëpi me vlerë $140.000.00 dhe me hipokrizi përkrah idetë komuniste ekstreme.

Gjatë intervistave të ndryshme në publik dhe rrjetet sociale, njerëzit janë shprehur se Pelosi si Kryetare e Kongresit Amerikan duhet ta shes shtëpinë dhe t’ia japë të varfërve dhe të pastrehëve që ndodhen në California, në distriktin e saj elektoral. Por ajo nuk e ka bërë deri tani këtë gjë!

AOC u mbështetet në një platformë Regresive, që përfshin premtime boshe me kosto trillion e trillion dollar, si: Medicare For All, një garanci për punë federale, një propozim të ri të gjelbër të ri, që shfuqizon Imigracionin dhe Doganën e SHBA, shkollën e lirë publike dhe shkollën e tregtisë dhe një normë marxhinale 70% mbi të ardhurat mbi 10 milionë dollarë.

Shteti i gomarëve blu të New York-ut

Shteti gomarëve blu të New York-ut dhe zyertarët e lartë i dhanë përkrahjen AOC e cila në vijim u miratua nga organizatat e regresive dhe të “drejtave” civile si MoveOn, Demokratët e Drejtësisë, Kongresi i Ri i Markave, Mësimet e Zeza, dhe Demokracia për Amerikën, dhe nga kandidatia guvernatorial Cynthia Nixon.

Të gjithë zyrtarët “demokratë” iu bashkuan ideve radikale komuniste të kandidatës së re tashmë të zemrës së tyre.

Kështu Guvernatori Andrea Cuomo miratoi Croëley, ashtu si edhe Senatori i Nju Jorkut, Chuck Schumer dhe Kirsten Gillibrand, si dhe kryebashkiaku i New York City Bill de Blasio, 11 përfaqësues të SHBA, 31 zyrtarë të zgjedhur lokalë, 31 sindikata dhe grupe progresive si Sierra Club, Parenthood Planned, Partia Familjet që punojnë, NARAL Pro-Choice Amerika dhe Nënat kërkojnë Veprim për Gun Sense në Amerikë, ndër të tjera. Përfaqësuesi i Kalifornisë, Ro Khanna, një demokrat i “drejtësisë” si Ocasio-Cortez e miratoi atë në një mbështetje të pazakontë të dyfishtë.

Mediat e majta u shokuan, por edhe e përktahen menjëherë, sespe ajo në të ardhmen do të përbëj lajme dhe mundësi për punë për gazetarët e merzitshëm dhe gënjeshtar, që deri tani ishin marrë me FAKE NEWS, kundër Presidentit Donald J. Trump.

Revista ultra e majtë TIME (Koha) e quajti fitoren e saj "turbullira më e madhe e zgjedhjeve të 2018 deri më tani", kurse simotra e saj CNN, bëri një deklaratë të ngjashme.

Një tjetër media e ekstremit të majtë për dekada New York Times e përshkroi humbjen e Crowley si "një humbje kryesore shokuese të martën, humbja më e rëndësishme për një udhëheqës demokratik në më shumë se një dekadë dhe një që do të ndiqet gjatë në parti dhe vend".

Merriam-Webster raportoi se kërkimet për fjalën "socializëm" dhe “komunizëm” shënuan 1.500% pas fitores së saj. Crowley pranoi humbjen natën e zgjedhjeve.

AOC flet për një marrëveshje të re të gjelbër përpara ndërtesës së Kapitolit në shkurt të vitit 2019, duke deklaruar se bota do të përfundojë 12 vjet nëse problemi nuk është ndalohet!!!

Komentet e saj absurde për Shtetet e Bashkuara që “Të kalojë në një rrjet elektrik që operon me 100% me energji të rinovueshme dhe për t'i dhënë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile brenda 10 viteve etj., ndryshime, të cilat vlerësohen të kushtojnë rreth 2.5 trilionë dollarë në vit, do të financohen sipas AOC pjesërisht nga taksat më të larta për të pasurit!!!”(Daily News)

Ky plan absurd i quajtur Marrëveshja e Re e Gjelbër, ka fituar mbështetje tek disa senatorë komunist “demokratë”, duke përfshirë “Native american” Elizabeth Warren, Bernie Sanders dhe Cory Booker; 130 demokratë të tjerë, si Dianne Feinstein, ndërsa Kryetarja e Dhomës Nancy Pelosi dhe Kryetari i Shtëpisë së Energjisë dhe Komiteti i Tregtisë Frank Pallone, kanë shprehur kundërshtimin.

E rëndësishme është se asnjë ligjvënës republikan nuk ka shprehur mbështetje.

Plani i tyre bën thirrje për zbatimin e "kostos sociale të karbonit" që ishte pjesë e planeve të tashmë të shfyqizuar të administratës së Obamës, për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe tranzicionimin e Shteteve të Bashkuara në burimet e ripërtëritshme të energjisë me zero emetim 100%, duke përfshirë makinat elektrike dhe sistemet hekurudhore me shpejtësi të lartë.

Ajo kaloi në botën e përralla, duke propozuar futjen e një takse margjinale deri në 70% mbi të ardhurat $10 milionë, për të paguar për marrëveshjen e gjelbër të AOC.

Doktrina Truman dhe Plani Marshall

Presidenti Donald J. Trum: SHBA kurrë nuk do të kthehet në socializëm

Hapi i parë kundër komunizmit dhe bijës së saj hibrite socialiazmit ishte "Doktrina Truman" e marsit të vitit 1947, e cila reflektonte luftën e Presidentit Harry Truman.

Truman donte të "frikësonte ferrin" nga Kongresi, duke argumentuar se Greqia dhe Turqia mund të bien viktimë e përmbysjes pa mbështetjen e kombeve miqësore, Truman i kërkoi Kongresit të autorizonte $400 milion si ndihmë emergjente.

Për të justifikuar këtë kurs, ai tha: "Unë besoj, se duhet t'i ndihmojmë popujt e lire, që të përpunojnë fatin e tyre në mënyrën e vet."

Çelësi për të parandaluar përmbysjen e kombeve të lira ishte të sulmonte kushtet e "mjerimit dhe dëshirës", që ushqen totalitarizmi.

Dhe shumë shpejt ky parim i përgjithshëm u zbatua në Evropën Perëndimore në tërësi. Në qershor të vitit 1947, Sekretari George C. Marshall propozoi zgjerimin e ndihmës ekonomike masive për vendet e shkatërruara të Evropës, duke thënë se politika e Shteteve të Bashkuara nuk ishte e drejtuar "kundër asnjë vendi apo doktrine, por kundër urisë, varfërisë, dëshpërimit dhe kaosit. Qëllimi i tij duhet të jetë ringjallja e një ekonomie punësimi në botë, në mënyrë që të lejojë ekzistencën e kushteve politike dhe sociale demokratike, në të cilat mund të ekzistojnë institucionet e lire."

Ajo që Sekretari i Shtetit la pa thënë ishte se ndërsa plani amerikan do të ishte i hapur ndaj Bashkimit Sovjetik dhe satelitëve të saj në Evropën Lindore, ajo theksoi ekonominë e tregut të lirë si rruga më e mirë për rindërtimin ekonomik dhe mbrojtjen më të mirë kundër komunizmit në Evropën Perëndimore.

Kongresi iu përgjigj propozimit të Marshallit, duke autorizuar Programin Evropian të Rimëkëmbjes, i njohur më mirë si Plani Marshall.

Kështu frytet e para filluan të dalin. Me një investim prej 13 miliard dollarësh në Evropë, gjatë disa viteve të ardhshme rezultoi në rindërtimin jashtëzakonisht të shpejtë dhe të qëndrueshëm të një Evrope Perëndimore demokratike.



(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT