E enjte, 28.03.2024, 08:29 PM (GMT)

Përjetësi » Mani

Statuti i lëvizjes Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare - (BKDSH)

E shtune, 27.09.2008, 06:25 PM


S T A T U T I

I LËVIZJES  BESËLIDHJA KOMBËTARE

DEMOKRATIKE SHQIPTARE B.K.D.SH.

 

Kreu i I-rë

 

Neni 1:

 

 Levizja  BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE (më tutje lexo:BKDSH) është një Lëvizje mbarëkombëtare e strukturuar si parti politike, ndërtuar mbi parime demokratike me karakter luftarak dhe disiplinë të fortë e cila lufton për çlirimin e trojeve tona etnike që gjenden nën okupatorin e huaj dhe ribashkimin e tyre shtetit legjitim, Shqipërisë. Ndaj BKDSH është parti politike, e themeluar me qëllim që të realizojë detyrat e veta sipas Parimeve Themelore dhe Statutit të saj.

 

Neni 2:          

 

Emri i Levizjes  është : BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE, shkurt: BKDSH, kurse në tekstin e mëtejshëm: BESËLIDHJA SHQIPTARE.

 

BKDSH qendrën e ka në Tiranë, në Mërgim dhe, njëkohësisht vepron në Kosovë me seli në Prishtinë. Atë ditë që do të çlirohen trevat e pushtuara shqiptare dhe të ribashkohen me nënën Shqipëri, BESËLIDHJA jonë do t’ia fillojë riorganizimit të saj në mënyrë të tillë që së shpejti do t’i krijojë kushtet për RISTRUKTURIMIN E BKDSH me një qendër të vetme partiake që do ta caktojë Kuvendi Kombëtar i kësaj besëlidhje.

 

 (Adresa: Rr. “Ismail DUMOSHI” nr. 36, Banesa nr. 8, RKS-10040 PRISHTINË, Tel.: +381 38 518 877.- Mob.: +377 44 672 480.- e-mail: emin.fazlija@gmail.com.- emin_bkdsh@gmx.de.- www.bkdsh.de.tl 

 

Neni 3:          

 

 Emri KOSOVË për pjestarët e kësaj Besëlidhje ka kuptimin gjeografik, antropogjeogarfik dhe historik të integritetit tokësor e kombëtar (demografik) shqiptar të të gjitha trevave shqiptare që ende gjenden nën okupimin e republikave të ish-federatës pansllaviste të quajtur “Jugosllavi”. Pra, këtu janë përfshirë të gjitha ato treva, pëllëmbë për pëllëmbë që janë pushtuar nga sllavët pa e marrë parasysh se si quhen ato njësi territoriale të okupatorëve jugosllavë, sepse dihet botërisht që krahina e Kosovës (tani republikë) ka pasur për kryeqytet që nga kohërat e lashta antike, pra që nga mbretëria dardane, SHKUPIN dhe jo Prishtinën që e caktuan padrejtësisht okupatorët e fundit, sllavo – titistë në 1947.    

 

Neni 4:          

 

Emri ÇAMËRI, gjithashtu për pjesëtarët e kësaj besëlidhje mbarëkombëtare ka po atë kuptim gjeografik, antropogjeografik dhe historik të integritetit tokësor dhe kombëtar shqiptar të të gjitha atyre trevave shqiptare që ende gjenden nën okupatën e huaj greke që nga viti 1913, dhe që besëlidhja jonë, me kërkesat e saj të drejta ka përfshirë çdo pëllëmbë tokë shqiptare të ÇAMËRISË duke filluar nga Preveza dhe Gjiri i Artës anë e kënd ku quhet ÇAMËRI. Besëldihja jonë kërkon që t’ i rikthehet pavarësia e plotë ÇAMËRISË shqiptare me kryeqendrën e saj Janinën dhe e drejta legjitime për t’iu ribashkuar shtetit amë, Shqipërisë.

 

Neni 5:          

 

BKDSH është Lëvizja  politike me cilësi të personit juridik, e regjistruar në Regjistrin e “partive politike dhe të organizatave shoqërore” në Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë si dhe të Republikës së Kosovës dhe pranë OSCE dhe UNMIK-ut. Gjithashtu BKDSH është e regjistruar edhe pranë Ministrisë së Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë në datë 05. 06. 1980.

 

Neni 6:

 

BKDSH vepron në territorin e Shqipërisë, të Kosovës dhe viseve të saja të okupuara nga sllavët, të ÇAMËRISË si dhe, duke iu falenderuar rrethanave të favorshme për njohjen e të drejtave njerëzore, vepron edhe në mërgim ku jetojnë shqiptarët si refugjatë politikë apo edhe ekonomikë. 

 

Neni 7:

 

Besëlidhjen tonë shqiptare e përfaqëson kryetari i kryesisë së Komitetit Kombëtar dhe personat e autorizuar nga kryesia e Komitetit Kombëtar të BKDSH.

 

Neni 8:

 

 1. BKDSH ka Vulën dhe Stemën e vet partiake;

2. gjithashtu kjo Livizja  ka xhirollogaritë e veta

    për Shqipëri, pranë bankës “Dardania”. “Besëlidhja

    Kombëtare Demokratike Shqiptare”

    xhirollogaria: 3720 – 04 – 0145

    telexi: 22 98 DB Bank AB, Frankfurt am Main

    Kontonumri i “Dardania” bank: 08 000. 931 00.

    Kjo llogari vlen për lekë dhe për deviza.

 

 

b. BKDSH në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare nën

    ish- Jugosllavinë ende nuk posedon xhirollogari të 

    veçantë për shkak të ristrukturimit të saj në vazhdimësi.

 

c. Xhirollogaria e BKDSH në mërgim është:kontonumër 138

   142 009 volksbank, GOEPPINGEN, ( BLZ.: 61060500) ose 

   pagesa  nëpërmes Arkëtarit përkatës me dëftesë pagimi. 

 

Neni 9:

 

 SHTYPI

 

BKDSH ka shtypin e vet që është organ kryesor i Lëvizja  dhe quhet “BESA SHQIPTARE”.

 

Besëlidhja jonë është për një shtyp të lirë e demokratik dhe edukativ duke iu përmbajtur Programit dhe Statutit tonë që i shërbejnë interesave të përgjithshme kombëtare.

Degët e Partisë si dhe mërgimi kanë të drejtë të kenë organet (shtypin) e veta. Kjo për shkak të informimit sa më efikas të anëtarëve dhe opinionit të gjerë kombëtar.

 

Neni 10:

 

1. BKDSH bashkëpunon me partitë, organizatat dhe shoqatat politike simotra në vend dhe jashtë, kur është në interes të përgjithshëm kombëtar si dhe anëtarësohet në Unionin Demokratik të Evropës, Shoqatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut - ((I.G.F.M = International Geselschaft fuer Menschenrechte); si dhe UNO - MENSCHENRECHT ORGANISATION - (Organizatën e OKB për të drejtat njerëzore) dhe atë E.K.M.S. - (europeishe konference für menshenrehte und selbst beshtimung - Konferenca Evropiane për të Drejtat Njerëzore dhe vetëvendosje).

 

2. BKDSH bashkëpunon dhe mund të hyjë në koalicion me

    partitë e tjera shqiptare që kanë Program të ngjashëm me

    programin tonë për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare dhe

    ribashkimin e tyre.

 

Negociatat për koalicion i kryen Kryetari i LBKDSH në bashkëpunim me anëtarët e Kryesisë së Komitetit Kombëtar, ndërsa koalicionin e miraton vetëm Kongresi apo Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar i BKDSH.

 

Neni 11:

 

 Organizimi jonë do të jetë një strukturë e shëndoshë e elementeve njerëzore të çdo shtrese popullore me vlera dhe virtyte të larta kombëtare.

 

Të gjithë anëtarët e BKDSH janë njëlloj të BARABARTË përpara Statutit dhe Kanunores së Përgjithshme të BKDSH pa dallim shkalle dhe hierarkie.

 

Neni 12:

 

BKDSH, si Lëvizja  politike me parime thellësisht demokratike dhe strategji çlirimtare, e rregulluar me një disiplinë të shëndoshë dhe që përbëhet nga shqiptarë të shtresave të ndryshme të cilët kanë për ideal SHQIPËRINË E LIRË DHE DEMOKRATIKE SI DHE MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT dhe të shtetasit tonë, sidomos ato të punëtorisë dhe fshatarësisë, mbi të cilat bazohet ekonomia kombëtare dhe që formojnë pjesën më të gjerë të popullit shqiptar brenda kufijve të Shqipërisë Etnike.

 

Neni 13:

 

BKDSH duke u bazuar në fuqitë lëndore dhe të krahut të kësaj mase të bashkëpunimit të shtresave të ndryshme e të intelektualëve vullnetmirë, dëshiron që kjo masë punëtore të jetë vepruese dhe pjesëmarrëse në vendimin politik, shoqëror, kulturor, ekonomik dhe demokratik të mbarë atdheut dhe të mos bëhet vegël e askujt, ashtu si botërisht janë vërtetuar në Parimet Themelore të kësaj Besëlidhje.

 

Neni 14:

 

ANËTARËSIA

 

BKDSH është Lëvizja  politike e pavarur e shtresave të gjera shqiptare. Ajo kërkon që të marrë pjesë në veprimtarinë politike, ekonomike e shoqërore të vendit duke synuar që, qëllimet e larta liridashëse e përparimtare të saj, t’i arrijë përmes rrugës parlamentare. Dhe në raste të veçanta kur nuk ka rrugëdalje tjetër, atëhere edhe me forcë.

 

Në Lëvizja e BKDSH mund të bëjë pjesë (anëtarësohet) çdo shqiptar që i plotëson këto kushte:

 

1.      t’i ketë mbushur 18 vjet jete;

2.      i ndershëm dhe nuk ka asnjë njollë morale apo politike;

3.      nuk u ka shërbyer të huajve kundër popullit e kundër trojeve  shqiptare – Shqipërisë Etnike;

4.      nuk ka bashkëpunuar me organet e dhunës së diktaturës as si urdhërdhënës, as si zbatues, as si shërbëtor apo dhe ekzekutor viktimash;

5.      nuk ka spiunuar te të huajt kudër kombit dhe atdheut tonë shqiptar;

6.      që ka përgjegjësi juridike;

7.      pranon Programin dhe Statutin e BKDSH, punon për ta vënë në jetë, lufton për të mirën e atdheut, kombit dhe demokracisë;

8.      paguan rregullisht anëtarësinë vjetore të caktuar me Rregulloren e Brendshme të Punës;

9.      pranimi në radhët e BKDSH bëhet në mënyrë individuale. Për këtë paraqitet kërkesa me shkrim në një nga Aktivet, Nëndegët, Degët apo të autorizuarit të BKDSH të ngritura në qendrën e banimit ose ndërmarrje, ku deklarohet pranimi dhe plotësimi i kushteve të pranimit në Partinë e BKDSH;

10. pranimi bëhet vetëm atëherë kur kërkuesi ka nënshkruar Dëshminë e Betimit dhe ka plotësuar Fletëparaqitjen që ka rubrikat standarde të miratuara gjatë këtyre 60 viteve. Me pranimin në Parti bëhet regjistrimi në Librin Themeltar të Degës dhe anëtari pajiset me librezë anëtarësie.

      (shiko tekstin e bashkangjitur të fletëparaqitjes për

      pranimin e anëtarëve të rinj në radhët tona)

 

 

FLETËPARAQITJE PËR

PJESËTARËT AKTIVË TË L.B.K.D.SH.

 

SHËNIME PRSONALE      Nr.-

Foto______

 

 

Emri dhe mbiemri:_________,datëlindja:________,vendlindja:_______

Emri i babës dhe i nënës:____________,profesioni:________,shkolla e kryer:__________

Gjendja familjare:i-(e)martuar, i-(e) pamartuar, i- (e) vejë/an:_____________

Sa fëmijë i ka?________, emrat e fëmijëve : _________, emri i bashkëshort/it/es dhe ditëlindja e tij/saj:___________, Grada ushtarake:_________, A bën pjesë në ndonjë Organizatë apo parti politike tjetër?_____,nëse “po” në cilën dhe prej sa kohësh?________, Funksioni në radhët e BKDSH:________, Kush e ka propozuar për anëtar tonin?_________, A e ka kryer betimin dhe kur?________, Kur është pranuar faktikisht në radhët tona?_______ ,Nr. i Dokumentit për identifikim:______, Data dhe emri i Entit që e ka lëshuar atë dokument?_________, A ka qenë i dënuar politikisht ?______, nëse “po”, kur?,ku?,sa?, Akt-akuza?__________, Adresa e plotë në atdhe:_________, Adresa e plotë e vendbanimit momental:__________, rruga:_____, posta:_____, shteti:_______, Nr. i regj.:________, shifra:_______, Nr. i librezës:_________, Data e regjistrimit:_______, Nënshkrimi i anëtarit/res:____________

Çdo anëtar i BKDSH mund të transferohet nga një Degë në një tjetër të kësaj Partie, duke njoftuar me shkrim Kryesinë e asaj Dege, Nëndege apo Aktivi; 

                

(STEMA)

DËSHMIA E BETIMIT

PËR ANËTARËT AKTIVË TË

B.K.D.SH.

Me datën:___________     

Nr. i protokollit:_______      

Dega:_______________   

Nëndega:____________   

Aktivi:_______________   

 

 

B E T I M I

 

Me dëshirë të flaktë e të sinqertë që të pranohem për anëtar aktiv në radhët e Lëvizja BESËLIDHJA KOMBËTARE DEMOKRATIKE SHQIPTARE - (B.K.D.SH.), kam nderin që unë i-(e) quajturi-(a):_________________ (Shëno emrin dhe mbiemrin si dhe adresën e plotë të vendbanimit momental).

Të betohem në Flamurin Kombëtar shqiptar, në Flamurin e Skënderbeut, në Zotin e Madhnueshëm si dhe në nderin dhe ndërgjegjen time personale, se jam i-(e) gatshëm-(e) që po ta kërkojë nevoja të jap jetën time për Çështjen e shenjtë të mbrojtjes së Kosovës dhe viseve të saja të okupuara, të Çamërisë dhe të gjitha tokave të tjera shqiptare, për çlirimin e tyre nga robëria e huaj dhe ribashkimin e gjitha trojeve etnike, atdheut amë - Shqipërisë; si dhe pas çlirimit, për të luftuar për mbrojtjen e integritetit dhe sovranitetit kombëtar e tokësor të tërësisë Arbërore.

 

Betohem se do ta respektoj Programin, Statutin dhe Parimet Themelore të kësaj Besëlidhje dhe kurrë në jetë nuk do të pranoj të bëhem shërbëtor i huaj e kundër interesave të përgjithshme kombëtare. Do të luftoj çdo individ që cënon nderin dhe ndërgjegjen kombëtare shqiptare pa marrë parasysh se cilës parti politike i takon dhe çfarë funksioni shtetëror ushtron.

 

Betohem se nuk do të merrem me kurrfarë spiunazhi, kurrfarë tradhtie, as farë sabotimi që dëmton interesat e larta mbarëkombëtare, por do të përpiqem që brenda kuadrit të kësaj Besëlidhje edhe unë si pjesëtar i saj të jap kontributin tim moral, fizik dhe material për interesat e larta dhe të përgjithshme mbarëkombëtare, do të mbetem besnik-(e) e Idealit për ribashkimin e Shqipërisë me tokat etnike.

 

Këtë deklaratë betimi e nënshkruaj me dorën time dhe pa kurrfarë presioni nga askush por vullnetarisht e me ndërgjegje të pastër kombëtare e njerëzore si vijon: _______________________________

(Nënshkrimi i personit që sapo kreu Betimin)

Në:_____________________

Data:____________________

Këtë deklaratë e pranuan si të vërtetë:

 

11. Çdo anëtar i BKDSH mund të transferohet nga një degë në një degë tjetër të kësaj Besëlidhje, duke njoftuar me shkrim kryesinë e asaj dege, nëndege apo aktivi.

12. Anëtari-ja, i-(e) BKDSH, mund të ç’regjistrohet nga Partia jonë me dëshirë; të çregjistrohet sipas Statutit kur humb aftësinë e veprimit, apo të largohet për shkak të veprimit kundërstatutor dhe kundërprogramor.

Anëtari i BKDSH që vullnetarisht largohet nga radhët tona, duhet të njoftojë me shkrim Kryesinë e Aktivit që i takon, apo, Organin partiak që e ka pranuar në radhët tona. Bashkë me shkresën ai duhet të kthejë edhe librezën e anëtarësisë.  

13. Aktivi ka të drejtë të përjashtojë anëtarin e BKDSH kur ai kryen akte që shkelin rëndë Programin, normat e këtij Statuti, si dhe kur nuk paguan për më shumë se gjashtë muaj anëtarësinë e detyrueshme. Vendimi përfundimtar i përjashtimit miratohet nga Kryesia e Degës së BKDSH; Anëtari i përjashtuar i BKDSH nga instancat e ulta (aktivi, nëndega), ka të drejtë të ankohet deri në Kryesinë e Komitetit Drejtues të BKDSH. Jo më lart.

Nëse vendimi miratohet nga ky organ, anëtari konsiderohet i përjashtuar. Mënyra dhe forma e pushimit të antarësisë do të rregullohet me akte të posaçme, të cilat i nxjerr Kuvendi (Kongresi) i Përgjithshëm i BKDSH-së. 

14. BKDSH pranon në gjirin e saj :

       - anëtar aktiv,

        - anëtar simpatizues ose përkrahës

        - si dhe anëtar të nderit

 

 

14. 1. Çdo anëtar aktiv i BKDSH është njëkohësisht edhe

          ushtar i kombit dhe i atdheut i cili zhvishet nga të gjitha 

          cilësitë e anëtarit të ndonjë organizate, grupi, shoqërie

          apo lëvizje politike që nuk është përfshirë në kuadrin e

          BKDSH, sepse bëhet anëtar - e, aktiv - e, i një levizje 

          apo   Besëlidhje të vetme (të bashkuar) që nuk toleron  

          anakronizma dhe anarki në radhët e saj.

14.2. Cilësitë e anëtarëve simpatizues (përkrahësve) dhe atyre

         të Nderit, janë rregulluar në “Rregulloren e Brendshme

         të Punës së BKDSH”;

 

15. Anëtari i BKDSH ka këto të drejta:

 

a)     Të marrë pjesë në të gjitha mbledhjet e bazës (Aktivit) ku bën pjesë dhe të shprehë lirisht mendimet e tij për të gjitha çështjet e veprimtarisë së BKDSH, të jetës së saj dhe të cilitdo anëtar të saj;

b)     Të jetë i pranishëm në mbledhjet e Lëvizjes, të të gjitha niveleve ku shqyrtohen probleme që kanë të bëjnë me personin e tij;

c)     Të informohet për çdo vendim të marrë nga Organet e Lëvizjes  dhe me të gjitha veprimtaritë e tjera të tyre.

ç)  Të drejtohet për çështje personale dhe të Lëvizjes  në të

      gjitha ORGANET DREJTUESE të saj.

d)     Të zgjedhë e të zgjidhet në të gjitha organet drejtuese të Lëvizjes , BKDSH.

 

16. Anëtari i BKDSH ka këto detyra:

a)     Të mbrojë e të punojë për realizimin e qëllimeve të Programit, Parimeve Themelore, të zbatojë vendimet e Komitetit Kombëtar, si dhe Organeve të tjera Drejtuese të kësaj Lëvizja  e të respektojë kërkesat e këtij Statuti.

b)     Të zbatojë disiplinën e Lëvizjes  sonë, BKDSH;

c)     Të bëjë pjesë në një Aktiv të BKDSH dhe të marrë pjesë rregullisht në veprimet e tij;

ç)   Të ruajë pastër figurën morale duke mos e cënuar

      autoritetin e Lëvizjes;

d)     Të paguajë rregullisht anëtarësinë vjetore dhe të kontribuojë sipas mundësive të tij materiale në rastet e domosdoshme për ndonjë fushatë të përbashkët partiake.

 

Neni 15:

 

 Vendimin për regjistrim, shkallë të regjistrimit apo për shuarjen e BKDSH, e merr Kuvendi i Përgjithshëm Kombëtar (Kongresi i BKDSH).

 

Çdo veprim tjetër është antiligjor dhe BKDSH nuk obligon për zbatim nëse nuk veprohet konform alinesë ose paragrafit të parë të këtij Neni.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora