E marte, 26.03.2019, 12:33 PM (GMT)

Kulturë

Sotir Athanasi: Java e Frankofonisë

E merkure, 13.03.2019, 07:14 PM


13 - 20 MARS JAVA  E FRANKOFONISË

SOTIR ATHANASI

STAFETË E DHIMBSHME

E NJË DASHURIE PARISJENE (1)

Një histori e fundviteve ‘90-të:

(Dy franceze Nënë e Bijë, fiziciene të grimcave nënatomike, vijnë në

Plazhin e Durrësit si “turiste”. Në të vërtetë, ato I sjell shqetësimi mbi

fatin e burrit shqiptar për Nënën dhe Babait për të bijën tridhjetëvje- çare që s’e ka parë kurrë. Ai quhet LUAN MAJLINDI. Pyetja shtrohet:

A do t’a gjejnë gjallë? )
( Një takimi i bukur i pazakontë, hyjnor )

Me kapelën e kashtës, rrasur mbi fytyrë, e zuri gjumi. Rrezet e diellit, atë pasdite, nuk është se kishin forcën që sjell djegie në trupat e zhveshur, por gjithsesi, nxehtësia e tyre shkaktonte vapë. Madje, djersitja deri në kullim, ishte e pashmangshme, po të përballeshe. Gjë, që kishte guxuar poeti. Ai kishte zëvendësuar me një gjumë të munguar freskinë në det. Këtë bënin të gjithë, çikë e fët, si në një ritual kulti. Se adhurohej dielli, teksa trupat e lakuriqtë i përkëdhelte uji i kripur. Poeti flinte. Shkaku? E kishte tejlodhur nata e shkuar për të
zbardhur përkthimin nga frëngjishtja me shënimet e një udhëtari të dytë në gjurmët e të parit, ekspedita e të cilit fatkeqësisht kishte përfunduar në tragjedi, vite më parë në Antarktidë. Pas kërkimeve, ishte me shans arritja e gjetjes së ditarit të fatkeqit. Në to, njeriu i
tragjedisë, shënonte: “Të përpiqesh, të kërkosh, të gjesh e të mos jesh në gjendje të tregosh. Se koha s’mjafton.” Ky duhet të qe, me gjasë, akti i fundit e mbase edhe tabloja e mbrame. Nga që, si në zgrip, përpara mbarimit, “vdekja si ‘Perëndesha’ Hipotermi’ më erdhi si e dashur.” Kështu e mbyllte ditarin udhëtari në Antarktidë. Këto kishte lexuar një natë më parë Poeti dhe tek po flinte, iu shfaq në gjumë ajo që vite e vite e kishte ëndërruar. Jo akujt e kontinentit të ftohtë, por ikona e një femre, që mishëronte aktin final në përvetësimin e gjuhës së huaj në mënyrë autodidakte, laurimin e tij. Marrëdhëniet me frëngjishten ai i trajtonte me kujdesin, vëmendjen dhe durimin e njeriut për të pakapshmen e tejet të vështirën, në rrokjen e ideale. Me sa dukej, ai kishte mbërritur në stadin sipëror të saj dhe Poeti nuk e kuptonte se ishte me shumë fat që iu shfaq ky vegim. Perëndesha ishte fotokopje. Po, e tillë ajo qe. Fotokopje e asaj femre të panjohur me të cilën vetëm pas një grimë here do të takohej. Dhe se ai e kishte ëndërruar. Madje, siç edhe do ta shohim, kjo do të ndodhte përnë- mend. Një përmbushje e tillë ëndërrore i tejkalonte të gjitha fluturimet pindarike për mbrëmjen e “laurimit” të tij në frëngjisht. Atë që, sigurisht, gjithmonë e kish parë si tepër të pa’arritshme, tanimë s’e vinte në dyshim aspak pandehmën e asaj. Mrekullia ishte duke ardhur. Madje - madje, nimfa kishte zbritur në Tokë pas gjashtëqind e pesëdhjetë vje- tësh, tejet solemnisht. Kjo qe Perëndesha Hipertermi (dhe jo Hipo- termi). Ajo nuk foli vetë. Dikush tjetër, (siç ndodh në sallonet mbretë- rore, por edhe në kopshtet e trëndaflave,)  lajmëroi dukjen e saj. Dhe, meqë poeti s’pa njeri tjetër, duhet të ketë qenë jehona që kishte marrë përsipër këtë rol. Ajo e shprehur në këtë mënyrë bënte më domethë- nëse vërtetësinë, si dhe më tronditëse gjasën. Poetit, ato çaste, jo vetëm i qe tharë e rreshkur trupi nga uji i kripur, por më pas kishte ndier rrëqethje e të dridhura për t’u ridjersitur deri në aht. Veçse kësaj here, për një shkak krejt të kundërt me fillestarin. Sepse do të bulëzo- nin e më pas avullonin, palë të tjera djerse. Se, brenda asaj ore që ishte shtrirë si në përballje me diellin në gjumë, shtati i tij sikur kishte udhëtuar në të katër stinët e vitit i . . . zhveshur. Ja dhe tani Perënde- sha. Kuptohet se pas kësaj, baraspesha mendore duhet të qe disi e prishur. Gjithsesi nuk ishte aspak kundërshtuese ajo që syri i kapi atje tutje, valën që kish mbartur në gjirin e saj hyjninë. Por ai u ndërmend se ishte në gjumë dhe një gjendje e tillë s’duhej të merrej për të vërtetë. Pasi, jo rrallë, e rrejshmja e kishte zhgënjyer. Prandaj mënjanësia e tij ngrinte krye edhe kur ai jetonte diçka tërheqëse dhe të mirëfilltë. Rasti i tanishëm këtu grupohej. Veçse atij i duhej të shihte farin që të rrokte rrëmbimthi, se ndodhej në rërën e plazhit të Durrësit dhe jo në një breg ishulli të panjohur . Por, pranë një varke të shkatërruar dallgësh. Dhe nuk mund t’i shkonte kurrë ndërmend se kopja e kësaj hyjneshe (a vegimi) por tokësore ishte nisur e do të vinte njëmend pas ca çasteve. Mënjanë shakatë. Ai do të njihej me një franceze moshatare me ‘të. Por, le të mos ua shuajmë miqtë e mi, kuriozitetin.
...Poeti dremiste si i nderur mbi varkë. Dhe,  siç ngjet në botën e ëndrrave me çudira, barka u shndërrua në delfin. Se ky (e kush veç tij), e kish ndjellë e më pas, udhëhequr të dilte në sipërfaqe të ujit, të
dërguarën e Qiejve, që . . .

Nga deti, si nimfë doli/ Si harpën me gishtërinjtë e lirës/ lëmonte.

I lindën këto vargje dhe s’qe në gjendje ta përcaktonte këtë krijesë: ishte hyjni, shtijni apo Hipertermi. Gjithsesi kënaqësia e zbritjes së saj, ndaj-afërsia e një lidhjeje shpirtërore me të, por edhe sepse u kap në befasi, e çoi në një pyetje si të fliste me dikë të kësajbotshme:
- Si ishte uji... Perëndesha ime?
“Kështu ndodh rëndom me të rinjtë tokësorë, - mendoi Qiellzana dhe shtoi: - Ata i befason bukuria. U mpin trurin e u merr gojën se e kanë të zhvilluar ndjesinë e sedrës si një ngarkesë vetëtimore. Për tashkarkuar disi atë tendosje, mbështeten (dhe bëjnë mirë), tek ajo tendë e gjerë me krahë, degë e gjethe, si dhe me një shtrirje të pamatë, me emrin NATYRË.
    Ajo buzëqeshi dhimbshëm. Por për një arsye gazmore sa edhe tronditëse. Një shoqe e sërës kishte zbritur për të parë gjendjen ekonomike në këtë skaj të Adriatikut dhe ishte kthyer në Olimp, duke u shkrirë së qeshuri. Kur e pyetën për shkakun, me vështirësi shpjegoi se njerëzit në ato brigje ngriheshin për qumësht që më dy të natës
dhe se fustanin e saj s’e kishin krahasuar me bardhësinë e reve në shtegtim, por me ngjyrën e qumështit të paskremuar. Perëndesha e poezisë kujtonte se gjashtë shekuj e gjysmë më parë, kishte prekur bregun e kundërt të Adriatikut. Se dihet, që dy brigje janë po aq larg e të huaj me njëri-tjetrin, sa edhe zemra me trurin, që s’bëhen kurrë, as motra e as shoqe. Se diktator ishte dhe Çezari. Por njerëzit e bregut tjetër e vranë atë. Shprehja: “Edhe ti, o Brut”, mbërriti deri në Olimp, kolege, - do t’i thoshte ajo homologes së saj, kur dëgjoi krahasimin e fustanit me qumështin. Kurse njerëzit e bregut të kundërt të Adriatikut e mbushën me lot detin pas vdekjes së tij, në vend që ta vrisnin atë e ta çonin në Ferr. Dy brigjet janë larg si zemra me trurin, kolege.

Perëndesha e Poezisë, kështu i kujtonte, brigjet e Italisë, kur zbriti atëherë. Ishte koha e Rilindjes Europiane. Qendra e kish nisur me ‘mision’, për të takuar përfaqësuesin më tipik të kohës: Françesko Petrarkën. Duhet të linte tek ai porositë për shërbimin që kishte
marrë përsipër të kryente. Kësisoj, atëherë si dhe tani, dy milje para farit në shkëmb, një delfin i kishte rrëfyer bregun duke çarë tutje
ujërat, i vetëdijshëm për ‘misionin’ e Perëndeshës. Një shkak më shumë ky, për të shfaqur atë hov gëzimi, që e kishte pushtuar të tërin. E quante fat të madh delfini, që në jetën e tij plot peripeci, të qëllonte t’i printe në udhët detare, jo një anijeje me aristokratë, as një suite mbre-
tërore, por një Perëndeshe, madje asaj të Poezisë. Pesha e saj, mbi shpinën e tij, s’qe veçse një përkëdhelje hyjnore.
(Tek hedh këta rreshta, më kujtohen dy vargje të një poeti në diktaturë, vlerat e të cilit i nxirrni vetë, kur t’u them se shkruante:

“ Jam ushtar. E ç’të jem më tepër?” )
Por le të mos e prishim humorin me “delfinë” të tillë të diktaturës dhe t’i kthehemi rrëfimit tonë.
- I bukur, Petrarka, - mendoi ajo, në kontaktin e parë me atë portret. - Po, por kaq i stepur përpara pranisë sime. Nuk më ndërmendet saktësisht pyetja që më bëri, veçse s’ka se si të harrohet që ajo, kishte lidhje me NATYRËN dhe mushkonjat bezdisëse për njerëzit. Afër- mendsh që ishte dyplanëshe ankesa. Se me këto kandrra aristokratët
e kohës, të zhytur në batakun e përtacisë, ngjasonin. Gjashtëqind e pesëdhjetë vjet më vonë, Perëndesha me një tjetër poet do të përballej. Por kjo s’mund të qe aspak rastësore. Se, nuk zbritet nga Qiejt, pa ndonjë plan, a qëllim të planëzuar. Gjithsesi, ajo vërejti se censura kishte bërë të vetën. “Me dhimbje do ta quaja kastrim në tru” - mendoi - se për pak gjë ka shpëtuar”. Petro e quajnë, por tri germa i paskan mbetur, që të vazhdonte si edhe Petrarka, të kapte nga kindi tjetër muzën, që përcjell shalli im i mëndafshtë. Nga se gjuha, kjo e pafre dëmton. Aq më keq kur është e shkruar. Më kot thuhet për dikë që rrëzohet nga detyra se “I rrëshqiti këmba”, kur duhet pohuar se së pari atij i ka “rrëshqitur gjuha”. Kjo aksiomë merr veçanërisht vlerë në këto vende humbëtira. Prandaj Poeti këmbeu muzën e tij me një gjuhë të huaj. Veç të tjerave, edhe pse gaboi. Iu ngjit dhe ai korit të vargëzuesve, që u thurnin ditirambe... mjelëseve të lopëve. Dhe, meqenëse për to nuk gjeti asgjë poetike, veç lodhjes dhe kënaqësisë së qumështit, që realizonte mjelësja e kooperativës, krahason gjoksin e rekordmenes me majën e “Kullës Ejfel”(!) Ja vargjet e tij:

Dhe në qumësht, sërisht brigada,

Me rezultate të larta, ajo del,

Se udhëhiqet nga e bëjshëmja, Kryelartë,

Me gjoksin I maja e KULLËS EIFEL.

[Qeshni, o yje, me këto ‘shaka’ tokësore! ]
Kaq mjaftoi, që Petroja të merrte tatëpjetën e barasvlershme me rënien nga “Kulla Ejfel”. Pallati i propagandës tha se ai ishte dekadent dhe se po të qe revolucionar, gjoksin e mjelëses mund ta krahasonte me
bajonetat, që kurdoherë i kemi të hapura për armiqtë e vendit. Le të rezervohet i njëjti fat i atij tjetrit, që shkroi tekstin e këngës . . . “Nga buzët e saj, pikonte era limoni”.

kur duhej të thoshte “pikonte era barut”. Pas kësaj, emri Petro u cungua në Pet dhe po ta pyesje ishte shumë i kënaqur me kaq. Si i tillë ai mori një shtysë të re. Muza e tij u bë mësimi i frëngjishtes. Kësisoj, ai me shumë kënaqësi mbushte humnerën, ku e hodhi Atdheu. Se mund të merrej edhe si “harsç” për mësimin e gjuhës frënge. Ja dhe shpërblimi. Në vend të dëftesës së laurimit, Zoti dërgoi nga qiejt Hyjneshën e Muzës e të krijimit. Mendimi i parë për të ishte:
Dalëzotësi Poet! Do kurajë! Do t’ia jap! Do të paraqitem si muza e tij, ashtu siç edhe jam. - Më pyetët për ujin, djalosh?
- Po, Perëndesha ime, -u përgjigj instinktivisht. Se, në veshët e tij ende ndërhynin fjalët që ajo nuk i shprehu, por thjesht i mendoi. Dhe atij i ranë në sy fillesat. Se ato kishin germën “D” dhe ishin katër që nënkuptonin  fjalën (Deux). Pra: atë e kishte dërguar (Zoti).  Poeti u mrekullua.
Hyjneshës iu ndërmend vargu që kish lëshuar nga krahu i përtejmë i Adriatikut dhe kindin e shallit të saj e pati drejtuar nga brigjet e Jonit. Gjashtë shekuj e gjysmë më vonë, Janis Ricos, si një radist i morsit, e kishte kapur mesazhin dhe e kishte deshifruar atë. Ajo fillonte me vargun:

“Lermë të vij me ty, djalosh!”

Por, ndonëse i erdhi ky përforcim, nuk i shkonte ndër mend se ai do të bënte një poezi me këtë titull, madje, poemë. Kuptohet: mund të ketë ndodhur dhe e kundërta: dihej jehona e kësaj poeme në ato brigje, prandaj për të qenë sa më pranë vendit, i pëlqente ta përdorte:

“Lerë të vij me ty djalosh”! Dhe shtoi natyrshëm:

“Të futem në brengën tënde”!
Poeti hutohet për një çast, ashtu siç ndodh rëndom me njeriun e etur në mes të shkretëtirës. Ndërsa terezit me pikatore rezervën ujore në pagurin e tij e befason oazi dhe ai, pi ujë të ftohtë sa i bie në krye.
- Nga e dini ju, brengën time, hyjneshë?
- Nga e di? Ju po ma thoni me frëngjishten tuaj.
- Frëngjishten time?!
- Po.
- Nuk po ju kuptoj, Perëndesha ime. Flisni më shkoqur!
- Mundohuni të kuptoni, djalosh. Unë përdor fjalorin tuaj të... kufizuar, por në frëngjishten tuaj brilante.
Pas kësaj Poeti mendoi se duhej ndërruar tema. Atë e habiste fakti që ajo ishte tepër e kujdesshme të shprehej, jo pa një vetëcensurë, në përgjigjet e saj. Thua të kenë kaq forcë inkuizitorët tanë sa t’u shkojë mendja t’i kërkojnë shpjegime, pse shkeli ujërat territoriale, e të buburojnë për vizë-hyrëse, që t’ia pengojnë daljen nga ky vend bun-
ker, për kthimin e saj në Francë? Për Poetin ishte, më se e qartë, se duhej bërë me kujdes biseda. Dhe që të gremiseshin pasojat, kërkohej me patietër që, nga kjo përballje kaq e bukur, jo vetëm të dilte si ‘memec’, por së pari, duhej edhe të hynte këtu si ‘i shurdhër’, nëse nuk e përballonte dot bisedën..
- Ah, të më falni, - tha. - Të më falni hyjneshë! Ju lutem të më ndjeni për hutimin...
Ajo buzëqeshi. Ai vazhdoi:
- Kjo vjen ngaqë tashmë u bënë vite që studioj frëngjishten... Mbërritja Juaj, Perëndesha ime, është fare pak, të thuhet se më befasoi.- Buku- ria juaj s’mjafton të pohoj se më sosi frymën. Jo për të mbetur i zalisur pa ‘të, por për një rifrymëmarrje ndryshe pas një hukame, atëherë kur kënaqësia kthehet në dalldi. Dhe unë, i pamësuar me të, më duhet të kujdesem për baraspeshën e saj, pa m’u zënë fryma.
Ai ndaloi, për një çast, por kur iu duk se, ndonëse qiellore tjetra kënaqej pas komplimenteve, vazhdoi: - Trupëzimi i së përkryerës po më shtang. Çudia u përktheka në atë që, vënia në jetë e ideales, qenka mahnitëse dhe paska gjasa të ketë këto trajta. Këtë hijeshi
që, mijëfishon gazmendin.
Ajo buzëqeshi lehtë, nën një ndriçim hyjnor: Edhe pse ai po gabonte.
- Po, a nuk ke dëgjuar se, Qiellit (nuk desh të thoshte  hyjnive) nuk i dërgohen lëvdata? Kaq tokësore qenka bërë poezia në atë truall, sa të harrohet ku e ka burimin? Ashtu siç janë braktisur lulet, kurorat dhe blatimet? Kujdes, djalosh, me atë që do të shfaqet pas meje se është
tokësore, por as ajo nuk do ta pranojë këtë gjuhë. Kujdes se po vjen bashkë me të ëmën!
Poeti, pas kësaj, duke e marrë për shtojzovalle, a Circën e Odisesë, vazhdoi ta miklonte disi i trembur:
- Me padurim pres të ngopem me ajër kur të puth dorën Tuaj të butë e frymëzuese, deri në harlisje.
Perëndesha, buzagaz, i zgjati, jo vetëm instinktivisht dorën, por edhe me një kënaqësi të veçantë. Çiltërsia me të cilën poeti i parashtroi ato fjalë, qe tejet bindëse. Veçse ajo s’mund të mos sillte ndër mend shprehjen e Petrarkës, të cilën e kishte përkufizuar si false, kur ky i
tha:

“Lejomëni të puth rërën, atje ku ka lënë gjurmën këmba Juaj”!

Deklarime të tilla ajo i neveriste ngaqë ishin kallpë dhe s’u linin gjë mangët shprehjeve të të përkëdhelurve e të ashtuquajturve aristokratë.
Ndërkaq, diçka moskuptuese e prishi gjithë logjikën e bisedës. Qe një ndërkëmbim dialogu. Një ngatërresë në kohë dhe hapësirë.
- Ky det është fantastik, mama. Konstantja e tij dallohet lehtë edhe nga studenti më shpërfillës . . .

Ky qe një zë toksor që vinte nga deti. Vajza fliste me mamanë e saj. Mos vallë për këtë e kishte fjalën Perëndesha kur e paralajmëroi Poetin të bënte kujdes?

Po. Dhe ne do të ndjekim këto dy personazhe në vijimësi

(Vazhdon në Pjesën e Dytë)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT