E premte, 29.03.2024, 12:01 PM (GMT)

Kulturë

' Trojet e Arbrit': Ndahet nga jeta studiuesi i vyer Dr. sc. Riza Sadiku

E merkure, 13.03.2019, 07:28 PM


Telegram ngushëllimi i Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit “me rastin e ndarjes nga jeta të studiuesit të vyer dr.sc.Riza Sadiku

Lajmi për kalimin në amshim të studiuesit të vyer dhe bashkëpuntorit të shoqatës“Trojet e Arbrit“tash e pesëmbëdhjetë vjet me radhë pa u ndalur asnjëherë na erdhi si një vetëtimë pikëlluse.Dr.Riza Sadiku ishte njëri ndër ekspertët më të mëdhenj shkencorë të historisë shqiptare,veçanarisht të Nacionalizmës Shqiptare.Ai asnjëherë nuk u ndal në shkrimin e historisë shqiptare. Zyra e tij ku punonte si dhe shtëpia e tij ku banonte ishte e mbushur përplotë me dokumente dhe libra shkencor. Pra,Riza Sadiku ishte historiani i cili e shkroi historinë shqiptare pa dallime fetare, krahinore dhe rajonale.

Ai me përkushtimin më të madhë si një studiues i zellshëm dhe atdhetarë punoj natë e ditë që ta ndriçoj historinë e vërtetë shqiptare.Për pesëmbëdhjetë vjet me radhë ai botoj mbi njëzet punime shkencore në enciklopeditë historike që ka botuar dhe po boton për çdo vjet Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë“Trojet e Arbrit“.Ai në vitin 2018 mori pjesë në tri sesionet shkencore që organizoj Shoqata “Trojet e Arbrit “në Prizren,Lezhë e Gjakovë dhe u shqua me përkushtimin dhe pedantërinë më të madhe prej një studiuesi të zëllshem.

E nderuara familje e Dr.RizaSadikut,

Ne emër të shoqatës së intelektualëve shqiptarë ju shprehim ngushëllime të përzemërta për humbjën e prindit, bashkëshortit dhe vëllait tuaj!Veprimtaria shkencore dhe atdhetare e dr.Riza Sadikut do të kujtohet nëpër të gjitha brezat.Riza Sadiku edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Kosovë duke ja kushtuar shkencës shqiptare ai vinte nga një pjesë e ndarë e Shqipërisë Etnike e cila ka vite që ishte ndarë nga trualli arbëror.Në gjenin dhe punën tij kombëtare  ishte e shquar edhe ajo qëndresa e pandalur e një Kërçovari atdhetar, i cili me plot përkushtim punonte edhe shumë tema lidhur me ngjarjet historike në Maqedoninë shqiptare duke shkruar studime për Xhemë Gostivarin,Mifailat e Zajazit dhe shumë tema që kanë të bëjnë me historinë e nacionalizmës shqiptare në Maqedoni.

Shoqata “Trojet e Arbrit“ me kalimin në amshim të dr.Riza Sadikut ka humbur njërin ndër shtyllat më të forta të shkencës. Ai ishte historiani i urtë dhe punëtor që punonte natë e ditë që historia jonë shqiptare të shkruhet ashtu siç ka ndodhur.

Shoqata “Trojet e Arbrit“  ngushëllon familjen, farefisin,studiuesit shqiptarë e ne veçanti studiuesit e shoqatës “Trojet e Arbrit“ për humbjën e studiuesit tonë i cili u shqua për ta shkruar historinë shqiptare edhe atëherë kur kërcnohej nga rrymat e ndryshme politike në Kosovën e pasluftës.

Shpirti i tij pushoftë në paqe kurse vepra e tij prej dritë jetës e deri tek dritë vdekja i ka mbetur e shkruar historisë shqiptare.Ka mbetur e shkruar nga studiuesi atdhetar i cili mblodhi copëzat e shpërndara të nacionalizmit shqiptarë dhe i bëri bashkë në botimet e tija pa harruar asnjëherë gjakun e shenjët arbëror që gjindet në diasporë dhe që ka vepruar për shqiptarinë. Dr.Riza Sadiku një kohë të veçantë të studimeve shkencore ja kushtoj edhe diasporës shqiptare.

Në emer të Shoqatës së Intelektualëve Shqiptarë“ Trojet e Arbrit“ ju ngushllojnë:

Mr.sc.Nue Oroshi Kryetar

Dr.sc.Besim Morina Nënkryetar



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora