E marte, 26.03.2019, 12:56 PM (GMT)

Komente

Hajrush Redenica: Marsi me shumë histori

E marte, 12.03.2019, 07:38 PM


MARSI ME SHUMË HISTORI

Shkruan Hajrush REDENICA

Fillimisht, në vitin e largët 1444, me 2 mars, në Lezhën legjendare u mbajt një konferencë shumë me rëndësi për popullin shqiptar. Ky tubim u mbajt afër katedrales së Shën Kollit, ku u tubuan shumë burra anembanë trojeve shqiptare. Qëllimi i tyre dhe i Skënderbeut ishte që të bashkohej populli shqiptar kundër çdo okupatori, siç ishte ai turk, dhe me atë rast, Skënderbeu tha se ne të bashkuar e morëm Krujën dhe prandaj të gjithë të bashkohemi për çlirimin e vendit tonë, për çka aty gjeti përkrahje të madhe nga të pranishmit dhe u betuan pë luftë deri në fitore. Pra, kjo ngjarje në histori njihet me emrin Besëlidhja e Lezhës.

Ngjarjet e marsit për shumë vite, dekada e shekuj nuk u ndalën. Okupatorët  ruso-turko-grek, serbë e malazez nuk u ndalën kurrë, duke vazhduar gjoja se me një demokraci të sendërtohej barazi, por kjo barazi për shqiptarët pothuajse nuk vlente. Në marsin e vitit 1860, për të vazduar pë 18 vjet me radhë, deri në janarin e acartë, shkurtin dhe marsin e vitit 1878, nisën dhe u zbrazën trojet dardane, nga Sanxhaku i Nishit e Plitvica.

Shumë tragjedi ndodhën në kurriz të popullit shqiptar, me luftëra, dëbime, maltretime, shkatërrime, okupime pronash nga agrari, diferencime etj etj., që kurrë  nuk u ndalën,

Në vitin 1978, në Poloni, ish-kryetari i atëhershëm Leh Valenca formoi një organizatë, e cila u quajt ‘’SOLIDARNOST’’. Qëllimi i saj ishte shkatërrimi i komunizmit, fillimisht në shtetin e vet, në Poloni dhe pastaj më gjerë, por kjo organizatë nuk pati sukses dhe shumë shpejt u shua.

Në ish-Jugosllavinë e atëhershme, komunizmi më në krye me Josip Broz Titon i kishte rrënjët e thella, por me vdekjen e tij, më 4 maj 1980, ish-federata jugosllave filloi të zbehej, ngase nuk kishte më kryetar të përhershëm, siç ishte Tito, por ish-jugosllavët emëruan nga secila ish-republikë dhe krahinë ish-jugosllave nga një përfaqesus të tyre për kryetar. Por, pa u mbushur një vit, më 11 mars të vitit 1981, me demonstratat e organizuara nga shqiptarët e Kosovës, asokohe ndryshoi gjithçka. Kështu edhe njëherit filloi shkatërrimi i komunizmit në ish-Jugosllavi dhe në Evropë. Klasa intelektuale, duke i parë këto ngjarje të këqija, që ishin të rrezikshme pë popullin tonë dhe duke e ditur se çka po e priste popullin, pas gati 11 vjetësh,  nxënës, student, profesorë të Universitetit të Prishtinës,  u tubuan dhe morën vendim pë të hyrë në demonstrata, për të kërkuar liri dhe barazi për të gjithë.

Pasi që organizata studentore mori vendim pë të vazhduar demonstratat deri në fitore, aty filluan arrestimet, burgosjet, maltretimet, siç dinin vetëm komunistët dhe gjakpirësit serbë. Fillimish e kthyen Kosovën në një gjendje të jashtëzakonëshme, sollën policë, ushtarë, paramilitarë prej të gjitha anëve të –sh-Jugosllavisë federale, vetëm e vetëm për t’i qetësuar e gjunjëzuar shqiptarët. Por populli e pa se çka po e priste, prandaj filloi të bashkohej me pjesën intelektuale. I burgosën shumë veta, por prapëseprapë popullata, në krye me organizatën studentore, nuk u ndal së kërkuari liri. Filloi popullata shqiptare anekënd botës të tubohej dhe u besatuan që të qëndrojnë të bashkuar për fitore deri në fund. Demonstratat e 26 marsit, të 2 e 3 prillit të vitit 1981, njëherit nxorën në shesh shumë fytyra të politikës komuniste, siç ishin Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Rrahman Morina e shumë të tjerë.

Në një mbledhje të mbajtur më 03. 04. 1981, Fadil Hoxha para të pranishmëve komunistë të kohës deklaroi: ‘’Shqiptarët po dojnë me na prish bashkim-vëllazërimin dhe janë kundër LKJ-së, dhe të gjithë këta që dojnë me e prish rendin, janë plehra të Kosovës dhe bira e minit do t’u kushtojë 300 groshë. Elita komuniste duke e parë se shqiptarët nuk kanë të ndalur, filloi propagandën kundër shqiptarëve anekënd Evropës dhe më gjerë, me pretekst se gjoja shqiptarët dojnë me e prish bashkim- vëllazërimin dhe komunizmin në Evropë, prandaj dhe filluan që të na kthejnë shpinën shumë shtete, vetëm e vetëm për t’i gjenjëzuar shqiptarët, por prapë organizata studentore nuk ka të ndalur.Në shtatorin e vitit 1989, njëherit dhe u dha vula e fundit për shkatërrimin e komunizmit në Evropë me formimin e partisë së parë demokratike në ish-trojet komuniste, që ishte Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila u legalizua si parti politike, më 25 dhjetor 1989. Pastaj filloi edhe shkatërrimi i Murit të Berlinit, më 09. 11. 1989 dhe kështu iu dha dërma fundit të komunizmit në Evropë.

Pas ngjarjeve të vitit 1981, populli shqiptar në ish-Jugosllavi nuk u ndal me demonstrate, greva, si ajo e minatorëve. U shkatërrua Traktati i Varshavës. nisi  copëtimi i ish-Jugosllavisë, u nda Bashkimi Sovjetik dhe filloi lufta për çlirimin e Kosovës deri në fitore. Më 05 mars 1998, filloi lufta e përgjakshme e Familjes Jashari, në krye me komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ku u vranë më shumë se 56 anëtarë të familjes Jashari dhe musafirë. Viti 1999 ishte viti më i përgjakshëm me dëbime, maltretime, burgosje, vrasje të fëmijëve, grave, pleqve, bëheshin dhunime e çka i vinte ndoresh Serbisë vrastare.

Më 24 mars Aleanca më e fuqishme në botë, NATO filloi edhe bombardimin e Serbisë, e më 28. 03. 1999 pothujse u zbras Prishtina nga popullata e saj, por populli shqiptar ngjarjet e marsit të shumë viteve nuk do t’i harrojë kurrë, që vazhduan deri në fitoren e Kosovës, më 12  qershor 1999.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT