Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Poema e krimit dhe dialogu i shqetësimit

| E marte, 12.03.2019, 06:16 PM |


Dedë Preqi

POEMA E KRIMIT DHE DIALOGU I SHQETËSIMIT

Cilën marrëveshje ta filloj me ty o, kriminel o, dhunues primitiv

Kush të kupton ty si paqdashës, apo si miqësor e i ndershëm,

Ti nuk ke zot, as besim dhe as kuptim të njeriut normal

Ti nuk ke natyrë njeriu, as emër përkatës përveq se kanibal.

Gjithçka të erdh përdore e shfrytëzove mbi trupin tim të ngurtë

Më dhunuat para syve të burrit, para fëmijëve dhe para prindërve,

Ma pushkatove nanën, babanë, vëllezërit dhe motrat mi dhunove

Mbi trupin tim nuk u ngope, për së gjalli më masakrove me cigare.

E dhunuat e pastaj ia shqyet mitren me tytë motres miturake

Në mes gjinjëve me maje të thikës ia bëtë kryqin e djallit dhunues,

Mbi trupin e prindërve të masakruar vajtonin fëmijët e mekur

Bebja e vogël dy muajshe thithte në gjirin e nënës së vet të vdekur.

Shkrumuat dhe asgjësuat gjithçka që ishte pasuri i kombit tim

Shishet e mbushura me alkool dhe të droguar festuat fitore të ndytë

I ç’nderuat para syve të botës dhe në muajin e fundit të shtatzanisë

Ua nxjerrët nga barku engjujt e vegjël me bajoneta ua shqyet sytë.

Ky shqetësim ka të bëjë me praktika të sëmuara historike

Imazh i njeriut të gatuar që do vendoste urrejtjen në gjene,

Më logjikën e mitëve ndër vrimat e tempujve të mykur

E pyesim vetën të hutuar, athua njeriu i tillë jep fryt të lumtur?...

Nëse gjykojmë drejtë pikërisht pikën e dhëmbjeve të shpirtit

Të përpiqëmi ta sqarojmë gjendjen e qenjës së fyer e të lënduar,

As një paragraf, asnjë kontratë dhe as një marrëvshje nuk ndihmon

Nëse krimi bashkë me kriminelin nuk e merr çmimin që e meriton.

Njeriu i së ardhës padyshim se duhet të jetë liberal dhe optimist

Por ky njeri duhet të bindet dhe ta kuptojë se çka është « jeta »,

Jo si një përshtatje pasive, por si një përgjegjësi respektive pa tallje

Në kërkim të paqës, të merr përgjegjësinë dhe të kërkojë falje…