E shtune, 20.04.2024, 01:39 PM (GMT+1)

Intervista

Sylejman Morina: Bisedë me akademikun kroat me origjinë arbneshe Hrvoje Mazijen

E hene, 11.03.2019, 10:18 PM


Bisedë  me akademikun  kroat me origjinë arbneshe Hrvoje  Mazijen

Nga Sylejman Morina

Në fillim shkencëtari Hrvoje shprehu falënderim për interesimin tim për veprimtarinë shkencore hulumtuese e veçanërisht, në lidhjen i tij gjenetike arbneshe (Shqiptare). Babai i tij Ivan Mazija ishte shpërngulur nga Zara para okupimit italian(1918), dhe ishte i vendosur në Zagreb. Po aty jetojnë edhe arbneshëtë tjerë të shpërngulur  për shkaqe të ndryshme.

Djemtë e Ivanit dhe Marisë, Marini dhe Hrvoja ishin të lindur në Zagreb, në këtë metropol të njohur evropiane. Si të rinj vëllezërit Mazija ishin marrë me sportin e mundjes, ku edhe kishin arritur edhe rezultate të lakmueshme në nivel republikan dhe jugosllav. Shkencëtari kroat me origjinë arbneshe , novatori, hulumtuesi dhe Akademiku Hrvoje Mazija, është i lindur më 2 korrik 1940 në Zagreb. Fakultetin e veterinarisë e ka mbaruar më 1964, po aty më 1966 ishte zgjedhur edhe asistent. Gjatë studimeve kishte qenë bursist i institutit hulumtues  “Rugjer Boshkoviq” të Zagrebit. Ndërkaq, me 1978 ishte zgjedhur prof.docent në Fakultetin e Veterinarisë, ndërsa  më 1981  ishte prof. i asocuar e më 1986 prof. i rregullt. Postin e prodekanit e ka udhëhequr në Fakultetin e Veterinarisë 1991-1993, ndërsa më 2004 zgjidhet anëtar i rregullt i Akademisë Kroate të Shkencave Mjekësore. Punoi në Qendrën e Shpendarisë, të Instituti për Fiziologji dhe Patologji të Fakultetit të Veterinarisë, deri në vitin 1976, pastaj kalon në institutin e Patologjisë së Shpendëve në kultivim dhe prodhimin e tyre deri në pensionim më 31 dhjetor 2010. Ka  qenë udhëheqës i studimeve pas-diplomike edhe të doktoratës nga Shpendaria në Fakultetin e Veterinarisë 1978 -2005. Më tepër se 15 vite ka ligjëruar në Fakultetin e Veterinarisë në Sarajevës edhe në studimet pas-diplomike. Biografia e tij është e pasur me suksese e rezultate, aktivitete dhe përgjegjësi. Ai kreu detyra me përgjegjësi udhëheqëse në institucione, shkencore e pedagogjike, shoqërore është interesant se gati në të gjitha pozitat udhëheqëse ishte në dy mandate të pandërprera. Zhvillimi i veterinarisë në Kroaci, para luftës dhe pas saj është i lidhur me kontributin e Akademik Hrvoje Mazijes. Më 1999 prof. Mazija  kishte arritur që nga mushkëritë  e zogjve të ngordhur  të izolojë  një virus të ri. Ndërkaq, hulumtimet e më vonshme me  bashkëpunëtorët e tij, kanë treguar se është një virus që shkatërron shumë qelizat tumorale dhe mund të bëhet vaksinë ose ilaç kundër tumoreve te njerëzit . Virusi është emërtuar ZG1999HDS – ZG, ku janë edhe  inicialet e tre shkencëtarëve; Hrvoje, Dinko dhe Sinisha.

Funksionet me përgjegjësi:

Ai e ka udhëhequr Qendrën Kroate të Shpendarisë të Fakultetit të Veterinarisë dy mandate 1982-85,pastaj ka qenë Drejtor i Institutit për sëmundjet e shpezëve 1994. Kishte qenë nënkryetar e pastaj Kryetar i Komisionit Shkencor i lidhjes së shpendarive të Jugosllavisë, Nënkryetar i komisionit universitar për punë shkencore 1989-1991.Një kohë të shkurtë, 1999-2000, ishte Kryetar i Shoqatës së Veterinave të Kroacisë, dy mandate ka qenë Kryetar i Lidhjes së Novatorëve të Kroacisë 1998 -2002, nënkryetar nga viti 2001, kryetar i komunitetit të shoqatës së kulturës teknike të Zagrebit.

Po ashtu dy mandate 1999 -2002 ka qenë Kryetari komunitetit për punë inventive në Odën Ekonomike të Kroacisë.

Kontributi në zhvillimin e  shpendarisë

I rëndësishëm ishte kontributi i tij në zhvillimin shpendarisë në ish Jugosllavi, Qendra për Shpendari që e udhëhiqte prof.Mazija, ishte institucioni prijës jo vetëm në  nivel  të regjionit, ajo në aspektin shkencor ishte në nivelit evropian.

E kishte themeluar laboratorin e virusologjisë në Qendrën e Shpendarisë më 1966, pastaj Institutin për sëmundjet e shpezëve 1990, si dhe ishte bashkëthemelues i ambulancës specialistike për sëmundjet e shpezëve, pranë institutit për sëmundjet e shpezëve, e para e këtij lloji në Kroaci

Kontributi i tij i veçantë ishte edhe në novatorizëm dhe në kulturën teknike, ka bashkëpunuar edhe në projektin e ndërtimit të strategjisë zhvillimore të Kroacisë,

Anëtarësimi në shoqata e organizata të ndryshme

Ishte anëtar i Shoqatës së Mikrobiologjike të Kroacisë, pastaj i Odes Veterinare Kroate, anëtarë nderi i odes flamane-kroate që nga viti 1992, pastaj i Organizatës Botërore Veterinere të Shpendarisë (WVPA), kryetar aktual i degës për Kroaci, që nga viti 1993.Anëtar i shoqatës për mikroskopi elektronike, anëtar i këshillit ekzekutiv të lidhjes së novatorëve të Kroacisë. Ndërkaq , më 2010 bëhet anëtarë i institutit ndërkombëtar për zhvillimin e Kroacisë.

Akademik Mazija, qoftë për ngritje profesionale, apo ligjërues i ftuar shpesh herë ka qëndruar në institucione kërkimore dhe shkencore më të avancuara, në Gjermani, Shtetet e Bashkuara, Danimarkë, Spanjë, Skoci, Çeki, Francë, Austri, Hungari, Itali, Holandë, Algjeri dhe  Libi. Ai me autoritetin e tij shkencor i ka ndihmuar kuadrot e reja në avancimin e tyre, duke ndikuar që ata të pranohen në specializime në institucionet më eminente botërore për shpendarinë. Deri më tani ka botuar 218 punime shkencore (23 në revista CC), dhe profesionale i vetëm apo si bashkautor. Ka qenë bashkëpunëtor  në enciklopedinë e përgjithshme të Kroacisë. Ka botuar nëntë  vepra, disa i vetëm e disa me koautor. Ka qenë mentor në 24 magjistratura dhe në 23 doktorata.

Ai ishte udhëheqës i 13 projekteve  vendore dhe tre ndërkombëtare, ndërsa si bashkëpunëtor

në dhjetë projekte tjera, gjithashtu udhëheqës aktual i programit për hulumtime shkencore në  pesë projekte. Akad. Mazija , i ka regjistruara tetë patenta, kryesisht lidhen me fushën e mbrojtjes së shëndetit të shpezëve, indirekt dhe të njerëzve.

Për kontributin shkencor, shumë herë u shpërblye me shpërblime e mirënjohje ndërkombëtare e vendore. Që nga viti 1993 e deri më 2016 janë 18 shpërblime shumica individuale e disa së bashku me bashkëpunëtorët.

I nderuari  Akad. Mazija , mund të shtoni edhe  diçka tjetër ?

Unë mund të shtoj vetëm një koment: përderisa ndihemi të aftë për të menduar, nuk duhet të ndalemi. Puna nuk pushon me mbushjen e 65 viteve të jetës. Mirëpo, kur ju detyron fuqia e ligjit (në Kroaci) të shpie në pension. Unë mendoj se kjo është një humbje e madhe për njerëzit (shtetin dhe shoqërinë), nëse nuk lejon që individët, të cilët kanë përvojë dhe arritje shkencore, nuk u lejohet që përvojën e fituar dhe njohuritë e tij të mos transferohen në gjeneratat e reja. Nëse asgjë tjetër, ne, të vjetrit ndonjëherë do të jemi të mirëseardhur në vlerësimin e ndonjë projekti, nëse asgjë tjetër, kemi përvojën jetësore që të rinjve u mungon.

A është viti i vitit 1999 i realizimit të ëndrrës suaj, a janë shpaguar përpjekjet tuaja dhe angazhimi me dekada?

Realizim të ëndrrave nuk ka, mirëpo nuk duhet të heqim dorë. Për mua ishte shumë e rëndësishme për të ruajtur vijimësinë e Institutit kroat të Onkologjisë Eksperimentale dhe Translationale (HIETO-HIETA), i cili ka ekzistuar që nga viti 2013.( që tani po hynë vitin e gjashtë të funksionimit). Është e nevojshme t’i them ca fjalë për atë institut. Një grup i shkencëtarëve entuziastë nga lëmit e ndryshme shkencore me bazë të fuqishme të diturisë (guxoj të them shkencëtarë të njëmend) vendosi qysh më 2011, krijimin i një Qendre për Onkologji Eksperimentale (CEO) në Universitetin e Zagrebit duke marrë vendim logjik që ai selinë ta ketë në Fakultetin e Veterinarisë se aty ka pacientë të mundshëm, kafshë që vuajnë nga sëmundje kanceroze, të cilët adhuruesit e tyre kërkojnë dhe qajnë për të shpëtuar kafshët e tyre të parapëlqyera. Propozuesit e CEO-s ishin shkencëtarë nga; Instituti “Rugjer Boshkoviq”, Instituti për tumoret në Zagreb, Instituti i Shkencave të Jetës në Split, Fakultetin e Mjekësisë në Lubjanë, Ambulanca e Përgjithshme Mjekësore në Zagreb, një ekonomist i shkëlqyer (për fat të keq që ka vdekur), dhe unë vetë si (veterinar). Siç e dini, HIETO ka një virus me kualitet të lartë onkologjik që është depozituar në një institucion përkatës në Paris dhe është në dispozicion të gjithë të interesuarve. Për fat të keq, administrata jonë nuk e kuptoi rëndësinë e ekzistimit të një institucioni të tillë. Sipas mendimit tonë, ka qenë e domosdoshme themelimi i institucioni HIETO.

Një pjesë e ëndrrës u realizua, dhe ka nxitur interesimin e shumë institucioneve, me të cilat HIETO bashkëpunon, janë shkruar punime shkencore, të cilat janë të publikuara në revistat përkatëse ose të paraqitura në kongrese ndërkombëtare. Theksi në këto vepra është, jo vetëm trajtimi i sëmundjes së kancerit, por të kontribuojnë edhe për sëmundje tjera, në përgjithësi për shëndetin e njerëzve. Autorët janë anëtarë të HIETA–s.dhe institucioneve të tjera që kanë interesa të ngjashme-ndihmë në shërimin e njerëzve dhe kafshëve.

Ishte një gëzim i madh i njerëzve për këtë zbulim që mund të përdoret për të trajtuar kancerin tek njerëzit, por ende nuk ka filluar  prodhimi i vaksinave, çfarë lloj problemesh ekzistojnë?

Ju nga përgjigja ime keni mundur që të identifikoni problemet, ato janë administrative dhe materiale. Kërkimet janë të shtrenjta dhe mund të bëhen në një mënyrë që unë e quaj reciprocitet-çdo institucion i përfshirë në kërkime, e jep një bashkëpunëtor, një autor që shpenzon një pjesë të fondeve të HIETO-s. Dhe kjo nuk duhet të jetë një institucion i centralizuar. Bëhet fjalë për grumbullimin rreth një projekti të përbashkët. Hulumtimet kanë përparuar deri në atë nivel që virusi i njohur tashmë mund të përdoret i vetëm ose në kombinim me agjentë të tjerë të njohur që veprojnë në kancer. Disa nga këta janë mjaft "të çuditshëm" sepse ato kryesisht shërbejnë për të shkatërruar parazitët e sëmundjeve ( te njerëzit dhe kafshët), ndërsa njëkohësisht i vrasin qelizat tumorale. Kombinimet e mundshme janë të shumta, por të gjitha përjashtojnë efektin katastrofal të kimioterapisë jo selektive duke vrarë të gjitha qelizat e reja (rruga e palcës së eshtrave, humbja e flokëve, thonjve dhe shumë dukuri të tjera të pafavorshme). Duhet të theksohet se ndihma materiale ( konkretisht paratë ) vijnë nga donacionet e atyre që janë të interesuar drejtpërsëdrejti në rezultatet e hulumtimit, por edhe nga ata që nuk kuptojnë pjesën konkrete dhe shkencore, por që u besojnë shkencëtarëve dhe duan të jenë të dobishëm për shoqërinë në tërësi. Ne të tillët më së shumti i vlerësojmë.

Publiku më parë ju ka njohur si sportist, tani si shkencëtar që nuk ka lidhshmëri me  sportin?

Sporti tek unë ishte një fazë e bukur e jetës sime. Kam tentuar që të jem më i miri, njëherit isha i vetëdijshëm se nga sporti i mundjes, me të cilin merresha nuk mund të jetohet,(kjo askujt nuk i ka shkuar për dore).

Megjithatë sporti në jetën time ka lënë gjurmë të thella, më nxori jashtë monotonisë të jetës së përditshme dhe varfërisë, dhe ma ka forcuar vullnetin që mos të heqë dorë edhe kur të humbas, po ashtu më ka forcuar si njëri që vazhdimisht të përpiqem ta arrijë atë (veprën) të cilën e kam filluar. Si ua merr mendja, po të më mungonte ai motivim unë në moshën 79 vjeçare merrem me punë shkencore. Ose duke u kënaqur duke pushuar. Jam i sigurt, që sporti më ka shpëtuar nga situatat e krizave. Prandaj, të gjithë i kisha porositur që të merren me sport, në veçanti shkencëtarët e rinj, nxënësit, studentëtdhe njerëzit e pjekur.

Ndërsa në pyetjen tonë si është gjendja e veterinarisë në Kroacinë e pas luftës?

Akademik Mazija ishte shkurtër i nuk jam kompetent të përgjigjem në këtë pyetje, për atë do tua dërgoj një punim më të ri të autorit prof.dr.sc.MarkoTadiqa:hrvatsko veterinarstvo u tranziciji(1991-2011), të cilin material e ka dërguar, por për mungesë të hapësirës nuk e kemi paraqitur shpjegimin e përgjigjes e tij. Kjo do të jetë  në pjesën  e dytë  të librit tim.

Shoqëria,institucionet, i kanë vlerësuar rezultatet e juaja, shkencore duke i’u ndarë shpërblime e mirënjohje, a mund ta ndani ndonjërin si më të dashur?

Nuk ka shpërblim më të dashur, ato janë të përfshira në punimet e publikuara, sepse dëshmojmë se askush nuk mundet, i vetëm, vlerësohet edhe puna me bashkëpunëtorët me të cilët vepron. Kam marrë të gjitha llojet e shpërblimeve, si edhe atë për vepër jetësore, por formalisht, hyrja në shtëpinë e të famshmëve të shoqatës botërore për veterinari dhe shpendari. (Hall o Honour, World veterinary poultry associacion) në vitin 2016. është arritja më e madhe. Megjithatë, shpërblimi më i madh, si është zhvilluar shpendaria në Kroaci dhe në ish shtetin e në veçanti në Kosovë, ku është arritur një shkallë e lartë. Prapa atij suksesi qëndrojnë njerëzit e arsimuar, disa nga ata ishin studentët e mi.

Pasi që  jeni të lindur në Zagreb ,sa jeni të lidhur me Arbneshët e Zarës?

Nuk kam më lidhje të afërt të gjakut, por jashtëzakonisht me miqtë e mijë të llagapit tim), me të cilët rregullisht shihem dhe dëgjohem. Ata janë pjesë e jetës sime rinore dhe të tashmen.

Në Zagreb jeton një elitë e arbneshve, sa keni kontakte mes veti?

Mjerisht rrallë,pas vdekjes së prof. Al. Stipçeviqit, i cili e ka udhëhequr shoqatën Kroato–Shqiptare të Miqësisë, në të cilën edhe unë isha anëtar për momentin i kam humbur lidhjet. Edhe pse rregullisht jam i ftuar në manifestime të organizuara nga arbneshët apo nga shqiptarët. Rrallë po iu përgjigjem, sepse koha po e bën të veten.

A është e veçanta e arbneshve–identitet i tyre, marrja me muzikë dhe sport?

Sigurisht, keni të drejtë, nuk ka arbnesh që nuk ka veshë për muzikë apo që nuk di të këndoj, këngëtarët arbnesh janë të njohur në botë, si dhe sportistët arbnesh. Fatkeqësi që disa sporte kanë vdekur. Duhet tubuar të rinjtë të interesuar për sport, dikur ishin të suksesshëm ishin në çiklizëm, futboll, basketboll, mundje, lundrim etj. Akademik, Mazija ka qenë kampion i mundjes Kroacisë për seniorë, në stilin greko- romak dhe atë të lirë(1962-63), kampion i Jugosllavisë në kategorinë e mesme në stilin greko-romak, po ashtu  e ka fituar medaljen e argjend në stilin e lirë në kampionatin e ish Jugosllavisë të mbajtur në Tetovë, si dhe fitues në turnirin ndërkombëtar në Itali.

Arbneshët si një komunitet i vogël, me një fuqi të madhe shpirtërore,dhe me kreativitet në shkencë, sport,muzikë,tregti,politikë, kulturë,-a është kjo dhunti e hyjnore ?

Gjenetikisht është ruajtur autenciteti-ose dominon në komunitetin e arbneshve edhe te të tjerët–nevoja e lashtë për mbijetesë, le të më falin kokëfortësia e tyre (që fjala–këmbëngulje –do të ishte shumë e butë për atë që e kanë arritur dhe atë që e bëjnë sot). Në këtë mënyrë e kanë arritur nivelin më të lartë.

Në fakultetin e Veterinarisë ka pasur student shqiptarë,a keni mbajtur kontaktet dhe bashkëpunimin edhe pas përfundimit studimeve?

Natyrisht, ishte një numër studentësh, të cilët më kanë njohur për shkak të origjinës sime për të cilën jam krenar, ndërsa në njëfarë mënyre isha person i afërt për ta. Ata nga kërkonin ndihmë, veçanërisht për shkak vështirësive gjuhësore (kroatishtja nuk është e lehtë për t’u mësuar). Disave u kam qenë mentor në punimin e diplomave, ndërsa bashkëpunimin e drejtpërdrejtë e kam mbajtur edhe me kolegët e mi nga Kosova.

Në vitin 1995, kam fituar disa shpërblime: Dekoratën e Kryetarit të Republikës së Kroacisë «RED DANICE HRVATSKE s likom Nikole Tesle», Ultrasonic Nebulizer for Marek'sand Other Diseases. medalja e artë, INPEsoXSM XI, Pittsburgh, USA, medalja e artë IENA «Ideen-Erfindungen» Nürnberg, Çmimi i madh, INOVA 95, Çmimi i parë i Shoqatës Kroate të novatorëve,çmimi shtetërorë i kulturës teknike”Faust Vrançiq”për kontributin në zhvillimin kulturës teknike në vitin 1995 dhe Shpërblimi i Qytetit të Zagrebit për vitin 1995. Këto çmime i kanë nxitur studentët e mi shqiptarë të cilët në këtë rast të më dhurojnë dy libra të bukura,me këtë dedikim ”Të nderuarit prof.dr.Mazija ,me rastin e ndarjes mirënjohjeve për zbulime shkencore, studentët e nacionalitetit shqiptarë të Fakulteti të Veterinarisë”. Ku pasojnë dhe nënshkrimet e tyre. A duhet për mua ndonjë arritje më të madhe si mësimdhënës?

Lidhjet me shqiptarët të krijuara nga jeta studentore janë vazhduar edhe më vonë,thotë akad. Mazija. Me kolegët e mi të dashur të studimeve dhe mikun prof.dr.sc.Xhevat Domin, profesor në Fakultetin Veterinarisë në Prishtinë, në bashkëpunim me prof. Remzi Bakallin(mjerisht ka vdekur më 2007)kam arritur të realizoj një punë të rëndësishme shkencore, që ka vënë në dukje helmimin e mjedisit nga plumbi.

A keni qenë, ndonjë herë në Kosovë apo në Shqipëri?

Shumë shpesh para Luftës Atdhetare (Domovinskom Ratu)kam ardhur në Kosovë, kam marrë pjesë në të gjitha kongreset kushtuar shpendarisë të cilat janë mbajtura atje. Po ashtu shpesh kam qenë edhe si sportist. Gjithherë kujtimet ishin për t’u mbajtur në mend, për njerëzit e mirë, të cilët i kisha takuar atje, dhe ajo që ishte trishtueshme për shkak të gjendjes ekonomike e cila një kohë të gjatë i ka ndaluar përpjekjet që Kosova të shkoj kah përparimi. Më kujtohet, ikja nga Kosova në boten e pakthim, prof. Remzi Bakallit, si e keqja e madhe që kishte ndodhur Ai në shtëpinë e tij private Athens Georgia, SHBA, vazhdimisht ka pritur mysafir nga Kosova të cilët shkonin në SHBA dhe ktheheshin në Kosovë.

Në mesin e tyre kam qenë edhe unë si mik bashkë me asistentin tim Zheljko Gottstien, gjashtë muaj–natyrisht pa pagesë. Me Kosovën më lidhin miqësitë menjerëz të rëndësishëm nga (Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë–drejtorin Murteza Osdutaj, z.Enver Mekolli zv. Ministër z. Nehat Mustafa. Poashtu njihemi  me z.Veprim Shehun, z. Avni Krasniqin dhe, Hilmi Morinen. Në Zagreb kam pasur rastin menjohtë ish ambasadoren e Shqipërisë në Zagreb, Lili Koci, tani kryetare e artistëve shqiptarë në Kroaci. Jam i afërtdhe me ish ambasadorin e Kroacisë në Shqipëri Mr. sc. Rade Mareliq, me të cilin shpesh shoqërohem .

Në Shqipëri kam qenë tri herë, së pari me rastin e promovimit të vijës ajrore të Adria Airlines, e cila një kohë të shkurtër e ka mbajtur këtë vijë-Tiranë –Zagreb. Me këtë rast e kam shfrytëzuar mundësin e takimit me kolegun dr. Kujtim Duxhangi, veterinar me të cilin jemi njoftuar në një simpozium shumë herët më 1971në Skotlandë. Herën e dytë, jam gjend në Tiranë në vitin 2000 i ftuar si ligjërues në simpoziumin internacional, zoonosis in Albania. Merita për këtë është e mikut tim dhe profesorit Kristaq Berxholi,i cili ishte mikpritësi im. Ai vizitën ma ktheu pas disa viteve me bashkëpunëtorët e tij.

Vizita e tretë ishte në institucionet e veterinarisë në Shqipëri,( atëherë isha prodekan i fakultetit të veterinarisë),kishim biseduar për bashkëpunim, me drejtorin e institutit të veterinarisë dr. Edmond Panaritin. Mjerisht, ajo nuk u realizua për shkak të ndërprerjes së funksionit tim të prodekanit në ngjarjet e asaj kohe. Me prof.Berxholin ende ndër kohë shkruajmë në emajle.

Edhe pse jeni i pensionuar, nëse ju ftojnë institucionet e Kosovës apo të Shqipërisë, për bashkëpunim shkencor, a do ta kishit pranua ftesën e tillë?

Çfarë pyetje është kjo? Natyrisht, edhe atë me një kënaqësi shumë të madhe.

Familjen e Akad. Mazijes e  përbejnë, gruaja Vesna , vajza Mirna dhe djali  Gorani..



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora