Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Shqipëria ku po shkon???

| E diele, 10.03.2019, 05:52 PM |


Shqipëria ku po shkon???

Nga Zenel Çeliku

Para dy ditësh gazetari i njohur italian Bruno Vespo, pyeti Kryeministrin Rama; Shqipëria ku po shkon. Pikërisht mbi këtë cështje do të përqëndrohet edhe analiza ime, sigurisht rreth zhvillimeve politike në vëndin tonë shumë të munduar.

Pa dyshim këtë pyetje po bëjnë sot shqiptarët të cilët shikojnë me shqetësim situatën politike aktuale shpërthyese në vënd. Nga njëra anë shikojmë opozitën e cila si në korr I dogji të gjitha mandatet e deputetëve dhe sot është në protesta të fuqishme për të larguar Kryeministrin Rama dhe qeverisjen socialiste dhe duke kërkuar qeveri tranzitore që të shkojmë në zgjedhjet e ardhshme me një qeveri e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme, të lira dhe larg shit-blerjes së votave.  Por ja që dardha e paska bishtin mbrapa, nga listat emërore të radhës të PD dhe të LSI, ka disa kandidatë që nuk iu bindën vendimit politik të partive të tyre për të djegur edhe ata mandatin e deputetit. Si pa pritur e pa mendura ata e kanë pranuar mandatin e deputetit  duke pretenduar se nuk tradhëtojnë votuesit e tyre dhe se ata do ta bëjnë opozitë në parlament. Sigurisht ky veprim ka irrituar shumë PD dhe LSI të cilët menjëherë kanë marrë vendime për përjashtimin e tyre nga partitë respektive. Gjithsesi, opozita e bashkuar PD & LSI & PAA & PR & PDK & PBDNJ, kanë vendosur që protestat e tyre të vazhdojnë edhe më të fuqishme, por ka zëra që peotestat ka rrezik të kalojnë në mosbidje civile, kjo do të thotë rrevoltë popullore që mundet të rrezikojnë rendin kushtetues në vënd. Opozita me fakte po akuzon qeverinë për lidhje të ngushta me krimin, me trafikun e droges dhe me korrupsionin e pa parë deri më sot.

Shqipëria ku po shkon, është shqetësimi. Nëse do të kemi protesta që mundet të dalin jashtë kontrollit nga opozita, kjo do të thote se Shqipëria do të shkojë shumë vite mbrapa dhe se në  Qershor kur pritet që Shqipëria të hapë negociatat me BE, në fakt Shqipëria ka rrezik të shkojë në humnere politike dhe ekonomike. Sot shikojmë se shumë media nëpër botë po citojne protestat me goma të djegura dhe protesta shumë të acaruar. Eshtë e turpshme kur dëgjojme lidere të cilët nuk perfillën grupin e eurodeputetëve te BE, por edhe duke I ofenduar politikisht. Eurodeputeti Fleckenstein gjatë vizitës në Tiranë tha; edhe sikur opozita të ketë të drejtë për akuzat, bojkotimi nuk zgjidh asgjë, e demton shumë opozitën.

Nga ana tjetër shikojmë PS dhe Kryeministrin Rama të cilët po qeveris vëndin me një format monopartiak duke na kujtuar vitet e kaluara plot tragjedi. Kjo mazhorancë po I përgjigjet opozitës me kundër akuza dhe me pak fjalë, Rama deklaron se nuk largohet nga posti I kryeministrit, por edhe qeverisje tranzitore nuk do të ketë. Rama dhe pasuesit e tij e shikojnë vehten në pozicion më optimal se opozita e bashkuar, sepse faktori ndërkombëtarë po kritikon opozitën dhe e quajnë gabim të madh djegjen e mandateve të deputetit. Por Qeveria Rama ka prekur majat e skandaleve korruptive dhe hajdutëri magjike. Të gjithë shqiptarët shikojnë se nga kjo mazhorancë kanë dalë disa figura të larta të lidhur me krimin, me trafikun e drogës dhe me korrupsionin kudo, por vecanërisht në infrastructure. Përsëri kjo qeveri nuk njeh skandalet e njëpasnjëshme korruptive që nuk është parë më parë. Nuk ndodh as në Republikën e Malit që më pak se 3 kilometra rrugë, të kushtojnë 38 milionë Euro.

Shqipëria ku po shkon??? Kjo pyetje sot po mundon pa masë shqiptarët. Dy ditë më parë Zev/Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë-Leyla Moses-Ones bëri takime kokë-me kokë me Bashën dhe Kryemadhin, mbasi klima politike në Shqipëri po agravohet dita-ditës. Kjo situatë është rrezik për vëndin tone por jo vetëm, kështu e konsiderojnë ndërkombëtarët konfliktin politik në Shqipëri. Njëkohësisht edhe Alexander Arvizu, ish-ambasadori i SHBA në Tiranë, dy dite eshte prononcuar rreth zhvillimeve politike ne Shqiperi ku deklaroi se aktualisht shumë shqiptarë ndihen të depresionuar dhe të sfilitur nga politika konfliktuale në këto 26 vite demokraci. Ai tha se djegja e mandateve nga opozita është veprim ekstrem dhe I gabuar. Mendoj se Qeveria Rama duhet të dëgjojë më shumë zërin ë popullit,  ka pasur zhvillime pozitive, por ka pasur edhe zhgënjime, siç është rasti i skandalit me Unazën e Re apo trafiku i droges.

Amerikanët duket që janë të shqetësuar për këtë situatë politike shpërthyese në Shqipëri, ndaj dy ditë më parë vëndin tonë ë vizitoi Komandanti i Forcave të SHBA-ve për Evropën-Curtis Scaparrotti I cili tha; situata e sigurisë në Ballkan është shumë e brishtë dhe vendet e Ballkanit janë shënjestra kryesore të ndikimit malinj të Rusisë. Edhe Shqiperia pa dyshim eshte pjese e rendesishme e ketij Rajoni. Para një informacione dhe qëndrimi shumë serioz amerikan, Qeveria Shqiptare dhe opozita e bashkuar duhet të kërkojnë rruget per dialog për të zgjidhur  këtë konflikt politik shumë të rezikshëm. Eshtë e vërtetë se pushteti meret me votë dhe jo me ultimatume, por kur vjen momenti për fatet e vëndit, të dyja palët duhet të tolerojnë. Këtu më shumë duhet të tolerojë maxhoranca e cila ka më shumë përgjegjësi, domosdo duhet të gjëndet një zgjdhje optimal për të dyja palët për të mirën e shqipatrëve. Kështu dhe vetëm kështu do të mund të eliminohet një katraure politike dhe siciale, dhe ajo që ka rëndësi historike për vëndin tone, në Qershor Shqipëria të paraqitet me kokën lart për të fituar besimin e BE dhe si rrjedhoje të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë ne familjen e madhe të BE. Kjo do të ishte një fitore e madhe dhe për këtë duhet të mendojnë natë e ditë politikanët ë të dyja paleve. Le të shpresojmë se kjo fitore e shqiptarëve nuk do të vonojë, por me domosdo me ndërhyrjen energjike te ndërkombëtarëve, sepse kështu do të rritet më shumë besimi ndërmjet palëve.

Zenel Celiku                                                                                            

TIR-FAX News Agency

Tirane, 7 Mars 2019