E premte, 19.04.2024, 12:53 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Kurt Krasniqi nga Kolmekshi

E diele, 10.03.2019, 11:00 AM


KURT KRASNIQI NGA KOLMEKSHI

Do t’ thurë vargje për kujtime –

Për të parin e familjes sime !

Në këto vargje do t’ a ngjeshi –

Kurt  Krasniqin nga Kolmekshi !

Kurt Krasniqi  e la vendlindjen –

Drejt Kosovës e  mësyu lindjen !

La Kolmekshin dhe Kolgecin –

Në Gollak e mësyu Tugjecin !

Në Tugjec , Kurti kish ndalë –

Tre djem , Zoti ia kishte falë !

Tre djem t’ Kurtit , djem hallall –

Prej tij u bë një mëhallë !

Në Tugjec , shkëlqente  rrezja –

N’ mëhallë t’ Kurtit , u banë 8 breza !

8 breza kur u banë krejt –

N’ mëhallë t’ Kurtit , askush nuk mbet !

Deri pas Luftës së Dytë Botërore –

N’ Anadoll , shpërnguleshin prore !

Duke shkuar në Turqi –

Shumë kanë mbet n’ Maqedoni !

Nëpër viset kosovare –

Shkuan n’ shumë qendra qytetare !

Prej Tugjecit të malësisë –

Shumë ia mësynë edhe Shqipërisë !

Regjimi sllavo – komunist –

Na e solli një krizë të pistë !

Shumë shqiptarëve , shumë evlat –

Shkuan n’ kurbet në Beograd !

Pas regjimeve komuniste –

Vërshuan sulmet shoviniste !...

I lanë vatrat e Kosovës –

Ua mësynë shteteve të Evropës !

Ua mësynë shteteve të Amerikës –

Veç me shpëtua disi prej frikës !

Shkuan n’ shumë shtete të Azisë ,

Të Afrikës , t’ Australisë ! ...

Kështu kaluan rreth 300 vjet –

Lagja e Kurtit , n’ Tugjec mbet shkret !

Prej 8 brezave , askush nuk mbet –

Njeri t’ gjallë s’ ka kush të pret !

Ara , livadhe  janë mbet të djerra –

Janë mbushë kaça , janë mbushë thera !

Kanë mbet shkret  rrugë  e themele –

Krejt janë mbyllë , janë bërë  zabele !...

Gjilan, më 09.03.2019.       Demir KRASNIQI



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora