Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Pushkatime tek Zalli i Kirit

| E diele, 10.03.2019, 11:21 AM |


Nga Fritz RADOVANI:

11  MARS  1948

PUSHKATIME TEK ZALLI  I KIRIT

BURGU I MNERSHEM I LINDJES KOMUNISTE

DOSJET RUHEN NË SEKSIONIN KATOLIK TË DEGËS SË MBRENDSHME NË QYTETIN E MASAKRUEM TË SHKODRES, NGA THEMELIMI NË VITIN 1946...

Burgu i torturave ma shnjerzore, ku perveç 26 llojeve të njohuna, më ka tregue i Ndjeri Ragip Meta dhe dy tjera që nuk mund të shkruhen, mbasi mund të lexohen nga të rijtë...

Ishte e tmershme thonte z. Ragipi, kur nuk të merrnin me të pushkatue, tue mendue se shka të priste mbas ikjes Atyne që të lidhun kambësh e duersh, t’ uritun e t’ etshem per sa kohë, shkonin në Jeten e Pasosun pa pikë frike, veç me shpetue nga torturat e pafund.

Vetem ai blini që shihni në oborrin e burgut, sot asht dishmitari i vetem i masakrave që baheshin mbi trupat e 800 Burrave e Grave në këte burg e që i lypnin Zotit “plumbin”...

?11 MARS 1948: Rreth orës 4.30 në mengjez, xhelatët e sigurimit të shtetit morën 16 vetë të dënuem me vdekje dhe nder dy kamjona ku ishte edhe skuadra e pushkatimit u nisën nga rruga e Gurakuqit, drejtë e në Zall të Kirit, në token e Zef Sylës... Mbasi i zbritën aty, dhe u rreshtuen tek gropa e hapun, gjykatësi i njohun kapiten Misto Bllaci ua mori të gjithve edhe “Fjalen e Fundit”, tue fillue me Prelatët e Klerit Katolik Shqiptar.

Per rreshtimin dhe qendrimin e “Atyre Lisave në atë stom të asaj grope që do i perpinte dhe që nuk arrijta ti shoh, se u mbuluan në Gjakun e Tyre...”, më tregonte në Shkoder, në vitin 1993 mjeku ligjor Dr. Papavrami, i cili ishte prezent në pushkatimin e tyne, po që “nuk më harrohet kurrë qendrimi i Tyre para shprazjes s’ armëve mbi Trupat e Tyre...”

U pushkatuene atëditë: 1. Imzot Frano Gjini, 2. At Mati Prennushi, 3. Don Nikoll Deda, 4. At Çiprian Nika, 5. Cin Serreqi, 6. Dulo Kali, 7. Caf Dragusha, 8. Guljelm Suma,                  9. Ing. Fahri Rusi, 10. Murat Hysen Haxhija, 11. Bilbil Hajmi, 12. Pjetër Prendush Pali,          13. Gaspër Simon Gaspri, 14. Xhelal Hardolli, 15. Zef Kol Prela, 16. Rasim Gjyrezi...

?TË GJITHË KËTA BURRA EDHE SOT PA VORRE E PA NJË SHENJË KUJTIMI !

?Mos harroni! Të gjitha këto vrasje e zhdukje Atdhetarësh per Enver Hoxhen e pasuesit e tij kriminelët e “Rilindjes” së sotme, ishin një siguri e perjetshme kolltuku, pushteti e grabitje e pasunisë së Shqipnisë së robnueme, që po vazhdon edhe sot në përgatitjet e “Hartës Ballkanit Perëndimor”, kufijve me sllav, grek e turq.., dhe vllavrasjeve!..

Melbourne, 10 Mars 2019.