Kulturë
Zymer Mehani: Nëna
E shtune, 09.03.2019, 08:06 PM
Zymer Mehani
Urime Tetë marsi të gjitha nënave shqiptare!
NËNA
I
Balli Yt-
Një Abetare.
Syri Yt-
Një Dritare.
Zemra jote-
Një Fole.
Yti emër-
Vulë në zemër.
II
Në zemër
Kujtimi për Ty-
Zjarr
Në sy
Portreti Yt-
Vegim
Në jetë
Dashuria jote-
Ngushëllim.
Komentoni