Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zymer Mehani: Nëna

| E shtune, 09.03.2019, 08:06 PM |


Zymer Mehani

Urime Tetë marsi të gjitha nënave shqiptare!

NËNA

I

Balli Yt-

Një Abetare.

Syri Yt-

Një Dritare.

Zemra jote-

Një Fole.

Yti emër-

Vulë në zemër.

II

Në zemër

Kujtimi për Ty-

Zjarr

Në sy

Portreti Yt-

Vegim

Në jetë

Dashuria jote-

Ngushëllim.