E hene, 20.05.2019, 09:49 AM (GMT+1)

Komente

Nue Oroshi: Rrefimi për arushat e bardha dhe porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombëtar

E shtune, 09.03.2019, 11:39 AM


Rrefimi për arushat e bardha dhe porosia e Akademik  Mark Krasniqit për bashkim kombëtar

Nga Nue Oroshi

Lisin shekullor  e rrahnin erërat e forta sikurse deshirojnë një përballje më të thenat dhe të pathënat. Kjo përballje nuk është satanike e as nuk është imagjinative por është një realitet i thënë aty dikund në një qytet i cili skajshmërisht ka një histori dhe një traditë të madhe.Një qytet i ndarë përgjysmë.Edhe Berlini e kishte përjetuar ndarjën.Një pjesë e saj kishte mbetur në duar të rusëve.Por menquria gjermane bëri që dalngadalë të bashkoj pjesët e ndara të saj në një shtet të përbashkët.

Pikërisht në këtë qytet e solli fati që në prag të Pavarsisë së Kosovës ku na nevoitej shumë përkrahja e miqeve tanë ndërkombtarë i kisha bërë një takim Akademik Mark Krasniqit dhe delegacionit të ti në Berlin.Takimi ishte me nivelet më të larta politike se aty na priste Drejtori i Drejtorisë politike të CDU-së.Para takimit filluam edhe përgatitjet.Natyrisht që kishim përgaditur edhe pikat që do ti prezentonim në atë takim. Në mesin e shumë pikave kryesorja ishte përgatitja për njohjën e Pavarsisë së Kosovës,nga ana e Bundestagut dhe Qeverisë Gjermane.

Pjesë e delegacionit ishte edhe historiani jonë i mirfilltë prof.dr.Jahja Drançolli i cili me argumente shkencore se bashku me akademik Mark Krasniqin mbronin qëndrimin politik dhe shkencor se Kosova historikisht ka qenë dhe është shqiptare prandaj Pavarsia e saj është kompromisi më i madh që po e bëjnë shqiptarët. Pas fillimit të takimit filluan edhe bisedimet dhe paraqitja e kërkesave.Akademik Mark Krasniqi dhe prof.dr.Jahja Drançolli ishin jashtzakonisht të përgatitur mirë që me argumente politike dhe shkencore të mbrojnë Pavarsinë e Kosovës.Ata paraqitën faktet e pamohuara se Kosova historikisht kishte qenë dhe serish është tokë shqiptare.

Profesor Marku duke dashur që të tregoj për tolerancën dhe harmoninë fetare të shqiptarëve ai në një rast u shpreh:“Në një krahinë në Kosovë që quhej Rugovë jetojnë mbi 15 fshatra shqiptare.Të gjithë janë të besimit islam. Në këtë trevë në të kaluarën e afërtë kishte shumë kisha katolike shqiptare.Si shenjë respekti fshatarët e këtyre anëve e kanë ndërtuar një kishë katolike, edhe pse nuk jeton asnjë familje katolike shqiptare në këto fshatra.“

Gjermani si politikan i rryer që ishte e bëri një pyetje shumë interesante që na la të gjitheve me gojë hapur,pasi që nuk e prisnim atë pyetje“E kush do të lutet në atë kishë zoteri Krasniqi pasi të gjithë fshatarët e atyre anëve e paskan përqafuar islamizmin?!“. Profesori mbeti i befasuar por edhe u nzu shumë ngushtë,u përgjigjë në mënyre shumë të vrullshme duke i thënë:“Aty luten Arushat e Bardha!“ Ndërhyra dhe i thashë përkthyesës se mos ta përkthej këtë pjesë për arushat e bardha.

Ai takim pati jehonë në qarqet politike gjermane dhe siç u dëshmua edhe më vonë Gjermania ishte një nder shtetët e para e cila e pranoj Pavarsinë e Kosovës.

Tash akademik Mark Krasniqi nuk është më në jetë.Ai shkoi se bashku me porosinë për bashkimin e shqiptarve në një shtet të përbashkët.Nuk e di se a jetojnë ende arushat e bardha në malet e Rugovës apo këto arusha janë trazuar nga malet e bukura dhe krojet e atyre maleve që politika e Kosovës i dhuroj Malit te Zi.Atëherë por edhe sot patëm lobuar që Kosova të njihet në kufijtë e saj shtetëror.

E them shtetëror sepse kufijtë historik i  kemi shumë më të thellë.Tash edhe PSHDK nuk është ajo PSHDK e kohës së akademik Mark Krasniqit. Ka disa mandate që nuk është e përfaqësuar në Parlamentin e Kosovës sepse e quan capin të kasapi siç thoshte kryetari i saj historik Akademik Mark Krasniqi.

Uroj që arushat e bardha në malet e Rugovës mos të nervozohën nga padrejtësitë që iu kanë bërë duke i ndarë me njëra - tjetrën në malet shekullore që kishin jetuar të bashkuar.

Kurse porosia e Akademik Mark Krasniqit për bashkim kombtarë duhet të realizohet se ajo është një porosi e shumë rilindasve shqiptarë dhe idealistave atdhetarë që vdiqën dhe mbetën me sy hapur me mallin  për të shikuar tokat shqiptare të bashkuara.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT