E marte, 16.04.2024, 10:57 AM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: Gjuha e gjatë është e zeza e kombit

E enjte, 07.03.2019, 09:17 PM


POPULLI THOTË: GJUHA E GJATË ËSHTË E ZEZA E KOMBIT

Nga Afrim Caka

Me Hashim Thaçin nuk ka reforma por viktima.

Është gjithnjë i njëjti sfond i shkëlqyer e një grupi politikanësh dhe e njëjta histori e trishtuar antishqiptarësh. Rreth një dekadë më parë, në një bised të rëndësishme me një intektual shqiptar të moshuar, unë shpreha shqetësimin tim për paaftësinë e Hashim Thaçit për ta qeverisur Dardaninë. Zotëria, i sjellshëm, erudit, i këndshëm, intelektual pro-perëndimor që ishte edhe për bashkim kombëtar, u drejtua e m’u përgjigj me ashpërsi:

“Po le ta shohim atë. Ai mund të vijë në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve por më pas do të vendos sundimin e tij teokratik. E tillë është injoranca dhe egoizmi i tij. Thjesht, ka imituar diktatorët!”.

Përseri vazhdoj. Populli shqiptar është i zhgënjyar me të, ndërkohë që duhet të zhgënjehen me lideret e saj. Në pjesën më të madhe të shoqërive, desidentët e detyrojnë vendin, presidentin, deputetët e tyre të hedhë shikimin tek dobësitë e veta. Në Dardani, ata që e votojnë dhe e mbrojnë fytyrën mizore dhe jonjerëzore të një coptuesi trojesh, i cili nuk ka respekt për shenjtërin e atdheut se as për parimet e një kombi këta votues janë ndër të parët që kërkojnë shpëtim tek fantazia, mohimi dhe zhgënjimi…

Që pas futjes si president ky kryekandil i mbetur pa pikë vaji, president 60 vjeçar. Nëse burimi i parë i abuzimit në një system demokratik vjen nga autokratët e zgjedhur si Hashimi, Xhaviti, Halititi, Lushtaku, Memli, Hoxha, Musliu e Lima etj., i dyti vjenë nga vetë votuesit e tyre të pabesë e të lig. Këta përbëhen prej “luftarëve” të zgjedhun e të sprovun ndër luftime dhe aksione të rrepta për ta mbrojtur komandantin e tyre Adem Jasharin dhe familjen e tij??? Shumica e (Organizatës Pronto) janë veteran të luftës, shqiptar me “gjak humbur” të lidhur me mish e shpirt pas miljonave dhe mbas kapos. Komandën e kompanisë së “krimit politik e ka HashimI” bosi i pallateve. “Historia e tij është e ngjashme me atë të Ali Shukrisë. Vetëm që ky, “përveç naçallnikut serb, ka vra edhe disa gjandarë”, kur këta gjandarë të naçallnikut duke i rrëmbye tokat që i kanë “diegur” katundin e Brojës dhe katundarët e varfur të Drenicës?”.

?’është ky njeri i çuditshëm?

Politikani nga Broja me valixhe druri, i “pastër në biografi”, iu ngarkua me detyra të Esat Pashes e Haxhi Qamilit nga këmisha e ndërruar e kuqe e revulucionit në ate të flamurit, bardh e kaltër. Në librat e historisë, fëmijëve në shkollë duhet t’i mësojmë jo vetëm emrat e Rilindasve, heronjëve dhe dëshmorëve, por edhe emrat e tradhtarëve, deri te këta emrat e vegjël, si Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu e Molliqaj... Deri te këta emra duhet t’i mësojmë.

Intoleranca politike dhe Hashim Thaçit është vetëm sinjali i parë i fytyrës së re të demokracisë dardane. Korrupsioni në masë dhe mosrespektimi i shtetit ligjor e kanë shëndërruar politikën e këtij shteti në kufom e moçal. Dardania tani zotërohet nga PDK-ja dhe me deputet të kastave të ulëta mendore si të deputetëve të tjerë. Sistemin politik në këtë vend mund ta përcaktojmë vetëm si një “demokraci banditësh dhe injorantësh”. ?do herë zgjedhjet me të njejtit politikan dhe manipulohen. Partia fituese e mbush administratën - shpeshherë edhe gjykatat - me militant të vet. Tragjedia e miljonave votuesve të kastës ulët qëndrojnë në faktin se përfaqësuesit e tyre, për të cilët votojnë me bindje, vjedhin fonde publike dhe bëhen jashtëzakonisht të pasur e të fuqishëm, duke lëshuar parulla lart e poshtë duke thënë:

“Se çdo shqiptar i ka nga tre miljon euro dhe mbi shtypjen që pëson ky popull mjeran!”.

Ky njeri i shëmtuar ka tradhtuar vlerat kombëtare duke bashkpunuar më qafirët, të pabesët, duke i mbështetur dhe dukle i ndihmuar në luftën e tij kundër popullit që të ishin më të nënshtruar ndaj autoritetit të tij.  E gjithë puna është te mashtrimi e goditja. Në skenë hynë vdekja! Të gjithë flasin si të ishim vdekur...!  Ja, pra, ç’paskëm qenë. Në heshtjen e gjatë, tradhëtarët e kishin pritur, me sa, dukej, edhe ne i ndihmuam me dëshirën tonë!!! Ne s’mund të parashikojmë me saktësi ditën që do të provojmë të ndërtojmë një demokraci dhe një shoqëri të shëndosh; kjo varet nga shansi dhe guximi. Por ne mund të sugjerojmë se kur mund të hedhë rrënjë vetëm me një shoqëri të shëndosh.

Kjo pavarwsi e re! Ka një histori jo të lashtë 11 vjeçare. E ndërtuar mbi “krimin politik“ dhe në organizimin e korrupsionit. Dardania u mbushë nën këmbët e Hashimit dhe prontos me krime politike dhe pamoralitet politik! Kjo teori shpesh ndeshet me realitetin. Ndodh shpesh që vendi ynë vendos se cila është rruga më e gabuar drejtë krimit politik. Këta politikanë të inkriminuar me dallavere nuk rreshtin së hartuar politika gabuara për të qenë pranë që kanë dalë nga rruga drejt demokracisë. Nëse teoria ndërtohet në menyrë të gabuar, do të thotë të ndërtosh edhe një shoqëri sëmurë. Duke marrë parasysh  rastin e Dardanisë dhe Shqipërisë, demokratizimi i së cilës duhet të ishte administruar shumë më me kujdes se ç’u bë më “shpalljen e pavarësisë 2007”, kur Shtetet e Bashkuara dhe Evropa na ndihmuan për të larguar Serbinë dhe duke rrëzuar kriminelin Millosheviç, që sundonte një kohe tejet të gjatë dhe e shtynë vendin tonë drejtë një lirie dhe demokracie të re.

Të paktën kështu shpresonim të gjithë, mirpo jemi lodhur me llafet.

Dardania është një vend ku shoqëria është vërtetë e lirë dhe “pa pengesa”. Por, po të shohim nga afër demokracinë dardane të Hashim Brojës, do të kemi parasysh një realitet shumë më të hidhur e të ndërlikuar dhe të turbullt. Në dekadat e fundit, Dardania ka ndryshuar krejtësisht për të keq krahasuar me përfytyrimin që ruajnë në zemrat e tyre admiruesit e saj. Jo së është bërë më pak demokratike, pasi në disa drejtime me rëndësi është bërë edhe më shumë e tillë, por ajo është më pak kombëtare, më pak nacionaliste, më pak respektuese e ligjit, më pak liberale. Dhe këto dy prirje: demokratizimi i odave dhe joliberalizimi politik janë të lidhura ngushtë me njëra tjetrën - krimi politik në ngjitje dhe pasiguria në rritje. Tani ligji është kthyer në biznes; në një biznes të mallkuar rivalesh. Që atëher, pas luftës gjërat kanë shkuar keq më keq. Le të shohim presidentin e sotëm. Premtimi i tij është shndërruar në një ankth të heshtur. Presidenti punon mirë disi mirë në një fushë për ta shkatërruar qeverinë e kryeministrit dhe në shtypjen e mendimit të lirëdhe në mbutjen e shoqërisë shqiptare.

Dardania në vitin 2000 nuk ishte një kandidate ideale për demokraci. Nga të gjitha vendet e Gadishullit Ilirik - Dardania është e vetmja që nuk ka siguri në burimet natyrore. Pika e parë. Gjithashtu, ajo ishte pa institucione politike e legjitime, sepse Hashim Thaçi e drejtojë vendin përmes një grupi të vogël holiganësh e servilësh, pa i kushtuar vëmendje ndërtimit të fabrikave, shkollave dhe të institucioneve. Pika e dytë. Më së fundi, ajo filloi përpjekjet për demokratizimin me një nivel të ulët të të ardhurave për frymë, afërsisht 1.50 dollar në ditë. Pika e tretë. Rrezulltet ishin tmerrësisht zhgënjyese. Që kur pushtetin e mori banda e krimit dhe e korrupsionit, prodhimi  i brendshëm bruto  i Dardanisë ka rënë gati 70 %, duke humbur krejt përparimin ekonomik të një brezi të tërë dhe duke çuar më shumë se më shumë se një miljon shqiptarë  nën nivelin e varfërisë. Sistemi i ri i hapur politik u dha shtysë hajdutëveedhe fundamentalistëve islamikë, të cilët, në një vend të cilit i mungon gjuha politike, i mungon morali, i mungon karakteri dhe nacionalizmi, përdorin një ligjërim shumë të njohur - atë të krimit politik dhe të korrupsionit.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora