E enjte, 28.03.2024, 09:40 AM (GMT)

Mendime

Engjëll Koliqi: Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës

E merkure, 06.03.2019, 07:34 PM


Letër e hapur Kryeministrit të Republikës së Kosovës:

KRYEMINISTËR MERR VENDIM DHE EKZEKUTOJE MENJËHERË

Është koha e fundit, sepse jemi në ora 12 pa 5, për të marrë për Dardaninë e Re – Kosovën një vendim historik, që të veprojë drejtësia ndërkombëtare, në zbardhjen e vrasjes së aktivistit politik Oliver Ivanoviq, që të të ndalohet njëherë e përgjithmonë treni i sllavizmit shovinist ruso-serb, të mos bart më tragjedi si në të kaluarën, në vendin tonë.

Shkruan Engjëll KOLIQI

Tashmë po shohin të gjithë, bile edhe injorantët, të gjithë po kuptojnë se interese gjithëfarëshe po kryqëzohen mbi tokën tonë daradane të quajtur Kosovë, mbi bukuritë dhe pasuritë e saj. Si gjithmonë në histori, edhe tani në historinë bashkëkohëse, ç’prej se forcat e NATO-s na e mundësuan të lirohemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia gjakatare, drejt tokave tona janë vërsulur shumë, nga shumë drejtime, të na gllabërojnë gjithçka kemi në këtë tokë të pasur.

Sidomos, në garat e gllabërimit, si zakonisht, edhe sot dallohet armiqt tanë ruso-serbë, të cilët kanë gjetur argatët e tyre edhe në mesin tonë – Edi Ramën, Hashim Thaçin e Baton Haxhiun me shokë, që edhe me bekimin e “babëlokut” të tyre Erdogan, të marrin ato pëllëmbët më të pasura, pëllëmbët jetike të Kosovës.

Mendoj se është momenti i fundit, jemi në orë dymbëdhjetë pa pesë, që të veprojmë me një vendim historik, me një vendim shpëtimi të Dardanisë së Re - të Republikës së Kosovës. Atë vendim duhet ta marrë kryeinstitucioni ekzekutiv i shtetit, pra Qeveria e Republikës së Kosovës. Duke qenë se Z. Ramush Haradinaj është shef i ekzekutivit tonë, pra kryeministër i Republikës së Kosovës, po i drejtohem atij me këtë letër të hapur, të mos presë më dhe ta marrë vendimin historik, për një hetim urgjent ndërkombëtar për të zbardhur vrasjen e aktivistit politik që nuk dirigjohej nga Vuçiqi e Beogradi – Oliver Ivanoviq.

Duhet të bëhet ky hetim dhe të përmbyllet kjo çështje sa më parë, sepse të gjitha rrethanat flasin se kjo vrasje është dirigjuar dhe urdhëruar direkt nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. I dyshuari për vrasje, ai kryetari i partisë Srbija (që me një kompromis me Thaçin iu ndërrua emri në “Lista Srpska”) na iku në Beograd, ku Vuçiqi i ofroi strehim politik, madje edhe duke e emëruar të punojë në detyrë të rëndësishme shtetërore. Gjithashtu edhe ministtri i shkarkuar nga Qeveria e Kosovës – Rikalo, na qenka emëruar drejtor në një ministri në Beograd e për ministren e re të emëruar në Qeverinë e Kosovës, Vuçiqi na thotë se “është emëruar një person privat që nuk po përfqësojka askënd”. Kryetarët e komunave në veri dhanë dorëheqje, për atë se nuk mundën “të lodrojnë pa brekë” mbi tokën e Kosovës, që gjithnjë e quajnë “Kosovo i Metohija – srpska južna pokrajina. Ata merrnin rrogat e majme nga shteti i Kosovës, që kurrë nuk e njohën. Deputetët e asaj partie në Kuvendin e Rrepublikës së Kosovës sillen si të duan ata, pa e njohur kurrë Kuvendin as shtetin nga i cili marrin rrogat. As nuk vijnë në seanca, as nuk votojnë pa “bekimin” e Vuçiqit. Ditë më parë ka shkruar edhe një gazetë serbe, duke thënë se Ivanoviqi u vra me urdhër të Vuçiqit. E ky i fundit, për protestat e opozitës serbe që në Beograd kërkojnë dorëheqjen e tij, i fajëson kosovarët, duke drejtuar gishtin kah Kryeministri ynë Haradinaj.

Të lutem Kryeministër i nderuar, merr vendimin menjëherë dhe kërko nga drejtësia ndërkombëtare që ta hetojë dhe ta zbardhë menjëherë vrasjen e Ivanoviqit dhe të lëshohet fletarrest për urdhërdhënësin Aleksandar Vuçiq, duke e kushtëzuar bashkësinë ndërkombëtare se nuk dialogon Kosova me një person që urdhëron vrasjen e qytetarëve të Kosovës dhe që me çdo kusht kërkon t”i gllabërojë tokat tona të pasura.

Kështu krimineli bashkëpunëtor i Sheshelit arrestohet dhe presidenti Thaçi nuk ka me kënd të tregtojë tokat e Kosovës. Ai që akuzon Kosovën për përzierje në punët e brendshme e për organizim demonstratash në Beograd, është vetë që organizon gjithçka mundet pëe skalimin e dhunës në Kosovë. Ai drejton lokomptivën e treenit të shovinizmit sllav serbo-rus, që po bart erë lufte e tragjedi mbi tokat tona. Të lutem Kryeministër Haradinaj, merr masa, merr vbendimin historik e ndalo atë ten të kobshëm.

Shkodër, mars 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora