E merkure, 24.04.2024, 09:58 PM (GMT+1)

Mendime

Nue Oroshi: Kujdes nga ndikimet ruso-turko-serbe në trojet shqiptare!

E merkure, 06.03.2019, 09:08 PM


Kujdes nga ndikimet ruso-turko-serbe në trojet shqiptare!

Pas kalimit të politikës turke të Erdoganit në prehërin e babës së tij biologjik dhe ideologjik Putin një pjesë e mirë e elitës politike shqiptare nëpër shumë parti shqiptare qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vise tjera shqiptare janë trazuar e kanë filluar të lëkundën në qëndrimin pro-amerikan

Nga Nue Oroshi

Trazimi i skenës politike në të gjitha viset etnike shqiptare nuk është duke u bërë rastësisht. Pra, ky trazim është duke u bërë që trojet shqiptare të dalin nga ndikimi amerikano-evropian dhe të bien nën ndikimin ruso-turko-serb. Pas kalimit të politikës turke të Erdoganit në prehërin e babës së tij biologjik dhe ideologjik Putin një pjesë e mirë e elitës politike shqiptare nëpër shumë parti shqiptare qoftë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe vise tjera shqiptare janë trazuar e kanë filluar të lëkundën në qëndrimin pro-amerikan.

Kjo duhet të jetë brengosëse për çdo shqiptar atdhetarë dhe idealistë. Nuk duhet të përseritët ajo koha e partizaneve me bishta, siç quheshin nga atdhetarët dhe nacionalistët me herët njerëzit e Rusisë dhe të Serbisë në trojet shqiptare që e përqafuan ideologjinë pansllaviste. Tash është edhe me fatkeqësi sepse ideologjia ruso-turko-serbe, i ka njerëzit dhe familjet e tyre shqipfolëse që historikisht i kanë shërbyer atyre duke e ndërruar gëzofin varësisht prej situatave politike. Edhe propaganda e fundit se kinse Ushtria Amerikane do ta lëshon Bondsteel dhe Kosovën është ardhur nga rrjetet dhe qarqet e spiunazhit të Rusisë, Turqisë dhe Serbisë.

Është interesantë të theksohet se këto tri shtete që janë të kordinuara me njëra tjetrën janë duke punuar intenzivisht që Shqipërinë dhe Kosovën t´i largojnë nga drejtimi i politikës perëndimore Amerikano-Evropiane dhe t´i kthejnë drejtë politikës pansllavisto-aziatike.

Fatkeqsisht se ka shqiptarë të mjerë që e fusin tokën dhe vendin e vet në erë vetëm e vetëm që të pasurohen në jetën private. Institucionet e sigurisë në trojet shqiptare duhet të mirrën me seriozisht me përsonat të cilët janë infiltruar dhe po punojnë për shërbimet sekrete ruse, turke dhe serbe në trojet shqiptare. Po njashtu duhet ndaluar edhe veprimtaria e spiuneve nga këto tri shtete, të cilët po e zhvillojnë aktivitetin e tyre në trojet shqiptare pa u penguar fare, kinse veprojnë në formë të shoqatave humanitare apo organizatave të tjera.

Shoqëria shqiptare kudo ku janë duhet të tregojë vemendshmëri dhe mos të shkojë mbrapa çdo matrapazi politikë apo tregtari të flamujve të cilët dëshirojnë që ta ndezin vendin e shqiponjave për shkak se këtë e don politika pansllavisto aziatike. Mjaftë i kemi parë sherrin kësaj politike tash e shtatë shekuj me radhë. Është interesant të thëksohet se të tillët mundesh t´i shohesh dhe t´i njohësh edhe në profilet e rrjeteve sociale si dhe në politikat redaktuese të gazetave , faqeve të internetit apo të televizioneve që udhëheqin. Kujdes atdhetarë dhe nacionalista shqiptarë!Kujdes nga pasardhësit e partizanëve me bishta se këta e kanë amanet nga baballarët e tyre që brez pas brezi e djalë pas djali të punojnë kundër interesave kombtare shqiptare dhe ta përdhosin dhe poshtërojnë çështjen e shenjët kombtare deri në pakufi. E atdhetari patër Anton Harapi para se ta dënojnë me pushkatim komunistët do t´iu thoshte:“Unë nuk kërkoj mëshirë nga ju, se unë e di se kush jeni ju!

Por jam duke qarë dhe gjëmuar me lot gjaku, për fatin e Shqipërisë që ra në dorën tuaj. “E atdhetari dhe nacionalisti Gjokë Spaqi duke përfunduar fletët e ditarit të kujtimeve të burgut dhe veprimeve atdhetare të Grupit të Lidhjes se Prizrenit që ishte pjesë e pandarë e Lëvizjes Nacionaldemokratike Shqiptare do të shkruante:“N´paqa shtu ose madhzu ndoj fjalë mos e gzofsha idealin tim kombtar!“Prandaj kujdes nga ndikimet e rrjetit të spiunazhit dhe njerëzit që punojnë për ruset, turqit e serbët në trojet shqiptare. Është koha që t´i publikojmë emrat e tyre që t´i dijnë e mbarë bota shqiptare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora