E marte, 19.03.2024, 10:04 AM (GMT)

Udhëpërshkrim

Xhevahir Cirongu: Tomorrica nëpër shekuj

E merkure, 06.03.2019, 06:35 PM


Tomorrica nëpër shekuj dhe tomorricarët  që apelojnë…

Nga Xhevahir Cirongu

Kush ka udhëtuar drejt skraparit, duke lënë pas qytetin Çorovodë e merr rrugën majtas  që të çon për në Qafën e  Dëvririt, para syve të shpaloset si në ekran  tomorrica me gjithë  fshatrat e saj të cilët janë vendosur si në dy krahët  e ‘’Pëllumbit’’  ku  në mes tyre i ndahen lumi me të njëjtin emër: Lumi  Tomorricë. Theksojmë se dikur ky lum me një gjatësi prej 60 km, thonë se quhej ‘’Dodona’’’ e ‘’Puthet me lumin Devoll nën këmbët e fshatit Nartë. Natyra i ka dhënë bukurinë hyjnore kësaj lugine  piktoreske, saqë  miku apo vizitorin  e magjepsin dhe i thonë ‘’bujrum’’ në vatrat tona. Dhe kjo është mëse e vërtetë , e tomorricarët  me të drtejtë  kanë  seç të tregojnë edhe sot në shekullin e 21-të. Tomorrica deri në  vitet’90 të shekullit që lam pas kishte rreth 15 mijë banorë. Transformimet  gjeoplolitike  dhe socialshoqërore sollën atë ndryshim befasues, një heshtje e trishtueshme ka rënë në gjithë fshatrat e kësaj zone, por ajo heshtje e ‘’frikshme’’ pas 28 vitesh po  zgjon e thërret ndjenjat e tomorricarëve për t’u  kthyer në vendlindjen e tyre . Porta e vetme hyrse që lidh me rrugë automobilistike me zonën e tomorricës është gryka e Dëvrisë,. Pëllëmbë e histori gjen në çdo kohë në këtë trevë perlë që gjendet në kërthizë të Shqipërisë së jugut. Tomorrica e Zezë përbëhet nga fshatrat: Grëmshi historik i kryearkitektit të Perandorisë Osmane, Mimar Kasëmit; Gjokovica, fshati i mjaltit ,Kuçi, Barçi, Floqi, Rehova, Vishanji, Straficka, Greva, Kovaçanji, Postena, Leskova, Zhepa, Çerrica, Gurrazezi, Çorotati, Burranji, Dobrenji,dhe vazhdon … Simani, Lemnusha,Vidhani,Kotka, Ermenji, Shërmbëdhenji, Bletza, Kullolli, Narta. Ndërsa Tomorrica e Bardhë: Përrenjasi, Mëlova, Zaloshnja, Davidhi, Gjerbësi, Ujaniku,Gradeci,Luadhi, Shpatanji, Trebla, Duncka, Rromasi Tërrovë…Kërpicë, Bregas.

Mali Tomorr

Vendndodhja e luginës,vështrim i shkurtër historik…

Gjeografikisht  Tomorrica  ndodhet    Shqipërinë  e  jugut . Ka një  shtrirje   gjeografike   dhe entografike   midis  malit   Tomorr ( nga   ku  ka   marë  edhe  emrin)  , Qafa   e  Kulmakut , Qafa  e  Dardhës,në  jugperndim,  Koshnica  , Qafa  e   Gjarprit    veri, Ostrovica     lindje,   Qafa  e  Dëvririt    jug .Për  zonën   e   Tomorricës,  gryka   e   Dëvririt   është   nyja  lidhse   dhe  porta  e vetme     lidh  atë  me qytetin   e Çorovodës  dhe  zonën  tjetër,  Skrapar. Bën  pjesë    rrethin Skrapar  . Është  nëprefekturë e  Beratit . Kufizohet  me   rrethin   Gramsh , Korçë  e Berat . Tomorrica  formon  një  luginë    gjerë që përshkrohet  nga  lumi  me të  njëjtin  emër  , lumi i Tomorricës . Ky  lum  e  ndan    dy  pjesë: pjesa e Tomorrit nga njëra  anë,  dhe  Qafa  e  Gjarprit  nga  ana  tjetër. Përbëhet  tërësishtë   nga   shkëmbenjë flishorë   butë    bardhë   e    gri , të  cilët  janë    gërryeshëm    punim . Relievi  i Tomorricës është  kodrinor-  malor  i   thyer , me  një  numër  përrenjësh  e  përroskash   me   brazda  gërryerjesh    vazhdim .Lugina  e  Tomorricës  ka  qënë  e populluar qysh    lashtësi . Ajo ka    rregjistrat  e  kohëve     rregjistruar  39 fshatra .  Fshati  Grëmsh  dikur  ka qënë  qytet  . Ka   patur  400  shtëpi  , 18   dyqane   e  një xhami . Nga  Grëmshi  i Tomorricës  është  edhe  origjina  e   patriotëve dhe  rilindsave tanë    Frashllinjëve .

Toka  e  bukës  është  e  pakët; por   prodhuese . Bimësia  është  natyrale , por edhe  e  kultivuar  nga vetë dora  e  njerzëve  punëdashës    Tomorricarëve. Tomorrica  njihet  qysh    lashtësi  për  zhvillimin   e  jetës. Në  zonën  e  Tomorricës  janë  vërtetuar   disa  pika  arkeologjike. Nëpërmjet  ekspeditave    kryera nga  studuesi  Lutfim  Ylli   luginën  e Tomorricës. Dëshmitë      hershme  arkologjike  i  takojnë periudhës    hershme    hekurit    shekujt   XII - V  p .e . r. Gjurmë    kësaj  periudhe  janë  gjetur   fshatrat  Strafickë , Çerricë,  Përrenjas  e  Leskovë, Davidh. Në  këtë   zonë   vihen  re  edhe  kultura  e  qytetrimit  Ilir .Të  cilat  i  përkasin   shekullit  V - I  p . e .r . Për  këtë  dëshmon   gjetjet    shpellën  e  Tërrovës  dhe  kalaja e  Vidhanit  me  pozicionin  e  saj  gjeografik . Në  teknikën  e  ndërtimit  dhe  materialin  arkeologjik  që gjendet    të,  përbën  një  ndërtim    realizuar    periudhën  e  antikitetit    vonë . Prania  e  saj  dëshmon  edhe  për  një  arter   tregtar    luginën  e  Tomorricës  . Ajo  merte  anën  e   majtë    lumit  Tomorricë.  Rr uga  djathtas  Osumit  ndiqte  interarin  e   mëposhtëm : Berat , Vodic, Karkanjos , Tomorr, Qafa  e  Dardhës, Dunckë, Dobrenj , Qafa  e  Gurit    Prerë , Qafa  e  Kumbllës , Dushar , Protopapë, Voskopjë,Turan,  Korçë . Kjo  rrugë  përmendet    shumë  dokumente  mesjetare . Në  një burim    muajit janar  1700 -ës  thuhet:  "Banorët  e  Voskopojës , Vithkuqit  e Shipkës  ankohen  se  kur  po kalonin  në vendin quajtur   Guri  i  M’pretë   kazananë   e  Tomorricës , disa  vetë  u  kanë  marë  mallin     e çonin për  tregëti    Berat ".

Vështrimi historik i saj të bën të ndalesh pak për të kuptuar më shumë e të njihesh sado pak me rrebeshet e shekujve të cilat janë të dukshme edhe sot.  Krahina e Tomorricës duke qenë një vend trategjik,ajo ka njohur mbi trupin e saj disa lulëzimesh qytetrimi e kulture;megjithatë  tomorricarët kanë ruajtur të paprekur  dinjitetin e tyre. Jo vetëm brenda teritorit gjeografik ,por edhe  jashtë  saj. Dokumentat na flasin qartazi  për çdo kohë të cilat gjenden në arkivat e ndryshme. Ato vijnë si dëshmi të gjala e flasin për  tomorricarët e tomorricën edhe sot e kësaj dite.sipas shënimeve të Gjon Muzakës, para 500 vjetësh Tomorrica përbëhej prej 80 fshatrash, që përfshinte luginën e lumit Devoll, deri në Maliq të Korçës. Por pas vdekjes së Skënderbeut, shumë familje emigruan në Greqi dhe Itali. Sipas Çabejt emrat Gjerbës (Jerbës), Barç, Zhupë (Zhepë) të Kalabrisë e kanë origjinën prej këtej.Deri në ’12-ën nën administrimin turk, Tomorrica ka qenë kaza (nënprefekturë-rreth), e ndarë nga Skrapari. Dy Shëmbërdhenjtë, Narta, Kullolli, Sotira, Kushova, Dardha, Sulova, Jança, Delvëni, Patozi, Tunja, Duzha, Bregasi e të tjera fshatra të rrethit të Gramshit deri në vitin 1923 kanë qenë me Tomorricën dhe Skraparin. Fshatrat Kërpicë, Ermënj, Vidhan, Lemnushë, Kotkë dhe Sqimar (Siman) kaluan me rrethin e Gramshit në vitin 1949.

Çfarë kanë thënë për tomorricën?

Janë të shumtë ata njerëz të cilët kanë dhënë vlerësimet e tyre për luginën e tomorricës dhe tomorricarët,  njerëz të thjeshtë e personalitet të  fushave të ndryshme të  të gjithave shkencave,vendas apo të huaj. Nuk është rastësi por realitet se para 300 vjetësh Evliah Çelebiu  thotë se ‘’nga Evropa mjekët e atëhershëm dërgonin pacientët e tyre në Tomorr , sepse barnat e këtij mali ishin shëruese…’’, por  edhe piktori i madh anglez Eduart Lir, para 160 vjet pikturon malin e shenjtë  Tomorr e zonave përreth, dhe kjo vepër arti ngeli kryevepra e tij. Mal i shenjtë  i tomorrit ka tërhequr shumë studiues e shkencarë qysh nga lashtësia e deri më sot nga e gjithë bota, një nga këta ka qenë  Martin Lik Margaret Halcuk e Antiono Baldaci etj.

Një fotopamje e pjesshme nga Tomorrica

….Nga veprimtaria patriotike atdhetare

Veprimtaria patriotike e atdhetare  e njerëzve tomorricarë  janë një galeri  mbushur me plot thesare të cilat  flakadojnë nëpër shekuj , e si rrjedhojë  ato janë pjesë e kultures historike e atdhetare e kombit tonë. Por ne do sjellim  vetëm disa pika kulmore historike në këtë reportazh, për ti thënë lexuesit se duhet të njihemi sa më shumë me vlerat  tona historike të popullit tonë. Konaku ka qenë qendra e zonës së tomorricës. Aty janë zhvilluar  shumë kuvende  të cilat kishin lidhje me fatet e kombit tonë. Jo më kot Sali Butka kishte dy çeta në Tomorricë që komandoheshin nga Dostllarët e Zaloshnjes, Serveti dhe Mahmuti. Edhe sot  e kësaj dite këndohet  ajo këngë që kambetur në memorien e popullit të kësaj zone: “Në Konak thërret tellalli,/ thërret Sali Kapedani”…

Fakte janë të shumta e domethënës që i shtohen masakrave barbare që grekërit kanë kryer edhe në zonën tomorricës e skrapar, me djegien, plaçkitjen deri në vrasjen e banorëve të kësaj krahine.Në luftën kundër andartëve grekë për mbrojtjen e trojeve shqiptare, në vitin 1914 mbetet i vrarë te Tre Urat e Përmetit edhe patrioti Razim Shabani nga Leskova e Tomorricës së Skraparit. Në vitin 1915 në Konak të Tomorricës u mbajt Kuvendi që i cili mori vendime të rëndësishme për të luftuar kundër shovinistëve grekë që masakronin popullin në fshatrat e zonës së Korçës e të Kolonjës. Në këtë Kuvend mori pjesë edhe patrioti Sali Butka. Pas këtij Kuvendi u krijuan dy çeta komitësh: Njëra në Kuç me komandant Nebi Alimadhi, që veproi me luftimet e saj në Panarit të Korçës, dhe tjetra në Vidhan me komandant Zenel Braçi, që operonte në mbrojtjen e Voskopojës.

...Ishte viti 1923, ku Fan Noli qëndron një natë në tomorricë, pikërisht  në fshatin Dobrenj. Pasi kthehet në Tiranë, ai bën këtë debat në Parlamentin shqiptar të asaj kohe:“Sa për Shqipërinë e këtushme, kam parë rasën të udhëtoj nga Dobreja në Voskopojë 25 orë me kalë dhe kudo kam parë katunde të prishura…Patriotizmi dhe sakrifica e këtij populli nuk është kursyer aspak”.Është për t’u theksuar se fshati Shërmbërdhenj, sot Skënderbegas, e ka marrë ngaqë aty ka qenë me luftëtarët heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Çeta e plakut të maleve Mestan Ujaniku

…. bashkë me shumë patriotë të tjerë nga Berati dhe Skrapari krijon një çetë me 15 vetë, ku merr edhe djemtë dhe kushërinjtë e tij. Kjo çetë e vogël e krijuar që në vitin 1941 është bërthama e çetës së madhe që u krijua më 14 mars të vitit 1942, që u quajt Çeta Plakë e Skraparit dhe ku komandant u caktua Mestan Ujaniku.Në vitet e Luftës Nacionalçlirimtare në çetën morën pjesë edhe dy luftëtarë të shquar me përmasa kombëtare, Heroin e Popullit Ramiz Aranitasin nga Mallakastra dhe Gjin Markun nga Mirëdita, të cilët populli i Skraparit dhe i Tomorricës i deshi dhe i nderon si bijtë e tij. Populli i kësaj ane shquhet për besnikëri e trimëri.

Poetët  Dritëro Agolli e Ali Podrimja….

…Ishte  muaji gusht i vitit 1994,poeti Ali Podrimja vinte nga Prishtina si pelegrin ai u befasua, thuajse mbeti pa gojë, kur dëgjoi vargjet e tij të recituara nga një mësuese atje, në Tomorr !

….Me atë famë që mori në vitet ‘70-‘80 me zërin e tij brilant, Artisti i Popullit Demir Zyko, domosdo që do të kishte miq të shumtë, gazetarë, shkrimtarë, regjisorë, skenaristë, por më i veçanti, që bujti disa herë në shtëpinë e tij dhe që u bënë miq të vërtetë, ishte Dritëro Agolli.

Tomorrica e tomorricarët e shekullit 21-të apelojnë!....

Sot  krahina e tomorricës  përbëhet nga 31 fshatra, e cila ndahet në dy pjesë : veri- juglindje nga lumi Tomorricë. Ka dy qëndra Administrative: Gjerbës e Zhepë. Nga reth 15 mijë banorë që kishte deri në vitet ’90, sot është rrudhur në 2250 banorë. Lugina e tomorricës  shtrihet në gjërsinë gjeografike duke filluar nga 12 m mbi nivelin e detit e ngjitet deri në 2480 m lartësi. (mali tomorr). Ka një bimës  shumë degëshe që fillon nga shkurret mesdhetare si mareja, ilqe, shkoza, frashëri, arra e lajthia,lisi,pisha e zezë, ahu, etj,deri në skajin alpin. Rriten gjithë bimët bujqësore, gruri, misëri, thekra etj.Por edhe pemtaria,vreshtaria, blegtoria e bletaria. (Theksojmë se në mesjetë sipas dokumentave të kohës në tomorricë ishin 66 dy vresht ) Kushtet gjeografike natyrore i kanë dhënë mundësi jetese në shekuj banorëve të kësaj lugine,të cilët  kanë përballuar me dinjitet rrebeshet e armiqëve e të natyrës.Para viteve ’90, kishte spital, 4 shkolla të mesme, çdo fshat shkollë fillore, 7 shkolla  8 vjeçare, 4 SMT. 4 qendra shëndetsore, Linjë autobusi për udhëtarët, etj. Kurse sot në shekullin e 21 -të të gjitha këto kanë ‘’avulluar’’ bashkë me shpërbërjen e disa fshatrave  që u ka mbetur vetëm emiri i tyre! Migrimi dhe emigrimi e tkurri këtë zonë me shumë vlera si në gjithë Shqipërinë, saqë shtëpitë e fshatrave ‘’heshtin e rënkojnë’ për njerëzit e tyre që morën arratinë. Ka shumë për të thënë……ndaj tomorricarët duke filluar nga Gjogovica e Narta, Përrenjasi e Kërpica bëjnë apel ndaj qeverisë që të kthejnë sytë që të investohet edhe për luginën e vlerave kombëtare të tomorricës. Duke mbajtur mbi shpatull parkun kombëtar të malit Tomorr, Ujvarat e Kërpicës, Shpella ilire në Tërrovë, Guri i Prerë ( monument kulture), Kalaja e Vidhanit, Qafa e Gjarpërit,Grëmshi,origjina e vëllezërve Abdyl, Sami, Naim Frashëri, apo kultet fetare …Teqja e Kulmakut etj, Janë të shumtë tomorricarë e skraparasë që jatojnë në qytete Durrës, Tiranë, Korçë,Lushnje, Vlorë Berat, Kuçovë etj.Ka ardhur koha se duhet investuar për lidhjen me rrugë automobilistike qyteti Gramsh , qyteti Maliq në Korçë me qytetin Çorovodë, duke kaluar rruga nëpër luginën e tomorricës.Jo vetëm kaq, por edhe lidhjen nga Qafa e Dardhës rruga të ço shkurt për në Berat.Janë të shumtë njerëzit e kësaj zonë, pavarsisht se ku banojnë sot, në shqipëri apo jashtë në vendet e tjera si Baki e Neim Zhuri, Yda Ismaili, Vjollca e Sajmir Ajasllari, Dritëro , Ilir e Fatmir Ajasllari,Neritan Hajdari, Idari Carkanji, Nsibi Çipi, Skënder Bako, Luan Mollaj, Riza Nuhu, Bashkim Hysi, Kujtim Kajo etj, thonë se infrastruktura rrugore na pengon, po të kemi rrugë, do kthehemi në vendlindjen tonë  për të investuar atje.Ndërtimi lidhëse i dy rrugëve në dy krahët e lumit që lidh fshatrat e gjithë zonës së tomorricës; do sillte zhvillim e progress për banorët e dy Qëndrave Administrative Gjerbës e Zhepë . Nyjet lidhëse me rrugë  automobilistike drejt qyteteve Gramsh, Maliq, Korçë, Berat,është një apel i zërit të fuqishëm qytetar i gjithë banorëve të zonave Tomorricë, Sulovë, Vërçë ,Opar,Gorë, Nahije të Beratit, Poliçanit e Skraparit, sepse kështu vendlindja na pret në gjirin e saj. Këtë kërkon edhe  shoqata ‘’Zaloshnja’’ e cila duhet falnderuar e përkrahur nga ne të gjithë sepse  ajo na bën thirrjen sublime për t’u kthyer te vendlindja jonë.

Durrës, 24 Shkurt 2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora