Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dedë Preqi: Agim Dedaj, arkitekt i ndërtimtarisë dhe poezisë

| E marte, 05.03.2019, 07:50 PM |


Agim Dedaj, arkitekt i ndërtimtarisë dhe poezisë

Nga Dedë Preqi

Ndërlidhja në mes arkitekturës dhe poezisë ishte gjithherë prezente dhe një gjë të tillë do e gjejmë që në fillet e hershme të Letërsisë  greke, poashtu këtë ndërlidhje e gjejmë edhe te shumë akitekt dhe shkrimtarë romak. Që të dyja janë arte me pole të kundërta, por magnetike, që tërheqin njëra-tjetren, njëra dizajnohet në fushën e ndërtimtarisë, ndërsa tjetra projektohet nga ndjenjat dhe shpirti në fushën e poezisë, duke e plotësuar njëra-tjetren, në formimin dhe gëdhendjen e fatit njerëzor.

Duke bërë nje vështrim të veqantë librit me poezi «Fryma e Diellit» të autorit Agim Dedaj, që nga çasti i krijimit të autorit, këto gjëra sikur janë skalitur shprehimisht në natyrën e këtij njeriu, si dhuratë, apo një sinjalizim i jetës krijuese, e cila merr dalngadalë edhe peshën e vet.

Agim Dedaj me profesion është arkitekt i ndërtimtarisë, i cili jeton dhe punon në Gjakovë, por aftësinë e autorit për të u marrë me poetikë, me atë pjesë të shpirtit që mund të jetë fluide, e zbulojnë tri vëllimet e tij poetike.

Po të thëmi se, poezia do të ngritët si më e larta  apo më fisnikja ndër të tjera, ndoshta se do të tingëllonte më bukur dhe do të shpjegonte ndjenjat shpirtërore më ndjeshëm, kështu do të thoshte edhe muzicenti për muzikën e vet, do të thoshte edhe piktori për pikturën e vet, kështu do të thoshte edhe arkitekti për projektin e vet, por me një respekt të veqantë e shije edhe për artin e të tjerëve.

Edhe rrëfimi i cili e bëri autorin të niset kësaj rruge poetike, është jo rastësia, por parimi i përmbajtjes së interesimit në ndodhitë shpirtërore, të cilat shperthejnë dhe rrëmbejnë botën e njeriut, duke dalur në shesh përmes refleksioneve dhe mesazheve poetike. Prandaj, te poezia e Agimit,  shpeshherë hasim përjetime të thella të dhëmbjes dhe mallit, dashurisë ndaj atdheut dhe njerëzve të tij dhe gjith asaj që e përbëjnë historinë e popullit të vet.

Në librin e radhës me poezi “Fryma e Diellit”, të Agim Dedaj, pasqyrohet një botë e tërë subjektive e përvuajtur dhe e regjur prej mallit e dhembjes, duke i përshkuar damarët e jetës dhe rrathët e saj, dhe për poetin “fryma e diellit” është puhiza më rrezatuese, përmes së cilës shpërthen jeta, bulëzon rrënja e lisit, buzëqesh fytyra njerëzore.

Në poezinë, Grafikimi i pikës A, shprehet një lirizëm i thellë dhe shumë i fuqishëm që thotë:

Ne jemi arkitekt të rinj

Të ringjalljes lirike,

Erdhëm nëpër dimensione gjaku

E nëpër kënde të masakruara

Erdhëm ta projektojmë          

--Udhën që lidhë zemrat tona        

Ënderrat e fëmijëve tanë...

Një metaforë e tillë e autorit jo vetëm që është funksionale, por edhe virale që jep një dimension të thukshëm përmes poezisë dhe rrolit të saj,  e cila si mjet i urtësisë dhe mjeshtërisë së poetit për ta mundur të ligën sakrifikohet në vargje të tilla, që ndjenë fuqinë brenda vetës- shpërthim i vërtetë intelektual e shpirtëror, duke e kthyer të tërën në energji dhe në ëndërrat e fëmijëve tanë.

Prandaj, Agim Dedaj me besnikëri i qëndron profesionit të vet të Arkitekturës, por ky autor depërton edhe më largë, dhe  sikur që përmes talentit dhe mjeshtërisë arkitekturale, duke relizuar me dhjetra objekte ndërtimi, poashtu  i lind edhe një vullnet veprimi, i cili do ta shtyente të përballej me realitetin dhe seriozitetin më të madh, duke iu përulur dhe përkushtuar poezisë.