E premte, 29.03.2024, 08:44 AM (GMT)

Speciale

Vebi Xhemaili: Roli i gazetës Zani i Sharrit dhe kontributi i saj në mbrojtje të Shqipërisë së Bashkuar

E marte, 05.03.2019, 09:35 PM


TETOVA FESTON 75 VJETORIN E GAZETËS “ZANI SHARRIT” ME RASTIN E 7 MARSIT DITËS SË MËSUESIT PËR ARSIMIM KOMBLËTAR

ROLI I GAZETËS  “ZANI SHARRIT” DHE KONTRIBUTI I SAJ NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË SË BASHKUAR 1941-1944

Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili

Gjendja e vështirë politike e shqiptarve nën sundimin jugosllav deri në vitin 1941

Me  fillimin e Luftës së Dytë Botërore Shqiptarët e “banovinës së Vardarit”, kërkuan bashkim me Shqipërinë.  Rretanat politike ishin të volitshme në favor të nacionalizmit shqiptarë që kishte përgatitur popullin për bashkim me Shqipërinë. Në këto rrethana politike, kur u shkatërrua sistemi i borgjez jugosllav në prill të vitit 1941,  nacionalizmi shqiptar mori hovë në luftën e saj për bashkim me Shqipërinë. Shumë studentë shqiptarë që kishin mbaruar studiuar në gjuhën sero-kroate në Beograd dhe Zagreb u kthyen në vendlindje për ti ndihmuar popullit të vet për çlirim nacional dhe bashkim kombëtar, që çonte drejtë rrugës së lirisë.

Veprimtarët e kombit shqiptarë me fillimin e luftës së Dytë Botërore kërkuan bashkim me Shqipërinë dhe nuk pranonin që qytete shqiptare, si: Shkupi, Ohri, Manastiri, Velesi dhe Prilepi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra dhe Sturuga të hynë nën sundimin bullgar, sipas marrëveshje paraprake  në mars të viti 1941, kur bullgaria kishte nënshkruar marrëveshjen me Gjermaninë. Pasi Hitleri për ta pasur në krahun e vetë Bullgarinë i dha asaj tërë Maqedoninë Veriore deri në Dibër e Strugë. Me këtë marrëveshje kurrë nuk u pajtua populli i saj dhe udhëheqësit nacionalist të kombit shqiptarë në veçanti shqiptarët e Maqedonisë veriore të sotme.

Shqiptarët të organizuar nga Organizata studentore “BESA”, organizuan demonstrata të fuqishme në të gjitha qytete shqiptare duke filluar nga Presheva Tetova deri në Dibër. Shqiptarët dolën në demonstratat duke i thënë Jo sundimit bullgar në krye me Car Borisin, “ne jemi shqiptarë dhe kërkojmë bashkim me Shqipërinë, se kjo tokë shqiptare dhe deri dje ka qenë Shqipëri me kryeqytet Shkupin”.[1]

Organizata “Besa” e vazhdoi rezistencën edhe pas ardhjes së gjermanëve dhe bullgarëve në Shkup në 6 prill 1941. Këta udhëheqës të kombit në krye me sekretarin e organizatës “BESA” Shaip Kamberi, vendosën të rezistojnë edhe para hyrje së komandës gjermanve në Tetovë. Kjo organizatë studentore organizoi tetovarët që ti presin ushtrinë gjermane dhe komandën e tyre në hyrje të Tetovës, më saktësisht te burimi në hyrje të Tetovës që njihej në atë kohë “Uji i ftohtë”.

Komanda gjermane posa iu afrua hyrje në Tetovë. Tetovarët i dolën përpara komandës gjermane ku në gjuhën e tyre i përshëndeti Shasivar Tetova. Pas një  bisede të shkurtë me komandantin gjerman, ku ai u njoftua me kërkesën e tetovarëve, se këta kurë nuk do të pranojnë të hynë nën sundimin bullgarë sipas marrëveshjes që kishin bërë Carr Borisi dhe Hitleri. Këta i deklaruan komandës  gjermane se ne jemi shqiptarë dhe nuk jemi bullgarë. Prandaj kërkojmë me çdo kusht bashkim me Shqipërinë. Pas kësaj kërkese komanda gjermane  e njoftoi Fyrerin se shqiptarët nuk e pranojnë sundimin bullgarë dhe kërkojnë bashkimin e tyre me Shqipërinë.

Komanda gjermane në krye me Hitlerin dhe Ribentropin e pranuan kërkesën e shqiptarëve dhe vendosën ta ndryshojnë marrëveshjen e më hershme me Bullgarinë. Në takimin e Vjenës, Ribentropi dhe ministri italialian i Punëve të Jashtme në Vjenë më 20-21 prill 1941. u vendos që tetova Deri në Dibër e Strugë ti bashkëngjitet shtetit amë-Shqipërisë Londineze.   

Sundimi bullgar shumë shpejti doli në sipërfaqe si sundim më i egër se ai serb. Ata zbatuan një terror të pa parë në drejtim të uljes së ndjenjës kombëtare  kudo që sunduan, por në veçanti në viset kufitare me Shqipërinë politike, duke përdorë masa  më poshtëruese e diskriminuese. Pushteti bullgare aplikoi  menjëherë  urdhrin  për ndalimin e simboleve shqiptare. Burrave  shqiptarë u ndaloi mbajtjen e kapuçave të bardhë. Ata qytetarë që mbanin kapuçin e bardhë në kokë malretoheshin kudo edhe në rrugë, ndërsa kapuçat e bardha u hidheshin në lumin Vardar.[2]      Shqiptarëve edhe nën regjimin  bullgar iu mor e drejta e shkollimit dhe në vend të lapsit dhe arsimit.

Një pjesë e territoreve shqiptare që ngelën edhe më tutje nën sundimin bullgarë, si: Shkupi, Kaçaniku, Presheva, Kumanova, përjetuan në sundim tejet të egër dhe çnjerëzorë. Kësaj popullate iu dha vetëm kazma dhe punët më të vështira fizike si: angari për hapjen e kanaleve, ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave, ku punohej në kushte jashtëzakonisht të vështira, ku një numër i madh shqiptarëve kurrë  nuk u kthyen në shtëpitë e veta.

Kundrejt popullatës  shqiptare bëhej presion e ushtohej një dhunë shumë e madhe në të gjitha segmentet e jetës. Sulmoheshin vendet e shenjta, si xhamitë, teqetë, varet e shqiptarëve.  Ka pasur raste kur grabiteshin këto vende të shenjta,  disa nga këto u shndërruan në kazerma ushtarake. Pasuritë e xhamive dhe pasurit tjera të shenjta nëpër xhamitë e Shkupit,   dhe shumë pasuri tjera që përbënin vlera kulturore e historike, bullgarët i bartnin dhe i  çonin në Sofje. Bullgarët shumë shpejtë i harruan bisedat dhe premtimet e  bashkëpunimit me  komitetet shqiptare. “Ato në këto biseda  pranonin Shqipërinë e Etnike”. (V.Xh). Ata sulmonin shqiptarët me një urrejtje të pa parë, duke përdorur metodat më të rënda që çonin, në gjenocid total të shqiptarëve në trojet e tyre etnike.

Kundër këtij terrori të fashistëve bullgarë në Shkup me rrethinë në atë kohë vepronte komunisti Shaip Mustafa me shokë që më vonë pas luftës komunistët e Shkupit do ta burgosin si shqiptar i madh dhe si bashkëpunëtor  me udhëheqësin e organizatës “Besa”. Shaip Kamberin, që i bashkoi shqiptarët e Maqedonisë me Shqipërinë.

Në këto rrethana lufte, si një nevojë e domosdoshme, filloi një aktivitet i  theksuar kulturore, arsimore dhe letrare në Kosovë por dhe në viset shqiptare që ranë në sundimin bullgar, pothuajse në të gjitha viset shqiptare të Maqedonisë. Kështu për ngritjen e vetëdijes kombëtare u ndie nevoja për arsimin në gjuhën shqipe dhe  botimi i gazetave dhe librave në Pollog e më gjerë.

Gazeta “Zani i Sharrit”, Tetovë 1944

Roli historik i gazetës së parë në gjuhën shqipe i përgatitur nga Shaip Kamberi e cila u titullua;  “ZANI I SHARRIT”,  për  ngritjen e vetëdijes kombëtare në këto rrethana të vështira lufte e mori përsipër  atdhetari i palodhshëm dhe Sekretari i organizatës “BESA” të Beogradit, i cili  ishte edhe juristi i parë tetovarë që kishte diplomuar për drejtësi, në Fakultetin Juridik  në Beograd. Ky i paisur me ide kombëtare u kthye në vendlindje për të çliruar popullin shqiptar nga sundimi jugosllav. Ai luftonte ditë e natë për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë politike. Të cilën e realizoi së bashku me veprimtarë tjerë në vitin 1941.

Për të arritur këtij qëllimi të shenjtë Shaip Kamberi, e filloi përgatitjen e daljes në dritë të gazetës “Zani i Sharrit” në Tetovë. Kjo gazetë bëri jehonë të madhe jo vetëm në Pollog, por u përhap edhe jashtë Pollogut. Në këtë gazetë botoheshin  materiale të shumëllojshme nga jeta e përditshme që i preokuponte jo vetëm shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit, por shqiptarët kudo që ishin.

Si piedestal i zërit të gazetës “Zani i Sharrit”, ishte  lufta e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar.

  Në këtë gazetë të parë në gjuhën shqipe  me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, botoheshin porosi të atdhetarëve  të mëdhenj shqiptarë, të cilët gjatë  gjithë jetës së tyre flijuan çdo gjë, vetëm  e vetëm që rinia shqiptare të arsimohej, të mësonte shkrim dhe lexim. Për këtë punë të pa lodhur e  vepër të shenjtë, ata u dënuan, internuan, ngelën rrugëve në skamje e mjerim të pa parë.

Gazeta shkruan për dënimin, që përjetoi  atdhetari Tetovar Rexhep Vokë Shipkovica, ku gjyqi turk e dënoi për  botimin e librit “Mendime” në vitin 1911, ku ky atdhetarë  i bënte thirrje popullit shqiptar të ishte më i vendosur në kërkesat e veta jetike, e veçanërisht për arsimimin në gjuhën shqipe. Për këtë vepër Rexhep Voka përjashtohet nga të gjitha institucionet fetare, duke mbetur në mes të rrugës e në varfëri të plot deri në vdekje.[3]

Poashtu gazeta shkruan që po këtë fat e pati edhe Jashar Erebara diplomat i njohur gjatë sundimit turk në Beograd, i cili  botoi abetaren në gjuhën shqipe në Kumanovë.  kohën e Zogut ngeli rrugëve, duke bredhur poshtë e lartë rrugëve të Tiranës në varfëri të madhe.

Kjo gazetë e parë shqipe në Tetovë, në çdo numër të saj dilte  me shkrime nga e kaluara historike, duke përsëritur mesazhet e patriotëve të kombit, që flijuan jetën për liri e bashkim kombëtar, duke iu kundërvënë regjimit të egër serb që luftonte me çdo kusht për ç’kombëtarizimin e kombit shqiptar.

Lufta e gazetës “Zani  i Sharrit”  kah mesi i shekullit të XX-të ishte udhëheqëse për rininë progresive tetovarë, kjo gazetë  bënte thirrje për një jetë të arsimuar të rinisë shqiptare, në mesin e popujve tjerë të Ballkanit.  Në këtë gazetë botohen thirrjet e  patriotëve drejtuar rinisë e popullit në mënyrë të pa ndërprerë, që me çdo kusht të arsimohet e të bëhen të ditur për ti shërbyer bashkimit kombëtar. Këta atdhetar për këtë apel të shenjtë që bënë, deri në  fund të jetës së tyre ngelën rrugëve  të persekutuar nga pushteti sllav i asaj kohe. Disa nga këta pishtarë të arsimit vetëm nga Lugina e Pollogut, vdiqën në varfëri në fund të jetës së tyre, si: Rexhep Voka, Jashar Erebara, Abdilhaqim Dogani, Josif Bageri, Mateja Mateski, e shumë veprimtarë tjerë.

Por atdhetarët shqiptarë nuk i frikësuan nga pushteti aktual  i asaj periudhe, por sakrifikuan veten për rininë dhe popullin e vetë. Një ndër ta ishte edhe mësuesi Azem Morana, i cili në fillim punoi si mësues  në vendlindjen e Shaip Kmberit, ku me ndihmën e tij e hapi shkollën e pare shqipe në fshatin Gajre të Tetovës.  Mësimet e para ai  i mori nga patrioti i madh tetovar Shaip Kamberi,  i cili  pasi u kthye në Karshiakë kah fundi i viti 1944, e vazhdoi veprimtarinë patriotike  në tërë zonën e Karshiakës edhe më gjerë. Ky nuk vepronte vetëm si mësues në   Karshijakë, por e zgjeroi lëvizjen dhe veprimtarinë atdhetare duke organizuar popullin shqiptar të vazhdojë luftën e tradhtuar nga  partizanët që përkrahën komunizmin  Jugosllav, të cilët nuk e realizuan premtimin e dhënë  për bashkim të shqiptarëve me Shqipërinë me një herë pas mbarimit të  luftës.

Ky me krenarinë e vetë u bë shembull se si luftohet për liri e bashkim kombëtar. Ky atdhetar i palodhshëm nëpër mes shkrimeve të veta në gazetën “Zani i Sharrit”, kërkonte ditë e natë, pa ndërprerë vetëm arsim dhe arsimim të rinisë shqiptare kudo që ishte. Ky atdhetar i palodhshëm që luftoi tërë jetën për liri dhe bashkim të trojeve shqiptare me Shqipërinë,edhe  pas mbarimit të luftës së Dytë Botërore,  kurr nuk u pajtua me politikën sllavo-komuniste. Për këtë veprimtari, regjimi komunist e dënoi me vdekje, në gjykimin që u bë në qiellin e hapur  në Shkup, pas luftës së Dytë Botërore në vitet 1946-47.[4]

Atdhetarët shqiptar në shkrimet e tyre për gazetën “Zani i Sharrit” kërkonin që dhe vajzat të arsimoheshin duke bërë thirrje që: “ ato duhet të vrapojnë nëpër shkolla për me mësua gjuhën shqipe, këtë gjuhë të bukur që kanë fol  edhe vetë zotnët ilirian, vajza shqiptare duhet të mësojë se ajo ka marrë barrën e edukimi të breznive të ardhshëm, që nesër kanë me u orvat  për të mirën e këtij vendi kaq të vuajtun[5].Kjo gazetë megjithëse  nuk pati jetë të gjatë botimi, vetëm 7-6 numra, ushtoi një ndikim të madh në Tetovë, për ngritjen e vetëdijes arsimore të  masave të  gjëra popullore në Pollog e më gjerë, sepse periudha e Luftës së Dytë Botërore e gjeti popullin shqiptar  në një situatë tejet të prapambetur arsimore. Sipas statistikave  ekzistuese serbe, populli shqiptar në atë kohë kishte mbi 90% që nuk dinin shkrim dhe lexim.

Në këto rrethana tejet të vështira, pozita e rinisë shqiptare në Tetovë me rrethinë ishte në pozitë shumë të vështirë në aspektin e ngritjes së arsimit dhe të dijes. Sundimi i gjatë shekullor turk kishte lënë pasoja të pashlyeshme në  mesin e popullit shqiptar. Këto ide antishqiptare i vazhdoi edhe politika serbe gjatë viteve 1912-1941, ku elementë të regjimi serb, në trojet etnike shqiptare  vepronin sipas urdhrit të akademisë serbe,  se,   “shqiptarët sa më parë duhet të shpërngulen”.  Siç dihet ky projekt i ka kornizat nga dhe  albanofobi i shquar serb Vaso Çubrilloviqi.[6] Gazeta “Zani Sharrit” botoi artikuj për mos sukseset e planit serb për asimilim dhe ju kundërvu masave të ndërmarra nga politika serbe kundër arsimit shqip, ku ata të kënaqur shkruanin. Pasi shqiptarët duke u mbështetur në pjesën e Shqipërisë së lirë, arrin të depërtojnë te librat shqip, ku po zgjohet vetëdija e tyre nacionale.[7]

          Roli i i gazetës “Zani i Sharrit”, në këto rrethana të veprimit ka qenë tejet  i madh, sa që me këto pakë fjalë nuk mundë ti  shpërblehemi gazetës “Zani i Sharrit” dhe udhëheqësit dhe Kryeredaktorit të kësaj gazete dhe patriotit të palodhshëm të çështjes, Shaip Kamberit.  Ky atdhetar në çdo numër të gazetës “Zani i Sharrit”, e fillonte me  parullën, “bashkimi asht e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë”.[8]

Themeluesi i gazetës “Zani i Sharrit”, ishte i bindur thellë se vetëm me arsimim mund të krijohet një armë e shëndoshë  në mesin e popullit shqiptar për me iu kundërvu politikës asimiluese që udhëhiqte makineria sllave e në veçanti ajo serbe, për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e veta historike.

Prandaj,  Shaip Kamberi, ky avokat i palodhshëm kurrë nuk i harroi fjalët e Vaso Çubrilloviqit, se shqiptarët duhet të shpërngulen në masë, sa më pare dhe vinë në konsiderim vetëm  dy shtete : “Shqipëria dhe Turqia”.[9] 

Prandaj  si  udhëheqës i gazetës “Zani i Sharrit i bënte apel popullit shqiptar se pas çlirimit nga sunduesit e huaj, “ne shqiptarët me plebishit do të kërkojmë që së bashku me Kosovë e Maqedoni deri ku ka shqiptar do t’i bashkëkangjitemi Shqipërisë Etnike”.[10]

  faqen e parë gazeta “Zani i Sharrit”, shkruante: ”ne jemi të një gjuhe, gjaku, e race, nuk kemi me lejue kompromis me grupet e huaja sllave në tokën tonë, nuk kemi me lejue që në këtë tokë dhe për këtë tokë, të huajt të bëjnë pazarllëk, pa pyet të zotin e saj. I zoti i saj është i gjithë shqiptari, i cili ka vendosë për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar.[11]             

Zoti në Qiell na mbi tokë

                                   Me gjithkënd vllazen e shokë

                                   Por se cili në cakë të vetë.

Gazeta “Zani i Sharrit” për realizimin e të gjithë këtij programi kombëtar mbështetet në vullnetin e pa përkulshëm të mbarë popullit shqiptar, në vullnetin e banorëve të viseve shqiptare të mbështetur në Lidhjen e Parë dhe të Dytë të Prizrenit.[12]

Për ruajtjen e trojeve shqiptare nga asimilimi dhe shpërngulja që në atë kohë kishte marrë përmasa tejet të rrezikshme për kombin shqiptar, ky patriot i palodhshëm në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe arsimore pandërprerë i bënte thirje popullit shqiptar dhe rinisë së saj, që sa më parë të rok lapsin për arsimim të popullatës si në qytet poashtu edhe në fshat. Duke botuar shpeshë herë thëniet e apostullit të shqiptarizmës Rexhp Vokës, se pa arsimim nuk mund të mbrohet Vatani”.[13]

Ndihmesë të madhe në këtë veprim mbar kombëtar në fushën e arsimit i ka dhënë atdhetari i shquar nga Gostivari Abdilhaqim Dogani dhe bashkëpunëtor I ngushtë I Shaip Kamberit. Ky me parat e veta e bleu një shtëpi private dhe gratis i furnizoi nxënësit me abetare shqipe dhe fletore vetëm e vetëm të vijonë shkollimin dhe të arsimohen në gjuhën e nënës.[14]

           Në këto kondita tejet të vështira politike-ekonomike dhe arsimore pasi pushteti aktual serb nga viti 1912 i kishte mbyllur të gjitha shkollat në gjuhën shqipe deri me fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Shuaip Kamberi, ky veprimtar i palodhshëm gjente kohë dhe hapësirë që në gazetën “Zani i Sharrit”, në çdo numër  të bëjë thirrje rinisë shqiptare dhe popullit  për arsimim me çdo kusht, duke përsëritur në çdo numër të gazetës “Zani i Sharrit” disa herë  kërkesat e atdhetarëve shqiptarë që flijuan jetën dhe pasurinë, që vetëm e vetëm ta arsimojnë  popullin e vetë dhe orientojnë në rrugë të drejtë dhe të arsimuar, që ta përgatisin vendosmërisht, paluhatshëm drejtë bashkimit kombëtar, se vetëm me arsim ruhen vlerat e një kombi  në rrethana të theksuara siç ishte rasti me vuajtjet asimilimin dhe shtypjen e popullit shqiptar në Kosovë dhe “banovinën e Vardarit” nga sunduesi serb.

Prandaj ky atdhetar i shquar që i digjej shpirti për arsimim të rinisë shqiptare, në çdo numër të gazetës “Zani i Sharrit”, përsëriste kërkesat e apostujve, për arsim të rinisë shqiptare, se vetëm nëpër mes të arsimit mund të ruhet populli nga asimilimi dhe përzierja me gjak të huaj. Prandaj ai theksonte se me arsimim ruhet etnosi dhe ngrihet në nivel të lartë kombëtar.

Gazeta “Zani i Sharrit”, botonte fjalët dhe veprat e  Rexhep Vokës, i cili deklaronte:” ne pa këndim e pa mëcim kemi ngelë si të egër në mal e në ersirë”. Se me pushkë e me thikë nuk po fitohet, po lipet edhe kalem  e këndim fjalë e mendim.[15]

          Gazeta “Zani i Sharrit”, në numrat e vetë botonte edhe vjersha të karakterit revolucionar në ngritjen  vetëdijes kombëtare, se ne si shqiptar që jetojmë në trojet tona etnike duhet të ngremë zërin kundër atyre që duan këtë popull ta asimilojnë  dhe në regjistrimet e pushtetit serb mos të lejojmë ta regjistrojnë kundër vullnetit të vetë për turq dhe se duhet patjetër të ndalet kjo propagandë, që shqiptarët mos  të shpërngulet nga trojet e veta historike.

Kundër kësaj propagande tejet të rrezikshme për popullin shqiptar që shkonte në favor të sllavëve, gazeta “Zani Sharrit” dhe kryeredaktori i saj iu kundërvunë me sukses në shkrimet e veta propagandës komuniste, që në atë kohë botohej në Tetovë. Po ashtu edhe vjershat e botuara në këtë gazetë janë kryekëput në frymën revolucionare për çlirim e bashkim të popullit shqiptar kudo që janë, të luftojnë dorë për dore për prosperitetin e  vendit dhe popullit të vetë, si popull më i lashtë i Ballkanit.                       

KUSH E BËRI BASHKIMIN KOMBËTAR NË VITIN 1941

Në vitin 1941  Forcat nacionaliste që erdhën në pushtet në Shqipëri në vitin 1939 kërkuan publikisht nga Italia fashiste bashkimin e tokave etnike dhe me ardhjen e italianëve në Shqipëri dhe me kapitullimin e Jugosllavisë Mbretërore Forcat Nacionaliste që luftonin për bashkimin e tokave etnike me kapitullimin e  e Jugosllavisë u çuan të gjithë në këmbë dhe kërkuan që të bashkohen me Shqipërinë.   Bashkimi u shpallë më 12 gusht të vitit 1912. Nga kjo kohë edhe në tokat e liruara u veprua si tërësi etnike  me një administratë të përbashkët ku Tirana njihej si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve. Ky pushtet i përbashkët i u udhëhequr nga Mustafë Kruja ka vepruar si tërësi me bashkimin e tokave të liruara në vitin 1941 deri në vitin 1944. Ky pushtet që udhëhiqej nga Forcat kombëtare që vepronin  në kuadër të Shqipërisë së Bashkuar dhe etnike, duke shpresuar në ndihmën  ushtarake të  Fuqive të Boshtit Qendror për ta marrë edhe Shkupin në përbërjen e saj etnike. Për hirë të opinionit në këtë kohë Balli Kombëtar që vepronte në Shqipëri, nuk ishte në pushtet. Balli në këtë kohë tentonte nëpërmes përfaqësuesve anglezë në Shqipëri ta marrë pushtetin nga Forcat nacionaliste që ishin në pushtet,  në krye me Mustafa Krujën dhe më vonë me Mehdi Frashërin.

Në bazë të fakteve  dua të sqaroj se në këto rrethana politike që u zhvilluan në Shqipërinë e Bashkuar, Balli Kombëtar, kurrë nuk arriti të vijë në pushtet. Prandaj nuk mund të pranohet se në tokat e liruara kanë luftuar njësitet,  apo forcat e Ballit Kombëtar siç tenton ta falsifikojë politika sllavo-maqedonase dhe ajo serbe.

Në trevat lindore dhe Maqedoninë e sotme kanë luftuar në mbrojtje të shtetit të bashkuar shqiptar  Forcat nacionaliste  shqiptare e jo Forcat e Ballit Kombëtar. Këto forca nacionaliste në fillim vepronin  në kuadër të shtetit të bashkuar në mbrojtje të kufirit, ku ka pasur shumë luftëra kundër depërtimit fashist bullgar, ndaj kufirit shqiptar. Këto forca  pas kapitullimit të Italisë fashiste filluan të organizohen si Forca Vullnetare, në veçanti këto forca ndërrojnë veprimin e tyre në FORCA VULLNETARE pas Lidhjes së Dytë të Prizrenit 1943. Para kësaj kohe në Maqedoni luftonte me vullnetarët e tij Xhemë Gostivari. Ky në fillim luftonte kundër italianëve e më vonë filloi edhe me ndjekjen e partizanëve, kur paraqiteshin ata në vendbanimet shqiptare të Maqedonisë së veriut.

Sot nga mosnjohja e historisë tonë kombëtare ngatërrohen  këto forca vullnetare me forcat e Ballit Kombëtar, edhe pse formacionet e Ballit Kombëtar  kurrë nuk kanë  luftuar në Maqedoni, Kosovë dhe Preshevë. Balli Kombëtar  e humbi luftën me PKSH në Shqipëri gjatë vitit 1943 dhe nuk pati mundësi të zgjerohet në Maqedoni  dhe Kosovë.

Sot, me të padrejtë disa historianë tentojnë tia mëveshin Ballit Kombëtar bashkimin e tokave të liruara me Shqipërinë. Në këtë kohë Balli ende nuk funksiononte si organizatë politike ushtarake as në Shqipërinë politike 1941, kur tokat e liruara u bashkuan me shtetin amë. Siç dihet Balli Kombëtar doli në publik në vitin 1942. Një vit pas shpalljes së tokave të liruara me Shqipërinë. (V.Xh).

Kërkesa për Bashkim u takon këtyre veprimtarëve të kombit, si Shaip  Kamberi, Selim Shehapit, Idris Cërcëri-Tetova, Aqif Tetova, Dr. Xhafer Sulejmani. Ky i fundit njëherit ishte edhe  Kryetar i Parë i Komunës së Tetovës, pas shpalljes  së tokave të liruara me Shqipërinë më 12 gusht 1941. Ndërsa Tafil Boletini ka qenë Prefekt i fundit i Shqipërisë së Bashkuar në Tetovë, në vitin 1944.[16]

Mos reflektimi objektiv i historisë tonë kombëtare që deri tani ka qenë e fshehur me qëllim nga historia komuniste Shqiptare dhe ajo e titizmit jugosllav na obligon ta  themi dhe ta shkruajmë të vërtetën historike të shqiptarëve të Maqedonisë dhe më gjerë veprimin e tyre në mbrojtje të kauzës kombëtare, për ta çuar në vend amanetin e Lidhjes së Parë Të Shqipërisë etnike të trasuar nga Abdyl Frashëri deri te Shaip Kamberi-Tetova.

Kurrë,  nuk do të ketë rehati shpirtërore as në var për këta veprimtarë, nëqotëse historianët shqiptarë nuk e shkruajnë të vërtetën, pse luftuan dhe flijuan veten, si: Shaip Kamberi, këtij  pushteti komunist pas vrasjes ia dëboi gruan dhe vajzën për në  Turqi. Kadri Saliut nga Gostivar i mori shtëpinë, e shoqja e tij dhe fëmijët ngelën rrugëve. Më e keqja është se shteti ua mori pa të drejtë edhe pasurinë e patundshme duke i shpallur familjet e tyre si armiq të “pushtetit popullor”.  Pasuria e Shaip Kamberit sot shtrihet në rrugën e fabrikës së Teteksit dhe ka një vlerë shumë të madhe financiare, që pa të drejtë e shfrytëzon sot e kësaj dite shteti  i Maqedonisë.

VRASJA E SHAIP KAMBERIT NGA PUSHTEI “POPULLOR-KOMUNIST”

Në fund të vitit 1944 me ndihmën e spiunëve dhe tradhtarëve shqiptar u kap nga OZNA komuniste. Ky patriot i madh shqiptar që kishte qenë një ndër themeluesit, ku pas themelimit ishte  edhe sekretar i Organizatës studentore  BESA” të Beogradit nga viti 1935, udhëheqës i forcave nacionaliste të Maqedonisë së sotme, (banovina e Vardarit), së bashku  me dy veprimtarë tjerë: Kadri Saliun nga Gostivari dhe Jusuf Kulikun nga Tetova. Në fillim u burgosën nga Qazim Lusha, i ciili në këtë kohë kishte kaluar nga partizanët. Ky ishte  i ardhur nga rrethi i Peshkopisë. Për burgosjen e tyre u njoftua OZN-a jugosllave. Këta tre veprimtar u nxorën nga burgu me pretekstin se do ti  dërgonin në një mbledhje në Prizren. Gjatë rrugës u hodhën për së gjalli në gypin e elektranës të lumit Shkumbin mbi Tetovë.[17] Në këtë rast tragjik Shaip Kamberi, ky hero  i shtetit të bashkuar shqiptar, njëherit  edhe udhëheqës i nënprefekturës së Tetovës, në çastet më kritike të vdekjes, e mori hakun dhe në këtë rast me vete e mori në gypat e vdekjes   edhe agjentin e OZN-as,  jugosllave.

Prandaj veprimtarinë kombëtare të forcave nacionaliste që u çuan në këmbë gjatë vitit 1941, kur arritën që tokat e liruar ti bashkonin me Shqipërinë she të shpallin bashkimin e tyre më 12 gusht 1941, ku ky shtet i bashkuar ka funksionuar pa ndërprerë deri në nëntor 1944. Prandaj sot Historiografia Shqiptare e Historiografisë bashkëkohore e ka për obligim moralo-shkencor ta studioj ashtu si duhet me fakte  në mënyrë objektive dhe pa ngarkesa nga e kaluara komuniste. Kjo pjesë e histerisë kombëtare në Maqedoni, Preshevë  dhe Kosovë duhet të ndahet nga veprimi i Ballit Kombëtar që ka vepruar në Shqipëri. Se kjo dallon për ka përmbajtja dhe veprimi i nacionalizmës shqiptare  në tokat e liruara pas vitit 1941  deri në vitin 1944.

Këtë veprimtari të nacionalizmës shqiptare që ka vepruar që  nga “banovina e Vardarit”, pushteti sllavo-komunist, me të padrejtë  i pagëzoi këto forca kombëtare, të gjithë si forca “Balliste”. Pse këta trima shqiptar kur nuk i besuan dredhisë sllave e cila gjithmonë ka vepruar si e tërbuar kundër kërkesave dhe luftës së drejtë të shqiptarëve që të kenë shtetin e vet  të bashkuar midis Ballkanit.

Pushteti sllavo-komunist, pas luftës diti të kurdisë kurthe edhe për ata partizanë që luftuan për çlirimin e Jugosllavisë titiste deri në  Srem e Dubrovnik. Që sot e kësaj dite rasti i Dubrovnikut, Barit dhe Ulqinit, ka ngelur enigmë kur dihet se në të dy rastet ka pasur një numër të pushkatuar edhe nga Maqedonia. Pas luftës ka pasur edhe shumë shqiptarë të burgosur edhe në “Goli Otok”, ku numri i tyre kalonte mbi 400 vetë.[18]

Sot duket apsurede për rininë shqiptare, dhe shtrohet pyetja, “pse shqiptarët me qindra mijë u nisën në rrugë për të luftuar në vendin e huaj, si në Beograd, Zagreb, Dubrovnik, Sarajevë, deri në Trieste. Këta luftëtarë shqiptarë gjatë rrugës u torturuan si me qenë rob, ku gjatë rrugës nga 10-15 partizanë titist, u maltretuan dhe u vranë gjatë rrugës. Ky fenomen duhet studiuar në mënyrë shkencore pse shqiptarët gjunjëzohen para të huajve dhe i zbatojnë me përpikeni urdhrat e tyre, si rasti me  vrasjet më mizore në Bar dhe Dubrovnik ku u dogjën shumë shqiptarë në gjumë. Pas  kësaj tragjedie shqiptarët përsëri e vazhdojnë rrugën të dhunuar nga forcat partizane  për të vazhduar  në luftë. Ky fenomen tradhtie nga politika enveriste u hesht me dekada dhe kurrë nuk doli e vërteta në publik.

Z a n i   i   K o s o v ë s    

(në origjinal);

Përpara vëllezër me nxitim

           Sot Kosova ne t’gjthë na thëret

           Nëpër pranga e nën temrim

           Mjaft është shtypun 30 vjet,

Duam të jetojmë në nji të Shqipënisë,

nuk i shtrohemi kërkujtë;

duam të jetojmë në gji të vëllaznisë

S’pranojmë’pranga nga të huajt’

Se Shqiptarët si qe moti:

Do ta lajmë këtë tokë me gjak’

Do të valoj pushka do të valoj topi,

Këmbë t’huaj s’lamë as pak.

Me gjakun t’onë, kuq si zjarri

Do ta shkruajmë nëpër jetë,         

Se Kosova kunor ari

Shqipëni ka qenë, asht do të jetë.

Një zë buçet sot prej Sharrit,

Nga krahnuer i Kosovarit:

O nën flamur kuq e zi,

Do të bëhemi pluhur e hi.

Marrë në origjinal nga Gazeta “Zani i Sharrit”, botuar në Tetovë, më tetor 1944.[19]


Tetovë, 7 mars 2019


[1] Emin Roshi, Luftëtar për mbrojtjen e Shqipërisë Etnike dhe veprimtar i palodhshëm i çështjes kombëtare. Ky u dënua nga pushteti komunist-titist me burg të përjetshëm, pas ankesave që bëri deri në Beograd. Dënimi iu zvogëlua në 20 vjet burg të rëndë. 

[2] Mustafa Memiç, Velika Medresa i njeni uçenici u revolucionarnom pokretu, Shkup, 1984. f.191.

[3] Vebi Xhemali, Shqiptarët e Pollogut 1912-1918. f.350. Tetovë 2003.

[4] Shefqet Shkupi, veprimtarë i madh i çështjes kombëtare dhe partizan i Azem Moranës dhe shokëve të tij; shënime dhënë për jetën dhe veprën patriotike të Azem Moranës dhe të dhëna tjera për anëtarët e partisë “Nacional demokrate”; dhënë autorit në dhetor 1990 në Shkup.

[5] Kontribut i Azem Moranës, botuar në Gazetën “Zani i Sharrit”,  më 5 tetor 1944  f. 3; botohej në shtypshkronjën  “Përparimi”, Tetovë,  rruga Naim Frashëri nr. 27.

[6] Projekti Vaso Çubrilloviqit dhe fazat për shpërnguljen e shqiptarëve botuar më 7. mars 1937 në Beograd.

[7] Hajredin Hoxha, Përparimi”, prishtinë 1970.f. 435.

[8] Gazeta “Zani i Sharit”,

[9] Hajredin Hoxha, Përparimi, pun. i cit.  f. 435.

[10] Gazeta “Zani i Sharrit”, më 5 tetorë 1944. f. 3.

[11] Po aty Gazeta ‘Zani iSharrit”.

[12] Vebi Xhemaili, Kontributi i shqiptarëve të Pollogut në Lidhjen e Parë dhe të Dytë të Prizrenit. Gazeta “Fakti” Shkup,  qershor të vitit 2001,

[13] Gazeta Zani i Sharrit, më 5 tetor 1944; Apostujt e shqiptarizmës, Rexhep Voka, (Hoxhë Voka- Shipkovicë), në vitin 1911 e botoi veprën “Mendime”, ku kërkon pa ndërprerë arsimimin e shqiptarëve kudo që janë, nëqoftëse ka nevojë për arsim, të mësohet edhe nëpër kolibe primitive.

[14] A.SH-Tiranë, Biografia e Abdylaqim Doganit veprimtarë i madhë i shkollës shqipe.

[15] Gazeta Zani i “Sharrit”, më 12 tetor 1944

[16] Vebi Xhemaili, Shqiptarët e Maqedinisë në mbrojtje të Shqipërisë Etnike, 1941-1945, Tteovë 2008, f. 281.

[17] Në Tetovë,  Hidro-elektana e parë është ndërtuar  nga Mbretëria SKS në vitet 1926-1928.

[18] Shaban Xheladini, i burgosur politikë në Goli Otok, intervistë më 2 shkurt 1999, UT-Tetovë.

[19] Gazeta “Zani i Sharrit”,  më 12 tetor 1944.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Fatbardha Demi: Dëshmitari dardan i Manastirit të Deçanit Vebi Xhemaili: Krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare - Kundër Kryengritjes së Ilindenit' Vebi Xhemaili: Fillimi i demonstratave në Tetovë dhe grisja e flamurit kombëtar Joe DioGuardi: Gjergj Kastrioti Skënderbeu - Shok me të mëdhenjtë e më të mëdhenjëve Avzi Mustafa: Rreth mbiemrit dhe vdekjes së Josif Bagerit Lutfi Alia: Flamuri i dinastisë Kastrioti Lutfi Alia: Flamuri apo flamujt e Gjergj Kastriotit? Fotaq Andrea: Shqiptarët, një popull poet Lutfi Alia: Himariotët në Regjimentin Maqedono-Ilir të Mbretërisë së Napolit (2) Lutfi Alia: Himariotët në Regjimentin Maqedono-Ilir të Mbretërisë së Napolit (1) Lutfi Alia: Kongresi II i Fakultetit të Mjekësisë Dentare - Tiranë Skënder Blakaj: Kontributi shqiptar i Papë Albanit, përfshirë kryeveprën “Illyricum Sacrum” dhe Gjergj Kastrioti Skënderbeu Frrok Kristaj: Lezha - vend i shenjtë i shtetësisë shqiptare Nikë Gashaj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria në Konferencën e Paqes në Paris 1919-1920 Vildan Sharra: Historia hyjnore e dardanëve Fotaq Andrea: Medaljoni varëse kameo me portretin e Skënderbeut, vepra e parë artistike për Heroin Kombëtar Lutfi Alia: Kongresi X i Pneumologjisë shqiptaro-kosovare Fotaq Andrea: Enigma e shpatës së tretë “ensis” të Skënderbeut, e më tej... Fotaq Andrea: Sekretet e vulës sekrete të Skënderbeut... e më tej Lutfi Alia: Medaljoni i Kastriotit në koleksionin Voltolina

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora