E enjte, 28.03.2024, 02:33 PM (GMT)

Mendime

Florim Zeqa: "Samiti i Diasporës 2", fasadë e dështuar e pushtetarëve!

E hene, 04.03.2019, 07:57 PM


"Samiti i Diasporës 2", fasadë e dështuar e pushtetarëve!

Shkruan Florim Zeqa

Edicioni i dytë i të ashtuquajturit "Samit i Diasporës", i organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i mbajtur nga 28 Shkurt- 2  Mars 2019, përveqse fasadë e radhës, është njëra nga lojërat plot hipokrizi të pushtetarëve në Tiranë dhe Prishtinë në raport me mërgatën shqiptare.

Mërgata shqiptare asnjëherë në historinë e saj të gjatë nuk ka qënë më e injoruar, më e anashkaluar dhe abuzuar sikurse në dekadën e fundit nga dy qeveritë e shteteve shqiptare.

Në dekadën e fundit, Diaspora Shqiptare, nga qeveria e Tiranës dhe Prishtinës u përdor dhe u bë pjesë e agjendave politike vetëm në raste krizash politike, duke u përdorur si dekor festimesh dhe për dekorim me mirënjohje të ndonjë "emisari" të tyre në Diasporë, kinse për punën dhe veprimtarinë atdhetare.

Zyrtar të lartë shtetërorë nga Kosova dhe Shqipëria, ministra dhe ambasadorë gjatë vizitave mërgatës sonë, takojnë vetëm individ dhe grupacione të afërta me ta, duke asistuar në ndonjë aktiviteti të vockël kulturor, sa për të "mbajtur" lidhjet me "emisarët" e tyre, të cilëve ua hedhin nga një ashtë të fëlliqur në emër të financimit të ndonjë aktiviteti,...duke injoruar dhe anashkaluar shoqata dhe organizime të mirëfillta, duke injoruar veprimtar të shquar të çështjes kombëtare, duke injoruar kështu në tërësi trurin e kombit shqiptar në Diasporë.

Ndarjet e mërgatës sipas orekseve pushtetare

Me shfrytëzimin e disa mjeranëve, sahanlëpirësve të pushtetit ne rolin e  “emisarit”, aq shumë kanë krijuar ndasi dhe përçarje në Diasporë, saqë shumica e mërgimtarëve ndihen të fyer dhe anashkaluar nga shtetet e tyre.

Krrekosjet e krerëve shtetërorë dhe shtirrja e tyre, se gjoja po e ndihmojnë diasporën në ruajtjen e identitetit kombëtar, janë hipokrizi e kulluar.

Rama e Thaçi sikur po harrojnë qëllimshëm se Shqipëria dhe Kosova nuk bëhet me "simite të tharbura" nga Diaspora, por me krijimin e kushteve të volitshme për kthimin në vendlindje të trurit kombëtar, krijimin e sigurisë për investime në vendin e tyre, me luftimin e korrupsionit dhe heqjen e haraçit qeveritar ndaj investitorëve shqiptar të mërgatës sonë.

Me të ashtuquajturat "Samite të Diasporës" dhe maskarada të llojit të tillë nuk forcohet shteti dhe as nuk ndihmohet mërgata jonë. Shteti forcohet dhe përparohet duke i krijuar kushtet mërgatës për pjesmarrje në vendimarrje, respektivisht pjesëmarrjen në votime dhe për të qënë e votuar e jo duke i diskriminuar mërgimtarët në baza partiake dhe ideologjike siq ka ndodhur deri më tani.

"Tre musketerët" e kombit shqiptar

Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti, këta tre "musketerë" të kombit shqiptar u munduan të dalin më patriotë se çdo kush tjetër në historinë e kombit shqiptar.

Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti, gjegjësisht tri shtetet që përfaqësuan këta "patriotë" të kombit shqiptar janë në gjendje mjaft të rëndë socio-ekonomike dhe të përfshira në kriza politike.

Nëse flasim për secilin veç e veç, atëherë Hashim Thaçi është shkaktar i shumë të këqijave në Kosovë; i ndarjes në vija etnike, decentralizimit, asociacionit të komunave serbe dhe rihapjes së statusit të Kosovës në dialogun e Brukselit.

Daklarata e Thaçit "Pa shkelur mbi trupin tim nuk do të mund ta cenojë kush 1 milimetër territorin e Kosovës...", i ngjet patriotizmit të vonuar, për shkak se nuk tregoi, se mbi trupin (turpin) e kujt iu falen Malit të Zi 8200 hektarë të tokës së Kosovës!

Me qeverisjen e Edi Ramës, Shqipëria është kthyer në krizën më të madhe sociale dhe politike në këto dy dekadat e fundit. Për më keq se kaq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është bërë "mësiti" i Vuçiqit për ndarjen e Kosovës.

Me "pragmatizmin politik" të Ali Ahmetit, shqiptarët e Maqedonisë, edhe pse e përbëjnë rreth 40 % të popullatës e kanë humbur elementin shtetformues në shtetin ku jetojnë, pra, janë katandisur dhe tretur si asnjëherë gjatë historisë.

Ministrat e Diasporës me qëndrime të kundërta

I ashtuquajturi "Samit i Diasporës", mund të quhet gjithçka tjetër por jo Samit i Diasporës. Mjafton t'i shikoni pamjet vizuele dhe fotot e "samitit". Gjysma e të pranishmëve në sallë ishin struktura shtetërore e partiake sa të Shqipërisë, po aq edhe të Kosovës, pak të Maqedonisë e shumë më pak nga Mali i Zi.

Padrejtësitë dhe ndasitë fillojnë me shpërndarjen e ftesave.

Ftohen mbështetësit e pushtetarëve, emisarët politikë dhe sekserët e tyre në Diasporë, ftohen bisnesmenët që kohë pas kohe ua lagin fytin pushtetarëve, ftohen mik pas miku deri tek farefisi i ngushtë,...këto ishin kriteret e ftesave për të ashtuquajturin "Samit i Diasporës".

Përgjatë 3 diteve të "Samitit të Diasporës" u vërejt qartë se ishte  një organizim elektoral, i shndërruar në fushatë elektorale me fjalime të "zjarrta patriotike" dhe hakmarrje ndaj rivalëve politikë.

Fjalimi "patriotik" i Hashim Thaçit nga rreshtat e parë u përcjellë me duartrokitje të shkurtëra, fishkëllimat e gjata nga mesi i sallës e tutje e detyruan Ministrin e Diasporës së Kosovës, "të madhin" Dardan Gashi që ta vëjë dorën në bel për nxjerrjen e "Alltisë", por fatkeqësisht  gasi i kishte mbetur në Gjykatë!

Mirëpo nuk i shkoi mundi krejt huq, për këtë ngazëllim, ministri kosovarë i diasporës Dardan Gashi nderohet me titullin “Kalorës i Urdhnit të Skënderbeut” nga presidenti Meta, si kalorësin më të mirë të gjuajtjes me armë!

Për dallim nga ministri i Kosovës, ishte ministri nga Shqipëria, z. Pandeli Majko që i ngriu buzëqeshjen Edi Ramës me letrën lamtumirëse; "Edi Rama nuk di të ndalet, sepse ai është një pervers, që nuk e di çfarë është dashuria. Ai nuk ka gjak të pastër socialisti, as gjak të pastër shqiptari, por gjak të zi përbindëshi. Edi Rama është me keq se një terrorist. Ky birbo e ka ndarë mendjen të copëtoj gjysmën tjetër të kombit, Kosovën. Kosovën që e dua aq shumë, për të cilën kam luftuar me mish e me shpirtë. Sa të jem gjallë mbi dhe nuk e harroj vajin dhe gjakun e derdhur për Kosovën martire”, përfundon citati i Pandeli Majkos.

Pra, i ashtuquajturi ‘’ Samit i Diasporës’’, përveqse një tribunë e liderëve popullist shtetëror (të Kosovës dhe Shqipërisë) për të promovuar vetën e tyre si patriot pas veprimeve disa vjeçare antikombëtare, u tregua edhe si një fasadë e dështuar e pushtetarëve për mashtrimin e Diasporës Shqiptare.

Për dallim nga "samiti" i parë, kësaj radhe "Samiti i Diasporës" u bojkotua me refuzim ftesash nga shoqata e organizime të fuqishme, nga rrjete biznesesh dhe afarist të shquar, nga studiues, nga aktivist dhe veprimtarë, nga media dhe publicist si dhe  krijues të shquar shqiptar nga mërgata jonë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora