E premte, 19.04.2024, 07:50 PM (GMT+1)

Mendime

Afrim Caka: A mund të themi - 'Dardania në arkivolin e Hashim Brojes'

E hene, 04.03.2019, 09:13 PM


A MUNDË TË THEMI: “DARDANIA NË ARKIVOLIN E HASHIM BROJES”

Nga Afrim Caka

- Ç’i duhet epitafi këtij varri, kur fotoja e presidentit flet më shumë se të gjitha epitafet e shkruara në varrezat serbe?

?farë fati ta kemi këtë njeri president!

Mustafa i Prapashticës me 70 afera korruptive u bëri dhuratë shqiptarëve një president “hajdut e mashtrues”. Ky njeri që mohoi atësin e kombit, gjuhës, flamurit, dhe kulturës. Ky njeri që abuzon me kushtetuten, shtetin dhe trojet shqiptare. Ky njeri i panderë dhe pa asnjë normë shoqërore e atdhetare synon të bëjë përçarje në Dardani. Ky helaq duke thënë se taksa s’bën, e u premton shkijeve, cërnagorve dhe bullgarëve Debëlldenë, Mitrovicën, ?akorrin, ujë, male e fusha, Zajednicën etj. Hipokrit me dallavere e me krime politike”. Mos njohja e historisë disa përpiqen ta përtrijnë aleancën  me nipërit e Vuçiqit e të Daçiçit.

Pas kësaj ky do të merrë damken e zezë!

“Por një gjë duhet ta dijë, duhet ta ngulitë mirë në kokë për sa kohë arrin të mbajë mend: Çdo njeri e tmerron tradhëtia. Dhe mes të gjitha llojeve të kësaj tradhëtie, tradhëtia dhe pamorali është më e llahtarshmja se mjegulla acide”. ?do përpjekje për t’i dhënë përgjigje pyetjes se përse tradhëtia dhe nënshtrimi është aq e fuqishme tek ky njeri, do të na largonte shumë nga rruga kombëtare. Megjithatë, për të mos i dhënë përshtypjen lexuesit se nevoja për të qenë i lig me të tjerët e prontos, ka ndonjë cilësi misterioze, do të desha të tregoja këtu në shkrimin tim se në ç’drejtim mendoj se ndodhet energjija e tij negative...

“Le të ngrihemi të gjithë dhe t’i japim atë që meriton këtij kokoshi i përkëledhuri i PDK-së”.

Ndër presidentet e ditëve të fundit, padyshim një ndër ato që ka ngjallur më shumë debate e interes jo vetëm në Dardani, por edhe mbarë botën si në Serbi, Greqi, Itali. Kinë etj... Një president, po ashtu, që të ndihmon të kuptosh më mirë, tej retorikës së klisheve antishqiptare të cilën jemi mësuar nga ky njeri, me të cilat ndeshet historia e brishtë dardane, por e solli popullin buzë greminës.

Duhet thënë se kritika jonë ka ecur përpara. Duhet të ketë më shumë diskutime në shtyp e në TV, se ato na ndihmojnë dhe krijojnë opinionin shoqëror shqiptar. Në vendin tonë nuk ka liri dhe as drejtësi, Hashim Broja dhe këta të dy kokosha flasin për liberalizim dhe ndryshim kufijsh, se po u hapën kufijt, po le ta provojnë njëherë vetë këta dhe do të shohin se kët nuk do të mbetët më shqiptar. Elementi vjedhës duke vjellur vrer kundër popullit, shprehen se: Udhëheqësit luftojnë për interesat e tyre, ata nxjerrin ligje që janë në kundërshtim me interesat e popullit. Një pjesë e udhëheqjes e kuptojnë këtë por nuk e kundërshtojnë se kanë frikë. Formalisht thuhet se pushteti është i popullit, por faktikishtë ai është në dorën e tre vetave. Asnjërit nga deputetët e PDK-së s’ja mbanë të flasë lirisht dhe të gjithë thonë amin për atë që ngrenë Hashimi e Kadrija - pse jo edhe Veselka.

Një “elementë armik” në Dardani thotë: “Se po mos i kishin lyer duart me korrupsion e lek, Hashimi, Xhaviti, Veselka dhe Organizata Pronto, do të kishin këthyer rrugën ashtu si perëndimi, por këta kanë frikë se do të japin llogari para drejtësisë e popullit!”.

Se tre udhëheqësit e PDK-së janë plehra dhe të përlyer më gjera korruptive dhe me krime të organizuar politik dhe po të ngjasë ndonjë vdekje natyrore e papritur, do të ndodhë si në Rumani e në vendet të tjera që kur vdiq Stalini ndryshoi çdo gjë.

Megjithse me këtë president ne jemi të paknaqur, ne në një rrugë që nuk dalim dot, sor për sot duhet të futemi. Vetëm Dardania ka mbeur në gjendje mesjetare në Evropë, dhe si të mos jetë kështu, kur dy miljon shqiptar punojnë për tre veta: Hashim Thaçin, Kadri Veselin e Xhavit Halitin. Sot jetojmë në këtë tip feudalizmi që udhëheqësit e Partisë së PDK-së kanë ka 4 - 5 vila luksoze dhe vetura luksoze. ?’i duhet popullit se të kujt janë ato si prona, kur çelësat e vilave i mbajnë shërbyeset e udhëheqësve dhe kur me vetura bredhin fëmijët e tyre. Nuk ka asnjë vendë në Evropë që të ketë një raport të tillë si tek ne në Dardani e Shqipëri, midis lluksit dhe jetës që bëjnë udhëheqësit hajdut dhe asaj që bënë populli... Nga ana tjeter duan të bëjnë sa më shumë “spiunë”. Disa thonë:

“Që të jetosh sot duhet të jesh servil, të jesh i poshtër dhe spiun se kështu e duan këta të prontos. Deri më tani kemi ngrën bukë me anë të lapsit dhe djersës, por tani me këtë presidentë për ne po na vjenë fundi. Por, ne nuk duhet humbur shpresat, se këta janë të rrethuar dhe nuk do të shpëtojnë dot nga rrethimi, si puna e nje pllumbi që rrethohet nga gjahtari, skyfteri e nuk shpëton dot pa ia shkul puplatë.

Zyrja e THAÇIT dhe zyrja e Kadris dhe e Xhavit me tre miljonët e tij qysh në hapat e para, i përdorën instrumentet e pushtetit që i kanë në dorë për të udhëhequr popullin drejt shkatrrimit, asimilimit e shpërnguljes atëherë rebelimi nuk është vetëm e drejta, por detyra e çdo shqiptari dhe çdo qytetari e fshatari. Jo rebelë kundër kombit apo shtetit, por rebel kundër kësaj forme qeverisëse për të cilën ishim bindur se do të sillte shkatrrimin e popullit në menyrë të pa shmangëshme.

Fati i elementit shqiptar në shtetin e Dardanisë varej nga pozicioni i tij në parlament. Situata nisi të bëhej shqetësuese pasi fraksionet e deputetëve të PDK-së, LDK-së, PSD-së dhe të shkijeve, etj., nuk mund të konsideroheshin më si një mbështetje kur ishte në rrezik qeshtja e jonë kombëtare. Këta deputetë mbanin gjthmon një qëndrim anti-shqiptarë. Niveli intelektual shqiptarë i debatit ishte tepër i ulët. Në çështjet me rëndësi kritike për shqiptarët, PDK dhe LDK kishin frikë se mos humbitnin pozitatë në parlament. Tashmë ishte hapur rruga për “çshkomtarizimin” e matejshëm të shtetit dardanë, të cilën Greqia dhe Serbia, Mali i Zi janë duke i fërkuar duartë.

Sot më tepër se kurrë, truri krijues intelektual dhe individit është mëse i domosdoshëm në Dardani?



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora