E marte, 16.04.2024, 07:51 PM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Mozaik me vargje

E diele, 03.03.2019, 09:44 AM


Mozaik me vargje

( një cikël mikst)

Nga Përparim Hysi

1. Kafen

Kafen në emigrim

E pi pa sheqer

Populli shqeto flet:

-Zeheri del me zeher!

Florida,11nëntor  2003

2."Azilanti politik"

"...sytë nuk dua t'ia shikoj atij vendi!!!"

Nga një vemje strehuar në AMERIKË.

Të urrej i "ashtuqujaturi azilant politik"

Se "qyrku" që veshe, hiç nuk të shkon.

Ke sharë SHQIPËRINË (për mua:je armik!)

Dhe nuk je shqiptar,por demon.

Fare nuk ta kam zili atë"status" që ke fituar

(Me lot krokodili që kushedi se sa ke vuajtur?!!!)

Të mallkoj që kundër SHQIPËRISË je deklaruar

Unë të njoh mirë: je një nga"derrat e kënaqur".

Ke deklaruar se"gjasme" je i pereskutuar,

Kur asnjë gjemb nuk të hyri në këmbë

Më vjen keq që Amerika "qorras" të ka besuar

Unë të njoh mirë dhe ndaj të nëmë.

Ta"gëzosh" këtë status e të daltë hundësh

Gënjeshtra zgjat sa bora në fushë

Ti je tamam si një xhambaz rrugësh

Unë të urrej dhe me inat më mbush.

Florida,11 nëntor 2003

3. Përsëri për ata:"azilantët"

"Anis të qajnë qetë,

Qan krriu-krriu qerrja"

Proverb myzeqar.

Të gjithë ata që kanë marrë "letra të rreme"

Të tillët le t'i vrasë buka

Mua, këta lloj, më duken si vemje

Dhe nuk dallojnë nga ca prostituta.

Venë e gënjejnë sheshit për hiç gjë

"Qëllimi e justifikon mjetin"

Dje ata të vrisnin për "atë"

Sot të persekutuar,shajnë Enverin.

Por janë ata që i shërbyen me devocion

Ata pra: "me kostumet gri"

Tani janë bërë kameleonë

Kanë veshur"kostum të ri".

Dhe sillen poshtë e përpjetë

Janë ata që dje bërtisnin:-Poshtë Amerika!

Hiqen si shenjtë këta djaj të vërtetë

Ndaj lëshoj mallkimin:- Pse nuk u bie pika?

Florida,11 nëntor 2003

4.Ikën mendimet

Mendimet tokësore ikën nga unë

Se,siç më duket, jam në një planet tjetër

Ah,sikur ta dini se me kë jam unë

Të drejtë do më jepni, pa tjetër.

Se tani unë jam  me një sykaltër

Kjo,sykaltëra, më është bukur si qielli

Ndaj unë nga toka jam çartur

Kot më kërkoni,aty nuk më gjeni.

Florida, 3 maj 2004

5.Më duket

Më duket se djalli e ka bërë copë-copë tërë botën

Dhe këto copa i ka bërë bashkë si pa kuptim

Jam mbytur mendimesh dhe kaos e kam kokën

Nga gjithë kjo "statu quo",unë ndjej zhgënjim.

Më duket sikur eci në një rrugë pa krye

Si një somnabull që ecën në gjumë

Shoh qiellin e SHQIPËRISË të mbushur me re

Dhe mbushem me inat,sa më zë me shkumë.

Si vendi  im s'po gjen hiç qetësi

Shoh veç anarshi a më shumë kaos

Politikanët shqiptarë që të gjithë"sherrxhi"

Jam mbushur inat dhe durimi m'u sos.

6. Ashtu si KSERKSI  *

Ashtu si KSERKSI që rrahu me kamzhik Bosforin

Ashtu dhe unë me kamzhik do rrah politikanët

Do t'i rrahë se në vend bien kaosin

Të gjithë pa dalllim: një turi kanë!

KSERKSI rrahu Bosforin se i prishi urat

Unë rrah politikanët se na prishën qetësinë

Secili prej tyre rreh gjoksin se hyn tek burrat

Por si politikan secili prej tyre bën çiliminë.

Nuk bëhet politika duke rrahur gjoksin

(Dhe i thuaj pasqyrës:- Sa i bukur jam!)

Nga këta delirantë peshqesh kemi kaosin

Ndaj  unë të gjithë inat i kam.

Sa qesharakë! Na shih.o  popull!

Se për ty po bëjmë aq e aq "sakrifica"

Nuk e shihni që popullit po i vjen mendja rrotull

Nga ju"derra të kënaqur", të pasur der tek gryka.

Nuk merret pushteti me dhunë e anarshi,

Nuk merret as duke djegur mandatet

Pushteti  merret me votë në demokraci

Dhe lërini mënjanë "akrobacitë" dhe inatet.

*Mbreti  i Persisë

Tiranë,27 shkurt 2019

7.Moment

Bërrylin nazik e kam si nënkresë

Sytë e përzemërt mend më përpijnë

Për dy gjinjët gurë jam mbushur me neps

Dhe pres nga ti,të më dorëzosh "tapitë".

M'i dhe.Jam"pronar"  që kam "lincencë"

Me"tapi" në xhep,"truallin" tënd "punoj

O mor çast i bukur që më  heq çdo stres!

Pse nuk përsëritesh?Sa të dëshiroj!

Fier, 7 mars   2000

8.  Kam njohur një njeri

Kam njohur një njeri  që i pëlqenin lajkat

Ashtu si një fëmije,kur e lavdërojnë

Ngopej prej tyre dh aq shumë kënaqej

Sa i vinte turp kujtdo që e shikon.

S'rronte dot pa lajka (sa shumë i pëlqenin!)

Se çfarë i thoshin? Veç i jepej "haka"

Qe titullar diku ... ("eunukët" i shërbenini)

Mos e lëvdohej, zë i prishej "ajka".

Dhe mos kujtoni se qe i vetëm

Gjatë jetës kam njohur të tillë"monstra"

Janë të tillë që aq e pëlqejnë veten,

Sa,po nuk qenë ata, shkoi e vajti bota...

Fier, 3 maj 1998

9. Njeriu me dy fytyra

" Mos u ruaj nga kueçdra me 9-kokë,

Po ruhu nga njeriu me dy fytyra."

Populli

Më buzëqesh,kur jemi ballas

(gjasme më do dhe më ke mik?!!!)

Unë nuk di t'u vij gjërave anës

E merr vesh, o zoti hipokrit?!

Sa more  vesh që botova të parën libër,

Më shmangeshe dhe ikje si hije

Ti në zemër ke ligësinë dimër

Dhe jargë  lëshoje  prej zilie.

As denjove që të vije të më uroje

Sa më shihje dhe, tak, ktheje rrugë

Po si mund ,me të vërtetë, mund të duroj

Një zemërlik si ti që  në shpirt ka gungë?...

Fier,7 mars 2000.

10. Pa i kërkuar

Pa i kërkuar, ia ngrahën mendimet

Dhe janë gjithfarësh, si t'i kërkosh

Dhe ditën, dhe natën me mua mendimet

Po kështu do të ndodhë, deri sa jam kohëbosh.

Pra, kohën e kam të lirë (më del, e tepron)

Mendimet bëjnë garë, nga janë e nga s'janë

Por "statu quo-ja",nxin  e sterron

Dhe bëhem nga mendimet,duman.

Duman aq, sa më del tym nga koka

Nisem për Sham e sos në  Bagdat

Vetëm Shqipëria nuk përparon si bota

Se të gjithë politikanët janë dilentantë.

Janë dilentantë dhe janë amatorë

Kujtojnë se politika bëhet me burrëni

Marrin pushtetin dhe sikur kanë zënë qiellin me dorë

Kanë gati  30-vjet dhe mbetën axhaminj.

Tiranë, 27 shkurt 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora