E enjte, 18.04.2024, 03:47 AM (GMT+1)

Kulturë

Gjakova

E premte, 29.06.2007, 12:08 PM


Komuna e Gjakovës është njësi administrative në pjesën perendimore të Kosovës në pozitën gjeografike 42.39° veri, 20.43° lindje. Qendër e komunës është Gjakova e cila zanafillën e ka qysh nga shekulli i XV kur u bë qendër e njohur zejtare e tregtare me emrin Jakovë.

Komuna e Gjakovës shtrihet në mes të kodrës së Çabratit në perëndim, përroit Llukac në lindje dhe lumit Erenik në jug dhe jug-perëndim. Përroi Krena e përshkon përmes qytetin. Popullsia është rreth 115,000 banorë.

Historia

Toka ku filloi qyteti ishte në pronësi të Jak Vulës. Sipas gojëdhënës, prifti e bindi Jakun që ta dhuroj tokën për ndërtimin e qytetit, i cili në fillim u quajt Jakovë (nga turqishtja: fusha e Jakut). Në shekullin XIX filloi të përdorej emri i tanishëm. Të huajt përdorin toponimin e sllavizuar Djakovica apo Dakovica.

Qyteti përmban një sërë monumentesh nga e kaluara e pasur kulturore. Lagjja historike e qytetit është Mëhalla e Hadumit ku edhe gjinden tregu i vjetër dhe ndërtesa më e vjetër e cila ende ekziston në qytet, Xhamia e Hadumit Tregu i vjetër apo siç njihet Qarshia e Madhe ishte zemra e funksionimit ekonomik për Gjakovën, një qytet i tregtisë dhe artizanateve që shërbente fshatrat përreth nga komuna e Gjakovës, zona e Junikut, dhe Malësia e Gjakovës në kufirin Kosovë-Shqipëri. Qyteti dhe rrethina luajtën rol të rëndësishëm gjatë lëvizjes kombëtare të Lidhjes së Prizrenit. Gjenerali i Portës së Lartë Maxhar Pasha u vra në një betejë të përgjakshme me forcat e Lidhjes pranë kullës së Abdullah Pashë Drenit.

Qarshia e Madhe u dogj e u shkatërrua gjatë Luftës së fundit në Kosovë, por tani më është rindërtuar. Ndërsa Xhamia e Hadumit bashkë me bibliotekën e saj u dogj gjatë natës së parë të sulmeve ajrore të NATO-s nga forcat paramilitare serbe duke zhdukur kështu dokumentet e rralla që datonin që nga koha e themelimit.

Demografia

Popullsia e qytetit vlerësohet rreth 105.000 banorë. Numri i banorëve është rritur ndjeshëm për shkak të shpërnguljeve në qytet me rastin e shkatërrimit të fshatrave gjatë luftës. Tani {2006}, llogaritët që komuna të ketë një popullsi rreth 153,000 banorë.

Gjatë viteve 1918-1941, sipas dokumentev të Dr. Millovan Obradoviqit të presantuara në librin "Reforma Agrare dhe kolonizimi i Kosovës 1918-19412" në Gjakovë dhe fshatrat përreth saj, janë vendosur rreth 2000 familje serbo-malazeze. Në qender të qytetit janë vedndosur 26 familje, ndërsa në fshatrat e për rreth pjesa tjetër.

Pozita Gjeografike
 
Komuna e Gjakovës ka një pozitë shumë të mirë gjeografike.
Shtrihet në pjesën jugëlindore të Rrafshit të Dukagjinit, në pjesën jugperendimore të Kosovës, është pjesë përbërëse e regjionit qendror të Gadishullit Ballkanik dhe pjesës Juglindore të Evropës.
Shtrihet në një sipërfaqe prej 586 km2 dhe në lartësi mbidetare prej 365 m.
Ka tokën pjellore, fushat, malet si dhe bjeshket e larta që e rrethojnë në Jugperendim.
Ë shtë e pasur me lumenjë si “Ereniku”, “Krena”, “Llukaci”, “Drini i Bardhë” dhe ca lumenjë të vegjel por të rëndësishëm.
Disponon me Hidrosistemin “Radoniqi”i cili furnizon me ujë të pijës afro 100.000 banor në Qytetin e Gjakovës me disa fshatra të sajë dhe në Qytetin e Rahovecit me disa fshatra të sajë, si dhe disponon me kapacitete për ujitjen e 10.500 ha tokë.
Në Komunën e Gjakovës ka mundësi të ndërtimit edhe të Hidrosistemit “Ponosheci” në fshatin Morin - në Perendim të sajë, ku edhe projekti me gjitha të dhënat ekziston, për ujin e pijës ku do furnizoheshin afro 300.000 banor dhe për ujitjen e afro 12.150 ha tokë pjellore.
Komuna e Gjakovës kufizohet me Republikën e Shqipërisë me të cilën ka dy pika kufitare, atë të Qafës së Prushit në Jug - ku lidhet me Regjionin e Hasit (Letaj, Krum, Kukës, etj.) dhe ate të Qafës së Morinës në perendim - që lidhet Malësin e Gjakovës (Tropojë, Bajram Curr, etj.). Komuna e Gjakovës kufizohet edhe me Komunat si: Prizrenit, Rahovecit, Malishevës, Klinës, Pejës dhe Deçanit.
Ka lidhje të mira të komunikacionit rrugor me të gjitha komunat që e rrethojnë, si dhe me Kryeqytetin e Kosovës Prishtinën që e afrojnë edhe me pjeset tjera të Kosovës dhe këtë përmes rrugëve të asfaltuara.
Gjithashtu në afërsi kalon edhe hekurudha dhe këtë në fshatin Xërxe afro 10 km. dhe Kramovik afro 9 km.
Në fshatin Lugbunar është ndërtuar pasë luftës nga ana e KFOR-it aeroporti ushtarak, që në përspektivë dhe së shpejti do të shërbejë edhe për nevoja civile pasi do të zgjatet edhe pista e tij sipas projektit të hartuar, i cili airoport dukshëm do të ofrojë rajonin e Gjakovës me vendet e ndryshme të Botës.
Komuna e Gjakovës furnizohet me energji elektrike direkt nga Termocentralet e Kosovës. Në përspektiv nëse realizohet ideja për ndertimin e dy Hidroelektranave sipasë projekteve ekzistuese të punuara nga instituti, pasi ka mundësi reale për Komunën e Gjakovës, si në atë të Hidrosistemit “Radoniqi” (i cili është i ndertuar dhe funkcionon, si dhe furnizon me ujë të pijës dhe ujë për ujitjen e afro 11.000 ha. Tokë pjellore) me fuqi prej 10 MW ashtu edhe në atë të Hidrosistemit “Ponosheci” (i cili duhet ndertuar me gjetjen e Donatorve) me fuqi afro 12 MW.
Gjithashtu ka sigurim të vendit për hudhjen e mbeturinave duke i groposur. Njëherit ka lokacionin për ndertimin e një Deponije të re (përmesë Donatorve ku përpiqemi me realizuar ndertimin e sajë) që sipasë projektit investiv do të klasifikoheshin mbeturinat. 
 
Ekonomia

Deri më datë 31.12.2002 janë regjistruar afro 3120 subjekte ekonomike për të zhvilluar veprimtari afariste, si prodhuese, bujqësore, shërbyese, zejtare, tregtare, hoteljere, e të ngjajshme.
Numri i përgjithshëm i punëtorëve të paraqitur në këto subjekte ekonomike - afariste të regjistruara është afro 9.850.
Prej numrit të përgjithshëm të subjekteve afariste të regjistruara 60 janë ndërmarrje në pronësi Shoqërore – Akcionare dhe subjekte tjera dhe 3060 janë në pronësi private si NVM.
Nga 60 Ndermarrje ekonomike shoqërore-akcionare, vetëm dy zhvillojnë veprimtari të rregullt ekonomike ajo IMN – Fabrika e tullave dhe tjegullave dhe Fabrika e Gazit. Një pjesë e këtyre Ndermarrjeve kohë pasë kohe kryen ndonjë shërbim për palën e tretë, një pjesë e Ndermarrjeve kanë lëshuar me qera pjesë të objekteve, kurse shumica e tyre presin privatizimin.
Nga 3060 Ndermarrje të vogla dhe të mesme private të regjistruara, 60% e tyre zhvillojnë veprimtarinë afariste, kurse të tjerat për shkak të kushteve financiare dhe tregut nuk funkcionojnë.
Ekonomia e komunës së Gjakovës deri në vitin 1989 ishte relativisht e zhvilluar.
Degët më të zhvilluara të ekonomisë dhe bartëse të zhvillimit ishin: Industria metalike, Industria e tekstilit, Industria e materialit ndërtimor, Industria ushqimore, Industria kimike dhe e gomës, Industria e drurit, Agroindustria, Tregtia, etj ka qenë mjaftë e zhvilluar edhe Operativa ndërtimore (si në ndërtimin e ulët ashtu edhe në atë të lartë, ku ka funkcionuar edhe prodhimi i asfaltit dhe betonit të freskët).
Ekonomia shoqërore në vitin 1989 ka numëruar 45 ndërmarrje ku kanë qenë të punësuar 18.640 punëtorë. Në veprimtaritë joekonomike (arsimi, shëndetësia, kultura, institucionet shtetërore, bankat etj. ) kanë qenë të punësuar 4000 punëtor. Ka qenë e zhvilluar gjithashtu edhe ekonomike private ku kanë qenë të regjistruara 920 subjekte afariste me afro 2000 të punësuar.
Ekonomia e komunës së Gjakovës më së shumti ka pësuar gjatë sanksioneve ekonomike si dhe me rastin e aplikimit të masave të dhunshme nga okupatori serb. Gjendja është keqësuar edhe më tepër gjatë sulemeve të NATO-s si pasojë e veprimeve shkatërruese të forcave të shumta ushtaroko-policore serbe, të cilat kanë qëndruar dhe vepruar në objektet e ndërmarjeve ekonomike, ashtu që gjatë tërheqjes së tyre kanë vjedhur, plaqkitur dhe shkatërruar pjesën më të madhe të mjeteve themelore dhe inventarit, mjetet e transportit, etj.
Humbjet e krijuara nga lufta në ekonominë shoqërore janë afro 190 milion DM kurse në ekonominë private afro 100 milion DM.
Me përfundimin e luftës dhe vendosjen e administrimit civil ndërkombëtar (UNMIK) u krijuan kushtet për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e ekonomisë dhe hapjen e saj ndaj botës.
 
Kultura dhe Arsimi

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Gjakovës ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 105. 443 libra. Biblioteka kryesore në Gjakovë ka pasur 42.193 libra, ndërsa degët në Skivjan, Rogovë, Bistazhin, Ponoshec, Brekoc dhe Cërmjan kanë pasur 63.250 libra. Sot (tetor 1999), Gjakova ka 5 biblioteka publike me gjithsejt 83.061 libra. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy degë në Cërmjan dhe Brekoc dhe ka dëmtuar librat e bibliotekave të tjera në një numër prej 22.382 librash.

Gjakova ka katër shkolla të mesme, shkollën e muzikës "Prenk Jakova" si dhe Fakultetin e Edukimit "Bajram Curri". Fakulteti i Edukimit, i njohur më parë si Normalja e Gjakovës, ka luajt rol të rëndësishëm në përgatitjen e arsimtarëve kosovar gjatë filleve të zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë.

Trupa e teatrit profesionist të Gjakovës shërben si Teatër Kombëtar i Kosovës. Kori i burrave udhëhiqet nga dirigjenti dhe kompozitori Rauf Dhomi ndërsa kori i grave nga dirigjentja Arta Topalli. Grupi letrar quhet "Gjon Nikollë Kazazi." Ky grup letrar organizon çdo vit Mitingun e Poezisë.

Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Gjakovës ka pasur 7 biblioteka publike me gjithsejtë 105. 443 libra. Biblioteka kryesore në Gjakovë ka pasur 42.193 libra, ndërsa degët në Skivjan, Rogovë, Bistazhin, Ponoshec, Brekoc dhe Cërmjan kanë pasur 63.250 libra. Sot (tetor 1999), Gjakova ka 5 biblioteka publike me gjithsejt 83.061 libra. "Dora e zezë" serbe ka zhdukur dy degë në Cërmjan dhe Brekoc dhe ka dëmtuar librat e bibliotekave të tjera në një numër prej 22.382 librash.

Gjakova ka katër shkolla të mesme, shkollën e muzikës "Prenk Jakova" si dhe Fakultetin e Edukimit "Bajram Curri". Fakulteti i Edukimit, i njohur më parë si Normalja e Gjakovës, ka luajt rol të rëndësishëm në përgatitjen e arsimtarëve kosovar gjatë filleve të zhvillimit të arsimit shqip në Kosovë.

Trupa e teatrit profesionist të Gjakovës shërben si Teatër Kombëtar i Kosovës. Kori i burrave udhëhiqet nga dirigjenti dhe kompozitori Rauf Dhomi ndërsa kori i grave nga dirigjentja Arta Topalli. Grupi letrar quhet "Gjon Nikollë Kazazi." Ky grup letrar organizon çdo vit Mitingun e Poezisë.

Klubet sportive " Vëllaznimi" dominojnë sportin gjakovar. Vëllaznimi ka klube të futbollit, basketbollit, hendbollit, volejbollit, notit, çiklizmit, ping-pongut, etj. në konkurrencën e meshkujve, si dhe ekipet e basketbollit e hendbollit në konkurrencën e femrave.
Në këto dy sporte Gjakova ka edhe klubin e femrave “Shqiponjat”. Poashtu me traditë të gjatë është edhe klubi futbollistik "Gjakova", si dhe klubi i boksit me të njejtin emër. Gjakova ka edhe klubin e skijimit "Pashtriku", klube private të tenisit, shkolla private të futbollit. Të njohura janë edhe kërcimet tradicionale nga Ura e Fshejt.

Web: www.gjakova-komuna.org



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora