E premte, 19.04.2024, 08:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Timo Flloko

E hene, 10.02.2003, 09:21 PM


Poezia, pasioni i heshtur

Timo Flloko

Mori udhën e kthimit (prej Amerikës). Në ditët e pakta të pritjes, për t’u shfaqur pas shumë kohësh mungesë në skenën shqiptare, në pritje të hapjes së spektaklit “Dua më shumë Shqipërinë” (në 2001-shin), shkruajti vargje…Ishte një përjetim i hedhur mbi ca zogj shtegtarë, të cilin duhej ta mësonte përmendësh. E për ta mbajtur mend atë poezi, punoi plot dy javë.
Kur u u ngjit në skenë, nuk e pohoi se ishte pikërisht ai autori. Nuk e la Grabockën, e as Gjebrenë ta zbulonin këtë fakt. Kishte ndrotje, që të shfaqej ndryshe në sytë e publikut. Atëherë nuk ishte ende gati për të thyer tabunë. Mendonte…nëse do thuhej që në fillim se vargjet janë të Timo Fllokos, njerëzit do të çuditeshin e nuk do arrinin të dëgjonin vargjet që ai kishte shkruar, enkas për atë mbrëmjë, enkas për ta. “Sa të mendoheshin njerëzit nga na doli ky poet-thotë vetë ai-iku poezi”
Poezia mbeti anonime, në atë natë. Por vetëm atëherë. Më pas Pirro Çako, në një bisedë krejt të rastësishme mësoi të fshehtën e mikut të tij, kur ai vetë i tha…do të jap unë poezinë time për muzikën që ke. Kështu u realizua kënga “Ylli im”. Me këtë këngë, emri i Timo Fllokos u shqiptua (së pari) edhe si autor poezish. E pastaj edhe në këngën “Për një çast më ndali zemra” (E Rovena Dilos e Pirro Çakos) e cila u kthye në një himn të dashurisë. Pastaj edhe Ardit Gjebrea do të relizonte “Pendesë” e “Kur ty nuk të kam” mbi vargjet e Fllokos. Edhe Edmond Zhulali do të realizonte “Pija që deh”, edhe Shpëtim Saraçi “Flas me hënën”…kështuqë poezia nuk mund të quhej më sekreti i Timo Fllokos. Aktori e theu tabunë në sytë e njerëzisë mbarë. Ndërsa miqtë e vjetër, ia kishin njohur me kohë këtë pasion të fshehur. Timo Flloko, edhe tani që është lehtësuar nga çarja e kornizave të ngurta, brenda të cilave ishte detyruar të futej në kohët kur nuk pranohej lehtë që të ishte aktor e të bënte poezi e të shfaqej hapur me to, ndjen një lloj “ngurimi” brenda vetes ndërsa i kërkon, të flasë për këtë pasion. Tani, kupton më shumë se kurrë se një kohë e atillë ia ka ushqyer krej padashje ndrotjen për të qenë edhe ndryshe në sytë e atyre që të kanë njohur si aktor. Një kohë e atillë i ka mësuar-“Ta ruaja poezinë si diçka private. Isha mësuar t’i bëja vetes një lloj autoçensure si të thuash. Ndaj pasioni për poezinë ka qenë i dobët e nuk ngrinte dot krye. Unë ua tregoja vetëm miqve të mi ato që krijoja”- Flloko shpjegon se nuk është ulur në mënyrë sistematike për të shkruar poezi. Ndoshta sepse e dinte se nuk do mundej t’i botonte ato poezi, lodhej dhe e ndërptiste lidhjen me atë pasion. E linte kohën të rridhte bashkë me pasionin e dukshëm…atë të filmit. Pastaj, kur krijonte pauzat me sheshin e xhirimit derdhej sërish ndër vargje. Gjithsesi, në çdo kohë poezinë e quante si artin më të privliegjuar, që e ruante me fanatizmë të pacënuaur brenda vetes-“ Sepse atë që shkruan njerëzit ta lexojnë atëherë kur ti e ke përfundur, atëherë kur t’i i ke dhënë formën e duhur. Poezinë e ke në dorë e nëse nuk të pëlqen nuk ua jep të tjerëve të ta lexojnë. Ndërsa kur shfaqesh në skenë si aktor duhet të krijosh emocione të gjalla, të drejtpërdrejta e të ruash në çdo herë nivelin profesional. Publikun e ke përballë dhe ai s’të fal.” Për t’ju ruajtur gjykimit të këtij publiku, Flloko kishte vendosur të ndryshonte pak e nga pak në sytë e tyre. “Sot një artist mund të bëhet edhe poltikan, edhe biznesmen e kështu që unë edhe unë mund të bëhem poet. Në fakt nuk kam ndërment të bëhem shkrimtar-pohon duke qeshur-por kjo është thjeshtë një kapriçio e imja që tregon dashurinë që kam për poezinë. Ato poezi që tashmë i kam shkruar e mes tyre dhe nja dy poema, dua t’i botoj në një libër. Besoj se shumë shpejt do e realizoj këtë gjë. Mundet pas kësaj, nuk do shkruaj më, e ndoshta do shkruaj prap e prap…ku i dihet”. Nuk e përcakton dot atë që do të ndodhë me këtë pasion, ashtu si nuk jep dot arsyen se pse iu kthye kaq intensivisht në këto kohë-“E vemtja gjë që mund të them si shpejgim të kësaj është nevoja që ndjen artisti për të qenë i angazhuar në çdo kohë, aq më shumë kur është në pauza skenike. Për mua të shkruarit ka qënë si një bashkëbisedim me veten e ndoshta sa herë që shkruaj ndjej më shumë nevojën të flas me Unin tim”. Kujton se një bashkëbisedim i tillë ka nisur shumë e shumë vite më parë…atëherë kur ai ishte një djalosh, atëherë kur zgjohej që në mengjes për të hedhur shpejt e shpejt në letër ca vargje e për të ikur pastaj në plazh me shokët. Ishte fare i ri kur griste shumë poezi e tregime pa guxuar t’ua jepte miqve. Ndërsa i kthehet të kaluarës së tij Flloko krijon bindjen se ndoshta që në atë moshë ka ndjerë t’i lëvrijë brenda vetes, poezia. E ndoshta, poezia i ka ushqyer më pas dëshirën për t’u bërë aktor.

Timo Flloko…i njohur dhe i panjohur

Djaloshi endacak që shkruante poezi e i griste pastaj… që ëndërronte të bëhej pilot e ndërroi mendje pastaj. Djaloshi që kur nuk arriti të hynte në Fakultetin e Letërsisë e iu drejtua Insititutit të Arteve pastaj me mëdyshjen se ç’kërkonte në atë vend. Si i lindi më pas dashuria për profesionin…Zhgënjimi që përsoi me Çerçiz Topullin. Pse kishte një xhaxha të dënuar u bë me njollë në biografi. Shkëptuja katër vjeçare i lodhur nga gjithçka….
Rikthimi në shesh-xhirim për të marrë kupën e festivalit pastaj me “Vdekja e kalit”….Ikja drejt Amerikës dhe rikthimi. Mëdyshja e gjatë për Prometeun dhe rezultati i një autoteastimi… Timo Flloko rrëfen jetën dhe pasionin e tij të hershëm

Djaloshi harrakat që endej kuturu pa i zënë këmba dhe…djaloshi që rrinte në çdo kohë pas babait për të peshkuar…që nuk arrinte të ishte më mirë se vëllai i madh në mësime, shumë shpejt mësoi të shtrohej në sallën e një kinemaje. Me orë të tëra hutohej pas filamve të ndryshëm që shfaqeshin në atë ekran të madh…Atëherë nuk kishte se si ta merrte me mend se shumë vite më pas, në po atë ekran të tjerët do shikonin filmat e tij.
Që në fëmijëri, do të dashurohej pas atij ekrani të madh, pas filmave e pas heronjve të mëdhenj. Nisi të imitonte nëpër rrugët e ngushta të qytetit personazhet që i mbeteshin në kujtesë prej atij ekrani. Vishte pallto të mëdha e stukej nën to, për t’u dukur si një burrë i madh…Vite më pas, Timo Flloko, do të kujtonte në të qeshur se ajo lojë fëmijërie do të ishte i pari çast kur do i krijohej embrioni i ëndrrës për t’u bërë aktor
Në ato kohë, ishte poezia në mendjen e tij e dëshira për t’u bërë pilot. Ëndrra për pilotin iu shua pak e nga pak ndërsa rritej e ndërsa ndërgjegjësohej se do ishte më mirë të vazhdonte studimet për Letërsi. Nuk ia dhanë asnjëherë atë të drejtë studimi. I dhanë ekonomikun të cilin nuk e pëlqente sepse e dinte mirë se nuk do mundej kurrë të bëhej ekonomist. Nga ky udhëkryq gjeti më pas udhën drejt Institutit të Lartë të Arteve…në ato banga kishte ndjerë mëdyshje. Shpesh herë kishte puetyr veten-Ç’dua unë këtu- pastaj u dashurua me profesionin e pastaj nisi pak e nga pak të bëhej aktor.
* * *
Ishte në vitin e katër të këtij Instituti kur realizoi deputimin e tij të parë (serioz) në filmin “Kur zbradhi një ditë”. Një vit më pas interpretoi në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Në po këtë kohë u angazhua në teatrin e të rinjve pranë Insitutit ku dhe realizoi personazhet e para në teatër tek “Një shok i klasës sonë”, “Midis dy njerëzve” etj…
Shumë shpjet u mërzit me skenën. Atëherë nuk e kuptonte qartë se pse i ndodhi kështu ndërsa tani është i bindur se nëse do të kishte pasur një repertor të pasur në atë teatër, nëse Shekspiri do të ishte vënë ndonjëherë, ai do të kishte bërë të paumdurën që t’i rrinte afër asaj skene. Ndërsa me filmin kishte krijuar prej kohësh një lidhje të fshehtë të cilën asgjë nuk mund t’ia këpuste. Ndaj dhe qëndroi i lidhur me Institutin ku nisi të punoj si pedagog. Do të futej në këtë kohë në “Shtigjet e luftës” nga ku do të dilte shumë i sukseshëm me kostumin e Kanan Tafilit mbi vete. Pastaj do të realizonte figurën e mësusesit tek “Lulëkuqet mbi mure”. Më pas tek “Njeriu me top” do të linte në ekran një tjetër karakter që u simpatizua nga shikuesit.
Në vitin 1979 Timo Fllokos i lanë në duar figurën e heroit të popullit, Çerçiz Topullin. Asnjëherë nuk kishte besuar në mrekullitë e kësaj bote e megjithatë kjo iu duk një mrekulli…të cilën nuk e shijoi shumë gjatë. Pasi e realizoi Çerçizin tek “Liri a vdekje” u tërhoq në një pauz katër vjeçare.
Timo i rikthehet atyre kohëve e tregon se -“Pata një dashuri të madhe, të panatyrshme për Çerçizin sepse më erdhi në një kohë kur unë po përjetoja një situatë të vështirë nga dënimi i xhaxhait por u delizionova nga qëndrimi sipërfaqësor i kritikës ndaj këtij personazhi. Në këtë kohë kuptova se kur do diçka me shpirt atëherë e humbet. Në festivalin e atij viti nuk mora asnjë medalion ndërsa isha i bindur që personazhi ishte i arrirë. Nuk është se isha i etur për një çmim apo lavdi. Jo, në ato kohë unë kisha nevojë për një ridimensionim.” I refuzoi rolet që i ofruan në ato kohë sepse donte të mbetej edhe për ca kohë me Çerçizin. Pas 1983 do rikthehej me Çeçenin tek “Nata e parë e lirisë” e po në këtë vit do të realizonte dhe Vasil Shanton, personazh ky që kaloi në filtrat e Partistë. Në festivalin e filmit të vitit 1994 do të merrte kupën e atij festivali pikërisht me Vasil Shanton.
* * *
Kur u rishfaq, pas asaj pauzës katër vjeçare, kinematografia kishte hyrë në një 10 vjeçar të ri ku temat kryesore do të ishin ato të realizmit socialist. Flloko luajti në këto kohë tek “Prilli i thyer”, tek “Rrethimi i vogël” (me të cilin mori kupën e Festivalin në vitin 1986), tek “Fillimi i vështirë”….Ca kohë më pas u kthye imazhi i personazheve historik dhe ai do të realizonte në këto kohë perosazhet e rinj tek “Një vrasje në gjueti”, “Binarët”, “Balada e Kurbinit”, “Vdekja e kalit” dhe më 1994 luan tek “Përdhunimi”. Në Festivalin e filmit që u organizua në Tiranë në 1995, Timo Flloko do të merrte sërish kupën e festivalit. Këtë herë për filmin “Vdekja e kalit”. Do të nisnin trazirat e 1997-ës më pas dhe bashkë me familjen e tij ai do të nisej në udhëtim drejt Amerikës, duke marrë me vete gjithë kujtimet e gjithë personazhet e jetës së tij artistike në disa kaseta vidioje e në ca fotografi.
Në udhëtim…
Atëherë, kur iku për të mos ikur
Bashkë me Grabockën e quajtën (atëherë) si një lëvizje të nevojshme ikjen nga Shqipëria. Në fillim e kishin menduar që të qëndronin fare pak, pastaj kohët e vështira i detyruan të qëndronin më gjatë. “Aktorët janë si ciganët që lëvizin sipas fluksit të klimës së punës. Sot për artistët, bota është shumë e vogël”-ky mendim u skalit në mendjen e Fllokos, në tre vitet e ikjes. E priste ditën kur do nisej sërish drejt Shqipërisë dhe asnjëherë nuk mendonte që të mbetjet andej. Sepse nuk kishte ikur për të ikur…Ishte festivali i fundit i filmit që do e tërhiqte në kthimin mbrapa si antëtar i jurisë së atij festivali. Për të dytën herë në vendin e tij do e tërhiqte spektakli “Dua më shumë Shqipërinë” në të cilin interpretoi poezinë e tij, pa e treguar se është ai autori. Atëherë do niste të tregonte se ç’kishte ndodhur me të në Amerikë. Ndodhitë që u tregonte miqve ishin pak a shumë këto….
E dinte shumë mirë se në Holliwud ishte vështirë të fusësh dhe hundët e jo më të hysh i tëri. Por ai e synoi atë vend, gjithsesi, për një përvojë më shumë. Pasi realizoi rrolin e parë në filmin “Wish master II” u regjistrua si anëtar në Shoqatën e Aktorëve të Ekranit (Screen Actors Guild). E kaloi me sukses provën dhe brenda dy vjetëve realizoi pesë rrole në filmat “Angle’s Dance” (me J. Belushin), “Silk Stalkings” special “Guest star”, “Seven days” dhe “K-9 II”. Atje në Holliud nuk i ndryshuan pikëpamjet e tij për filmin. Asnjëherë nuk e quajti mrekulli depërtimin e tij në atë botë kinematografike-“Atje të gjithë synonin. Atje agjenti nuk të thotë e more rolin por e more punën. E dua Amerikën sepse ajo më dimensionoi përmasën e të ndjerit i lirë si idnivid dhe më zhilloi konceptin mbi demokracinë. Ai vend më mbrujti urrejten për vetëmburrjen. Jam i gatshëm të pranoj më mirë një kritikë sesa një vlerësim të skajshëm. Amerika të bën më praktik të bën të ndjehesh si gjithë të tjetër që edhe ti bën një punë si gjithë të tjërët. Shfaqja e punës sonë në ekran e në skenë është një privilegj që i është dhënë profesionit tonë. Profesioni ynë na bën më evident se të tjerët ky është ndryshimi.”-tregon se atje është mahnitur nga thjeshtësia e skajshme e starëve si Al Pacionos, Bred Pittit, James Ëoods… “Ata, supozoj se nuk merren me vlerësime tavolinash siç e kemi ne zakon. Këtu tek ne ndonjëherë krijohet një klimë mardhëniesh të pasinqerta mes krijeusve e kjo më lë një shije të keqe. Ka pasur raste që kolegët fshihen e nuk kanë kurajon të më thonë diçka të mirë ose të keqe. Krahas vlerësimeve për rrolin e Prometeut si shfaqje pas kaq e kaq vitesh në skenë, pata nga disa, qëndrime të ftohta dhe jo inkurajuese” –pohon Flloko
Atëherë kur u kthye për të mos qëndruar
Para se ta pranonte Prometeun, nuk kishte menduar se do të luante tetaër në këto kohë por krejt ndryshe nga më parë, këtë herë e intrigopersonazhi i Kadaresë dhe propozimi i Kames. Edhe bashkëshortja e tij, Vera Grabocka e kishte nxitur. Lidhjen e saj me Kamen, për ta bindur Fllokon ta pranonte këtë rrol, ai vetë do e qaunte më pas si me shaka, një komplot.
Edhe pse pati shumë ndërhyrje të forta, Flloko u mendua gjatë aq më shumë për faktin se e dinte që ai personazh i ishte besuar më parë Ndriçim Xhepës.-“Nuk doja të pranoja pa folur më parë me Xhepën-tregon Flloko-pasi bisedova me të i thashë po, Gëzim Kames. Pranova ta bëja këtë provë duke besuar në aftësinë e tij, në ansamblin që do e ndërtonte këtë vepër brenda të cilit ishte Ndrenika, Bulku, Pasha, Asqeriu etj.” Në natën e parë të premierës nuk është ndjerë shumë i sugurtë në suksesin e rrolit. Mungesa e administrimit të kësaj punëve, mosmarrvjeshjet me drejtorinë e TOB-it…e të gjitha këto i ndikuan shumë në sigurinë e momentit të parë të premierës-“Puna në skenën e TOB-it nuk u bë përgjatë një proçesi të plotë e gradual e kjo më bëri të pasigurtë. Por gjithsesi kjo ndodhi vetëm në natën e parë. Më pas shfaqja doli mirë edhe pse nuk kemi pasur kushte ideale por përkundrazi kushte që vijnë gjithnjë e duke u keqësuar që po cënojnë çdo herë e më shumë nivelin artistik e i krijojnë probleme aktorit.”-mbërthyer në të gjitha këro shqetësime, kuptoi se Proemteu ishte, gjithsesi, një rol që i bëri atij një lloj autotestimi. “Aq sa mundet të gjykoj, tani që shfaqja ka mbaruar-pohon ai-jam i bindur se jam në nivleet e tija profesionale si aktor teatri. Një aktor filmi e ka shumë të thjeshtë të qenurin natyral e të bëj të natyrshmin në skenë.” Veç kësaj, Flloko pohon se ka bërë mjaft mirë që e pranoi Prometeun dhe i jep të drejtë jo vetëm Verës, bashkëshortes së tij, regjisorit Kame por dhe gjithë publikut që e ka parë në skenë.
Nuk ështe hera e parë kjo, që Flloko nuk e pendohet për atë që ka pranuar sepse-“Për rrolin që marr në duar punoj shumë seriozisht brenda kohës që kam në dispozicion. E kam mësuar veten që të përballem edhe me dështimin e të mos ia hedh kurrë fajin pakujdesisë sime edhe pse nuk mbetem asnjëherë i kënaqur me atë ç’kam bërë. Jam një njeri që s’e pëlqej veten shumë si aktor. Më pëlqejnë, përveç aktorëve të brezit të artë të traditës edhe Robert Ndrenika, Bujar Lako, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo, Luiza Xhuvani...” Kur e kishte mbaruar Preometeun, mëdyshja që kishte ndjerë më parë për të, i kujtoi Fllokos kohën kur Anagnosti i propozoi rrolin e mësuesit tek “Lulëkuqet mbi mure”. Flloko nuk kishte dashur ta pranonte sepse i dukej skematik ai personazh. Atëherë as Grabocka, e cila siç e pohon vetë ai, ka marrë përherë pjesë shpirtërisht në krijimtarinë e tij… nuk e kishte nxitur. “Të tilla mëdyshje janë të natyrshme dhe ndodhin shpesh tek ne artistët” –shton Flloko duke pohuar më pas se më në fund Anganosti e kishte bindur për rrolin e mësuesit.
Sërish në udhëtim…
Kur i dha dorën e fundit Prometeut, u nis sërish drejt Amerikës. Kishte dhe një rrol tjetqër andej, përtej kufijve…rrolin e një shqiptari me origjinë nga Kosova (që jetonte në Amerikë) në filmin “Stay awake”. Ndërsa këtej kufijve, u bë kohë e gjatë që pret të luajë në filmin e regjisorit Kujtim Çashku, rrolin e një bosi të medias televizive që në kohën e ndryshimeve të sistemit kryen veprime deri edhe në ato më kriminalet. Në udhëtimet e herë pas hereshme Timo Flloko do të mund të realizojë rrolet që i kanë lënë në dorë këndej dhe andej kufijve. Domethënë mbetet-“Endacak”…nënqesh ai.

Përkushtim xhaxhait
“Vdekja e kalit” mbrujtur me ndjesinë e fajit
Sa e kishte lexuar skenarin e atij filmi, e i kishte pranuar menjëherë regjosorit Kumbaro. Rroli e tërhoqi fuqishëm nga ana artistike. Dhe fitoi kupën e festivalit me atë film- “Shpesh herë është i pashpjegueshëm suksesi por ndonjëherë fati të ndillet dhe dëshira të përqaset për të realizuar një rrol për të cilin ti ke brenda vetes një realitet të vërtetë shumë të ngjashëm me atë që duhet të ndërtosh në film”-Timo Flloko kur e pranoi “Vdekjen e kalit” ndjeu një motiv të fortë brenda vetes…që t’ia kushtonte xhaxhait të tij, atë rrol, prof K. Fllokos (të cilin e dënuan)-“Edhe sot që kanë kaluar shumë vite unë e kam akoma ndjesinë e fajit që nuk i shkova dot në burg dhe s’pata dot mundësinë në ato kohë që t’i qëndroja pranë e ta mbështesja moralisht. Rroli që kisha tek “Vdekja e kalit është një provë ndjese ndaj kujtimit të tij”

Shekulli



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora