Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fahri Xharra: E kujt është shkolla e atij

| E shtune, 02.03.2019, 05:22 PM |


E kujt është shkolla e atij, është Maqedonia, Kosova e edhe Shqipëria

Shkruan Fahri Xharra

“Shqipëria ndonjëherë shkakton frikë irracionale, tremben prej saj, thonë se mund të ketë edhe pesë Shqipëri të tjera. Sado Shqipëri të ketë, sot kemi dy në Ballkan, dhe duhet të jemi të lumtur. Shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, ata janë bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan, gjë që nuk është e tepërt për ta. Për fatin e keq, faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i tkurrur dhe nuk e ka zënë atë vend real që duhet të kishte.

Kombet e Europës së Bashkuar e kanë akoma të shenjtë konceptin e kombit dhe ne do ta mbajmë këtë si ata.Së paku ne shqiptarët nuk do të marim të parët flamurin për ta shkatërruar kombin tonë. Kur ta prishin gjermanët, francezët, anglezët…etj kombin e tyre, atëherë po e shohim edhe ne këtë punë. Pra nuk do bëhemi flamurtarë ne të vegjlit ta prishim kombin të parët.-© Ismail Kadare. “

Jo rastësisht e fillova  këtë shkrim, me thënjën ideale të Kadaresë sa i përketë kombit tonë dhe shteteve tona, duke menduar të përshkruaj disa epoka të errëta në të cilat ka kaluar kombi ynë. Kemi shumë për të thënë, aq shumë sa që nuk kemi as kohë të mjaftueshme për t`i degjuar ose lexuar. Jemi të vonuar. Kur them të vonuar e kam mendjen aty që shumë gjëra duhej të ishin të lexuara që moti. Por, si do qoftë të lexojmë dhe të bindemi  “Shqiptarët sot kanë status të fuqishëm, ata janë bërë faktor i rëndësishëm në Ballkan, gjë që nuk është e tepërt për ta. “

“Për fatin e keq, faktori shqiptar në Ballkan ka qenë i tkurrur dhe nuk e ka zënë atë vend real që duhet të kishte”- e lexuat më sipër, e thënë nga Kadareja. Po, sot ?

Titullin e shkrimit e nxora nga një analizë perfekte e  Vladan Jovanoviçit :” ?ija je škola, toga je Ma?edonija”, pra “ E kujt është shkolla e tij është Maqedonia “ . E njejta vlenë edhe sot për Kosovën dhe Shqipërinë. Pra, mvaret nga shkolla se e kujt do të jetë edhe Shqipëria, Kosova ose Maqedonia .

Fjala është “ Banovinën e Vardarit 1929- 1941 ” , një libër i V. Jovanoviqit “ dhe politika serbe e humbjes së identitetit shqiptar në tokat që i takonin kësaj ndarje politike të Ish - Jugosllavisë, për asimilimin në tërësi të popullatës shqiptare.

“ Arsimimi fillor dhe asimilimi kulturor “  ishte plani ogurzi i borgjezisë jugosllava ndaj nesh “ në Maqedoni dhe Kosovë , duke u nisur nga ajo që “ vetë një pjesë e vogël   e banorëve të atyre regjioneve dinë shkrim –lexim, kurse për njohjen e “gjuhës zyrtare  ( serbishtes) “ as mos të flasim “ e thotë autori. Pra qëllimi i Mbretërisë jugosllave ishte që me anën  e arsimimit fillor në serbisht,  të bëjë së pari humbjen e vetdijes kombëtare të shqiptarëve e pastaj të vazhdohej me pikat tjera të çkombëtarizimit .

Ju kujtohet, nga Kadareja :” “Asnjë gjuhë tjetër dhe asnjë shkollim në Europë nuk kanë pasur një martirizim të tillë: pesë shekuj dënim. Për të mos u zgjatur, mjafton një statistikë tmerruese nxjerrë nga “Historia e shqiptarëve”, e francezit Serge Metais, botuar në vitin 2006, Paris. Tabloja e shkollimit është e pabesueshme. Më 1887, në Shqipëri kishte tre mijë shkolla. Prej të cilave një mijë e dyqind shkolla publike turke, po aq shkolla private greke, treqind shkolla bullgare, serbe dhe vllahe, shkollë shqipe vetëm një, me drejtor Pandeli Sotirin!  Pra, gati çdo gjuhë lejohej të mësohej në “perandorinë tolerante”, përveç njërës: gjuhës shqipe! Dhe historia s‘mbaron me kaq. Katër vite më pas, Pandeli Sotiri vritet, shkolla shqipe mbyllet! Kjo është e vërteta, që ende nuk është shpalosur qartë përpara popullit shqiptar.”

Autori, pastaj vazhdon me planet tjera të asimilimittë shqiptarëve nga  shteti ish- jugosllav i kohës.

Plani tjetër ishte me anën e shkollave fetare  “ me qëllim të realizimit të planeve të parapara, Qeveria mbretërore e atëhershme e SKS-së, në vitin 1925, në Shkup, e hapi një shkollë të mesme gjoja për krijimin e “kuadrit fetar” për popullsinë myslimane, për viset – siç thuhej – “jugore jugosllave”. Në këtë shkollë, që e mori emrin “Medreseja e Madhe e Kral Aleksandrit të I-rë”, përveç drejtorit (Mehmedbashiq, një mysliman nga Bosnja e Hercegovina, i deklaruar si serb), nuk pati asnjë të punësuar që i takonte besimit Islam. Përkundrazi, të gjithë ishin të krishterë, serb ose rus, përfshirë këtu edhe mësimdhënësit e lëndëve fetare si dhe edukatorët”. (Malo Lulaj : Medresa e madhe “Kral Aleksander I” e Shkupit të vitit 1924 , jehona dhe ndikimi i saj në asimilimin e shqiptarëve! )

“Ideologët e atëhershëm serbë kanë qenë shumë të vetëdijshëm për atë se çka do të thotë për besimtarët myslimanë emërtimi “Medrese”. Kjo ishte arsyeja kryesore edhe pse bëhej fjalë për gjimnazin serb, që të përdorej emërtimi “Medrese”, që në këtë mënyrë t’i tërheqë sanxhaklinjtë dhe myslimanët tjerë , që t’i regjistrojnë fëmijët e tyre aty . Në atë medrese u tërhoqën edhe nxënësit e parë medresistë nga krahinat shqiptare , të mbetura nën ish-Jugosllavinë mbretërore ; nga Kosova, Shqiptarët e Shkupit e krejt Maqedonisë, pastaj nga Masbjeshka e Sanxhakut, Plava e Gucia , si dhe nga rajonet e Ulqinit e Tivarit.” ( po aty )

E rëndësishme  për çkombëtarizim ishte edhe kjo : “Një pjesë e atyre nxënësve që u shkolluan aty për hoxhë, stërviteshin gjithashtu për aktivitete rinore  spijunazh në emër të “aktiviteteve sportive” në gjithë hapësirën e shtetit, Mbretërisë SKS-së , sic ishte Hasan Kaleshi, më vonë një historianë i dalluar , por që e mohonte me këmbëngulje autoktoninë e popullit shqiptar në Gadishullin Ilirik (Ballkan), sipas direktivave serbomëdha , që mundoheshin ta pengonin njohurinë shkencore të historiografisë europiane për prejardhjen ilire të shqiptarëve.”

Pra Çerdhja kryesore e serbomëdhenjve, ishte Medreseja e Madhe, e cila u themelua në shtator të vitit 1925, me propozim të Ministrisë për Fe të Qeverisë së atëhershme të mbretërisë së SKS-së, dhe me dekretin e Mbretit Aleksandri i I-rë, të datës 24 prill 1924, e cila e mori emrin: “Medreseja e Madhe Kral Aleksandri i I-rë”.

Z. Malo Lulaj shkruan : “Platformën me synim asimilues të kësaj “medreseje” mund ta shohim në raportin vjetor për punën e kësaj shkolle, dërguar me 14 korrik 1930, Ministrisë së Arsimit. Dragosllav Jovanoviq, këshilltar i ministrit, përndryshe profesor universitar, qartë shprehet: “Përveç drejtorit Mehmedbashiq, nuk ka asnjë arsimtar ose edukator i besimit islam, por të gjithë janë të fesë pravosllave serbë ose rusë”.

Pa dashur të shtoj më shumë po e them edhe një herë se e kujt është shkolla e atyre është Shqipëria , Kosova dhe Maqedonia .

Fahri Xharra, 22.02.19

Gjakovë