E enjte, 28.03.2024, 03:08 PM (GMT)

Mendime

Reshat Nurboja: A do të mbrohet Lumbardhi - Bistrica e Pejës!

E shtune, 02.03.2019, 05:03 PM


A DO TË MBROHET VERTETË LUMBARDHI – BISTRICA E PEJËS…!

Shkruan Reshat Nurboja – Anëtar i Kuvendit të Komunës së Pejës

Lejuam, ndihmuam  dhe vetë i shkatruam kullat, monumentet e vjetra arsimore e kulturore, varrezat, parqet, rrugët, artin, kulturen, identitetin tone 3000 vjeçar e çka jo tjetër…A do të VAZHDOJMË me shkatrrimin edhe të  lumbardhit apo vertetë do t’i themi vetit e gjithë të tjerëve BOLL MO…!

"PEJË" A E KE "PERNIME" KETË HERE...?!

Dua të besoj e shpresoj se këtë herë Peja, partitë politike, shoqëria civile, kuvendi i komunës e në veçanti, kryetari i kësaj komune dhe komuniteti përkatës e ka sinqerisht kundershtimin e mos lejimin e ndertimit të 5 hidrocentraleve mbi lum, e nuk do të ndryshojnë çasje, mendim e qendrim pas "reflektimit të arritur” sipas kërkesave e sygjerimeve të shefave të tyre partiak e politikë apo donatorëve biznisor, shtetror e ndërkombëtar …Shpresoj dhe dua të besoj se ky kundërshtim aktual është i sinqert e nuk do ta ketë fatin e demarkacionit të kufirit të Pejës - Kosovës me Malin e Zi…. Edhe atëherë fillimisht i madh e i vogël e kundershtonin marrëveshjen e arritur “politike”... Kendonin këngen " od ÇAKORA (e jo nga Kuqishta) pa do mora to je zemlja Crnagora..."… Në protesta, televizione gazeta e portale deshmonin me letra, dokumente e tapia aq përmallshëm sa që nga zelli e fjalët patriotike kundërshtuese e garantuese se kufiri është dhe do të mbetet në Çakor e askund tjetër, u dridheshin bjeshkët, ndertesat dhe vet toka në të gjithë Ballkanin e më largë…Nga fjalët e tyre boqiste jo vetëm Peja e Rugova por edhe e gjithë Kosova… Por kur erdhi koha e "lakmisë" dhe pazaret për poste, karierë e ndoshta edhe diçka tjetër,  “ njerëzit reflektuan, u bënë të mençur, të ditur e patriot” dhe siq thanë e po thojnë: PËR INTERES TË SHTETIT E TË KOMBIT E QË POPULLI TË FITOJ TË DREJTEN ME SHETITË E ME PA EVROPEN E MUNDËN VETEN, FLIJUAN DINJITETIN E TYRE NJERËZOR, FAMILJAR DHE KOMBËTAR dhe vetë të paret qiten gisht në atë që me aq ngulm e kundershtonin në fillim...SHKUAN mbi 8200 hektarë territor e populli, evropen vazhdon ta sheh vetëm në televizor e edhe aty rrallë…! Dua të besoj se një fund të tillë nuk do të ketë Lumbardhi i Pejës, se pastaj do të degjojmë se po e lejojnë ndertimin e hidrocentraleve për zhvillimin ekonomik të Pejës, për punësimin e të rinjëve e idiotizma të tilla e të ngjajshme…! Vetetë irrituese e ofenduese…!

Por, pa marrë parasysh të gjitha këto, Jo vetëm me këtë rast, institucionet e komunës dhe vet qytetaret e Pejës duhet të kuptojnë se lumi është i tyre e jo i dikujt tjetër dhe si të tillë ndaj tij kanë përgjegjësi e duhet të shprehin kujdes çdo ditor e jo të lejohet e “ndihmohet” të katandiset në këtë gjendje siq është me vite e aktualisht...! LUMI I PEJËS është një nga vlerat dhe pasuritë e pakta që i ka mbetur PEJËS…MOS TA LEJOJMË SHKATRRIMIN APO ASGJASIMIN TË KËTIJ LUMI…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora