Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Historia po flet haptas

| E shtune, 02.03.2019, 05:12 PM |


Nga Fritz RADOVANI:

HISTORIA  PO  FLET  HAPTAS

1925 – 2019: ATDHETARI SHQIPTAR... DREJT ZHDUKJES

?BURRI ATDHETAR E HERO DUHET ZHDUKË NGA HISTORIA SHQIPNISË !

Sot “historianët, dr...prof...e akademikët tanë...” mendojnë se, Historia e Shqipnisë nuk duhet me pasë “asnjë nga Ata Burra” që punuen dhe dhane jeten per Atdhe e Pamvarsi !

Po, a ktheheshin këta kreshnikë të Pavdekshem nga rruga në të cilen nuk njihnin asnjë hap mbrapa në çeshtjet e Atdheut? – Asnjeni! Ishin sikur t’i kishte ba një Nanë!

Vonë ka me u kuptue se të dy ishin Bijt’ e Asaj Nane, Nanës së Madhe Shqipni!

Mu në Parlamentin e 1924, Luigj Gurakuqi deklaroi: “Né nuk vrasim, né jemi njerëz të ligjit!”...Kujt ua drejtoi këto fjalë Burrnore, Vllaznore e Shpirtnore Shqiptare?

Bash vrasësve e tradhëtarve që në vend të shpirtit kishin “thesarin e arit”!..

SOT TRADHTARI VRASTAR ASHT “HERO”

?“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!...

Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani e Atdhetari i Madh Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

ASHT FAT I MADH QË TRADHTARËT VRASTARË NA LANE DOKUMENTA !

?LUIGJ GURAKUQI E BAJRAM CURRI u gurzuen si lisat shekullor.., në Trojet tona!

... MBAS VRASJES SË TYNE NUK VONOI DHE ERDHI EDHE “VETVRASJA”!

Melbourne, 2 Mars 2019